Arrestohet shefi i zyrës operacionale në Doganën e Kapshticës

26 Janar 2014, 10:39Politika TEMA

Policia arreston shefin e zyrës operacionale të doganës së Kapshticës dhe një tregëtar, ndërsa ndaj dy doganierëve ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Burime policore bënë të ditur se shefi i zyrës operacionale Algert Lami 33 vjec u arrestua nën akuzën e korrupsionit pasiv. Po kështu policia arrestoi edhe një tregëtar, K.H 38 vjec që akuzohet për kontrabandë mallrash. Ndërsa për doganierët e turnit V.T dhe L.K ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Doganierët akuzohen për falsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre duke favorizuar kundrejt rryshfetit tregëtarin elbasanas për të shmangur detyrimin doganor.

5 komente në “Arrestohet shefi i zyrës operacionale në Doganën e Kapshticës”

  1. liqeni says:

    DUHET TE POHOJME QE PERSA I PERKET DENIMIT TE KORRUPTUARVE NE SHQIPERI KA DREJTESI!PSE?SEPSE TE GJITHE DALIN JASHTE!

  2. LORA says:

    Urime Policise!Cdo dite po na gezon me lajme te mira.Po bie era shtet.

  3. polisi. says:

    o samir ua paskan ba atyre hajduteve te kapshtices kam kalu shum her aty ma hajdut nuk ke kuti gjesh kam qellu ne autobus lle nje grua ishte pa pashaport lle itha zbrit posht te verifikoim se kush je lle do rrish ketu deri ne mengjes po ajo illa 20 ero lle na doli eliqshme

    1. Adriatik says:

      Me hajdute se policet e kapshtices nuk gjen. Leket ti kerkonin ne mes te gjitheve nuk kishin turp.

  4. Jo vetem ne Kapshtice ,por i gjithe Shqiperia ka qene Kapshtice per te gjithe PD istat edhe PS istat
    ne kohen 2000 e ketej.
    Ne nji rast midis qindra kalimeve per aresye biznesi ,kisha mar nji fakir qe me beri autostop
    ne token helene,dhe ne kohen qe po beja dokumentat,per
    zhdoganim,vijne sampistat qe ne ate kohe qarkullonin
    me maska ,dhe hapin kamionin tim pa pranine time por ne
    pranine e atij qe i bera nder,dhe rrembyen , nji cante
    te madhe ,ku ajo ishte porosi e nji personi qe duhet tia coja
    ne shtepi.
    Dhe ai qe mora ne makine i pa veprimet qe bene policet hajdute,por e kercenuan
    dhe me tregoj vetem kur dolem nga Pogradeci !
    Cfare ti thoshja ,te bekuarit !? U merzita me shume kur vertetova se kishin marre
    canten qe kishte vleren rreth 600 000 dhrahmi !
    Ky qe rasti qe me vodhen ,kurse me leket e bakshisheve……….do te kisha bere nji
    vile 7 kateshe …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje