Ja çfarë i shkruante Jusuf Gërvalla diktatorit shqiptar, Enver Hoxha

30 Janar 2014, 19:18Rajoni TEMA

Patrioti i shquar shqiptar, Jusuf Gërvalla, i vrarë në janar të vitit 1982, duket se kishte krijuar disa raporte me shtetin shqiptar të asaj kohe, gjatë periudhës kur gjendej i strehuar në Gjermani.

Gërvalla e vlerësonte diktatorin Enver Hoxha, madje kishte afërsi edhe ideologjike me të.

Gazeta Express ka siguruar një letër, që tashmë është publike, e Jusuf Gërvallës dërguar Enver Hoxhës më 19.08.1980.

Sot po sjellim pjesën e parë të kësaj letre.

 

Untergruppenbach RFGJ, më 19.08.1980

I dashur shoku Enver!

Ne shqiptarët e shkëputur nga atdheu i lirë dhe të mbërthyer me dhunë brenda kufijve politikë të Jugosllavisë, ndjekim me krenari çdo hap të Shqipërisë mëmë me përforcimin dhe përparimit të atdheut. I gëzohemi prej së largu çdo prove të suksesshme të unitetit të pathyeshëm, parti-popull dhe kjo na bën më të fortë edhe ne. Mburrja dhe entuziazmi i ynë s’ka kufi kur kujtohemi që Shqipëria, nga një vend i varfër feudalo – borgjez, u kthy në një vend të mirëfilltë, që jo vetëm po ja del të ruaj në gji të shoqërisë së vet të paprekur kështjellën, por edhe t’i ndezë shkëndijat revolucionare të pjesës dërrmuese të popujve dhe planetit. Pa frikë se po biem në ndonjë eufori, nesër, kur këto shkëndija të kthehen në zjarre të vërteta revolucionesh. Ne jemi të bindur që bota do të ja njoh një pjesë të mëdha të meritave pikërisht atdheut tonë, Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. E qartë, duhet një punë e mundimshme jashtë mase për të arritur në shkallën e sotme. Jemi në dijeni për një pjesë të madhe problemesh, me të cilat u ballafaquan Partia e Punës e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar në rrugën e tyre të ndritshme. Ajo mburr dhe na jep shpresë më së shumti është fakti se në gjuhë këtë punë prej titani, PPSH dhe populli shqiptar i lirë, në udhëkryq e njërës nga sprovat më të mëdha historike, ka zgjedhur rrugën e sinqeritetit dhe të guximit të pashembullt me të cilat është mekuar ndër shekuj populli i ynë i shumëvuajtur, rrugën që i jep dorë të bëhet zëdhënës i ideve më përparimtare të njerëzimit, duke ndarë si me thikë të mirën nga e keqja në botë.

Epoka e lavdishme shqiptare e Gjergj Kastriotit nxori në pah një përmasë të rëndësishme të shpirtit të popullit tonë: gatishmërinë e flijimit në shkallën më të lartë dhe të frymëzimit të papërsëritshëm të njeriut të kohës për mbrojtjen e atdheut. Dhe hyri me të drejtë në histori si epokë e Prometheut kundër të gjithë perëndive. Epoka e sotme shqiptare në Partinë e Punës dhe me ty në krye, shoku Enver, nxori në shesh edhe një dimension tjetër: etjen e madhe të shqiptarit për punë dhe për ndriçimin e plotë të mendjes. Doli në shesh njeri i ynë vërtetë nga gjiri i njërit prej popujve më të vegjël në botë, por të aftë për t’u bërë shembull për të mirë në mbarë botën. Skena e dramës së sotme shqiptare është po ajo e Prometheut të pesëqind vjetëve. Bota e krishterë është ajo që pat nisur luftën kundër kuçedrës anadollake. Dhe sa u duk që ajo botë po i gëzohej titanit Skënderbe, që po i qonte në vend tek e fundit edhe interesat e Europës. U prapsën një pas një fuqitë e kohës. Kishte një cikërrimë që nuk durohej në personin e Gjergjit dhe të popullit shqiptar: seriozitetin dhe këmbënguljen mbinjerëzore, që çështjen e shtrenjtë të lirisë e bënte të kuptohej në gjithë njëmendësinë e saj. Kështu u zmbrapsën dalëngadalë edhe forcat që kishin hyrë në përpara Shqipërisë së “vogël” në lojën e madhe të dramës komuniste. Shqipëria e “vogël”, me seriozitetin dhe njëmendësinë e saj atyre ua nxori gjithë merakun në kushte të një temperature të lartë të “lojës” së nisur prej tyre. Marrëveshjet paqësore dhe krushqitë e Venedikut, Raguzës, Serbisë me kuçedrën anadollake, në një kohë që Shqipëria po e lante në gjak çdo pëllëmbë të tokave të veta, nuk ndryshojnë aspak nga tradhtia sovjetike, jugosllave, kineze…që ia kthyen shpinën m-l, duke mos qenë të gatshëm t’i bëjnë ballë frymëzimit të lartë dhe duke mos parapëlqyer rrugën e rezistencës së ulët ndaj armikut të egër të epokës, imperializmit dhe kapitalizmit. Ne ndjekim me indinjatë bllokadën e egër ndaj Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, që nisi imperializmi, për ta vazhduar revizionistët tradhtarë. Por zemra na bëhet mal kur shohim që atdheu ynë marshon sypatrembur, duke çarë një pas një rrethimet dhe bllokadat mizore dhe duke ndjekur me frymëzim dhe besnikëri të pashembullt rrugën e sigurt të socializmit, që është e ardhmja e afërt e të gjithë njerëzimit.

Në saj të ekzistimit të kësaj Shqipërie të mbarë, të fortë dhe vigjilente dhe në saje të traditave revolucionare të popullit tonë, përgjithësisht edhe ne shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të përfshira në dhunën e në padrejtësinë e pashembullt historike brenda kufijve të Jugosllavisë, ndonëse jemi dëmtuar në masë të madhe nga shtrëngimi i vazhdueshëm i darëve të shovinizmit serbo-malazezo-maqedonas, ia kemi dalë të ruhemi bukur mirë nga ujërat e zeza ideologjike të revizionistit titist.

Larg ndjenjës revanshiste, nacionaliste e shoviniste, te ne është ndezur shkëndija e luftës së pashmangshme nacionalçlirimtare, konturat e së cilës por duken në horizont.

Të nxirret pjesa e robëruar e tokave dhe e popullit shqiptar nga kthetrat e përgjakshme të social- shovinistëve titistë dhe të çohet në vend vullneti i ndryshuar i popullit tonë:

Bashkimi me vendin amë, Shqipërinë. Është një e drejtë historike që iu mohua por nuk ju çrrënjos kurrë popullit tonë të vënë me shekuj përballë padrejtësive të mëdha historike po të papërkulur kurrë.

Në dëshmi të përpjekjeve dhe të luftës sonë flasin vetë faktet kampet jugosllave të përqendrimit, me barkun e tyre të akullt, që s’po resht së gëlltituri që tridhjetë e pesë vjet me mijëra e mijëra patriotë dhe revolucionarë shqiptarë.

— Vazhdon nesër

43 komente në “Ja çfarë i shkruante Jusuf Gërvalla diktatorit shqiptar, Enver Hoxha”

  1. Zigur Qarri says:

    Idete e majta nuk erresojn aspak figuren patriotike te Jusuf Gervalles.
    Megjithese diktatura komuniste mund te quhet nje koh e humbur,perseri ajo mbetet nje faze historike ku do kalonin patjeter shoqerite e polarizuara e te joshura nga idete utopiste.Pasojat dihen,katastrofe ekonomike dhe zhgenjim total i idealisteve,atyre qe besuan sinqerisht ne nje shoqeri te barazitizmit.Pervoja historike na meson,se çdo ndryshim me dhune dhe çdo sforcim ne rrugen jo te natyrshme stimulon te keqen dhe paaftesin dhe e çon nje shoqeri ne degradim total.Asnje shoqeri nuk duhet ti kaloje kufijte e ndihmes sociale mbi mundesite e saj,ndryshe humanizmi i tejskajshem do transformohet ne kanibalizem te tejskajshem.

    1. Pelasgian says:

      fjale shume te verteta …

      1. HDD says:

        Jusufi si shumica dermuaese e koqovareve ja ka fute kooot, shteti dhe figura e Enverit ishin aq te lodhura saqe te gjitha ato merita qe i ke ceke aty jane te pa baza, inegzistente, popuuli nuki kishte ushqim te mjaftueshem e lere me te flitet per nje shkendi suksesi ne bote! Jusufi ka qene patriot dhe si i tille do te jetoj me ne per kohe te gjate!

        1. vetem arber says:

          HDD-ja duket se ka jetu ne hene.Nuk eshte vendi qe te bejme analizen e sistemit.Ne qe kemi jetu ate kohe e dime me se miri cka ishte mire e cka duhej te ishte me e mire.As qe mund te vihet ne dyshim qe kush eshte kunder nje sistemi te tille se ka te drejten morale te beje vrejtje,per faktin e vetem qe ai eshte i deklaruar kunder dhe do thote te qena e te paqena.

      2. Petriti says:

        Ziguri ka te drejte, por nuk duhet te harroje se para vitit 1944 pothuajse 80 % e shqiptareve ishin si njerez me bisht, te pashkolluar, te pangrene, te ndare me njeri tjetrin. Ai sistem diktatorial te pakten i emancipoi, i shkolloi dhe i iluminoi. Eshte e vertete qe nuk i pasuroi.

    2. Enver Hoxha says:

      Shani sa te doni,por asnje shqiptar nuk ka bere QOFTE EDHE NJE TE MIRE TE VETME ME SHUME SE MUA PER POPULLIN!!!
      Flas per POPULLIN FUKARA e jo per hajdutet e kriminelet!!!

    3. Ruzhdi says:

      Tash gjith e dijn se Enver Hoxha dhe Fadil Hoxha ne Luften e dyt Botnore e kan trathetuar Kombin Shqiptar me ndihmen e Serbve ne Kosove dihet por edhe ne Shqiperi Serbet i kan pas gishtat e perzim ne Qeverin Shqiptare. Me Iden Komuniste kurr Shqiptarve nuk i kishte ardhur Lirija dhe Demokracija sot qe e posedon Kombi Shqiptar kjo esht e sigurt. Ne at koh Jusuf Gervalla ka menduar se me ndihmen e Enver Hoxhes mund te bej diqka me mir e me sigurt por ka qen e kunderta prej asaj Ideje ska pas Shansen edhe ma te vogel qe mund te bej per Kosoven.

    4. elinor says:

      Si the ti o Zigur, parazitizmit?….apo jo, qenka barazitizmit!!! Jo po barativizimit!
      Nga i shpikni keto fjale more aman, apo mendoni se dukeni me kulture me shpikje te tilla.
      Rrenja e asaj fjale eshte “barazi” dhe ne rasen gjinore do te ishte “barazise”, jo barazitizmit!

  2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

    Enver Hoxha punoi dhe jetoi per Shqipnine.
    Te gjithe ne qi shkrujm shqip jemi krenar per Enver Hoxhen.
    Enver Hoxha osht Baba i shqiptarise,ai osht themeluesi i Shqipnise moderne,ai largoi gjith te kqijat qe prangosnin shqiptarine.
    Ai largoi fene dhe diskreminimin e grave ne shoqeri.
    Enveri arsimoi dhe civilizoi shoqerine shqiptare.
    Jusuf Gervalla ka shkruar me fjale zemre.
    Rrofte Shqipnia e Bashkume

    1. era, skele, vlore says:

      sakte!

    2. joel shkodra says:

      Ndoshta eshte baba i yt, se i imi jo.

  3. Agron says:

    Nuk e kuptoj pse kane kaq deshire moderatoret e kesaj gazete qe vene perpara emrit te Enver Hoxhes fjalen diktator.Eshte hapur nje epidemi leprozesh ne shqiperi qe jane vene ne gare kush te shaje me pare sistemin e para 1990.
    Jeni gazete qe keni luftuar pa meshire vrasesin berishe dhe ate nam duke thene dhjete here ne artikujt tuaj ish kryemistri …ish kryeministri…pse nuk thone krimineli berishe apo nuk ka vdekur akoma ?
    Ai sistem apo regjim sic ka qejf ta quaje monstra berishe dhe udbashet qe vrane Gervallen se nuhaten veprimtarine e tij atdhetare te pakten ishte e keqja me e vogel.
    I takoj atij brezi qe nuk kam kaluar mire ne sistemin e Enver Hoxhes por duke pare sot shqiperine qe eshte ne humnere te pakten te moj bejme trimin apo garipin me enverin qe ka 30 vjet qe ka vdekur.

    Lavdi trimit te Jutbines Jusuf Gervalla
    Poshte klika e serbofile e berishes dhe lul udbashit.

  4. sulo says:

    Jam plptesisht dakort me komentusit e mesiperm,gjykim i drejt fjal zemre te nje patrioti qe kombin e deshi me zemer dhe fali dhe jeten per te, i perjetshem JUSUF GERVALLA i cili perfaqson pjesen me te mir te kombit ton.

  5. pal says:

    Kam shume vjet ne emigracion dhe e vetmja gje qe me ben krenar qe jam shqiptar e qe mund te ndeshem me te huajt,eshte Enver Hoxha!Enveri,per njerezit e ndershem nuk eshte diktator!

  6. Konica says:

    Sido qe ta vertitesh, Enver Hoxha ishte nje diktator.

    1. endri says:

      Si dija qe shumica e komentueseve ketu qenkan mbi mesataren 80 vjec. Akoma me trimerit e Enverit ju? MIr ky gerrdalla qe se ka ditur gjendjen pasi jetonte ne Gjermani po ju e dini shum mire kush ka qene Diktatori.
      Cbehet mor aman, 45 VJET E LYNIM BUKEN ME SHEQER DHE KUR DILNIM JASHT NA E MERRTE ERA DHE PRAP THAT NA NGELTE SE KISHIM NJE PIK VAJ ME JA HEDH E JU BENI TERR TERR… DUHET TE JU VIJ TURP E TE IKNI ME BIL NER SHAL PER KTO QE SHKRUANI.

      1. barbarosa says:

        Po ti vetë o Endri, i ke kap 65 vjetët?O ti pjerdhsha trutë.Ty të pëlqen më fort jeta e pasigurtë me tritol e kimikate, apo thjeshtësia dhe ndershmëria në kohën e Enverit? Unë them ma mirë koha e Enverit se nuk kishte gazra helmues e hajdutëri, jeta ishte e thjeshtë por e sigurtë.Ishalla s’të qëllon fati me ndonjë plumb qorr apo shpërthim tritoli.

    2. raimondi Vlonjati says:

      Dhe sado diktator ishte shume here me patriot se keta “demokratet”

  7. Fidel says:

    …ceshtja eshte se brezi i pare i idealisteve atyre qe luftuan,morri kompesimin per idealet e tij,qofte ate material dhe ate shpirteror,ajo qe u harrua eshte qe ne harkun e nje dekade gjeneratat rifreskohen, duhej gjetur menyra per ta mbajtur te ngjyrosur endren per shqiperine e dekades tjeter,dhe kjo duhej bere ne menyre te sforcuar me transformime te medha ne te pakten cdo dhjete vite rregjim, kjo gje edhe pse ndodhi me te ashtuquajturat plane 5 vjecare nuk arriti te sjelle ndryshim,me gjithe vullnetin e mire te qeverisjeve te kohes per shkak te konjuktures boterore, dhe faktorit te brendshem sidomos atij ideologjik me te famshmen Lufte te klasave,per te clilen me shume se shokut Enver duhet tia dime per nder Shokut Ramiz,lufte e cila shkoi deri ne pergjakje.Duke pergenjeshtruar Dialektiken, e cila e pranonte luften e te kundertave por e cila vendoset ne nje dimension social dhe jo biologjik sepse jemi njerez dhe jo kafshe te xhungles qe hame njeri tjetrin.Perfundimisht ata qe besonin tek ai sistem nuk mbeten te zhgenjyer ,thjesht per disa enderra u be realitet per disa mbeti ne gjysem, dhe per disa nuk lindi fare, per disa ajo u kthye ne makth

  8. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Rastesia e ka sjelle qe te drekoj si me JUSUFIN ,BARDHOSHIN por edhe me KADRIUN ( ZEKEN ).
    JUSUFI , ishte me inteligjenti dhe me idealisti por edhe Kadriu dhe I Vellai ishin po aq te vendosur .
    Ne se ka qene ne bashkepunim me regjimin e kohes ,per kete Jusufi duhet pershendetur sepse po punonte per Kosoven dhe per kohet qe do te vinin me mbas .
    Te gjithe jemi ne dijeni qysh se TITUA ja njohun kushtetuten Kosoves ne 1974 dhe i dha liri si arsimore ,por edhe me shume politike .
    Shume nga pedagoget tane te Universitetit te Tiranes mbanin leksione neper fakultetet e Universitetit te Prishtines dhe me pak te Shkupit .
    Gruper artistike nga SHQIPERIA SHTETERORE krijonin ne pallatet e Sportit te Kosoves nje atmosfere te zjarrte si ato te viteve ’12 ne kohen e shpalljes se pavaresise .
    Keto sollen edhe demonstratat e Marsit 1981 dhe fillimin e zgjimit te ndjenjes kombetaree cila nuk ishte fashitur por ishte tulatur .
    Mirpo U.D.B-ja Jugosllave me dorasit e IBRAHIM RUGOVES se ardhshem i vrau duke i hequr qafe se po e shikonte qe po ngrihej ne kembe Kosova.
    Kohet qe erdhen me mbas na treguan se JUSUFI ishte rreshtuar me clirimtaret me U.C.K dhe jo me DORASIT me L.D.K dhe me ttradhetarin e QELBUR ,IBRAHIM RUGOVEN i cili sa qe gjalle as denjoi qe te takohej me asnjerin nga politikanet Shqiptare te te DY kraheve .
    Si atehere edhe prej 1981-2013 U.D.B-ja ishte ulur kembekryq ne Shqiperi duke patur RAMIZ ALINE ,me mbas DHENDRRIN e saj SALI BERISHEN dhe tani personin kriminel por gjakftohte ,personin me te shkuar te dyshimte LULZIM BASHEN ,i cili eshte NIPASH i XHAFER DEVES i atij KUISLINGU dhe REGJENTI qe erdhi nga MITROVICA ne 1943-1944 per te Shtruar vendin me DIVIZIONIN “SCANDERBEG “.
    Dihet masakra qe beri XHAFER DEVA ne 4 shkurt 1944 ne Tirane .
    Ja pra LULE BASHA ,eshte vazhduesi i zinxhirit RAMIZ-SALI .
    Me gjase U.D.B-ja punon qe ky VEMJE nje dite te vije ne pushtet ,por ky duhet eleminuar fizikisht sepse boll na ka demtuar SERBIJA ne keto 70 vjet .
    Nuk mund ta gjykoj dot ENVER HOXHEN un epo le ta gjykoje historia duke e pare nga te dy anet ,por nje gje eshte e vertete si drita e diellit .
    Kete Shqiperi qe kemi sot e kemi dhe ja dime per merite “”KRIMINELIT ” ENVER HOXHA ,qe sa ishte gjalle ,nuk la mizen qe te futej brenda gardhit dhe kjo eshtevdetyra e te ZOTIT te SHTEPISE qe ta ruaje shtepine dhe token e vatanin e tij .
    Edhe JUSUFI me shoke per kete luftonte derisa ja keputen si jeten si Idealet .

  9. Nji vrejtje do te beja, e ka bere Agroni.
    E dyta ; Enver Hoxha ishte njeriu qe mori nji truall te djegur ,te shkaterruar
    te disahere tradhetuar ,dhe me diktatin e tij ,guximin ,zgjuarsine dhe
    me nji autoritet nderkombetare ,ngriti emrin e vetem 800 000 banoreve
    shqiptare ne mbare kontinentin ! Kush ishte ky njeri ,ose me mire te them
    kush do te ishte ai njeri , qe do te sforcohesh aq shume ,qe te bente
    nji fshat te cartuar , sic ishte Shqiperia , shtet !
    I ndjeri ,Gervalla , ka pas lidhje te forta me sistemin e atehereshem ,dhe eshte derdhur
    shume flori ,per nji revolucion te armatosur kundra ish Jugosllavise .
    Kryengritja ishte e mireorganizuar ,por ,Enveri kishte ne gjirin e tij ,zonjen e zeze
    Nexhmijen ,dhe kryemafjozin Ramiz , te cilet ‘shiten’ organizatoret ,qe dhe u
    ekzekutuan menjihere prej udb se .Te gjithe aksionet qe beheshin ,gjithmone
    tradhetoheshin ‘nga brenda vendit tone’.Isuf Gervalla ,ishte koka drejtuese e revolucionit
    qe shumekush sot ,e shikon si dicka e pakuptimte ,apo si relike e shkuar,por kishte vleren e tij.

    1. feniks says:

      Zoterinj LLAPAQENE te KAOITALIT FASHIST!
      Ne se jeni te bindur se Enver Hoxha ka qene DIKTATOR,atehere provojeni kete duke ju DREJTUAR POPULLIT ME REFERENDUM!!!
      Te jeni te bindur se mbi 70% e popullit do t’i japer votat per ATE!!!
      ARMIQTE E KOMBIT,BASHKEPUNTORET ME PUSHTUESIT DHE KRIMINELET DHE HAJJDUTET asnjehere nuk kane per ta pranuar kete te vertete,qe eshte e barabarte me VDEKJEN E TYRE!!!

  10. Kruja says:

    Sigurisht Pal nuk mund te jete dictator per njeriun e ndershem ai qe mbron te drejten e popullit te tij nga sulmi i padretesise.

    Shikoni ku ka perfunduar shoqeria shqiptare sot! Ne humneren e degradimit te plote moral, ne polarizimin skijor social, ne padrejtesi te cilave u vihet epiteti me togfjaleshin ‘te drejta njerezore’.

    Ka shume per te thene por nje gje jam i bindur qe ne shqiptaret mesuam njehere e mire: KAPITALIZMI NUK GARANTON DREJTESI SOCIAL, NUK GARANTON JETEN! Sepse po te garantonte keto, kapitalizmi nuk kishte nevoje per mijra e mijra shoqeri fitimprurese siguracioni.

  11. LILI says:

    I perjetshem emri – nderi dhe lavdia e JUSUF GERVALLA. Pata fatin te takohesha me gruan dhe femijet e te ndjerit dhe theksoj se eshte krenari familja- trashegimtaret qe ka lene Jusuf GERVALLA .
    Enver Hoxhen atdhetarin e madh te kombit ton e vlereson i vleresuari e nuk mund ta beje kushdo vleresimin per te aq me teper kriminelet e hajdutet e ketij kombi.Historia per Enver Hoxhen do te shkruhet nje dite dhe brezi i ri do te kete te mesoj per vendin se keto 23 vjet ka pare – mesur eprovuar ne shpirt vetem vuajtje.

  12. Zequa says:

    Eh i shkreti Jusuf Gërvalla! Kishte besim se Enver Hoxha, sido qe te ishte, do ta ndihmonte ceshtjen kombetare. Po, shtrohet pyetja, a i ktheu Enver Hoxha pergjigje kesaj letre? Po, i ktheu. Natyrisht jo me fjale, por me vepra. Kur Jusufi u perpoq te hynte ne ambasaden e Shqiperise ne Vjene, ia ndaluan hyrjen. Vetem kur erdhi ne ambasade Engjell Koloneci, i cili kishte marre porosi te vecanta (kush e di se te cfare lloji), u hapen perseri dyert e ambasades per Jusuf Gervallen. Jusuf Gervalla, jo vetem qe nuk u ndihmua nga Enver Hoxha, por zagaret e tij vetem sa perhapnin dezinformacion dhe krijonin percarje ne mesin e emigranteve kosovare. E megjithate, sic shihet edhe nga letra, Jusuf Gervalla kurre nuk e humbi shpresen se nje dite, kombi shqiptar do te bashkohet e do behet shtet i forte e i perparuar.

  13. arben says:

    Sa mire qe paskeni jetu ne kohe te merhumiit se vetem mjerim ka patur.Lum si je enderroheni se shpirti do ju shkoje ne patate….M F

  14. Kosovari says:

    Jusuf Gërvalla ishte njeri i madh por fatkeqesia e tij ishte se bashkeshortja e tij Zana ¨bashkë me fëmijët u bënë vegla qorre antishqiptare kundër UCK-së dhe clirimit të Kosovës! Fëmijët e tij shkuan aq larg sa që njeri prej tyre urinoi në bustin e rrezuar të Enver Hoxhës në shkurtin e vitit 1991!

  15. kolonjari says:

    Ndoshta eshte mallkim i zotit per shqiptaret,nuk mund ta ndijejme veten rehat pa diktature.Dua ti pyes ata qe shkruajn pro diktatorit pse u bllokua kufiri me tela me gjemba,ne qofte se socializmi ishte pozitiv pse iknin njerez nga shqiperi e nuk vinte askush,pse pushkatoheshin ne kufi,pse farefisi u shkaterohej.Kur ishim parajsa e botes pse ne shkoder doli barcaleta,po te hapen kufijt ne shkoder mbetet vetem enver halili e 5 herojt e vigut.A u kujtohen radhet e qumshtit , e domateve deri radhet per te mare buken me liste,po i jetes plot ankth nganje fjal e pa kontrolluar te leshuar ngandonje i afert apo per ndonje shpifie nga te tjeret.Bur e grua jam pa pune e kuptohen veshtiresite por lirine qe kemi nuk do e ndronja me te tera pasurit e ish shtetit diktatureNuk kam shume dieni per jusuf gerdallen por fakti i eliozheve per enver kriminelin me jep te kuptoj se ai ne shpirt ishte nje diktator e si i tille nuk i sherbente kombit Kosovaret te pushtuar nga nje i huaj vuajten shpirterisht me shume por fizikisht,ekonomokisht,psikologjikisht shum here me pak se ne.Lufta e klasave internimet farefisnore,blokimi i levizieve brenda e jashte pushkatimet politike ne kosove ishin inekzistente .

    1. Lleshi says:

      Kolonjar o …. , sigurisht sigurisht “ku e di derri se cfare eshte nderi” ! Keshtu qe edhe ti “ha” “lirine” e qenit te kazaneve ! Edhe ai eshte i lire njelloj si ty ! Sa per mireqenien qe na flet zotnia yte , sa qe Enveri gjalle , Shqiperia ishte e forte dhe zhvillohej , por dhe populli i kishte dyqanet plot ! Kur e morri raca jote e tradhetarit kete vend , Nexho-Ramizeja , dihej se si do te shkonte dhe se si po shkon ! Raca e tradhetareve dhe te poshterve , vetem ne gremine e cojne Atdheun dhe Kombin ! Prandaj shume e ke dhe “lirine” e qenit te kazaneve te plehrave !

  16. lumi says:

    Enver Hoxha ishte udhheqsi i gjith shqipetarve ne mbar
    Boten flamurtar igjith figurav pareadhse qe nuk dot
    perseriten me Profet i pavdeshem lavdi per Jet emot.

    saiperket udheqsav pas ardhs kuku per ta qe jan gjall
    mjer populli qe i ka kto qelbsira.

  17. ilir says:

    shkrim shume i sakte .enver hoxha do te mbetet heroi me i madh qe ka nxjer deri me sot kombi shqqiptar .ai luftoi e punoi per kete shtet duke ditur qe shqiperia ishte shume e varfer analfabet te pa stre pa industri e bujqesi e ktheu ne nje vend modern ku akoma ka 23 vjet e ajo pasuri nuk po mbaron akoma .ne 23 vjet demokraci vendi eshte kthyer si ne mesjete analfabetizmi dhe krimet e ndryshme kane arritur kulmin .papunesi e pasdiguri ku nje pjese llogarisin dhe buken ne keto vite kane perfituar vetem hajdutet .

  18. VF-LP says:

    Lavdi vepres se shokut ENVER HOXHA!
    Lavdi heronjeve te heshtur si Jusuf Gervalla.
    Lavdi Kosoves Heroike, qe pa te Shqiperia nuk do te egzistoj kurre.

  19. gent says:

    Pederast komunist , idhujt te rreme, injoranca u be virtyt.

  20. Ruzhdi says:

    Lavdi te perjetshme vepres madheshtore te ideologeve te levzjes qlirimtare te Kosoves te cilet me punen e tyre ndergjegjsuan rinin shqiptare per rrugen e veshtir drejte Luftes qlirimtare per liri dhe bashkim kombetare.

  21. Hilmosi says:

    Une personalish E.Hoxhen e qmoje shume larte nga apekti pariotk e komebtar, se sa partiak apo idologjik.
    I vlersoi larte te bemat e tij pere Shqiprin e per shqiptaret jashte kufijve te shqipris, ku letra e Jusuf Gervalles e tregon kete shembull.

    Vetem te behet nje krahasim , si e mori Shqiprin e pase luftes dhe sa eshte arritur per 40 vite, dhe krahasojeni me 23 vishin e me venshem,qe solli nj jete Migjenjane, per te cilen edhe Pashka Vasa, do merrte edhe njehr lapsin dhe do shkrunte pjesen e dyte “moj Shqipri e mjera Shqipri”

  22. dodan says:

    Nuk arri te kuptoj nje gje me disa komentus,ENVERI ishte diktator,ENVERI nuk linde bir kurve te vriste njeri ne kte vend o njerez,ai quhet diktator vetem se impononte politiken e tij po 50 vjet nuk kemi par te dilte policia e te vriste njerez o njerez, ne ate koh polici rrinte pa pistolet se nuk kishte nevoj per te se ishte nje shtet i organizuar ne nje menur prefekte ne at koh qe edhe polici nuk merrej me njerzit,flasin disa qe kan lindur ne 90dhjeten ose disa qe shajn se jan prekur nga ai sistem dhe dalin me teorin sikur PPSHja therte nga nje njeri ne vakt tek pallati kultures, po lat nam o njerez ose jeni te keqinformum per ate koh ose jeni injorant te frikshem,po nuk u merte shteti me njerzit ne kohen e ENVERIT o njerez, se te ter njerzit pa perjashtim burra gra ishin ne mardhenie pune dhe te ter shikonin hallin e vet,qetesia e asaj kohe per kte popull nuk do te vij me kurr, ishte nje qetesi parajse,nuk te vriste njeri per nje fjal te thjesht goje, se kemi then plot fjal ne at koh dhe nuk na ka ren njeri ne qaf,ishte i vetmi BURR NE KTE TOK QE POPULLIT I SIGUROJ PUNEN DHE JETEN,fukarallik, po fukarallik kishte mer zot se fukarallik ka ne AMERIK, qe te fut friken fukaralliku,mos llogarit sot ktu tek ne qe esht kthyer tek disa njerez fukarallik mesjetar,pastaj flitet per tridhjet vjet me par kur edhe bota kishte vetem televizor bar e zi,shajn e bertasin disa qe kan perfituar dhe ndihen te lumtur sot por me friken ne bartk se dalin disa si ky miku tritolit qe ta menderosin lumturin,ka njizet vjet me ndimen e AMERIKES dhe gjith botes nuk po kemi byth te bejm shtet, nuk jemi te zot ti garantojm jeten njerezve,mos i jepni gojes beni si gore per burrin e vetem QE I SIGUROJ QETESIN JETEN SHKOLLEN DHE PUNEN TE TER SHQIPTARVE DHE QE U LARGUA NGA KJO BOT PA AS NJE KACIDHE NE XHEP,kur shani ate burr per diktatur po kto politikan qe funksionojn me banda te oganizuara vjedhin vrasin perdhunojn kte popull,kta si do ti quani engjej,avash se po na shokoni te terve ne qe kemi jetuar punuar ne ate koh,po na tregoni histori prralla me mbret,vrau ENVERI,ai vrau kta plerat qe e bejn çorb kte vend dhe qe kerkonin gjullurdi munges shteti dhe kurvllik,kta fuste ne burg dhe ne ate koh,ju i thurni lavdi sot ktyre mostrave i gezofshi, e mos na çani trapin duke u ankuar per munges shteti.

    1. barbarosa says:

      Ma i madhi shqiptar i të gjitha kohëve.Burrë me karakter të hekurt, me ide të qarta dhe për një shtet social i drejtuar me ligje shkencore, pavarësisht se u sabotua qëllimisht nga pjesa tjetër e botës për ta përmbys atë lloj sistemi që kapitalit s’i pëlqente.

  23. Ertp says:

    Edhe e la amanet i shkreti , se e dinte shume mire ai se cfar eshte kapitalizmi.
    (Skllaverimi i njerzimit)
    Do me ketkoni , po nuk fo me gjeni.

  24. Dr.Veip (Vehip) Proda says:

    Nje jurist perendimor, ne vitin 1995, me pyeti dhe me kerkoi nese kisha nje liber te Enver Hoxhes ne anglisht. Une iu pergjigja se nuk kisha dhe i shtova: “cfare e do librin e tij, ai ka qene diktator”! Juristi tundi koken dhe me tha: “Enveri studjohet tek ne me shume vemendje. Juve i thoni diktator, eshte puna juaj,por diktator ne fakt eshte presidenti yne qe te ben gjemen pa e mesuar kush te verteten; ju thoni se keni patur polici kriminale, polici te tille ka vendi im, qe te shkel me kembe; ju thoni kemi ushtri, juve nuk keni ushtri por mbrojtje te forte; ushtri kemi ne, cizmja e se ciles shkel ku ia do qejfi dhe interesi diktatorit tone dhe kapitalit qe i sherben ne emer te demokracise. Per neve, pershembull, eshte interesante: si paska qene e mundur qe nje diktator, pa polici dhe pa ushtri, e ka mbajtur kete shtet ne kembe? Si eshte e mundur qe lihej ta ruante depon e armeve nje grua shtatzane, kur fshataret e tjere benin stervitje ushtarake? Si eshte e mundur qe nje diktator donte nje popull te shkolluar, te shendetshem dhe te punesuar? Shteti juaj ishte njepartiak, sic ka patur dhe ka shume shtete te tille kapitaliste, qe kishin dhe kane ne krye diktatore shume here me te dhunshem se udheheqesi juaj! Mos peshtyni lart se u bie ne fytyre!”

  25. Shiptaret paten fatin qe te ken shume figura te njohur kombetare.
    Skenderbeu,
    Ismail Qemali,
    Enver Hoxha
    Adem Demaqi
    Adem Jashari e shume te tjere.
    Lavdi jetese dhe vepres se tyre

  26. hejza says:

    Lavdi heroit të Madh Jusuf Gërvalla . I përjetshëm kujtimi i tijë. Njeri i madh. i dashur dhe për kohën që veproi i pa zëvëndësuar. komente të ndryshme po japindisa . Po vertet nuk mund ta kuptojn ndryshe sepse ne kohen qe veproi i ndjeri ishte vështir , e vetem ata qe bashkëjetuan në këtë kohë mund ta kuptojnë. A mir a joi mir koha do tregoj, po deri diku edhe po mundemi të shohim se qka pritëm e qka na doli. E me i pas hëngër keta komentues -disa pyket e sërbis te asaj kohe e di mir se si kishin me shkru . Vertet ne e mendonimndryshe Shqipërin e kohes se Enverit , Ju e dini më mir , jetuat me kohën e tijë. kemi rastin të lexojmë, te bisedojm me shum njerz qe perjetuan tmerrin e asaj kohe . pa koment . Por vertet te behemi të sinqert se sot nuk e meriuam kët gjendje qe po na tmerrojnë krimet,vrasjet e qka nuk po gjen zi e më zi te shqiptarët.He demokracia qenka pak e rëndë

  27. Ylleza says:

    Edhe babai im Joël ,po jo i juaji se nuk je shqiptar,s’ke emer shqiptar dhe nuk mund te identifikohesh askund si shqiptar,ndaj ske te drejte te flasesh per figura qe kane dhene kontribim kunder asimilimit,ndaj hesht!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

4 Komente

  1. L
    Liqeni

    E njoh vepren patriotike te Jusuf Gervalles, I degjoj me endje dhe kenaqem me kenget e kenduara prej tij. Sa lexoj kete leter mbushem me krenari qe Jusuf Gervalla qenka edhe nje intelektual me kuraje e shije. Jusuf Gervalla, per mua eshte nje Martir i Shqiperise. Le te prehen ne paqe, e paharruar jeta dhe vepra e Jusuf e Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekes! Ne perjetesi. Sa per Enver H.Hoxhen, nuk lekundem ne bindjen se Enver Hoxha eshte burre shteti i permasave tej viseve shqiptare. I pa arritshem, i pakinkurrueshem, nje madheshtor. Barbarosa, Lumi, e shume te tjere e thone me qarte se une mendimin per E.Hoxhen. Per te tjeret qe e quajne diktator, etj., vlen domethenia e fjales se popullit: "Pema qe ka kokrra qellohet me gure." Ju faleminderit!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dhimiter Xhoga*Guri Naimit D.

      Mirenjohie Botuesve te kesaj rrubrike;qe kryefjale Ka-Vepren mese atdhetare te *ATDHETARIT* Enver Hoxha- sa krah Tij- Kosovarin Atdhetar-mese Shqiptar-Jusuf Gervalla. Bukur mbyll komente i fundit*Liqeni*..dhe une-89 vjecar po i them-FALEMINDERIT*Te TILLEVE komentues-Me ta:GURI Naimit D.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shpëtoni gjuhën shqipe!

        Jusufi paska qenë i rrjedhur e i pjerdhur.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamur Struga

          Ka qen ajo periudhe kohore nga 1980--(sic thone edhe gjenerata e prinderve tane)kur te gjithe shqiptaret ZOT-PERENDI ka njohur figuren historike te xhaxhit(keshtu thote im at)si nje figure verte te dashur tek e cila i ka patur edhe shpresat per clirim bashkim.Nuk eshte gabim te punojsh sakrifikojsh te duash Atdheun tent.Fatkeqesisht Atdheu yne ka qen i "mbyllur" dhe ne nuk kemi patur shum dijeni.Tani mosha ime gjenerata ime(30e tutje) Shqiperine tone te dashur e shohim te shkaterruar ,te djegur ,te perbuzur...armiqet tane te cilet kane punuar aq shume sa qe ,po humb ajo krenarisi Shqiperia shkemb graniti,si Shqiperia rreze dielli..po hyjn e dalin tregetar te cilet e eksploatojne pasurine nen tokesore mbi tokesore me bukurit e veta..Figura historike e Jusuf Gervalla i vellait te tij Bardhi i Kadri Zeka dhe plote e plote te tjere jane emblema qe personifikon burrerine trimerine atdhe dashurine..Sipas asaj kohe ,kjo ka qen plejada e nderuar qe edhe sot,kujtohen me respekt..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje