INTERVISTA/ Braho: Shkëlzen Tërnova nuk e heton dot komplotin financiar të shekullit

24 Janar 2014, 21:40Politika TEMA

Flet për Ora News kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho:

Z. Braho çfarë ishte videoja që ju paraqiste juve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimtaksave?

Duke më akuzuar mua që nuk kam të drejtë të vete në institucionet e shtetit dhe respektivisht në Drejtorinë e Tatim-Taksave. Si deputet unë jam betuar para Kushtetutës, që do të zbatoj Kushtetutën dhe ligjin, madje do të garantojë sigurinë kombëtare. Në ligjin për statusin e deputetit është parashikuar që deputeti ka të drejtë të marrë pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, mbi bazën e kërkesës që bën dhe miratimit që i jep Kryeministri. E dyta unë kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, një komision mjaft i rëndësishëm dhe që lidhet edhe me një tjetër pozicion timin si anëtar i Komitetit Qendror të Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga Kryeministri. Në një mbledhje të posaçme të këtij komiteti u ngrit një shqetësim nga Ministri i Financave dhe që lidhej me zbulimin e një evazioni që kishte ndodhur nga 2 subjekte, të cilat në bashkëpunim me disa firma kineze fantazëm kishin arritur të grabisnin nga thesari i shtetit rreth 5 milion dollarë. Pas kësaj ngjarjeje natyrisht gjendja u vlerësua dhe Kryeministri urdhëroi që ministri i Financave dhe unë të bënim të bënin një inspektim në Drejtorinë e Tatimtaksave. Biseduam me drejtoreshën dhe ajo evidentoi disa shqetësime. Për të qenë korrekt me kontrollin i sugjerova ministrit që të ngremë një grup auditi për këtë problematikë. Ministri më datë 12.11.2013 ka urdhëruar një grup pune, në përbërje të të cilit janë: Panajot Gjiknuri, përfaqësues dhe drejtor i IT-së në Ministrinë e Financave, Ermal Beqiri, Olsi Agim Karapici, Thanas Iraldi, Florian Vranezi. Këtyre iu dha detyrë që të gjurmojnë të dhënat përkatëse në serverat qendrore në tatimtaksa ashtu si edhe ne serverat periferikë rajonalë.

 

Si shkuat ju atje?

Unë shkoj si deputet. Deputeti shkon edhe në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Aq më tepër që kjo problematikë u diskutua në një strukturë mjaft të rëndësishme të shtetit siç është Komiteti Shtetëror i Sigurisë Kombëtare dhe u urdhërua nga Kryeministri që të hetohej çështja. U gjetën ekspertët dhe u fillua punë. Nga verifikimet e para që bënë ekspertët rezultoi se situata ishte mjaft alarmante. Iu raportua për këtë situatë alarmante Kryeministrit, ministrit të Financave dhe mua.  Kjo situatë konsistonte në këto çështje: Siguria fizike e dhomës së serverëve ishte në kushte shumë të këqija.  Dhoma e serverëve është si një çantë atomike për një institucion. Ka kushte të posaçme, shumë të rrepta për menaxhimin dhe ruajtjen e saj sepse atje kryqëzohet i tërë sistemi elektronik i informacionit të një institucioni. Së dyti u konstatua ndërhyre, fshirje dhe parregullsi të tjera që lidheshin edhe me mungesën e sistemit të auditit të këtij sektori, mungesës së sigurisë të këtij sektori. Pra, një parregullsi e tërë. U mendua që të ndërhyhej pasi u konstatua në ditët në vijim se në dhomën e serverëve hynin persona të paautorizuar. Gjatë kontrollit ekspertët dhanë edhe një informacion tjetër shumë interesant që kishte të bënte me faktin që ai që quhet libri elektronik ishte i çarë, krijonte mundësi për të ndërhyrë nga jashtë dhe që padyshim çonte tek ideja që këtu është bërë një mishmash i tërë. Ndërhyrjet ishin bërë në mënyrë të organizuar për shkak të veprimeve të qëllimshme të drejtorit të IT-së dhe në momentin që u arrit ky konkluzion drejtoresha e institucionit e thirri dhe i kërkoi shpjegime. Ai të nesërme dha dorëheqjen me shumë xhentilesë duke shprehur edhe mirënjohjen për drejtoreshën dhe se pranonte largimin si një masë normale për të. Ndërkohë u njoftua policia. Policia gjeti personat personat e pautorizuar brenda dhe i arrestoi. Njëri është në burg, tjetri është në kërkim dhe i treti është një person që lidhet ngushtë me Sali Berishën dhe ka filluar procedimi penal.

 

Z. Braho po përsa i përket videos që ne sapo transmetuam?

Disa televizione si Klan dhe News 24 kanë dhënë pamjet kur unë i shoqëruar nga një pjesëtar i ekipit të auditit kam hyrë në ambientet e tatim-taksave. Bëhet fjalë për datën 15, 16 nëntor dhe konstatuam parregullsitë dhe ndërkohë filloi punën grupi i auditit. Fillimi i punës së auditit i alarmoi pjesëtarët e këtij të cilën unë e kam cilësuar komploti i madh financiar. Këta janë të gjithë bashkëpunëtorë të Sali Berishës. U alarmuan dhe u vunë në lëvizje për të ndrequr, për të rregulluar, për të fshirë të gjitha paudhësitë e tyre. Pas kësaj u konstatuan 4.3 milionë deklarata të fshira, të cilat specialistët e auditit i konstatuan. Ka një moment që asgjë nuk fshihet dhe çdo gjë rikuperohet. U rikuperuan të gjitha të dhënat e fshira. Çështja është në hetim. Është i drejtë alarmi i drejtoreshës pasi është një skandal i tërë që në këtë sektor të veçantë, hyjnë persona të paautorizuar. Kjo është arsyeja që prokuroria ka filluar hetimet, të cilat nuk bëjnë fjalë vetëm për parregullsi dhe shpërdorime ndaj aparaturave të rëndësishme, aty është dëmtuar libri elektronik i cili fsheh miliona euro evazion fiskal.

 

A rikuperohen dot?          

Të gjitha rikuperohen dhe të gjitha janë zbuluar. Do t’i hapim petët e byrekut. Por, ka një aspekt që çështja është në hetim dhe ne respektojmë ligjin dhe nuk do të flasim për hollësira. Është ngarkuar task-forca e Tiranës për ta hetuar, por nuk mund ta hetojë Shkëlzen Ternova këtë çështje. Duhet ta hetojnë ata që janë por që duhen mbështetur fort sepse janë nën presionin e politikës dhe Shkëlzenit. Këta kanë marrë videot e qendrës së survejimit të institucionit, i kanë prerë dhe kanë çuar tek News 24 atë pjesë tek hyj unë dhe pjesëtarët e auditit dhe lëviz drejtoresha e institucionit. Për këto televizione i prenë këto pamje, përse  nuk i transmetuan, përse i manipuluan. Ky është një manipulim total. Çfarë janë këta që hyjnë? Ndërsa unë hyra i autorizuar së bashku me grupin e punës.

Çfarë po ndodh me hetimin e kësaj çështjeje? Çfarë përmban çanta?

Nga ajo e vjetra kanë mbetur disa gjëra. Ajo i shërbeu kohës sepse pastroi politikën, faktorizoi LSI-në dhe personazhet kryesorë të saj dhe natyrisht bëri të mundur atë koalicion që fitoi edhe zgjedhjet.

 

Po kjo çantë çfarë përmban?

Kjo çantë ka në vija të përgjithshme komplotin financiar të Sali Berishës.

Kush e ka bërë komplotin, Sali berisha?

Direkt Sali Berisha bashkë me bandën e tij financiare.

Ja keni çuar prokurorisë?

Ja ka çuar institucioni prokurorisë, dhe ne po presim prokurorinë të hetojë të tërë këtë komplot financiar, tërë këtë gropë qindra milionë dollarëshe evazion, vjedhje, shpërdorime para të taksa paguesve shqiptarë. Kjo ishte edhe arsyeja pse nuk u pranua komisioni hetimor, sepse çështjen po e heton prokuroria. Ne do mbështesim prokurorinë, por këtë gjë duhet ta bëjë edhe opozita, mos të nxjerrë video të manipuluara, duke futur në qorrsokak edhe televizione të nderuara.

 

Keni edhe video të tjera? Çfarë përfshihet në ato video?

I tërë komploti…

Z. Braho, sa ishin fshirë në total nga serverat, 4. 3 milion deklarata fiskale?

S’ka rëndësi fshirja, por rëndësia e evazionit fiskal e cila shkon në qindra miliona euro.

Në videon e transmetuar në shikojmë disa persona të paautorizuar që futen në ambientet e brendshme. Si kanë hyrë ato persona pa dijeninë e drejtoreshës?

Janë bandë, dhe kanë tre vite që hyjnë e dalin ashtu. Që të hysh në ato ambiente, duhet të marrësh leje nga drejtoresha apo nga ministri. Por aty ishte han pa porta, i cili ishte lënë qëllimisht në mënyrë të pasiguruar, në mënyrë që të shpërndajnë përgjegjësinë.

Ju më thatë që keni edhe video të tjera, të cilat nuk tregojnë vetëm hyrje dalje, por edhe ndërhyrje…

Video nuk do të thotë vetëm filma, pamje nga hyrje-daljet. Video do të thotë edhe bilance financiare, ekonomike, etj. Kam edhe një video ku paraqet konferencën e shtypit të Sali Berishës bashkë me Rinald Ristën krah për krah.

Do i publikoni ndonjëherë ato video që ju dispononi?

Këto video janë marrë që andej dhe pretendon Rinald Rista që i ka dorëzuar në prokurori dhe nga prokuroria paskan vajtur nëpër televizione.

 

Këtë video që kemi ne, ja ka çuar institucioni prokurorisë?

Nuk kam informacion për këtë gjë… Ato që kam unë, di unë ku i çoj, dhe di unë ku lipsen..në momentin dhe në kohën e duhur.

Këtë video ju e keni?

Ka një specifikë për këto filmimet që bëjnë këto kamerat. Ato kanë një jetëgjatësi një muaj, dhe pas një muaji fshihen të tëra. Imagjino çfarë kanë instaluar ato… Ndërkohë që të tëra filmimet aty duhet t’i rezistojnë jo një muaji, por një vit, dy vjet, sepse nëpërmjet asaj merret vesh kush hyn e kush del. Domethënë këto kamera duhet të kishin filmuar tre vjet rresht për të parë kush ka hyrë e kush ka dalë. Ne kemi vetëm tre muaj, dhe e dimë se kush ka hyrë e kush ka dalë. Pra kanë hyrë dy banditë, shokë të Rinald Ristës, dhe një i afërm i Sali Berishës.

 

Videot që ju dispononi, do i vini në dispozicion të prokurorisë, në rast se prokuroria do jua kërkojë?

Padyshim! Kjo video ka vlerë për prokurorinë.

 

Z. Braho ju jeni pjesë e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, çfarë ka bërë ky komision, çfarë i keni kërkuar SHISH?

Jo. Akoma sepse ne nuk kemi bindjen nëse ju i keni të sakta këto.

 

Ne nuk gënjejmë?

Do i dërgojmë letër televizionit tuaj në na i vejë në dispozicion të tëra materialet. E dyta, kryeministri i cili dhe ka parë emisionin tuaj, vë në lëvizje strukturën e tij dhe ti hetojë, ti ballafaqojë, ti verifikojë, dhe është ai që ka në varësi tërë këtë strukturë.

 

E ka kryeministri?

Kryeministri direkt, përsa i përket veprimtarisë konkrete bazuar në ligjin për SHISH-in. Pastaj, do të marrim materialin, do ta studiojmë, do ta vlerësojmë dhe hap pas hapi, siç përcakton dhe rregullorja e kuvendit do të veprojmë. Padyshim, nëse këto do të jenë të sakta ne do të veprojmë.

 

Një grumbullim i madh i këtij kontingjenti, në këtë institucion të rëndësishëm a përbën ndonjë rrezik kjo për sigurinë kombëtare?

Këto që keni transmetuar juve nuk përbëjnë as rrezik kombëtar as nxjerrje të sekretit shtetëror.  A dëmtojnë punën nëse janë kështu? Padyshim që dëmtojnë punën. Nga ajo listë që lexoj unë janë marrë njerëz në kundërshtim me ligjin, pa pasur certifikatë sigurie, pa pasur shkollën dhe kursin përkatës, një kontingjent i anatemuar dhe për veprimtarinë e tij që i përket epokës famëkeqe të Gazidedes. Tani nuk penalizohet periudha 92-97 sepse në atë periudhë kishte dhe njerëz që punonin, por një pjesë e kthyen SHIK-un e atëhershëm në polici politike. Për fatin e keq dhe drejtuesi aktual i përket pikërisht asaj periudhe por politika e vendosi atje ku është sot. Nëse ka punuar keq apo mirë kjo do ti nënshtrohet një analize. Nëse ka shkelur ligjin ne do ta analizojmë. Marrëdhëniet dhe  raportet tona kanë qenë normale si komision. Është thirrur ka raportuar herë pas herë. E ka shmangur komisionin në analizën që ka bërë si institucion para disa ditësh. Domethënë përfaqësues nga komisioni i sigurisë duhet të ishin prezent në atë analizë. Tashmë s’mund ta paragjykoj se dhe mund të ketë harruar por mund ta ketë bërë dhe me qëllim. Do bisedoj me të pse e ka bërë dhe në kuadrin e kësaj problematike që ngrini ju. Sepse kanë punuar në atë sistem edhe prokurorë, edhe gjyqtarë, edhe doktorë, edhe veterinerë. Secili në punën e tij i ka shërbyer atij sektori. Është e vërtetë që u thirrën në këto shërbime edhe ish-punonjës së Sigurimit të Shtetit. Por në relacionet që kanë shprehur shërbimet e huaja, të cilat ndiqnin nga afër punën e SHISH-it, i kanë vlerësuar për aftësitë profesionale. Domethënë këtyre punonjësve u është kërkuar përvoja e tyre profesionale në punët e zbulimit, punët operative. Një pjesë kanë punuar mirë, një pjesë u shfrytëzuan, një pjesë tashmë kanë dalë në pension, sepse i thonë gati 24 vjet që s’ka më Sigurim Shteti. Le të kujtojmë që në atë periudhën e fundit Sigurimi i Shtetit ishte shkrirë. Por le të mos merremi me këtë temë, sepse këto tetë vjet në pushtet nuk hapën dosjet e Sigurimit të Shtetit.

 

Të gjitha këto video të transmetuara në televizion të emisionit ‘Alarm’, a nuk ju vënë disi në alarm që duhet t’i studioni këto çështje, madje të thërrisni edhe kreun e Shërbimit Informativ?   

E sqaruam njëherë këtë çështje. Këtu nuk ka ndonjë alarm të madh. Këtu ka një situatë që ne e dimë shumë mirë. Për tetë vjet është shkatërruar shteti, janë shkatërruar institucionet. Ajo që ka ndodhur në tatim-taksa është Alfa, sepse kështu është edhe në Dogana, kështu është edhe në Hipoteka, kështu edhe kudo në institucionet e shtetit, kështu është në Ushtri, kështu është në Ministrinë e Brendshme. Domethënë një shtet i shpartalluar, të cilin mezi po e mbledhim këto muaj. Ne e njohim shumë mirë këtë situatë, kështu që jemi të angazhuar që ta normalizojmë situatën. Falënderoj median për kontributin në këtë çështje, por do doja të mos i shikonit këto gjëra si shfaqje, pasi këto janë çështje shumë të rëndësishme. E para, lidhet me sigurinë kombëtare financiare, që është element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare. E dyta, lidhet me sigurinë kombëtare që prevalon mbi gjithçka, një strukture, e cila është e ngarkuar me ligj të garantojë vendin nga terrorizmi, nga krimi, nga kontrabanda etj. Prandaj, duhet t’i shikojmë me qetësi këto gjëra.

 

A do ndërmerrni ju ndonjë nismë si Komision i Sigurisë? Sepse sot, nesër, pasnesër do të transmetohen materiale të tjera në emisionin ‘Alarm’?      

Jua thashë, që këto që keni shfaqur ju këtu pas dy ditësh harrohen të tëra. Ne do bëjmë shkresat e nevojshme për të na i vënë në dispozicion të gjitha materialet që dispononi dhe pasi ju t’i sillni këto materiale, ne do t’i verifikojmë ato dhe është i detyruar të veprojë Komisioni i Sigurisë. Edhe kryeministri ka dijeni, është i shqetësuar, po i ndjek me vëmendje, ka angazhuar strukturat e tij. Madje kam marr vesh që disa persona të tjerë në SHISH po mundohen që të ndreqin këto të meta dhe shkelje që vijnë tek ju, por lënë gjurmë, sepse çdo krim lë gjurmë.

 

A mund të manipulohet dokumentacioni, z. Braho?

Manipulohen, por zbulohen. Spartak Braho është kudo ka të keqe, është kudo për të zbuluar dhe hetuar paudhësitë e ndryshme.

 

Gjithmonë me çantë me vete do jeni z. Braho? 

Është një mjet, i cili siguron materialet. Rrimë me çantë, rrimë me libra, por ka mbetur kjo simbolika e çantës që nga çanta e parë.

 

A mendoni se Shërbimi Informativ Shtetëror do të reformohet pas një konsensusi gjithëpërfshirës në Kuvend? Pra, a duhet të kemi një konsensus të të gjithë politikës për të reformuar SHISH-in?

Reforma dhe reformimi i institucioneve është i domosdoshëm, jo vetëm për SHISH-in. Duhet parë linja si funksionon, eficienca që sjell zbatimi i këtij ligji. Kompetencat që ka aktualisht SHISH-i. Janë të plota apo s’janë të plota. Ashtu siç duhet reformuar i tërë sistemi i drejtësisë, sepse drejtësia është në krizë, të mos them, totale. Ashtu siç do duhen reformuar sektorë të tjerë të jetës politike, ekonomike. Jemi marrë javën e kaluar për reformën administrativo-territoriale për ta përmirësuar modernizimin territorial të vendit. Pra, do të bëjmë gjithçka për t’i mbërthyer mirë dërrasat e shtetit, sepse janë shqepur.

 

Po ta shohim në këto 23 vite, z. Braho, ju jeni prezent në këtë klasë politike, keni eksperiencë të mjaftueshme. Reformim kë quani ju, heqjen e një gjykatësi apo një prokurori të përgjithshëm dhe vendosjen e një tjetri apo një reformim tërësor të të gjithë sistemit?

Nuk janë bërë reforma shumicën e kësaj periudhe. Edhe ato reforma që u bënë katër-pesë vjet, erdhi Sali Berisha dhe i prishi prapë. Mazhoranca e sotme do t’i rregullojë. E ka marrë me seriozitet situatën, e di se ku do shkojë. Por, kjo është një çështje që do vendosmëri. Që do të thotë që duhet të merret me punë konkrete, me aksione konkrete. Ne po shikojmë që po lëviz edhe kryeministri, edhe ministrat, edhe kabineti, edhe strukturat e tjera ndërshtetërore. Pra, ka një zell, një dëshirë.

 

Për këtë reformë që po përgatitet për sistemin e drejtësisë, ju votat e nevojshme i keni, por a do kërkoni konsensusin edhe të opozitës? 

Ata nuk kanë vullnet, duan të pengojnë çdo gjë. Kisha një lloj iluzioni, por Sali Berisha është kthyer në ’96-ën prapë. Më ngjall mallin e ’96-ës, por atëherë ishte i ri kurse tani është bërë plak i keq. Sikur nuk i ka lezet që të bëjë karagjozin në Kuvend e kudo qo del.

 

Z. Braho, flitet në media se ndoshta ju mund të jeni një emër potencial për postin e kryeprokurorit të vendit. Në rast se do t’ju ofrohej një gjë e tillë, ju do e pranonit?

Prokuror jam, edhe pa qenë. Është larg konceptit tim. Mënyra se si është organizuar Prokuroria nuk është në konceptin tim. Duhen ndryshime thelbësore, të cilat duan një vullnet shumë, shumë të gjerë të politikës për t’i arritur. Duhen të zgjedhim modele me efiçiente për Prokurorinë që ta lëmë rehat, të mos i bëjmë presion.

 

A keni ju një vlerësim për kryeprokurorin e vendit?

E vlerësoj si një djalë të zotin, me përvojë, por që trimi i mirë duhet të jetë me shokë shumë.

 

S’ka shokë po thoni ju?

Shokë ka, por edhe duhet t’i gjejë, duhet t’i qëmtojë. Dhe duhet të mos i ndërhyjë politika. Edhe Presidenti duhet ta mbështesë, të mos i vërë kushte që vër këtë apo vër atë.

 

Pse mund të ketë ndonjë kusht Presidenti?

Epo, nuk mund të vihet prokuror Shkëlzen Tërnova dhe të hetojë këtë çështje,  e cila është çështje e shekullit. Ato që ka bërë Khodorkovksy në Rusi nuk janë asgjë para këtyre.

39 komente në “INTERVISTA/ Braho: Shkëlzen Tërnova nuk e heton dot komplotin financiar të shekullit”

  1. arifi says:

    ish drejtori i IT sa po foli te BYTHELEPIRSI Cani.A thua se populli eshte budalla tbesoj ketyre legenave SHULLAKEVE ME SHOKE.ROPT KU TI KENE

    1. ibrahim says:

      Arifi-ti qenke kokepakare dhe tru mut.e pa tek NEWS 24 se si braho genjente.e pa se si kokepalaret si ti ai beqiri ishte Brenda kur specialistat te cilit kishin instaluar sistemin erdhen pas gjysem ore.Arifi put put put po ja u ben rama dhe meta si shota po ju sjellin.po ku i ka plaku matuf braho ato videot e qantes per ramen e tjer.hajni po thot une vodha por ma mori rama.me presh ne dore u zu rama si meta,si beqiri,si babai i tahirit,si vellau i gjiknurit si griselda,por dihet lloji i negjmijes tolerohet nene e keni .baba e keni enverin dhe kristaqin.kushe e dine se qfare ju ka bere enveri dhe ramizi me nenat tuja qe kane linde kaqe kokepalare.po me duket se te gjith ju jeni ngjizur tualeteve te enverit.

  2. objektivi says:

    Duhet ta dini se prokuror i ceshtjes eshte julian zonja bashkeshortja e te cilit ka qene ne listen e lsi per deputet e treata ne qarkun e fierit

  3. Latif Dreqi says:

    Nje nder njerezit me te urryer qe mund te kem pare..nje nder njerezit me te cilet do te me vinte keq te ndaja dhe oksigjenin. Nje nder njerezit simbol te ketij mut tranzicioni i mpleksur me hajduteri, korrupsion, mafie, shantazh, dhune..Ptu!

  4. tirana says:

    Sic duket brahon e ka zene frika se mos e arrestojne

  5. -homeri- says:

    — kaq injorant na bejne , ky eshte nje mashtrus i rendomte –ky njeri do ishte i sukseseshem ne emisionin e Arian Canit se bashku me Sazan Gurin e Kasteriot Myftaraj

  6. Çerri skizofren says:

    Mashtrimi me i madh i shekullit. Por fajin e kane telvizionet qe i japon hapesire ketij delenxhiu qe te shese rrenat e tij. Por nuk lahet muti me shurre.

  7. nik says:

    Merrini videot e fusini ne b.the. Jeni te gjithe burracake qe keni frike nga kryeshpellari. Vetem fjale keni,asgje tjeter.

  8. erioni says:

    ky eshte kryefunderrine,ky eshte turpi zotit,ku jane paudhesite eshte spartak braho thote hahaha gjithsesi ne nje fare menyre mire e ka

  9. dajt says:

    Ik mor qelbesire

  10. Ermal says:

    CA BANDITESH JANE KTO TE LSI PLUS KTO TE PS NA MORI LUMI

  11. nuri says:

    Sinqeriteti i Braho eshte si ai i Ilir Metes, ndershmeria e tij si e tere LSI, kriminaliteti i tij si prokuror i Enverit eshte i tipit te Sulo Gradecit. Mjere shqiptaret kujt ja kane lene ne dore Komisionin e Sigurise Publike !

  12. andi says:

    Mire e ke mendimin z. Braho, po shikoi nje qe njoh aty si njeriun e Sali Kriminelit, e me aso njerezish nuk munde te kete pune te paster por te piste e me doren direkt te Sali Kriminelit, ai olsi Karrapici eshte anetare i asaj Bande.

    1. Nuk eshte ai Olsi qe thua ti…. ne shqiperi ka shume njerez me te njejtin emer dhe mbiemer.

    2. tironsi says:

      O And na e thuj ca ka bo ky Olsi me ket banden e Saliut qe ta morim vesh dhe ne???!!! Po kam pershtypjen se e ke gabim ekzistojne me shume se 3 Olsi KARAPICI.

  13. Ver Llapa says:

    Papapa kur flet ky zhgarravina per parime. Hapu dhe.

  14. Prokurori says:

    Ky zyba ka gjithe jeten qe mundohet te bej zbulime spektakolare ne lloj loj “komisionesh”.as kesaj rradhe ska per te qullosur gje se i ka dal boja sidomos me mbrojtjen qe i beri Metes nepermjet Spiunllikut me zë e figure te Dritan Priftit

  15. skypion says:

    Ja ky eshte burre.
    Do e luftoj korrupsionin me.bllok ne dore si ilir muta.
    Sa ka vjedh saliu?
    E metiton titullin sheik.
    Ajde hajde.
    Sheik ben ramy sali berisha.

  16. fl says:

    Sikur te ndonje shtet tjeter qe punonjesi qofte dhe drejtori te tentoje te fshije te dhena nga serveri tatimeve….syrgjynoset ne burg.

    Lere qe nuk do merrte guximin njehere. Vetem aty ku mungon totalisht frika nga ndeshkimi ligjor mund te ndodhin keto.

  17. Argi says:

    SHUM ZHURME PER ASGJE FLI POPULL FLI DHE KJO SI RASTET E TJERA ,BEJ NANI I QETE POPULL DHE KESAJ HERE NUK DO DENOHET NJERI ,NANI NANI O POPULL NANI NANI

  18. olsi says:

    Vellezer dhe motra shqiptare, demokracia ne duart e njerzve te tille ka marre fund. E lexova dy here intervisten dhe nuk dua ta besoj qe nje njeri I ketij niveli shpalos pa gje te keqe mekanizmat mafioze qe po perdoren ne drejtimin e shtetit. ” Une jap prokuror pa qene prokuror- thote Braho. Ky njeri te ben akuzen, te heton,te gjykon dhe denon sipas bindjes se tij..Kjo eshte diktature e paster. “Canta e pare faktorizoi LSI e solli ne pushtet- kjo eshte gjuhe e mafies politike. Ne cdo vend sa do pak demokratik nje politikan qe shprehet keshtu eshte I damkosur per jete si mafioz. Ne shqiperi kjo eshte krenari.. Mazhoranca e sotme po shkon shume larg ne dhunimin e institucioneve dhe demokracise. Perindimoret po mbajne shenime dhe e gjithe kjo do te bjere ne shpinen e cdo shqiptari.

  19. feniks says:

    Dy deklarata te forta i mbaj mend Spartak Brahos keto 23 vjet:
    1-Sali Berisha eshte AGJENT POTENCIAL i UDB-se!!!
    2-Ato,qe ka bere KHODORKOVSKY ne Rusi,nuk jane asgje para ketyre!!!!!
    Vetem kaq mjafton,qe PROKURORIA E PERGJITHESHME DUHET TE JEPTE ALARMIN!!!
    Ndryshe,Shqiperia eshte nen SUNDIMIN E MAFIES!!!

  20. bbb says:

    Deklarate e Komitetit Qendror te Levizjes Skraparlliste per Inkriminim

    Levizja Skraparlliste per Inkriminim denoncon manipulimin e videos se bere nga Tv News 24 kur ka dale gamimisht ne video nje nder figurat qendrore te partise sone, xha Brahoja. Ky eshte nje “manipulim” dashakeqes edhe me i keq se ai i Filip Cakallit qe na kapi krietarin Like Floriri me 700 000 euro rryshfet. Ketu ka dore krimi i organizuar dhe kokepalaret e mediave te kapura me mafijen. Partia jone i hedh poshte keto shpifje te ulta qe duan te denigrojne figuren partise sone packa se ne kemi ne gjirin tone mafozet dhe hajdutet me te medhenj te atdheut.

    Zedhenesi per media Cjap Rama (ky nuk eshte skaraparlli po ka dashnoren nga Corovoda)

  21. xhemilson says:

    ku fle lepuri ??????????????

  22. Uarda says:

    Ky ka rrjedhur…

  23. Skypion says:

    E kam ndjekur me kujdes intervisten ne Ora News te Brahos.Gjate gjithe kohes ishte nervoz.Nervozizmi i tij nuk kurseu as gazetarin qe i bente pyetjet.Nervozizmi i ketij zullapi karakterizohej edhe nga arroganca dhe prepotenca,te cilat jane tipike per ish-prokuroret apo ish-hetuesit e regjimit diktatorial te dikurshem.E s’ka si te ndodh ndryshe ,kur edhe vete ky qenef ka qene i tille.
    Por,intriguese ne kete interviste,eshte permendja e se famshmes “cante te zeze”.Citoj Brahon:”Ajo i sherbeu kohes sepse pastroi politiken,faktorizoi LSI-ne dhe personazhet kryesore te saj dhe natyrisht beri te mundur ate koalicion qe fitoi zgjedhjet” – kaq mjafton per te kuptuar se cfare zuzari i ndyre eshte ky shantazhaxhi i LSI-se.
    Nga kjo kuptojme,se PS-ja e Rames na qenkesh detyruar nga shantazhi qe i ka bere Meta,me anen e kesaj “cante te zeze” te cilin,publikisht e pat paraqitur ne nje emision televizin ky pisi Braho ne kohen kur gjykoje Meta.Kjo dihej qe me pare.Por eshte e rendesishme,sepse,shantazhi dhe pranimi i tij hapur nga shantazhuesi Braho,ka vleren e vet,sepse edhe me trushkulurit,tashme,e kuptojne se mbi c’baze eshte ngritur koalicioni i felliqur qe ka bere idhulli i tyre mashtrues,piskopat e i inkriminuar,Edi Rama.
    Se kush eshte pergjegjesi per hatane qe ka ndodhur me te dhenat e shqiptareve,me mire se asgje tjeter,e deshmon vete justifikimi nervoz i zuzarit plak,Spartak Braho,i cili,sillet ashtu sic sillen te zenet ne faj,fajtoret,duke akuzuar te tjeret per pisllekun qe kane bere vete.Te gjithe e pame ne video ,sesi ky qenef hynte si hajdut ne ambientet e serverave;dhe ka pervoje ne kete pune ky gerbulsh;pervoje qe e ka fituar qe ne kohen e diktatures.Taman me keto gjera merrej edhe atehere qeni i biri qenit.

  24. durresi says:

    O gazeta tema. Po si ka mundesi qe e lini kete palaço te dal neper media dhe te beje shantazhe (bente edhe dikur per mbrojtien e Metes) publike pa piken e zorit. Na bredh me nje çante misterioze duke permendur video misterioze etj etj. Nuk arrij ta kuptoj qendrimin tuaj (e gazetes). Duket sikur “luften” e keni perqendruar kunder Berishes dhe as nuk ju shkon neper mend te merreni me “beteja” te tjera per mbrojtjen e shtetit ligjor.
    PS: mbase me ka shpetuar dhe nuk e kam lexuar po nqs jo, mund ta jepni edhe ju nje opinion persa i perket fshirjes e/o vjedhjes se ketyre te dhenave duke pasur parasysh edhe zhvillimet e fundit

  25. Caty says:

    Ky Braho qe e paska fiksim sigurine kombetare pse sna i prezanton kush jane keta tipat e IT qe paska marre me vete per kontroll. Mesa di une njeri Olsi Karapici, i biri i Gezim Karapicit, kusheriri i Bamir Topit eshte! Ka qene ne listen e kandidateve per deputete te FRD. Ish drejtor i IT ne kryeministrine e sali berishes!!! Rama na cau trapin duke fol per sistemin e IT ku ishin bere abuzime pa fund dhe tani na fut keta njerez per kontroll! Braho jam dakord te bejne hetime se keta ja kane luajtur fene ne cdo drejtim po te pakten mos fut njerez pa i ditur se kush jane nga rruga! Apo Bamiri ka ndonje plan dhe spo na e tregon!! Ik e pirdhu thuj bamirit se skemi nevoje per te!! Mabruan specialistet e PS qe po merr kalamajt e deputeteve te PD????

    1. olsi says:

      @Caty, thjesht per informacion Ne gjendjen civile te Tiranes ekzistojne 3 Olsi KARAPICI, ky eshte me i vogli dhe eshte Kusheri me Olsi Gezim KARAPICI.
      Ai Olsi gezim KARAPICI ka qe ne vitin 2009 qe nuk punonte me SaLIUN, se eshte marre me pune private dhe vazhdon te merret me Pune private. Ky Olsi KARAPICI qe ka bere audit eshte punonjes ne nje kompani private si IT dhe ka mbaruar ne 2013 Universitetin me diplome dalluar.
      Sa per ish deputetin e PD Gezim KARAPICI eshte personi me i nderuar qe kam njohur ndonje here, eshte nje nga emblemat e Intelektualeve tiranas. Nqs ke ndonje gje personale me djalin e tij dhe mqs e njifke mjafton te kerkosh ne google dhe e gjen se ku dhe cfare ben ne jete ai.

  26. teuta says:

    O Braho,po me genjeve nje here je ti fajtor,po me genjeve per here te dyte jam une fajtor ,thot populli yn ,per kete arsye nje njeri normal nuk te beson.
    Kur ke thene te verteten per BERISHEN KUR DEKLAROVE SE ESHTE AGJENT SERB,KUR U BERE ALEAT ,APO NE KETE RAST ? NJE ZOT E DI SE KUSH JE .

  27. Gezim says:

    Nga koalicioni Rama&Meta cfare pret populli , qe Rama te filloj te nxjeri
    Hajdutet e LSI ?? Jo kjo nuk do te ndodhe kurre . Ata qe beren te gjitha te zezat
    me Berishen dhe ky ja ka mbuluar te gjitha ,tani u kapen me Ramen per hir te
    Kontributit qe dhane per fitoren e tij .keshtu do te vazhdojne te shijne Lame dhe
    dhe sa te jete Rama nuk do ti hyje gjemb ne kembe . Kush ta denoje kete Brahon???
    Meta me hilet e tij eshte me te dy . Nje dore ne bakllava dhe nje ne kadaif .
    Denime nuk do te kete sepse keshtu jane ngatarruar te gjithe ,por e rendesishme
    eshte qe Rama do dali bllof ,qe per hire te interesit te tij personal ,do te mbylli syte dhe
    Veshet perpara shume fakteve te cilat bejne Muuuuuuuu.
    Kjo qeveri me kete koalicion nuk ploteson interesat e kombit , keto do te plotesojne
    Vetem qellimet ,interesat e tyre personale .
    Mjere Shqiperia qe e drejtojne mashtruesit . Zgjohuni o popull sa nuk eshte vone mos
    u beni sylesha ,trushkulur ,

  28. Komunist,Prokuror,Hajdut,Genjeshtar perpara evidencave,Baba i 2 krimineleve,Spiun,i pa Bese,i pa Karakter,Bythe lepires i Ilir Floririt,te 21 Janarit i quajti te droguar,i Lig pa fund.Mos e nxirrni kete ndyresire ne televizore e gazeta …………………………

  29. Wall Street says:

    Hedh shashka tymuese ky Take Braho me gjoja pseudonime per te mbuluar skandalin e tij te Tatimet ku vajti per te manipuluar serverat dhe u kap ‘DAL VIVO” nga NEWS-24. Si ky dhe Takja tjeter Ngjela jane nje cift spurdhjake torollake.

  30. viktor hoti says:

    Spartak Brahua ben mire te na tregoje perse e kane larguar nga Drejte sia vite me pare. Mos ka lidhje temmatike me keto te sotmet ? Viktor Hoti

  31. Devi says:

    Z. Braho ti nuk je perhere aty ku ka te KEQE , ti je koke e kembe e KEQJA me e madhe , dhe haleja me e madhe qe ka trasheguar ky popull nga diktatura e idhullit tuaj Enever Hoxha. Ti je nje pleh , ordiner i tipit Leshko dhe hajdut si gjithe soji juaj politik . Me vjen mire qe e thua qe atje ke shkuar me urdherin e Kryeministrit i cili duke besuar te aftesite e tua si hetues i kohes se diktatures , ka shpresuar te rilindi tatimet duke te cuar ty atje te marresh situaten ne dore bashke me ekspertin e videos te Shefit tend aktual dhe bashke me vellain e Damjanit qe eshte ing me medioker qe mund te ekzistoje . Bravo Kryemnister per kete ekip simpatik qe ke krijuar .

  32. Shqiperia e paster says:

    Politika dhe jopolitikanet me23 vite kane degjeneruar besimin e shqiperise…..nderkohe qe shqipetaret e ndershem irritohen…meta dhe braho po pinin kafe ne nje resort pasuri te tyre ne kete dite me diell gjith rehati

  33. ANTA says:

    po pse ju djeg kaq shume mo komentues ky aksion?????????….Cfar keni me Spartak Brahon???….nejse ju e dini se cte zeza keni bere mbase kini te “drejte”….Po me Ols Karapicin cfar ke mo frikacak me emrin CATY…qe nuk ve cfar gjinie ke?…po dil hapur pa frike me qenese je ne mbrojtje te specialistave qe i ndan me keq se Saliu …me siguri je ndonje mik i 55-s Fahri dhe flet gjoja ne emer te Socialisteve…Bravo Spartak Braho..dhe Mero Baze…

  34. anesti says:

    Nese keni Zot , me besoni , ky njeri eshte shume negativ, eshte nje kryemafioz i qytetit te Durresit dhe mjere shqiptaret ne cfare morali kane rene per te zgjedhur deputet. Nuk me intereson veprimi i tij qofte dhe per mire, pasi ai eshte nje fatkeqsi kombetare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje