Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëkohësisht edhe kryetar i LSI-së, i bëri thirrje opozitës që të japë kontributin e saj në lidhje me Reformën Territoriale-Administrative dhe të mos kushtëzojë këtë reform me cështje të tjera. Meta u shpreh se nuk do të ndodhë që reformat të vendosen nga SHQUP dhe të eleminohet Parlamenti.
“Në rast se kjo mazhorancë për çështje të tjera në të cilat ndajmë mendime të ndryshme ka përgjegjësitë e saj, atëherë opozita ka të drejtë që këto përgjegjësi t’i ekspozojë para opinionit publik, por nuk mund të shërbejnë dallime të caktuara për të penguar apo vonuar një reformë, të cilës i ka kaluar koha me kohë, dhe ne jemi të vendosur për të ecur përpara në këtë drejtim për të diskutuar edhe me opozitën, e cila është krejtësisht e barabartë në komisionin që ka krijuar Kuvendi kohët e fundit, por për ta hapur këtë reformë dhe debatuar anembanë vendit, në mënyrë që ne të kemi një reformë cilësore, lidhur me funksionimin dhe efikasitetin e pushtetit vendor”, tha Meta.
Këto deklarata Meta i bëri gjatë një takimi të zhvilluar me strukturat dhe drejtuesit e LSI në Elbasan.
“Jam i bindur se vitit 2014 do të jetë viti i reformave të rëndësishme, të cilat do të vendosin themele shumë të rëndësishme për të mbajtur angazhimet dhe premtimet tona për një standard të ri të jetesës së qytetarëve të Elbasanit dhe qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai.
Kryetari i Kuvendit theksoi se reforma territoriale është një domosdoshmëri dhe realizimi i saj i shpejtë përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent është detyrim për çdo forcë politike.
“Kjo reformë i ka munguar Shqipërisë për një kohë të gjatë, në rast se ka një nga standardet më të prapambetur që nga zgjedhjet lokale të vitit 1992, vendi e ka në drejtim të ndarjes territoriale të vendit. Ndërkohë që Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe lëvizjet demografike kanë qenë të jashtëzakonshme, dhe sot Shqipëria ka 385 njësi vendore bashki dhe komuna, kur Kosova ka vetëm 37, ndërsa Maqedonia 80 dhe Mali i Zi 21″, tha Meta.
Sipas tij, qëllimi i kësaj reforme nuk ka të bëjë me numrat, por me përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe komuniteteve.
“Kjo nuk është thjeshtë çështje numrash, por e kapaciteteve të pushtetit vendor, i cili në shumicën e njësive vendore nuk është jo vetëm efikas, por mbetet një shpërdorues i madh i taksapaguesve shqiptarë. Në 150 komuna sot në vendin tonë asnjë prej tyre nuk realizon dot asnjë investim dhe asnjë shërbim me të ardhurat që siguron, pra janë qytetarët e Elbasanit ata që paguajnë kostot administrative të mbajtjes së dhjetra dhe qindra komunave të cilët nuk japin shërbime për banorët që kanë përgjegjësi. Nuk vazhdohet në këtë mënyrë, vetëm nga realizimi i reformës administrative dhe territoriale, vetëm në katër vjet do të kurseheshin nga kostot administrative mbi 80 milionë dollarë”, u shpreh Meta.
Në këtë kuadër ai shtoi se reforma territoriale nuk i shërben një partie apo një klase politike, por të gjithë shqiptarëve. “Është e domosdoshme që opozita, të cilës i janë krijuar kushte maksimale, të përfshihet sa më shpejt në këtë reformë, pasi është në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Kjo reformë nuk është në interes të dhjetëra përfaqësuesve, por është në interes të mbi 3 milion qytetarëve, për të pasur një pushtet vendor real, i cili është në gjendje të afrojë shërbime cilësore, të bëjë investime me të ardhurat që realizon vetë si dhe të menaxhojë mirë burimet financiare, natyre dhe njerëzore. Ndaj edhe Komuniteti Ndërkombëtar e mbështet fuqimisht dhe asiston në këtë reformë të rëndësishme, dhe ne jemi të bindur se kjo reformë do të kryhet sipas standarteve europiane, me ekspertizën më të mirë Europiane dhe SHBA-së, të sjellë një hov cilësor jo vetëm në drejtim të pushtetit vendor por edhe në konceptimin e shtetit, administratës, në të gjithë modernizimin e shoqërisë sonë, sepse pushteti vendor është një hallkë themelore e gjithë funksionimit të shoqërisë dhe shtetit”, tha ai.
SHQUP mund ta quani SHQUB.shtepia qendrore ushtrise berisha
sazani-mund ta quajm:sharlatanet qelbanik universal bythelares.jo me kot njeri quajti kokepalare dhe tjetri hajne me ze dhe figure.
Ilir koklopa
do ja bejme shpinen
gropa gropa.
Para disa ditesh na tregoj se vajza e tij ishte fanse e Berishes.
Ky halabak skrapari qe uli veten me shume se do ta ulte kundershtari i tij me i madh.
Legeni Meta tha se jam shprehur keq per Ramen mbasi kam qen i ndikuar nga Berisha dhe harroj qe kish qen dy here kryeminister i Shqiperise.
—miro mire , po nje e ke me cante dhe vete ke bllokun ne dore …hajduta jeni … me kete reforme qe ne fakt eshte themeli i funksionimit te shtetit prane qytetarit , ti shikon me shume mundesi punesimi te militanteve hajdut te lsi … e keshtu hajdut e tjere te pd. nuk e duan se ngelen me gisht ne bythe
Mbeshtes Meten per c’far tha. Kjo opozite mund te jete parti e tritoleve, por kurr nuk mund te jete parti demokratike. Nje parti demokratike e vertete nuk mund te bllokoje ecurine e shqiptareve drejte evropes, edhe ato pak shqiptare qe mbeshtesin partine e Berishes, duhet te largohen dhe te shikojene tek nderitimi i Shqiperise dhe integrimin e saj drejte evropes sepse e kerkuam qe Shqiperia si gjith evropa ne vitet 90-91 e me tej.
Nuk po kuptojme dot me se kush vjedh ne shqiperi ,
thone qe ka korrupsion , vjedhje , po asnje nuk po kapin dote.
Une mendoje se vetem likja munde te merret me integrimin , e korrupsionit .
TE marrsha te keqen e bllokut like , te lumt o like ti po pi gjumesht me dy nena.
Ishalla na integron saliun , ashtu si integrove skrapin.
Bejeni reformen.eshte domosdoshmeri.shifrat, leket qe harxhohen, lekt qe kursehen, leket qe nuk vidhen,titullare qe kaperdisen nuk i duhen ketij vendi te varfer.pervoje ka afer,sic e thekson z. Meta, dhe pak me larg, jo shume. Nuk e kane lehte te binden PD etj. Pr, duhet ta dinese, opozite nuk do te thote te kundershtosh kurdo e percdogje……..
Bejeni reformen.eshte domosdoshmeri.shifrat, leket qe harxhohen, lekt qe kursehen, leket qe nuk vidhen,titullare qe kaperdisen nuk i duhen ketij vendi te varfer.pervoje ka afer,sic e thekson z. Meta, dhe pak me larg, jo shume. Nuk e kane lehte te binden PD etj. Por ata duhet t,a dinese, opozite nuk do te thote te kundershtosh kurdo e percdogje……..A do te kemi kenaqeine qe ndonjehere te degjojme te thoni.”Mire e bete,jemi dakord”.
Kryebanditi Like Krylopa.
Po xha Braho me valixhe te zeze ku eshte?
nuk kam ndermend tju kujtoj se cfare nenkupton fjala demokraci, por nje gje dua tju sjell ne mendje, oposites I garontohet fjala ne kuvend, the per ligjet qe kerkojne shumice te cilesuar, pavarsisht se mazhoranca I ka kartonat nuk eshte e ndershme qe opozita te lihet jashtepjesmarrjes se pergjegjsive.
Ilir Meta nje kryemafioz…I rrethuar nga bandat e krimi. Duke filluar me kryetarin e LSI=se Elbasan, Pjerin Xhuvani kontigjent droge, pjese e bandave kriminale…mjafton te hetohen klubet ku gdhihet ky kryembandit me mafiozet e armatosur q ee rrethojne. MJERE VATANI per bandite qe ekane zene rob.
O Z. Ilir. Akoma ere berishes doti mirni ? Ai e kavendin ne burge,mos e vononi se me radhe trotil ne rrota do uvere te gjitheve.Para kokes tij ai nuk pyet se kush eshte……