Swoboda: I zhgënjyer që Shqipërisë nuk iu dha statusi

26 Janar 2014, 19:03Politika TEMA
Swoboda: I zhgënjyer që Shqipërisë nuk iu dha statusi

“Jam i zhgënjyer që Shqipërisë nuk iu dha statusi i vendit kandidat në Dhjetor. Shqipëria duhet të tregojë vullet për të mposhtur skeptikët”. Është ky apeli që Kryetari i Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian Hannes Swoboda, i cili po zhvillon një vizitë dy ditore në Shqipëri me ftesë të Grupit Parlamentar të PS-së, dha në një bashkëbisedim me student. Swoboda u shpreh i bindur se Shqipëria duhet të kishte marrë statusin, sikundër shtoi se në Qershor ai duhet të jepet. “U zhgënjyem që nuk e morët statusin kandidat. Unë jam pro Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe shpresoj që Shqipëria të marrë statusin në Qershor. Shqipërisë duhet t’i jepet ky shans, por e rëndësishme është që Qeveria të kryejë reformat. Parësore është respektimi i të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike”, u shpreh Kryetari i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian, Hanes Swoboda.

Gjithashtu europarlamentari vuri theksin në krizën ekonomike si dhe evidentoi si ndër problemet kryesore papunësinë e të rinjve. “Të luftojmë për zgjedhje të përbashkëta Europiane në aspektin ekonomik. Duhet luftuar papunësia dhe diferencat mes shtresave shoqërore. Realizoni reformat e duhura për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, si dhe shpresoj që do ta tregoni forcën që duhet për të mposhtur skeptikët”, u shpreh Svoboda.

Eurodeputeti pritet të zhvillojë ditën e sotme takime me drejtuesit më të lartë të shtetit, Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Mosmarrja e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në muajin dhjetor solli reagimin e klasës politike në vend, e cila e interpretoi qëndrimin për shtyrjen e vendimit në mënyra të ndryshme. Opozita akuzoi Qeverinë se humbi statusin për shkak të tensioneve që krijoi me të. Por Kryeministri Edi Rama fajësoi grupet ekstremiste në Europë për presionin që kishin ushtruar në vendimin negative në dhënien e statusit për Shqipërinë.

10 komente në “Swoboda: I zhgënjyer që Shqipërisë nuk iu dha statusi”

  1. vlonjati says:

    Po ik more i matufepsur se ti ishe nje nga ata qe kane deklaruar per vite me radhe se nuk ka qene gati Shqiperia per statusin.Pastaj pse vjen ne Shqiperi pas Greqise apo e do me shume Athinen?

    1. Kadri Mane says:

      * * *

      O BALO
      TE HENGERT TENJA
      E KESHE
      TE KEQEN
      BRENDA!

      http://goo.gl/CHWRz0

      * * *

      1. raimondi Vlonjati says:

        Swoboda eshte njeri i mire dhe ka te drejte te shgenjehet me Europen qe nuk na dha ne statusin, sepse ky nuk e di si eshte historia jone me Europen

        Por politkanet tane duhet ta kuptojne se EU-ja , edhe sikur te na japi statusin , se do diskretitohen nqs nuk e japin, ata prape nuk na fusin ne EU ne as per 20 dhe as per 40 vjet

        Keshtu qe qeveria jone duhet te mare ca masa drastike ne ekonomi, ku pasurite tona natyrore ti sherbejne kombit tone jo te huajve, ndaj ti prishi ato koncesionet ne nafte dhe ne miniera .Ti mari vete ne dorezim dhe ti menaxhoje vete, se Shqiperia ka inxhinjere te shkelqyer ne ato fusha qe dijne te punojne ne menyre perfekte

        Te regullojme ekonomine tone, pa le te mos na e japin statusin, rendesi ka te hapen vendet e punes dhe te ngrihet niveli i jeteses , te tjerat regullohen vetiu me kalimin e kohes

  2. ---- says:

    Sllavoda: fol me ate burrin e shtetit( kurrizo) qe e hodhi shqiperi 100 vjet prapa.

  3. Qok Qokaxhiu says:

    Ky swoboda mua me duket burr i mire. Sikur te kish nja dy tre si ky parlamenti evropian bota do kish ecur shume me perpara. Politikane te tille te mencur e largepames nje here ne nje mije vjet i vijne planetit tone. Rrofte swoboda dhe parlamenti evropian.

  4. Mjek Roshi says:

    Na paska mbet shume i “zhgenjyer” valla! Bile me shume se ne. Ne kontekst deklarata e tij nuk do te thote gjre tjeter pervecse: Enderroni sa te doni, por pa kryer reforma ne drejtesi dhe pa forcuar ekonomine e vendit as mos t’ju shkoje nder mend te merrni statusin e vendit kandidat, e jo me te beheni anetare me te drejta te plota e komunitetit.

    S’ju vjen turp s’u vjen! Ja u kaluan te gjitha vendet e ballkanit dhe ju lane ne bisht. Bile dhe serbet i plotesuan kushtet paraprake dhe filluan negociatat si vend kandidat me EU-ne, pavaresisht se ekspertet jane te mendimit, se ata nuk kane asnje shanc te futen ne Evrope para vitit 2020.

    Po ju kur e keni bere ne plan te futeni… kur te qethen vicat? Po deri atehere do na thinjet mjekra, o te uruar.

  5. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ne vend qe ta pyesim ne se ” PSE ? ” nuk na e dhate Statusin ku vbjen ne Shqiperi e thote me vjen keq qe nuk ju a dhame ?
    Po ndonje arsy apo argumente ketij Sllobodes nuk i kujtohet kur u bene proçwdurat e refuzimit ? Nuk ka kalu shume kohe 30 dite pse 1 muaj !!!
    E zhyten ne lufte civile Ukrainen e teshti rrine e grohen ne zjarrin qe ndezen.
    Duhet te falenderojme nga mengjezi ne darke qeverine e USA e Presidentin Obama se sa per Slloboden, Doris Pack e Eurosharlatane te tjere do kishim patur te njejtin fund si Ukraina e Siria.

  6. Islam says:

    Ore, sa e ka rrogen ky Svoboda ?

  7. VL.HAS says:

    Po mor po , ju europianet te zhgenjyer !!!!!!! , pse jo dhe armiqesor keni qene ndaj shqiptarve edhe ne 1913 , ku jashte trungut shqiptar late me shume se gjysmen e trojeve shqiptare , pikerisht ato me besim islam . Ne dore e kishit dhe ne mbarim te luftes se Dyte Boterore pas krijimit te OKB , KU NE NJE NGA VENDIMET E SAJ KA QENE I SHKRUAR PARIMI I VETEVENDOSJES , Ne dore e kishit dhe tani se fundit qe s’na pranuat ne BE VETEM per faktin se nuk doni NJE SHTET MYSLIMAN NE EUROPEN JUGLINDORE . Na thuani troq mor te uruar qe te heqimi e te zevendesojme fene ISLAME ME ATE TE KRISHTERE , SE NE SHQIPTARVE ISH MYSLIMANE , NUK NA PRISH FARE PUNE AJO PUNA E FESE , PARA NJEQIND VJETESH RILINDAsit na paten porositur qe te mos u veme ro ketyre te mallkuara besime , se feja e shqiptarit eshte mbi te gjitha shqiptaria !

  8. nesti says:

    erdhi ai mbushi portofoilin dhe iku, te gjithe kete kane bere, hajde fol para deleve dhe ik me canten mbushur se ketu han me dy porta eshte. Po si skini tru or njerez, ai eshte thjesht nje deputet europian me post tek socialistet, sot cdo shtet ben politikat e veta, pra vendosin qeverite dhe jo euro deputetet. E dyta akoma kini shprese per europen ne qershor? pika qe sju bie. Por ne Maj jane zgjedhjet euro parlamentare, per te cilen partite qe kane rritje jane te ekstremit te djathte, dhe ne mendojme se do te na japin statusin, edhe nje here [pika qe sna bije…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje