PD: Serverat e tatimeve, të reagojë Prokurori i Përgjithshëm

25 Janar 2014, 13:17Politika TEMA

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të reagojë në lidhje me atë që opozita e cilëson si vjedhjen e të dhënave konfidenciale të bizneseve nga serverat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Në një konferencë për shtyp, deputeti i PD-së Genti Strazimiri theksoi se prania e Spartak Brahos me “bllok” në dorë, nuk ka aspak lidhje me funksionin e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë të Kuvendit. “Komisioni i Sigurisë, nuk është Hetuesia e Përgjithshme e Enver Hoxhës, dhe për rrjedhojë, Kryetari i tij nuk është Shefi i Hetuesisë, sado ta ketë ëndërruar këtë në kohën e “Partisë”. Pamje e regjistruara nga kamerat e sigurisë i vënë vulën shqetësimit të opozitës, e për më tepër prononcimet me zë dhe figurë të protagonisteve përbejnë një prove te pakundërshtueshme të aktit kriminal, ndaj të cilit Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të qëndrojë indiferente e as e mefshte.  Partia Demokratike nuk do të reshtë së kërkuari zbardhjen e kësaj ngjarjeje kriminale, dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të siguruar zbatimin e ligjit dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të ekzekutorëve dhe dërguesve të këtij akti kriminal”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Në vijim deklarata thekson se “prej disa javësh, opinionit publik i kemi bërë të njohur skandalin e ndërhyrjes banditeske në të dhënat e serverit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga një grup i strukturuar kriminal, i përbërë prej personash me mbështetje politike e të veshur me petk zyrtar, “të armatosur” me lap topin e Ramës dhe bllokun e Ilir Metës”.

“Të dhënat tatimore, mbrohen me ligj të veçantë, pikërisht për vetë natyrën e tyre sensitive, për impaktin që tërësia e tyre dhe secila prej tyre në veçanti kanë në jetën ekonomiko-financiare të vendit apo në garancitë kushtetuese që secili prej qytetarëve të këtij vendi duhet të gëzojë. Ky akt është konsumimi i një korrupsioni të pashembullt, dhe është një goditje e paprecedentë që i bëhet shtetit, kredibilitetit të tij, marrëdhenies me komunitetin e biznesit dhe me secilin prej atyre që në këtë vend prodhojnë punë e mirëqenie. Për këto arsye Partia Demokratike kërkoi komision hetimor, pasi vetëm një hetim parlamentar mund të nxirrte në dritën e diellit përgjegjësit dhe mekanizmin, duke qenë se autorët e përfshirë janë me pushtet dhe drejtpërdrejtë përfaqësues të dyshes Rama-Meta”, thekson deklarata.

11 komente në “PD: Serverat e tatimeve, të reagojë Prokurori i Përgjithshëm”

  1. loni says:

    kurse ju te pd po ngrini zerin qe kerkon koka e gerdecit sali ram berisha,bllokun e ilirit e mbrojti saliu,kurse gerdecin nuk e mbron njeri,ai duhet gjykuar dhe shkelzen berisha te kalbet ne burg,apo kjo nuk ju intereson,mos flas edhe per 21 janarin qe saliu per ate bllok qe ti permend duhet ta mbronte me gjak shqiptari,dhe tani kerkoni bllokun,legena kriminela ju te pd.

    1. KULUFI says:

      Genci,jeni bo me ju var teneqen!

      E ç’fare po kerkoni? Qe te merret prokuroria me serverat e Tatimeve.
      PO a nuk eshte ne prokurori kjo çeshtje?
      A nuk eshte ne hetim nje staf i caktuar ne lidhje me kete gje?
      Apo mos valle e ke fjalen qe te merret nje prokurori si ajo qe vetem ju dini si ta beni?

      Ik e futini nje dore rumpalle andej nga zyrat e reja,se ndoshta ju vjen mendja ne vend.

  2. Liridon says:

    Pyetja eshte qe :Ae lejon prokurori i perhershem,prokurorin e pergjithshem qe te reagoje ?

  3. do dali cdo gje says:

    Ik o idjot Strazimir se ti je nje cop trapi a limon i shtrydhur qe perdoresh sa her qe ka nevoj Buri shpirtetor i nenes e gruas tende.Kujtohu e mos HARRO ASNJEHER se je nipi i nje personi me mbiemrin tend qe ka punu dikur ne nje instuticon shteteror e ka qen spinu i Sigurimit te Shtetit o PLEHRE

  4. Mark says:

    Ike ore mut qeni me gjith hajdutet e tjer. Ju njofim kush jeni pasi na sunduat per 8 vite.

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Ku fshihet “lepuri” ?

    PD-ja teper e “shqetsuar” per kopimin e te dhenave te tatimeve !
    Miljona euro jane “zhdukur”(kane nderuar pronesi),nuk ka asnje reagim nga titullaret e Pd-se.
    Thirjet e Strazimirit,per Prokurorin e Pergjithshem,jane per bllokimin e shperthimit te nje furtune,”alla xha Braho”,seriozisht jane te friksuar.
    Nuk e kisha pare Berishen,ne ndonje koferenc shtypi me drejtuesit e te dhenave te tatim-taksave.
    Kur e pashe te njejtin personazh edhe tek emisioni i Canit,u binda se eshte urdheruar dhe media e Sandrit ti sherbej Partise.
    Atje ku fle “lepuri” paska shume frik Berisha,ka ndezur tam-tamet e tij per te bere zhurme mediatike.
    Nga femrat kush do jete me e gatshme,Laura apo Grida ?
    Ne teresi operacioni eshte Berishjan,ka prekur te dhenat e familjes.

  6. Sokrati says:

    Te arrestohet Spartak Ibrahim Braho.

    1. Ilir Gruda says:

      Po udheheqesi yt te shperblehet per vjedhjet.korrupsionin,vrasjet shkatrrimet e shitjen e vendit????????????turp..Ju mund te beni gjera te tilla vwtem ne familjen e pronen tuaj,po patet !!

  7. favelas bidonvil says:

    Proletariati ngadale do vije dhe do ju coje atje ku e keni vendin ,ne hale.

  8. Vlora says:

    Tentimi i fshirjes te serverave te Tatimeve per disa biznese te lidhura me familjen Berisha, si psh Belle Air, kompania e naftes dhe disa sipermarje te tjera te cilat dihen dhe i kane borxh shtetit Shqiptar me miliona Euro, u urdherua dhe u zbatua nga cerrat IT te Sali Berishes te cilet vazhdonin ende punen ne sistemin kompjuterik te ministrise se financave. Pasi kjo tentative u zbulua(nuk dihet ende demi qe eshte bere te database i tatimeve), keta te paudhe dalin dhe bejne te pafajshmin, por me keq akoma akuzojne te tjere per nje krim qe e kane bere vete.

    Sali Berisha ndjek taktiken e vjeter, qe mbrojtja e mire eshte sulmi.

    Une kam nje ankese per qeverine e re!!! Pastroni administraten sa me pare nga kriminelet e Sali Berishes, sepse gjera te tilla do te keni gjithe kohen po nuk e bete. Kjo te tatimet ka ndodhur per shkak te neglizhences tuaj, ndaj te emeruarve aty te cilet marrin urdhera me telefon nga Berisha.

    Pastaj pastroni drejtesine dhe pushtetet e “pavarurura” nga kriminelet e Sali Berishes dhe vendosni rregull dhe drejtesi, ndryshe e keni te hunbur davane. Kapeni nga koka sa me pare, sepse vetem gjera te tilla do te kete po nuk ju shtyp koka gjarperit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje