Rama inspekton Zyrën e Punës: Duhet mbyllur një orë e më parë, është katastrofë

26 Janar 2014, 18:44Politika TEMA

Zyra e Punës ishte ndalesa e rradhës e Kryeministrit Edi Rama në qytetin e Durrësit. I shoqëruar nga ministri I Mirëqënies Socialiste dhe Rinisë, Kryeministri Edi Rama inspektoi Zyrën e Punës, e cila ndodhet në katin e dytë të një pallati të blerë nga shteti në fund të një rruge dytësore. Kryeministri shprehu shqetësimin se si është e mundur që një Zyrë Pune, e cila duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, vendoset në një apartament të blerë nga shteti, në katin e dytë të një pallati, në fund të një rruge dytësore. Gjatë inspektimit të mjediseve të brendshme të kësaj Zyre, Kryeministri Rama dhe Ministri Veliaj panë më nga afër kushtet e papranueshme në të cilat u shërbehet punëkërkuesve dhe punëmarrësve durrsakë. Ministri Veliaj nënvizoi se kushtet e kësaj Zyre Pune, por edhe mënyra se si ajo është konceptuar të promovohet  tek qytetarët nuk ka të bëjë fare me atë çfarë duhet të jetë në të vërtetë një Zyrë që ofron punësim.  “‘Pa formim, nuk ka punësim!’ Janë komplet formate të realizmit socialist. Kjo nuk është ofertë për punë, këto janë slogane. Këto janë reklama për Zyrën e Punës, të cilën fillimisht duhet ta gjesh, pastaj të lexosh reklamën, se si reklamohet kjo Zyrë e Punës”, theksoi Veliaj.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama theksoi vendosmërinë për hapjen sa më parë të një Zyre të re të Punës në këtë qytet. “Në një qytet, që është qyteti i dytë më i madh, për nga ekonomia dhe për nga rrugët e zhvillimit të sipërmarrjes private, na duhet me urgjencë një Zyrë Pune e denjë për njerëzit që kërkojnë punë,  që të stimulojë energji pozitive dhe të stimulojë shpresa. Kjo është një katastrofë dhe kjo duhet mbyllur një orë e më parë. Ne na duhet një orë e më parë Zyra e Punës, ashtu siç duhet, aty ku e keni identifikuar, me shpejtësi të madhe, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit”, theksoi ai.  Gjithashtu, Rama nënvizoi domosdoshmërinë për të identifikuar vendet aktuale të punës, të cilat janë të lira, dhe të vihen në dispozicion të qytetarëve. “Të fillojmë menjëherë të mbledhim gjithë çfarë ka informacion, kërkesa, për vende të lira pune dhe t’ia vëmë në dispozicion të rinjve, t’ia vëmë në dispozicion të të papunëve, t’ia vëmë në dispozicion njerëzve që duan të punojnë. E, realisht të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë ekzistuese që janë, ndërkohë që të hapim vende të tjera pune, kudo dhe në vazhdimësi.  Vendet aktuale të punës, që janë të lira, duhet të vihen në dispozicion të njerëzve. Këtu s’ka kush vjen dhe ku e gjen Zyrën e Punës, jo më të besojë se këtu mund të gjesh punë”, tha më tej Kryeministri.

17 komente në “Rama inspekton Zyrën e Punës: Duhet mbyllur një orë e më parë, është katastrofë”

  1. . says:

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    Ja si na e la krimineli SALI Shqiperine …. e vodhi dhe pastaj e dogji dhe shkaterroi per te zhdukur gjurmet.

    Sali Bisha i burgisur per jete … ose Z.Rama dorezo pushtetin.

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    1. Sokrati says:

      Paska parur zyre pune ne Durres se ne Tirane para ca ditesh ky inaguroj nje te tille dhe tha qe po hapet per here te pare.
      Besoj se e mbani mend se protestonin ca vajza qe kishin qen aty te punesuara dhe i kishin pushuar nen premtimin qe do hapim 300 mije vende pune.

      1. adri says:

        O sokrat shyqyr po pastrohen zyrat nga te paaftet e pisanjoset. Ka ardhur partia socialiste dhe koalicioni qe ajo drejton dhe nuk jane katundaret te babeziturit e berishes qe e shkaterruan shqiperine.

        1. Sokrati says:

          Jane me keq,jane teplena e skrapari qe duhet me jq qi robt ku ti kene.
          Kam qen kunder malokeve po keta qe erdhen qenkan beter fare,ngjajne si kopila te befotrofit.

  2. ana says:

    bravo zoti rama kjo qe po beni eshte nje pune e shkelqyer, boll me ka vuajtur ky popull. vota jone dhe po lexohet ne cdo nisme tuajen.

  3. jona says:

    ja kshu ka lezet, kryeminister qe shkon e inpekton vete punen ne cdo qytet te shqiperise. se punet e mira e duan ustain ne koek thote populli, na nderove edi ?

  4. fredi says:

    kjo eshte mundesia me mire per te konfirmuar korupsionin galopant te paraardhesit.
    Se pari te konfirmohet pronesi e kujt eshte ky apartament pra kujt i eshte bere ky nder sembase del ndonje figure e nedruar politike.
    Se dyti kush ka urdheruar per hapjene e kesaj bicim zyre dhe arrin ne nje afere te pater korruptive.cfare do me drejtesi shume e thjeshte per tu evidentuar abuzimi me fondet publike.

  5. . says:

    ****************************************************************************************

    Z.Rama …. kerkon te ndertoje nje Shqiperi moderne Europiane, po parate qe t’i vodhi krimineli Sali ku dhe si do gjinden ?

    ****************************************************************************************

  6. @ says:

    Nuk paska pasur nje cope vend ne bashkine e Dakos per zyren e punes qe kane shkuar e kane zene nje qenef ne nje pallat.

  7. Zyra Lleshi says:

    Ky mund te konsiderohet me plot gojen skandal i radhes. Mendoni qe kjo “zyre pune” ka operuar ne Durres, ne qytetin e dyte kryesor te vendit. Merreni vete me mend se si do te paraqitej gjendja ne qytetet e tjera me te pazhvilluara te vendit. Aty nuk eshte cudi qe ato te jene sajuar edhe ne garazhe automjetesh, magazina drithi, pse jo edhe ne natyre…;)

  8. PATRIOTI says:

    keto zyra pune jane blere nga skender gjinushi ne vitin 2004 si ne vlore ne fier durres lushnje nga 1 miljon euro dy dhoma nje guzhine
    keshtu qe ska cfare te beje dhe te shaj rama
    e pat qe ju morr goja
    sepse del si pet lakrori kjo pune qe gjinushi blinte hyrje dhe i kthente zyra
    sala i njohu dhe nuk u morre fare me punen as i futi ne burg
    ky mund ti fusi ne burg sepse e meritojne gjinushi pasi krimi eshte krim dhe nuk ka kohe kur denohet

  9. Mus Maranej says:

    Zoti Rama ate zyre pune qe eshte ne funde te asaj rruge e durres dhe qe eshte ska dal lk falja ndonje fukaraje te pa streh ne Durres sa sevap do besh ok dhe hape nje zyre tueter te mrrekudhushme si ne Durres dhe tere qytetet e shqipris me qe ju tregoheni kryminister i zoti brravo te kjofte dhe a ka mundesi me hape zyrat sa me psre ne tere qytete shqiptis dhe me gidhuar me punsyar qdo familje shqiptar te pakten nje person pere familje po pa dadhime te kraheve politik te punsohen qytetart ose qytetart te pakten njeri nga familja ne qdo shpi shqiptare sepse po qohen pluhura mjegufh qfo dite kot se koti dhe diskutime oa lidhje nga qeverria po konkretishy zoti krhminister sa popull ke punsuar deri tani dhe sa fo punsoni ne te ardbmet jeto kerkon populli qfar po behet te behet ne te mire te shqiptise fhe shqiptarvet ok qdo dite qe. 5 muaj ju zohi kryminister dhe zoti kryeparlamentar po beni vizita shtetrore ne tere Bote sidomos ste Ballksnin po e qani fare duke ja Rregudhuar Hadhet ju po sufheni sikur jeni bere kryminster-kryeparlamentar i Ballksnit mos te themi dhe i Europes ne nje kohe ku qdo fite thefhohen papunsit fukarafheku viedhje grabitje vllavrasje me stme dhe dtilet e gjndit te keqberseve me tritol apo mina qa zotin eshte keshtu shqiptia fhe shqiptart kane srritur kulmin me papunsi gukarafhek sksudente divorca e vllavrasje ner me te tmerrshmet ju zoti ktyminister fhe zoti krypsrlsmentar ose nuk qarmatodni mbare popullin shqiptar sudomos krejte familjet ku kane fjeme te ti dhe burra me problrme ngatrresa dyshumr si keqebersa dhe precedime pensle ju luteme keto jane vjera setioze me keto te merret qeveria jo merret me budhadheqr 5 muaje rreste qfsr ks bere weveria e kaluar o zotri populli tkubdervotoj Betishen fhe votoi juve Zoti Rama zoti Meta pra ju sjikoni gjerat jryesore per shqiprin che shqiptar me rce psra jo mrapa ju a do evni me ide demokratike me ide vertet demokratkke xhwiptare prendimore si usa kanadaja sty merrni shembudhe po deshet sy me shkku e vdshe me nigjusr ok qfar ju fjhen gjerat e jsluara te qfo dhoj qevegie qe 23 vite dihet si ksne pjnuar te gjitha weverit ktyministrat ministrat e shkysra o xoti kryminister mos shiko mrapa po para dhe konkretisht merru me punsime te popullates shqiptare me srehim te pastrehuarve me qetsi e Rendit me qarkullim Rrugir lufto korrupsionet ne qevetin tuaj ecni para jo mrapa ndalo evito krimet te qdo dhoje k shksle che ndalo evito sksidentet ok po deshe ne hy ne europe bashkepuno me wdverine qe drejton fhe kruko pajyim seriozisht me marrveshje te bashkepunimrve qeveri Opzit rresoekto tere lidert che psrtit pa dachime jrahesh pilitkk sifhu si Burr shteti se te zgjidhi populli mos u sidhni si gjikanovuci i montenegrod me trojet Etnike ne Ulqin tuz deri plave guci se dihet gjyjsnovici eshte trashigudhi i krajl nikolles si eshte vllsi i serbit fhe tere ylkst e trlheve Etnike shqiprare ne Mal te xi po i shkel me krmbe se bashku me tere popkllaten dhqiptare ne tokat e tyre qe jane po te hhuajshe sa kosova e nheta gje ne maqedoni po brne presidenji maqedonas e njeta vje po brne kryminustri sdrbis nda tere xhqiptarvet nf hljat e tyre ne shpijat e tyre ne tere trojet etnike dhwiptare pra montenegro -Serbi -Maqedoni po dbkelin te vjitha te drejtat r mknotiteteve shqiptare ne tokat dhe shpijat e tyre gjithesesi ju zoti kryminister-Zoti kryparlamentar te rregudhoni qfo gabim me a pa dashje ndaj tere luderve te partive shqiptare fhe ndaj popullit demokrat e Djathtist ok te kondiseroni e te rrespektoni tere osrtit dhe lidert d gyre dhe krejte popkllin shqiptar ne menyre te Barazive demokratike jo komkniste por demokrahike demokrahike demokratike te lsrgoni tere iluzionet e vietra te ideve stileve te idhe krerve lider te oerosrdhrm te 24 viteve te ps e tera partive msjtuste apo te ideve ppsh ju zohi Rama dhe zoti Zmeta u vitut nga populli kjo eshte vertet metute e jusja dhe popklli fjhet te showrbelfhet me pundime Qetsi e Zrendit dhe te futeni jandidate ne Be ok duksese zohi Rama-Meta kujdesni armiqsin mes politkksve fhe muqdsit me srmuqt fqinje se tere shekjjt. Dhwiprart jane dklmuar nga shtetet pere Rreth pra shtetet Fqinje dihet se dyhet ne oase bashkepunim po jo me be armuqt vllezer se ata kurr sna kane dadhur ad njk ba duan ok Rrofte Shqiptia me tere Trijet Etnkke me krejte dhqiprart me kryminidttin Rams -kryeparkamentsgin Meta mbarsi qeveris mbarsi opozites mbarsi tere psrtive dhwiptare qfo pergjevjesime e js weveris dhe ipoxita jeto jane psgyi ktyesore te tierat hsne sifrs shtesa dhe pa i ofendusr gjigbmone duhet ti terheqddh se njk ndezin sd ne vrre ps krre ne dimra se ju ksne rene mohorrat se dkane ofivibs pere Zripstime oere vfce Lsi we e drejton super strategu. Klir Meta ik faleminderit pra krhehuni tek punsimi i pipjllit dhe qetsia e Renfi fhe qarkullimi Rrugor luftlni punoni me rce oetosrs jo mrapa sbkoni ne fshatra fhe qytete te tere dhqiptise shikoni fukarafhekun pspkbdin fhe Rfnfin fhe qarkjllimin Rrugore ok faleminderit

  10. Mus Maranej says:

    Punsoni shqiptart qarmatos i shqiptart krejt me e pa leje ok armet ti kete vetem poli it shtetrorere dhe sikjuriteti i tere dikastere ve ku eshte e ne vojshme ok jo arme me leje militante te qeveris ne fuqi jo arme pa leje militante e te tere pati ve tere populli te qarmatoset ne tere shqiprine me dhe pa leje tju merren krejte pa dadhime jnjerziSh ok dhe jo shkaun Malazes-serb ti beni vllezer po kojshi e bashkepunim tju kerkohet dhogori qeverive montenfgro-serbi-maqedoni pere te Drejtat dhe lirit Demlkrstike te shqiptsrve qe jjetojne ne tokat e tyre dhe shpidt e tyre tju Rrespektohen te Drejrst dhe Lirit e tyre ashtu edhe shqipria – Kosova te rrespektoje minoritetet ok faleminderit

  11. tarrasi says:

    poju sikuptoni keto inspektimet e edvinit qeka ngele si robert camcakizi sanje dogan esanenje zyr gjoja popunoj dhe tihumin vemendjen popullit nga varferia dhe taksat elarta qepixhvesh dhe pilen lakuriq ska problem teshkosh neasnje vende jepu leke dhe pune popullit egjen vete jetesen seku blihet eku hahet keto jka vetem mashtrime qe askush nuke ihan me je rilindja apo linda sekurdel me atparullen ingatrron linden me rilindjen ti poetregon se cfar qeverisje ke sajmir mut tahirn ministere mekaq dhe ketu mbaron gjithcka edhe kurben sikur ipermalluar per popullin me vjen tedhihem kur teshof te permalluar

  12. joel shkodra says:

    Akoma gazetari qe shkruan lajmin nuk e di se Ministria quhet e “Mireqenies Sociale” dhe jo e “Mireqenies Socialiste”. Por, kaq shume e ka ne gjak Partine Socialiste, sa qe i dedikon edhe nje ministri asaj partie. Me pas, do te shkruajne: Ministri e Aresimit Socialist, e Shendetit Socialist, e Mbrojtjes Socialiste etj. etj.

  13. europa says:

    duhet urgentisht sistemy te digitalizohet ne menyre qe secili me ane te internetit te shohe vendet vacante qe kane keto zyra pune reklamuar, e te mos humbi kohe per te gjet ato, qe zor qe I gjejne the ato qe punojne aty.

  14. BRITISH BULLDOG says:

    Mbaj premtimet per vende pune se per kete je votuar e mos bej kot sow me zyra gjoja pune. Keto zyrat tua or Ram do jene si dyqanet e Merhumit, shume hapesire e asgje brenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje