Fico takon Nishanin: Hapini dyert biznesit, Sllovakia ju mbështet drejt BE

25 Janar 2014, 12:08Politika TEMA

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ripërsërit mbështetjen e vendit të tij ndaj Shqipërisë për procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Në vijim të takimeve zyrtare me autoritetet më të larta të vendit, Fico u prit nga Presidenti Bujar Nishani. Bashkëbiseduesit vunë theksin në raportet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, sikundër u shprehën për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe në fusha me interest ë ndërsjelltë. Në këtë kuadër, Kreu i Qeverisë sllovake sugjeroi që të bëhen përpjekjet për t`i hapur dyert biznesit dhe të nxiten shkëmbimet tregtare, fillimisht nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe. Kryeministri Fico tha se Shqipëria duhet të llogarisë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë në procesin e integrimit evropian, ndërsa premtoi se vendi i tij do të ofrojë ekspertizë në fushat me interes.

Gjatë takimit, Presidenti Nishani i vlerësoi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Sllovakisë si shumë të mira dhe shtoi se ne kemi vullnetin e palëkundur për zhvillimin e mëtejshëm të tyre. Presidenti vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Sllovakisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke nënvizuar se integrimi evropian është prioritet strategjik i vendit, si edhe vuri në dukje angazhimin tonë të plotë për përmbushjen e reformave me qëllim marrjen e statusit në qershor 2014. Për situatën në rajon, Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria mbetet e vendosur në mbështetjen e paqes dhe stabilitetit duke ndjekur politikën e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal, me synimin e përbashkët integrimin euroatlantik dhe shtoi se dialogu Kosovë-Serbi është dëshmi se po lemë pas të shkuarën duke vështruar nga e ardhmja.

2 komente në “Fico takon Nishanin: Hapini dyert biznesit, Sllovakia ju mbështet drejt BE”

  1. hahahaaaah says:

    Hahahahahahahah , na doli dhe mashtrusi radhes nga Sllovakia
    oh hahahahahahah .
    gabelet e sllovakise kane mbushur rruget e be-se si lypsare e putatina bordellosh , ky mashtrusi ben xhiro ne shqiperi me fitu noj kar duke mashtru dhe ky me karten Blu aaaaaaaaaaaaaaaahahahahahhaah

    o tempras o mores

    cjan kta cigan ne xhiro ne shqiperi !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje