Bardhi: Qeveria po përpiqet të fshehë skandalin e vjedhjes së të dhënave nga tatimet

26 Janar 2014, 18:23Politika TEMA

Partia Demokratike akuzon Qeverinë se po përpiqet të fshehë skandalin e videos së vjedhjes së të dhënave nga serveri i drejtorisë së Tatimeve, ndërkohë që kërkoi nga Prokuroria të hetojë mbi ngjarjen.  “Nën ankthin e zbulimit të manipulimit dhe vjedhjes të të dhënave nga  serveri i tatimeve, qeveria po investohet rëndë për arkivimin e këtij skandali, duke uruar që të harrohet dhe të mbyllet në sirtaret e drejtësisë. Por, përmasat e këtij skandali janë shumë të mëdha, dhe sa më shumë mundohet dyshja Rama-Meta ta fshehin, aq më shumë e rëndojnë pozicionin e tyre në këtë histori korrupsioni të paprecedentë”, tha koordinatorja për media e PD-së, Silvi Bardhi.

PD është ndërkohë në pritje të kthimit të së drejtës së saj kushtetuese për të ngritur komisionin parlamentar hetimor në lidhje më këtë ngjarje, për të zbardhur gjithë rrethanat dhe të gjitha përgjegjësitë. “Por, ndërkohë, i kërkojmë Prokurorisë së Përgjithshme që të veprojë në mënyrë energjike dhe të hetojë personat e përfshirë, aktin që ata kanë kryer, paligjshmërinë e tyre, arsyet e pranisë në dhomën e serverave të këtij grupi të strukturuar me bekimin dhe mbështetjen e dyshes Rama-Meta”, tha Bardhi.

Sipas saj, PD, forca më e madhe politike opozitare në vend, disponon të dhëna të plota për presionin që po i ushtrohet organit të akuzës në procesin hetimor, si dhe për lidhjet e dyshimta mes personave që hetojnë dhe personave të implikuar. Bardhi tha se PD është e vendosur të mos lejojë që kjo ngjarje e paprecedentë, ky krim i rëndë shtetëror, të pasohet nga një tjetër krim edhe më i madh, siç është, sipas saj, “mungesa e drejtësisë dhe mungesa e ndëshkimit për përgjegjësit direkt, për ideatorët, dhe për ata që po përfitojnë sot e gjithë ditën nga shtënia në dorë e të dhënave konfidenciale të mbrojtura me ligj”.

Duke paralajëmruar reagim dhe protesta kundër vjedhjes së të dhënave nga serveri i tatimeve, Bardhi tha se “shteti ligjor kërcënohet nga shteti mafioz. Nëse nuk reagohet shpejt dhe me forcën e ligjit,  atëherë qytetarët e këtij vendi janë në të drejtën e tyre të rezervojnë reagimin më të fortë e të vendosur ndaj këtij akti mafioz në zemër të shtetit”.

9 komente në “Bardhi: Qeveria po përpiqet të fshehë skandalin e vjedhjes së të dhënave nga tatimet”

  1. . says:

    Ceta Tritolit e PD-se, shpejt do ballafaqohet
    me kete “KRIM FINANCIAR” ku fshihet dora e “zeze”
    e kriminelit Ali Bisha.

  2. Horri i i Bulevardit says:

    Jo moj Selvija bija e Nafijes se dybekut te partise, qeveria po nxjerr vjedhjet qe jane bere dhe qe shpellaret u munduan ti fshijne.
    Do te shofim se si do te justifikohesh, mbas grushtit qe do haje Saliu, mos na thuaj, se nuk e dije qe ishte hajdut edhe vrases?, se ste beso nueri.

  3. . says:

    Gjithe Ceta Tritolit PD, e tmerruar nga frika, se ka futur duart ne financat dhe taksat e popullit.
    Shpejt do hapet dosja “PD dhe duart e zeza”.

  4. ---- says:

    He moj Bardhoshe na thuaj ndonje te re per sex se per keto pune keni Ristanin cunin e Kadriut.

  5. Usos Durimi says:

    Prisni dhe pak ri cuca se s’keni pare asgje deri tani. Droni dhe pak sa te vije momenti i duhur e pastaj do t’ja degjoni mire zerin qytetareve te ketij vendi.
    Kesaj here nuk ata nuk do dalin ne protesta si dikur, joooo. Kesaj here do dalin me Edin dhe me Bamirin ne krye per te festuar me ne fund fitoren kunder ju qelbesirave. Beni dhe pak durim!

  6. Altro says:

    Hapjani petet e byrekut nafies,se si mushet menia.

  7. vlonjati says:

    Ajo qe ka ndodhur me tatimet eshte skandal, por i perfaqesuesve te qeverise dhe jo e kunderta.Video-mallkimi nuk po i ndahet dyshes qe komandon pushtetin.Pamjet filmike tregojne qarte se kush ka hyre ke dhoma e serverit dhe kulmi arriti kur donin te burgosnin nje te pafajshem qe t’i hidhnin fajin. Spartak Braho eshte shume i vjeter per keto lloj “orgjish” financiare. E them meqenese drejtoresha eshte vajze e re dhe meriton ndonje me te sakte biologjikisht…

  8. Bubureci i patates says:

    @Vlonjat, je vërtet vlonjat, apo je “vlonjat” prej Tropoje…Sepse bie erë që larg, si fryma e qelbur e Saliut…

  9. qytetar says:

    Me kujtohet nje gazetar qe punon tani ne nje medja prane opozites, ai thoshte:Berisha bridhte me dosje dhe kaseta zyre me zyre ne koridoret e Brukselit duke share shtetin bashkombasit te “tije”.
    Ndersa tani teoria e amplifikuar eshte “kapeni hajdutin” qe te shpetojne hajdutet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje