Dëmi ekonomik i shkaktuar në financat publike arrin në rreth 15.1 miliard lekë. Shifra u bë publike gjatë analizës vjetore të KLSH-së dhe rezulton pas 164 auditimeve të kryera në 2013. Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj, në prani të Presidentit Bujar Nishani, prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, deputetëve, Ambasadorit të Be-së në Tiranë Ettore Sequi, bëri të ditur se se dëmi ekonomik për 2 vitet 2012-2013 është afërsisht 2 herë më i madh se në periudhën 2009-2012. “Nga auditimet e ushtruara përgjatë vitit 2013, KLSH ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare të vlerësuara si dëm ekonomik në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera, në nivelin 15.1 miliard lekë. Pjesa më e madhe e dëmit të zbuluar është nga shitja e pasurisë dhe dhënia me qera e pasurive publike me koncension”, tha Leskaj. Sipas tij, krahas zbulimeve me dëm ekonomik KLSH ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituar, në nivelin e 4.4 miliard lekëve ose 2.5 miliard lekë më shumë se në vitin 2012.
Kreu i KLSH u shpreh se ky institucion ka kërkuar dhe përmirësime ligjore, duke rekomanduar vendosjen e kufirit të borxhit në Kushtetutë, si dhe reduktimin e numrit të bashkive dhe komunave. “Së pari, ka kërkuar vendosjen e kufirit të borxhit publik në Kushtetutë, propozim ky i bërë nga ana e KLSH-së prej 2 vitesh rresht, duke rekomanduar që ministria e Financave të ngrejë një grup pune me ekspertët më të mirë të fushës për përgatitjen e paraqitjen e një nisme ligjore për fiksmin në Kushtetutë të treguesit të borxhit publik në raport me GDP-në. Së dyti, nga auditimi i performancës për ndarjen administrative të kryer në muajin shkurt- tetor 2013, KLSH ka rekomanduar ndërhyrjen në ligjin për pushtetin vendor, për reduktimin e ndjeshëm të numrit të bashkive e komunave, për një shërbim më cilësor ndaj komunitetit. Por kjo, në respekt maksimal, jo vetëm të konsensusit politik të partive, por edhe atij social, kulturor e historik të zonave të ndryshme të vendit, sipas kërkesave të Kushtetutës”, tha Leskaj. Në vijim ai ka kërkuar saktësimin e gjendjes së borxhit që buxheti i shteti ka ndaj sipërmarrjes private.
Bujar Nishani
Presidenti Bujar Nishani, i pranishëm në analizën vjetore të KLSH-së vlerësoi punën e këtij institucioni në 2 vitet e fundit, që sipas tij, është lehtësisht e identifikueshme. Nishani kërkoi bashkëpunim të ngushtë të këtij Institucioni me Prokurorinë dhe Kuvendin e Shqipërisë. “Bashkëpunimi me Prokurorinë dhe Kuvendin e bën më funksional zbatimin e ligjit dhe ndëshkueshmërinë ndaj shkelësve të ligjit”, theksoi Nishani. Sipas tij, KLSH-ja është një ndër institucionet e rëndësishme që ka të bëjë me kredibilitetin e shtetit. “KLSH duhet të mbizotërohet nga profesionaliteti dhe pavarësia e ushtrimit të detyrës nga secili prej jush”, iu drejtua Presidenti Nishani audituesve të KLSH-së.
Adriatik Llalla
“Bashkëpunimi i Prokurorisë së Përgjithshme me Kontrollin e Lartë të Shtetit ka qenë në nivelet më të larta”, u shpreh kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë analizës vjetore të KLSH. Referuar rasteve që KLSH ka depozituar në organin e akuzës, Llalla vlerësoi se materialet që ka përcjellë KLSH kanë një rritje cilësore dhe sasiore e tyre. “Po ashtu është për tu vlerësuar fakti se në kallëzimet e tyre nuk janë përfshirë vetëm zyrtarët e niveleve të ulëta, por edhe në nivele të larta”, theksoi Llalla. Sipas tij, angazhimi i KLSH-së ka qenë serioz dhe kjo dallohet nga analiza e plotë që i keni bërë materialeve kallëzuese dhe që na kanë ndihmuar në punën tonë . “Raste të shumta janë dorëzuar në prokurori edhe gjatë vitit të kaluar, të cilat tashmë një pjesë e tyre ka shkuar në gjykatë ose janë në përfundim të tyre dhe në të gjitha rastet prokuroria ka kërkuar pezullimin nga detyra për të gjithë zyrtarët e kallëzuar nga ana juaj”, nënvizoi Llalla. Sipas tij, Prokuroria e Përgjjithsme ka qenë e ndjeshme ndaj rasteve të referuara nga KLSH, pasi një numër i madh çështjesh të pushuara nga prokuroritë e rretheve gjyqësore para vitit 2013 janë shfuqizuar dhe është kërkuar rihetimi i tyre, disa prej tyre tashmë janë dërguar për gjykim dhe janë shpallur edhe vendimet për dëinim. “Jemi të bindur se kemi shumë për të bërë. Nga hetimet e prokurorisë rezulton se abuzimet me funksionet publike janë shtrirë edhe në nivelet e administratës publike dhe për këtë kërkohet më shumë bashkëpunim dhe seriozitet në punën tonë . Këtu nuk i referohem vetëm KLSH-së, pasi rol primar në luftën kundër korrupsionit kanë të gjitha institucionet publike në veçanti ato institucione që janë përfshirë në pjesën e njësive të përbashkëta hetimore Task Forcë”, tha kryeprokurori Llalla. Duke folur për luftën kundër korrupsionit, Llalla u shpreh se “Prokuroria e Përgjithshme konsideron se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të konsiderohet si garë mes institucioneve apo si kalimi i përgjegjësive te njëri tjetri, natyrisht organi i prokurorisë ka rolin e tij primar, në ngritjen e akuzës, por edhe institucionet publike që referojnë rastet në prokurori nuk duhet ta konsiderojnë rolin e tyre të përfunduar në momentin e dorëzimit të kallëzimit , ato duhet të jenë solidare deri në dhënien e dënimit nga gjykata , kjo është fryma e njësive të përbashkëta hetimore”.
Anastas Angjeli
Vlerësime për punën e KLSH-së ka bërë edhe Sekretari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë Anastas Angjeli, sipas të cilit ky institucion është në rrugën e duhur të përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe kushtetuese. Angjeli analizoi arritjet që kanë çuar në këtë stad, institucionin më të lartë auditues të financave publike. “Progresi institucional i KLSH-së, rritja e profesionalizmit, forcimi i kapaciteteve audituese, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe faktorin media, dëshmon dhe konfirmon se ky institucion është në rrugën e duhur të përmbushjes së detyrimeve kushteteuese dhe ligjore në funksion të kryerjes së detyrës”, tha Angjeli. Duke iu referuar planit strategjik të auditimit të KLSH-së për periudhën katër vjeçare, 2013-2017, Angjeli tha se, “implementimi i saj është një garanci më shumë për reformimin e këtij institucioni dhe shndërrimin e tij në një institucion që aplikon praktikat dhe standardet më bashkëkohore në këtë fushë”. “Amendamentet e KLSH-së, të cilat pritet të kalojnë në Kuvend, proces për të cilin ekziston vullneti i plotë për miratim, shtrojnë para këtij institucioni, objektiva dhe sfida të reja, sidomos tani kur lufta kundër korrupsionit është prioritet”, theksoi deputeti socialist, Angjeli. Sipas tij, Parlamenti dhe KLSH-ja kanë përgjegjësi të përbashkët për menaxhimin me përgjegjshmëri të lartë të financave publike, dhe marrëdhënja mes tyre është aktive dhe konstruktive dhe në funksion të objektivave të përbashkëta.
Majlinda Bregu
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, duke iu referuar progres-raportit të Bashkimit Europian, që sipas saj është dokumenti që na monitoron më saktë se cdo raport lokal që mund të publikojmë kërkohet miratimi i amendamenteve të ligjit organik të KLSH-së që kërkon një shumicë të cilësuar votash me 3/5. Miratimi i tyre, sipas Bregut, nuk ka arsye të shtyhet tani, për më tepër kur behet fjalë për dy elementë thelbësorë, të njërës prej sfidave më të mëdha të vendit, që ësht llogaridhënia dhe transparenca, që lidhen me sfidën e lufts kundër korrupsionit.
ku eshte prokuroria?!!! ku eshte gjykata?!!! pse si arrestojne?!!!
Saliu ndertoi nje shtet te rrumpalles e katandisi vendin simos me keq.Pasojat e keqqeverisjes po i vuajme edhe sot.
Ore jane bere masakra te verteta me parate e ketij populli , me jeten e ketij populli, me gjitcka te ketij vendi. Burg per te gjithe ata qe bejne keto pazare
Bo bo………… Drejtesia nuk paska fakte.Si do bejme qe faktet te mos jete buall por mali i Gramozit.Hajde Rrum-Palle hajde .Vrafsha vehten qe su bera pushtetare por endacak ne bote per tu ushqyer.Me thoshnin: Hajde me Tosin ose dridhe me Saliun .Jo u thoshja se do bien si fiqte e Gushtit. Eh cti besh pa fat mos te lente zoti.Do ishja ne ekipin e Rrum-Palles dhe nuk do vuaja asnje dite .Por megjithate ndihem krenar se jam shqiptare .Fukara ,fukara por Shqiperine e kam ne zemer.
Kur lexoje nga keto shkrime se cme ngaterrohet dhe me kujtohen fjalet e Gj.Fishtes.O moj Sh……. Ndoshta dhe ai ishte bere pishmand qe nuk mori ndonje karrike e leshoje ato fjale shume kuptimplote edhe per sot.Nuk di cila gozhde po ndalon dyshen Rama -Meta . Te jene kenaqur te dy me karriken ? Ndoshta eshte dhe kjo se shqiptaret vdesin te shesin pordhe ne maje te karrikes.Mire keta qe arriten ate qe donin po ky populli shqiptare me cfare do kapardist qe te shesim pak pordhe ?