Rama: Liberalizim tregut të kolaudimit të mjeteve. Miliona euro u shpërdoruan për kamera sigurie që s’janë në punë (VIDEO)

24 Janar 2014, 13:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi liberalizimin e sistemit të kolaudimit të automjeteve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e anulimit të koncensionit në këtë drejtim, të cilin e cilësoi si një system korruptiv.

Kreu i Qeverisë ka shprehur kritika të forta në lidhje me qeverinë paraardhëse në aspektin e sigurisë rrugore, ndërsa theksoi se sistemi rrugor në vend nuk ka lidhje me anjë nga vendet e Bashkimit Europian, atje ku Shqipëria dhe shqiptarët duan të shkojnë.

I pranishëm në konferencën për sigurinë rrugore, Rama krahasoi numrin e aksidenteve rrugore të ndodhura në Shqipëri me ato të vendeve të Bashkimit Europian, për të thënë se realiteti shqiptar nuk ka absolutisht lidhje me atë çka ndodh në Europë.

“Do të liberalizojmë tregun për kolaudimin e automjeteve, por për ta bërë këtë duhet të bëjnë një ekspertizë ligjore. Në fund të këtij procesi ne do të vendosim se cfarë do të bëjmë, ose do ta relativizojmë sistemin ose do e liberalizojmë atë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, duke u ndalur në një nga problemet që u shfaq dukshëm në javët e fundit në lidhje me kolaudimin e mjeteve.

Ndërsa e cilësoi si një system korruptiv, kreu i Qeverisë tha se qytetarët përveçse duhet të presin për orë të tëra në radhë të gjata, duhet të paguajnë koncensionarin jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe nga xhepi i tyre.

“Për kolaudimin e mjeteve duhet të vendosim standard të qarta, pasi nuk mund të kemi siguri rrugore nëse nuk do të kemi një kontroll me standard të larta mbi automjetet”, tha Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri bëri të ditur edhe një tjetër fakt, që asnjë nga kamerat e sigurisë, të instaluara në kryeqytet nuk punon.

“Miliona Euro janë shpenzuar për kamerat në rrugët e Tiranës dhe të vetmet kamera që funksionojnë realisht janë ato tek Kryeministria. Asnjë kamera nuk është në funksion. Sistemi, është mizerabël dhe paratë janë shpenzuar për premtime e inagurime”, u shpreh Rama.

Në vijim ai tha se vendosja e procesit të standardeve evropiane dhe eleminimi i kaosit, vendosja e elementeve të sigurisë dhe lidhja e qartë, e prerë mes të dhënave personale dhe përdorimit të automjeteve përkatëse, ndalimi i mjeteve të paqarta në origjinë dhe shkatërrimi i mjeteve korruptive që vazhdojnë të mbijetojnë, janë masa që duhen ndërmarrë për vendosjen e sigurisë rrugore.

Sipas tij, një tjetër masë do të jetë verifikimi i gjendjes fizike të rrugëve në mënyrë kompjuterike, sikundër në të gjitha akset rrugore ku mungon sinjalistika duhet të ketë vendosje të saj.

Sipas kryeministrit, siguria rrugore nuk ka të bëjë vetëm me ndërtimin e rrugëve, “por duke pasur si bosht ndërveprimi institucione që lidhin bashkë politikën e transportit, politikat e rendi, politikat arsimore, shëndetësore e padyshim shoqërore dhe të sigurimeve, shoqërinë civile, që ka pasur e ka rol aktiv dhe pse nuk është dëgjuar kurrë, me ekspertë që janë e mund vënë vazhdimisht në alarm shoqërinë”.

Në funksion të frenimit të përkeqësimit dhe përmirësimit emergjent të situatës në këtë drejtim, kryeministri bëri të ditur se është përgatitur një paketë, e cila përmban 60 masa të reja rregulluese mbi infrastrukturën dhe sigurinë rrugore.

Por, sipas tij, para se kjo paketë të kalojë në parlament do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik. Rama vlerësoi ndër të tjera se “paketa e re e masave për rritjen e sigurisë rrugore, krijon një lidhje përgjegjshmërie reciproke dhe transparente të qeverisë me biznesin e ndërtuesve të rrugës, si dhe sjell policinë rrugore si ndërhyrje të integruar ndërinstitucionale dhe si mobilizim tërësor të shtetit, por edhe të shoqërisë”.

Në funksion të përmirësimit të infrastrukturës rrugore, kreu i qeverisë foli edhe për racionalizim të zhvillimit infrastrukturor të Shqipërisë që, sipas tij, “nuk mund të mbetet peng i korrupsionit apo nevojave elektorale për të marrë lekët nga arka e shtetit, për të bërë rrugë jashtë radhe, pa pasur një sens të integruar të zhvillimit dhe pa pasur instrument që objektivisht tregon pse duhet të ketë renditje në investime”.

“Çlirimi i kësaj sipërmarrjeje nga borxhet, do të lehtësojë shumë marrëdhënien mes kësaj sipërmarrjeje e Qeverisë, por dhe marrëdhënien ekonomike në vend. Do të verifikojmë pagesën e borxheve në funksion të verifikimit të çdo fature të nënshkruar më parë nga supervizorë, që jo në një rast e kanë lëvizur lapsin, jo sipas asaj që kanë parë, por sipas asaj që kanë marrë”, tha Rama.

Në fjalën e tij Kryeministri u ndal edhe në debatin për gjobat e aplikuaara nga policia rrugore ndaj drejtuesve të automjetev. Rama u shpreh se ka “nevojë për transformim rrënjësor në këtë fushë”.

Ai tha se nuk do të vijojnë të jepen më patenta me korrespondencë.

“Synimi është që si sot një vit të kemi një bilanc për të gjithë këto drejtime që të nxjerrin në pah qartë se jemi në rrugën e duhur drejt BE-së”, tha Rama.

Ai foli konkretisht edhe për debatin e pagimit apo të gjobave të automjeteve dhe a duhet policia apo jo të vendosi gjoba?! “Nuk po goditen vetëm ata që janë mësuar t’i llastohen ligjit për shkak të statusit social, por po goditet shkelja e ligjit dhe llastimi i shëtitësve të bulevardit të Tiranës përballë ligjit. Çdokush ka të drejtën jo vetëm të shkojë kudo që do, por edhe të respektojë ligjin kudo ku shkon. Nuk është fatkeqësi që ka marrë kaq jetë shqiptarësh në rrugë, por papërgjeshmëri e shumë aktorëve, duke filluar nga aktorët shtetërorë”, tha Rama.

Në vijim ai renditi ndër shkaqet kryesore për numrin e lartë të aksidenteve rrugore, cilësinë tejet të dobët të parametrave të sigurisë rrugore, që u trashëgua nga qeveritë paraardhëse. “Mungesa e frikshme e rendit ligjor nga njëra anë dhe nga ana tjetër moszbatimi popullor i rregullave në rrugë, e kanë kthyer bilancin e aksidenteve rrugore në të ngjashëm me bilance lufte”, theksoi Rama.

33 komente në “Rama: Liberalizim tregut të kolaudimit të mjeteve. Miliona euro u shpërdoruan për kamera sigurie që s’janë në punë (VIDEO)”

  1. Finish says:

    Bravo. PO ben shtet. I madh

    1. Resmali says:

      Hallall te qofte o babaxhan qe po e ve kete shett ne shina prej nga ku kish dale me kohe. Suksese

      1. marsid says:

        Po fillo e boj ndonje gje ti se sa per qeverin qe kemi pasur nuk kemi gje ne vije se per te vjedhur e kane pasur mendjen te gjithe kshuqe nisja nga 0

        1. Flogerti says:

          Te lumte. TE merren masa, te mos abuzohet me. Te behet shtet sic eshte nisur. Le te kakarisin kta te PD qe duan anarki, bej shtet se populli ate do

        2. herta says:

          Hajde orgji qe eshte bere kto 8 vjet hajde, blej e shpenzo lek pa dit per ca e si perdoren. Nga kjo vjen rrenimi nga ky kaos qe ka shkaktuar ai plaku i cmendur.

        3. gjyshja says:

          Rruges ndeshemi me makina te dala jashte perdorimit te cilat pervec pasigurise ndotin me shume edhe ambjentin.Duhet dore e hekurt me qellim qe tek kolaudimi te mos kaloje asnje automjet qe nuk permbush kushtet.

      2. etoni says:

        Bravo Rama ne gjithcka po ben gjer me tani, Me shprese per me tutje

        1. Velva says:

          Asgje seshte ne pune ne lidhje me ate qe ka bere saliu dje. Parate i futi ne xhep. bej drejtesine te funskionoje e nNishanin te behet rob, ose te iki vrap

      3. buffon says:

        Abuzime te medha kryhen ne vendin e kolaudimit te automjeteve.Shume automjete qe nuk plotesojne kriteret per te qarkulluar me to enden rrugeve te vendit pasi kontrolli per kolaudimin nuk eshte rigoroz.

    2. gertjan says:

      Bravo Edo.Ashtu si cdo gje tjeter ne kete vend edhe kjo pjese ka nevoje per ndryshim rrenjesor.E dime te gjithe se ç’pazarllëqe behen tek kolaudimi i mjeteve.

    3. tini says:

      po ca shteti por hiqe fare kete kualidimin se vetem per te vjedhur eshte. ne shoferat e dime mire se ku i dhemb makines dhe i riparojme. me servise eshte mbushur shqiperia ne cdo lagje. kualidimi i ngel mjetet kot fare per gjera skandaloze sikur do te shkojme te pilotojme ne garat e formula unos dhe prandaj ne jemi te detyruar qe te paguajme nen dore. per ne eshte nje barre shume e madhe kualidimi si nga gjendja psiqike ashtu edhe nga xhepi. ne shqiperi nuk eshte bere qofte edhe nji aksident prej gjendjes se mjetit por prej fajit te shoferit dhe te kemesoreve dhe per kete gje nuk ka faj mjeti se te gjithe ecin si te cmendur. po ta heqi fare kualidimin une e puth ke te dyja faqet se te pakten e beri dicka per ne shoferet

  2. Neorealizmi says:

    Sapo u ktheva nga Preza. Me shkoi 3 ore radhe + 2 ore vajtje-ardhje.

    1. Rraklli says:

      Ec Atyyyyyy. Ore ti je nona per ate zot. Ti po e sjell kete vend ne shina . Amanet dhe drejtesine rregullo i qeroji ato plerat e para 23 qershorit

      1. yllka says:

        kane vjedhur sa jane shkepur, e vendin e kane lene te verber. Kjo eshte pisllek i madh, kete duhet te shohim e denojme si shtet e si shoqeri

  3. etoni says:

    Ec bobo bej shtet aty hallall te qofte

    1. Dea says:

      Vazhdo keshtu z.Rama. More voten per te bere punet e beji sic premtove leri ata qe iken te flasin e drejtesia te flase em ta

  4. lini says:

    po ska pa ne mend te beje shtet ai me jo ai e ka pas hallin si e si me mush xhepat e vet e te shkelzenit po shiko rregullo ndonje gje, nisja nga fillimi.

  5. Skypion says:

    I fandaksuri Rama,eshte bere bajat me keto fjalimet e stermbushura me batuta, qe i leshon si fen andej ketej.
    Nje nder batutat me te permendura te ketij mashtruesi te pacipe,ka qene qe “ne nuk do te krahasohemi me te kaluaren,pro me vetveten”,gje qe e tha edhe sot.Por,e tha pasi kishte bere,me nje lume batutash bajate,po ate krahasim,qe disa sekonda me pas tha qe s’e ben!E di se trushkulurit e ketij forumi,nuk e kuptojne,por idiotesia e ketij gjytrymi ska kufi.
    U permenden rruget,e mbi te gjitha rruga Kurres-Kukes(gjuha vete ku dhemb dhembi!) ajo rruge,qe edhe vete tash eshte i detyruar t’i thote Rruga e Kombit.
    Edi Rama,dhe shume ne PS-ne e tij,me ndjeshmeri filogreke dhe filosllave qe nuk i mungojne kurre kesaj partie dhe qe jane edhe njelloj mallkimi historik per te,c’nuk kane bere qe ne fazen e projektit per t’u mos u ndertuar ajo rruge.E kjo per dy arsye: e para,sepse nuk do te donin qe nje veper kaq madhore ta kapitalizont politikisht Berisha,dhe e dyta,per shkak te paragjykimeve lugubre qe egzistojne ne segmente te tera te kesaj partie ndaj Veriut te Shqiperise,Kosoves.Nderthurja e ketyre dy motiveve shtyu shume deputete e politikane te se majtes socialiste te hidhin gjithe ate vrere ndaj rruges qe lidh kombin shqiptar.Nje poshtersi e tille,eshte regjistruar ne memorien kolektive te shqiptareve(atyre te verteteve,e jo gjakprishurve e gjakdhjereve).Jo vetem kaq,por nxiti edhe median e majte,gazetaret e analistet e saj qe te sulmonin projektin madhor te Rruges se Kombit.Si kurre me pare,deputete,gazetare,analiste te majte u bene bashk me shkrime kunder kesaj rruge.E perbashketa e ketyre shkrimeve ishte: “po c’ju duhet kjo autostrade malesoreve(nenkupto malokeve)”,apo “vetem dhite dhe lopet do kalojne aty” apo” Berisha e harroi Jugun,e braktisi ate” etj etj,duke nxitur keshtu sic e kane adet percarjen krahinore.Kur e verteta ka qene deh eshte krejt e kunderta:sipas statistikave te thata,ne Jug te vendit,gjate dy mandateve te Berishes,jane ndertuar me shume km rruge urbane e interurbane sesa ne Veri.Por pisat krahinore i kishin syte e zene nga Rruga e Kombit,qe nuk e shihin si te tille,por si rruge verioresh!
    Edhe pergjate fushates elektorale,analiste si Stefani,Nano,Hila,Blushi(plaku),Vangjeli etj etj(shih qeneft,jane te gjithe nga e njejta nahije!)bertisnin me te madhe se “Berisha e ka braktisur Jugun”…!
    E bash keta pisa,ankoheshin paciperisht e paturpesisht,se Berisha po nxit percarjen mes shqiptaresh!Keni pare ju?!
    I permenda keto ,se ne nenvetedijen e sociopatit Rama rendon shume qendrimi negativ qe ka mbajtur ndaj Rruges se Kombit;dhe ky frustrim qe e ka perbrenda, ashtu sic e kane edhe zuzaret e lartepermendur,del ne formen e kinse “dhembshurise” per Rrugen te cilen,Berisha,e paska bere si mos me keq!
    Me nje fjale,Edi Rames sot,po i dhimbset ajo krijese,per te cilen ,dje ishte kunder qe te vinte ne jete!

    1. nikoll says:

      Skypion

      Nje pytje kisha per ju,,ku ndryshon deklarata
      e Rames me ate te Berishes ne 2005 kur erdhi ne
      pushtet,, sepse edhe Berisha tha po te njejten
      gje qe tha Rama tani ” DO TE LIBERALIZOJME TREGUN”???

  6. Shqip says:

    Rama mos u mer me xhingla mingla o Kryeminister harroni Berishen se i takon te shkuares po ju si po veproni eshte bere Shqiperia arene lufte nuk eshte jete e sigurt po vriten me shume njerez se kafshe leri konferencat e kota Rama shikoni rend qetesi stabilitet pronash lufte mafies o politikane te mallkuar nuk u ngopet duke i mbushur xhepat iku nje Sali Berishe erdhi Rame Berisha.

  7. Paskal Harito says:

    Kur……..Merni veprime te shpejta.Gjithshka e keni ne dore.do ti heqim do ti heqim monopolet. Jepi pra se nuk eni O J Q, vetem ato mund te thone keshtu.Ji i vendosur dhe me operativ.

  8. Fredi says:

    Une jetoje ne amerike dhe ceshtja e testit te gazit dhe pageses se takses eshte shume i thjeshte psh nese ke makinen vit prodhimi 2011 testi i gazit behet ne vit tek pra 2013,2015,2017 dhe pagesa e takses behet cdo vit ne Daten e lindjes se poseduesit te mjetit ( ose para dates se lindjes).kaq dhe thjeshte ska as radhe pasi nuk Kane lindur te gjithe poseduesit e mjeteve ne 1 janar apo cfaredo dite tjeter te vit it.me respekte nuk ka nevoja qeveria te beje studime por thjeshte te marri nje vendim ku te percaktoje :
    1-data e pagimit te takses eshte data e lindjes se poseduesit te mjetit cdo vit dhe
    1-testimi i gazit ose koaludimi te kryhet sipas viteve te automjetit viti tek ne vit tek dhe viti Cift ne vit cift pra cdo dy vjet para se te kryhet pagesa e takses ne diten e lindjes se poseduesit te mjetit.
    Kjo eshte shume praktike dhe eleminon shume studime dhe nuk do shume shkence vetem vullnet .

    1. genti says:

      po ne shqiperi nuk eshte e keqja nga datelindja por nga monopolet.
      pa mendoje cdo te ndodhte sikur ne amerike te kish vetem nje kompani qe bente kolaudimin?
      nuk ka mundesi te jepen licensa te tilla si ajo e aeroportit si kjo e kolaudimit si ajo e nxjerrjes se naftes si ajo e pullave fiskale.
      metoda koruptive per perfitime vetiake te disa politikaneve.
      liberalizimi i tregut eshte ai qe rrit cilesine e sherbimit e ul cmimin, por vdes korupsionin.

    2. arsen says:

      Ke te drejte mi lale…po mesatarja e moshes se nje makine ne USA eshte 10 vjet…
      Ketu lale te gjitha makinat qe vijne ne tregun e te perdorurave jane mbi 1o vjet.
      Ca kolaudimi pretendon ti, kur ato mund te bejne aksident edhe sapo dalin nga ambjentet e kolaudimit…sepse mbarojne oret e punes te nje X pjese dhe BUUUMMM… ja, ku vdiqe.
      Shteti me masat qe duhet te mare (ne interes te te gjitheve) eshte qe:
      1- Te fuqizoje transportin publik
      2- Te rikonstruktoje hekurudhat
      3- Te taksoje rende makinat mbi 10 vjeç
      4- Te kufizoje qarkullimin e makinave plehra me UNAZA QYTETESE. Sa me afer qendres…aq me emadhe taksa qarkullimit. Pra me LEJE TE PERCAKTUAR
      5- Te disiplinoje koncensionaret
      6- Te licensoje serviset dhe mekaniket e tyre.

      Me pas folim

      1. tini says:

        epo te na japi edhe ca lek qe ti paguajme se neve nuk kemi ore zagar qe ke bo ca lek edhe flet gjithe pordhe se kujto se ke lek ti dhe kane te gjithe. shume shofera shkojne dhe i hedhin 500 lek nafte makines se nuk kane lek per buke dhe po ju ze ndryshk sebratori dhe ju folni per super taksa. ikni more qihuni

      2. Selim Rroshi says:

        Paske makin te re ti shkoku e na shet pordhe.
        Po jan shqiptaret ne masen 70% me 30 mij lek rroge ne muaj me lesht e arapit do ta blejne makinen e re?

  9. Mus Maranej says:

    Po Rama po punon po sidomos ka dy jave qe seriozisht ka ndryshuar taktike. Politike me stil largepamsi jo me u marre me te kaluara po me ece perpara populli socialist majtist eshte i kenaqur po shyqyr m ase je i per. Dryshim po rendi eHte problem se shqiptarte ja e te gjithe te armatosur po nuk u qarmatos populli Rendi do kete shume shume veshtersi per tu drejtuR seriozisht ska qfar bene s Tahiri ve e po vendoset ndonje te rrept si En erin per minister Rendi eshte vertet detyra me e re de ishadha rregudhohet po zori falemi derit

  10. Fredi says:

    Faleminderit per mirekuptimin por po te je tosh ketu mo shoku shumica derrmuese nga sin making 15 deri 20 vjecare une punoj ne nje park I’m dhe aty sheh makina qe yt start Merre mendja shoku shume te lodhura

  11. skenda says:

    E degjova me vemendje fjalen e Kryeministrit dhe mbeta i habitur se si u keqperdoren dhe manipuluan te dhenat.U habita se si Rama vazhdon te qaje per ndertimin e rrugeve dhe per infrastrukturen rrugore te permisuar ne Shqiperi.Rritja e aksidenteve nuk duhet te demonizoj politiken e ndertimit te rrugeve.Ne vitin 2000 ka pasur shume me pak automjete ne qarkullim dhe per shkak te rrugeve te vjetra edhe shpejtesit kane qene me te ulta.Dikur nga Kukesi ne Tirane eshte ardhur per 12 ore ,tani arrihet per 2 ore…Rruget nuk duhet fajsuar por policine rrugore qe nuk ka monitoruar qarkullimin.Kjo i bie sikur te fajsojme internetin ngase dikush e shiqon pornografi?Rama harron te permend ndikimin e infrastruktures rrugore ne ngritjen e numrit te turisteve qe tani preferojne Shqiperine si destinacion turistik.Aksidentet rrugore do te zvogelohen jo duke i mallkuar rruget e bukura e te drejta por duke denuar vozitesit e papergjegjeshem,duke nderruar vlefshmerine e lejeve dhe duke ashpersuar kontrollet teknike te automjeteve.Qeveria e tritolit duhet te beje me teper ne vetedijesimin e pjesmarresve ne komunikacion,si me emisione e spote televizive ashtu edhe duke instaluar kamera statike/radare/.Pra pune e jo fjalime…

    1. LBERALIZIM KOLAUDIMIT,NAFTES,ENERGJISE,TRANSPORTIT AJROR,RRUGOR TREGTISE TE CDO LLOJ ZERI MJAFT QE TE PAGUAJ DEYRIMET E TARIFAVE SHTETERORE PO NUK E KE TE QARTE SHIKO LICENCIMIN AMERIKAN TE TREGETISE. Receive applications for the business licenses and permits your business needs. Order a Business License Application Package $99.
      1-800-981-7183 Click skype.Need a Business License? – Business License
      http://www.BizFilings.com/Business-License.DO VETEM VULLNET TE MIRE NE MBLEDHJEN E PARE TE QEVERISE DHE CDO GJE OK SHUME E LEHTE. DUHANI MONOPOL SHTETI MINIERAT SHTETEZOHEN SIC SYGJEROI BRACJA E ME TENDER NDERKOMBETAR KORPORATAVE GJERMANE,KINEZE,USA,ANGLEZE SIDOMOS PER KROMIN SHQIPETAR QE ESHTE AQ I DOMOSDOSHEM SI KRIPA NE GJELLE.

  12. Genc says:

    Para pak vjetesh edhe ne Sarande u harxhuan miljona euro per te bere qarkullimin rrugor me semafore.Te gjithe qytetaret e pergezuan kryetarin e bashkise per kete investim.Por ai nuk punoje asnje dite.PSE??Ate duhet ta gjeje Kontrolli i Lart i Shtetit.Po nuk ka pergjegjesi nuk ka rilindje.

  13. LBERALIZIM KOLAUDIMIT,NAFTES,ENERGJISE,TRANSPORTIT AJROR,RRUGOR TREGTISE TE CDO LLOJ ZERI MJAFT QE TE PAGUAJ DEYRIMET E TARIFAVE SHTETERORE PO NUK E KE TE QARTE SHIKO LICENCIMIN AMERIKAN TE TREGETISE. Receive applications for the business licenses and permits your business needs. Order a Business License Application Package $99.
    1-800-981-7183 Click skype.Need a Business License? – Business License
    http://www.BizFilings.com/Business-License.DO VETEM VULLNET TE MIRE NE MBLEDHJEN E PARE TE QEVERISE DHE CDO GJE OK SHUME E LEHTE. DUHANI MONOPOL SHTETI MINIERAT SHTETEZOHEN SIC SYGJEROI BRACJA E ME TENDER NDERKOMBETAR KORPORATAVE GJERMANE,KINEZE,USA,ANGLEZE SIDOMOS PER KROMIN SHQIPETAR QE ESHTE AQ I DOMOSDOSHEM SI KRIPA NE GJELLE.

  14. LBERALIZIM KOLAUDIMIT,NAFTES,ENERGJISE,TRANSPORTIT AJROR,RRUGOR TREGTISE TE CDO LLOJ ZERI MJAFT QE TE PAGUAJ DEYRIMET E TARIFAVE SHTETERORE PO NUK E KE TE QARTE SHIKO LICENCIMIN AMERIKAN TE TREGETISE. Receive applications for the business licenses and permits your business needs. Order a Business License Application Package $99.
    1-800-981-7183 Click skype.Need a Business License? – Business License
    http://www.BizFilings.com/Business-License.DO VETEM VULLNET TE MIRE NE MBLEDHJEN E PARE TE QEVERISE DHE CDO GJE OK SHUME E LEHTE. DUHANI MONOPOL SHTETI MINIERAT SHTETEZOHEN SIC SYGJEROI BRACJA E ME TENDER NDERKOMBETAR KORPORATAVE GJERMANE,KINEZE,USA,ANGLEZE SIDOMOS PER KROMIN SHQIPETAR QE ESHTE AQ I DOMOSDOSHEM SI KRIPA NE GJELLE…………………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje