Sondazhi i IPR/ Rama dhe Tahiri kryesojnë nga qeveria, Meta rikuperim total, Basha kalon Berishën

30 Janar 2014, 21:43Politika TEMA

Shumica e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për qeverinë, por puna është nën pritshmërinë. Edi Rama, lideri të cilit shqiptarët i besojnë më shumë. Ilir Meta në vendin e dytë. Basha parakalon Berishën. Nga ministrat, kryeson Saimir Tahiri si më i kuotuari

 

IPR Marketing zhvillon sondazhin e radhës në bashkëpunim me RTV Ora News. Kësaj radhe në fokusin e qytetarëve u vendos qeverisja më shumë se 4 mujore e qeverisë socialiste me Kryeministër Edi Ramën.

Sondazhi është zhvilluar gjatë datave 22 dhe 23 Janar ku janë pyetur 2000 persona me një marzh gabimi prej 3.2%

Qytetarët janë pyetur për një sërë çështjesh të fokusuara për qeverisjen e Edi Ramës në këto 4 muaj, për problemet kryesore të vendit tonë, për integrimin europian etj.

Sondazhi

Qytetarët gjatë sondazhit janë pyetur se si jetohet sot në Shqipëri dhe përgjigja e tyre ka qenë tërësisht negative ku 54,4% i janë përgjigjur që jetohet më keq dhe 35,4% kanë thënë që jetohet më mirë. 10,2% e tjerë kanë qenë të pavendosur.

E krahasuar me një vit më parë, shqiptarët janë përgjigjur se jetohet më keq në një masë prej 42,8%, jetohet më mirë janë përgjigjur 22,5%, ndërsa jetohet në të njëjtën mënyrë janë përgjigjur 33,6%.

Edi Rama është personazhi që shqiptarët i besojnë më shumë me 48,1% përgjigje pozitive. Më pas vijnë kryetari i Parlamentit, Ilir Meta me 44,9%, Presidenti i Republikës me 37,8%. Lulzim Basha duket se e ka mundur më në fund ish- kreun e PD, Sali Berishën, të paktën përsa i përket besimit të shqiptarëve. Basha ka marrë përgjigje pozitive nga 33,4%, ndërsa Berisha 31,3%.

Vijmë tek qeveria.

Cili është gjykimi i shqiptarëve për punën e qeverisë Rama deri në këto muaj? Kanë gjykim shumë pozitiv 11,7% e shqiptarëve. Mendim pozitiv, 45,2%. Negativ kanë qenë 23,1% e qytetarëve, ndërsa shumë negativ janë 12,2%. Pa përgjigje kanë qenë 7,8% e qytetarëve. Në vija të përgjithshme, duke bashkuar mendimin pozitiv dhe negativ, del se 56,9% kanë mendim pozitiv dhe 35,3% kanë mendim negativ.

Ndërsa puna e qeverisë del se krijon një mendim pozitiv, pritshmëritë e shqiptarëve për punën e Edi Ramës në këto muaj janë negative. Për 47,6% të shqiptarëve puna e kryeministrit është nën pritshmërinë e tyre. Për 15,8% është mbi pritshmëritë e tyre dhe 28% të tjerë mendojnë se është e njëjta punë si pritshmëria e tyre.

Lufta kundër krimit dhe siguria është e balancuar sipas mendimit të qytetarëve për punën e qeverisë. 50,7% kanë mendim pozitiv për luftën kundër krimit, ndërsa 45% kanë mendim negativ. Përsa i përket besueshmërisë së ndërkombëtarëve kundrejt qeverisë sonë, puna e qeverisë ka lënë mbresa pozitive tek 46,8% të shqiptarëve, ndërsa tek 38,4% kanë mendim negativ.

Ministri Tahiri me 47,1%, Ministri Bushati me 46,4% dhe ministrja Kodheli me 45,4% të votave, janë tre ministrat më të kuotuar të qeverisë Rama për performancën e tyre.

Një tjetër e dhënë interesante lidhet edhe me paketën fiskale që qeveria miratoi muajin e parë. 43,2% e shqiptarëve mendojnë se do paguajnë më shumë taksa se më parë, 25,2% mendojnë se do paguhen më pak taksa, 18,3% mendojnë se as më shumë e as më pak, ndërsa ata që nuk e dinë janë 13,3%.

Lidhur me refuzimin e importit të armëve kimike, shqiptarët mendojnë se ishte vendim pozitiv në një masë prej 67,9% dhe ata që mendojnë negativisht janë 25,9%.

Shqiptarët dënojnë politikën vendase për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në një masë prej 35,2%. Gjithashtu qytetarët janë dyshues për marrjen e statusit në qershor. 48,3% mendojmë se do ta marrim në qershor statusin dhe 43,8% mendojnë se jo.

 

Sipas jush, sot në Shqipëri jetohet…

Keq- 54.4 përqind

Mirë- 35.4 përqind

Nuk e di- 10.2 përqind

 

Krahasuar me një vit më parë, sot në Shqipëri jetohet…

Më keq- 42.8 përqind

Më mirë- 22.5 përqind

Në të njëjtën mënyrë- 33.6 përqind

Nuk e di- 1.1 përqind

 

Sa besim keni tek…

Edi Rama- 48.1 përqind

Bujar Nishani- 37.8 përqind

Ilir Meta- 44.9 përqind

Sali Berisha- 31.3 përqind

Lulzim Basha- 33.4 përqind

 

Cili është gjykimi juaj për punën e qeverisë së Edi Ramës?

Shumë pozitiv- 11.7 përqind

Pozitiv- 45.2 përqind

Shumë negativ- 12.2 përqind

Negativ- 23.1 përqind

Nuk e di- 7.8 përqind

Pozitiv në total- 56.9 përqind

Negativ në total- 35.3 përqind

 

Puna e qeverisë së Edi Ramës deri në këto momente ka qenë…

Nën pritshmëritë tuaja- 47.6 përqind

E njëjtë me pritshëritë tuaja- 28.0 përqind

Mbi pritshmëritë tuaja- 15.8 përqind

Nuk e di- 8.6 përqind

 

Besimi në ministrat e qeverisë

Saimir Tahiri- 47.1 përqind

Ditmir Bushati- 46.4 përqind

Mimi Kodheli- 45.4 përqind

Edmond Haxhinasto- 44.7 përqind

Lindita Nikolla- 44.5 përqind

Erion Veliaj- 44.5 përqind

Shkëlqim Cani- 44.3 përqind

Klajda Gjoshi- 44.1 përqind

Ilir Beqaj- 43.5 përqind

 

Sipas jush, nëpërmjet kësaj pakete fiskale të miratuar nga qeveria…

Do paguhen më shumë taksa- 43.2 përqind

Do paguhen më pak taksa- 25.2 përqind

As më shumë e as më pak- 18.3 përqind

Nuk e di- 13.3 përqind

 

Cilat mendoni se janë 3 gjërat më urgjente që duhet të bëjë qeveria në muajt e ardhshëm?

Krijimi i vendeve të reja të punës- 57.8 përqind

Masat kundër korrupsionit- 44.4 përqind

Rimëkëmbja e ekonomisë- 33.9 përqind

Lufta kundër kriminalitetit- 31.3 përqind

Reforma në gjyqësor- 25.2 përqind

Reforma në shëndetësi- 21.6 përqind

 

Ju mendoni se situata ekonomike e Shqipërisë në vitin 2014 do të…

Përmirësohet pak- 49.9 përqind

Përmirësohet shumë- 9.5 përqind

Përkeqësohet pak- 21.9 përqind

Përkeqësohet shumë- 9.6 përqind

Nuk e di- 9.1 përqind

Përmirësim në total- 59.4 përqind

Përkeqësim në total- 31.5 përqind

30 komente në “Sondazhi i IPR/ Rama dhe Tahiri kryesojnë nga qeveria, Meta rikuperim total, Basha kalon Berishën”

  1. aldo says:

    Ore lereni IPRN po shikoni ca thote Berisha sot. Ne do tju pergjigjemi i thote ky mazhorances. http://dielli.al/lajme.php?id=36931&k=71

    1. ikea says:

      Se besoj te Meta se ka lidhje me Oren por qe Rama eshte ne forme eshte.Berisha harron qe kjo tymnaje mediatike e shkaterroi njehere..kujton se populli e duron kaosin qe ai krijon! jjo berish, do zbythesh me keq akoma!

      1. hyqmet says:

        po berisha krimineli clidhje ka me sondazhin

      2. xhixhi says:

        Po sigurishtq e Rama mbi te gjtihe. KA marre nje milion vota e besimin e madh te popullit per shnderrimin e vendit e po e ben sic e premtoi.

        1. Desara says:

          Bravo. Njeriu qe po ben gjerat si duhet eshte ne vendin qe duhet te jete, i pari. Kemi besim ? yeahhh

          1. Genti says:

            Bravo Qeveria! Suksese

      3. bledi bled says:

        Me ne fund nje lajm i skate pa mashtrime dhe shtremberime

        1. Velva says:

          Puna e mire e plot energji qe po ben qeveria Rama ka marre noten qe i takon. Rama eshte ne lartesine e duhur, urime

      4. dori' says:

        Kjo eshte merite e zotit Rama qe e bene popullin te ndihet gjithmon dhe me i sigurt

    2. analisti says:

      kush eshte me i bukur si politikan.. shumei bukur 27%edi rama.. i bukur 42.5 edi rama.. 27.2%ilir meta.. 28.4%lulzim basha.. 21.9%bujar jari.. dhe ato perqindjet e fundit i takojne pinokut sali berishes.. ketij te fundit ja kaluan te gjithe mbas teatrit te kukullave,po ca ja fusni pordhes kote,asnjeri nuk eshte politikan i mire nga te gjithe keta te vjetrit,,kurse sa per ramen dhe tahirin jane per tu pare si politikan te rinj qytetar dhe si per here te pare ne jeten politike si deminues drejteperdrej,pastaj le ti gjykojme te gjithe bashke se deri tani edhe keta te fundit qe permenda me duken i njejti brum.

      1. Lana says:

        urime min tahiri e meriton me vertet

    3. aba says:

      bravo tahiri ministri me i mire

    4. hyqmet says:

      bravo min Tahiri dhe KM.. PUNE TE MBARE

    5. guarin says:

      Bravo kjo qeveri po ben nje pune shum te madhe vetem per 4 muaj drejtesia po shkon ne vendin e duhur te gjithe tash me jan te barabarte Boll vuajtem nga keto qe na kan shkaterruar vendi dhe jetesen

      BRAVOO BRAVOO VAZHDONI KESHTE JENI TE PARET

    6. megi megg says:

      Normale eshte me se e vertet ?

    7. Sela says:

      I Pari Rama. Asnje surprize, eshte e e meriton pa me te voglin dyshim.

    8. melaa says:

      Mese e vertete. Bravo z.Rama, bravo z.Tahiri

  2. Hahaahah Hajduti Meta nuk i kalon 5 %…po permes parave te vjedhura te korrupsionit kjo CETE hajdutesh po arrin te bleje vota ne menyre masive…..Rama dhe kjo qeveri e deshtuar jane nen 50 % sepse nuk kane bere asgje pozitive ne keto 5 muaj….Lulzim Basha esht me i moderuar se Berisha dhe ka nje mbeshtetje me te gjere….Jam nje i zhgenjyer qe votova per PS familjarisht ne qershor me 6 veta ne familje por Hajduti dhe fytyra me e paskrupullt e politikes Vangjush Dako me hoqi nga puna duke me flakur si plehre ….Jam nje qytetar qe tani mbeshtes opoziten e lulzim Bashes dhe do punoj ne menyre aktive ne zgejdhjet e ardhshme lokale per te shporrur nga Bashkia e Durresit kriminelin Vangjush Dako te shporret nga Durresi Lefter Koka fytyra me e felliqur ne durres ….jam i bindur se Ps e humb Durresin ne zgjedhjet lokale mjaft thelle

  3. dritan says:

    po te merre me llafe qe fajin e ka shish per mendimin tim kot i kena votuar. po sillem se saliu kryeminister. e ka fajin shish ,prokuror , president etj etj hiqini se kot si keni 84 e kusur vota. keni mare qeverin dhe kerkojm qeverisje e jo shpjegime. Mendimi im nga qeverisjet me te dobta socialoiste pasi qeverisja e SB mos ardhte kurre

  4. flavia says:

    Siguria per nje te ardhme me te mire tashme ndihet kudo neper Shqiperi. Bravo z.Rama qe i sollet prape buzeqeshjen dhe krenarin kombit dhe popullit Shqipetare.

  5. ibrahim. says:

    edhe enveri ju mbyste dhe burgoste dhe ju e zgjidhnit me 99 perqind te votave-tash bijet e tyre ruqi,dokle dhe nipat rama,bushati,tahiri,beqja e mbesat gjaqka,e ku di un i votoni prap.tritol socialiost doli.

  6. unknown says:

    Po ne popull legen dhe palaco kemi qene, jemi dhe do te jemi kur kane arritur shqiptaret(nese sondazhi eshte I vertete) te vleresojen Ilir Meten. Popull ordiner fare jemi.

  7. bbb says:

    Meta rikuperim total??? Hajde bsoi palacolleqet qe fabrikohen ne Shqiperia

  8. KAINI says:

    Te besosh sondazhin e IPR-se, duhet te besosh pastaj se shume shqiptare kane rrjedhur nga trute qe kane vleresuar Min. Tahiri, me i koti ne qeveri. E une me mire nuk besoj sondazhin se te besojbudallallekun tone.

  9. arifi says:

    urime PS dhe Rama keni bere pune te mire,, vazhdoni se kshu ju duan shqipetaret

  10. leandro says:

    bravooooo qeveria, vete personalisht kam qene militant i PD por tani kam ndryshuar mendim,,, jemi me ju

  11. EDI RAMA = BURRE SHTETI says:

    na knaqe shpirtin o RAMA

  12. esma says:

    bravo Z rama qe i sollet buzeqeshjen kombit tone

  13. nina says:

    ju urojme pune te mbare ,vazhdoni qente le te lehin karvani te shkoje perpara…… cdo gje po e beni persembari….

  14. sal says:

    hajduteria e fashizmit te sali berishes dhe lulezim bashes para ligjit.Te paret para ligjit Presidenti,Prokurori,gjykata e larte.KLD,gjykata e apelit,avokati i popullit.Vetem keshtu shpetojne shqipetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje