FOTO/ Ai kafshim në gjoks i solli 1 mijë dollarë në dorë

6 Shkurt 2014, 18:36Lifestyle TEMA
FOTO/ Ai kafshim në gjoks i solli 1 mijë dollarë në

Zbulohet striptisja, gjoksin e së cilës kafshonte këngëtari Justin Bieber, në një foto të përhapur online.

19- vjeçari organizoi një festë private me disa striptiste, por një foto arriti të dalë online.

Pikërisht në këtë foto këngëtari dhe miku i tij, Khalil Sharieff kafshojnë gjoksin e striptistes Karolina, 26 vjeç.

TMZ raporton se Karolina mori 1 mijë dollarë në dorë nga Bieber.

Striptistja ishte zotuar përpara se të hynte në festë se do ruante privatësinë e saj.

Ende nuk dihet se si doli foto online.

9 komente në “FOTO/ Ai kafshim në gjoks i solli 1 mijë dollarë në dorë”

  1. santiago says:

    hajd se po i jap edhe une ketij karagjozit ‘jastin’ te me kafshoje kete te timin se ja jap une ato 1000 euro

    1. koli says:

      Qenke homoseksual! ?

    2. fredi says:

      ULJA PAK OR BURRE, SHTREJT JA KE LENE

  2. selimi says:

    ky po qe eshte lajm me vlere….. ?

  3. Vrases pa Pagese says:

    1000 eur per nje kafshate thate, me 1000 eur kete e pallon mjes drek darke para dhe pas buke, po ketij nuk i punon bibilushi, e ka mendjen ke marjuana…

  4. WTF says:

    Zbulimi i Fate Velajt për Mozartin: Kompozitori luante poker (që u shpik pas vdekjes së tij)

    Në 30 janar 2014 emisioni “Panteon” i gazetares Nisida Tufa ne News 24, kishte si temë Mozartin me rastin e 258 vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh. I ftuari i vetëm në emision, i cili foli për Mozartin, ishte Fate Velaj, këshilltari i Kryeministrit Edi Rama për diplomacinë kulturore dhe rilindjen europiane. Nëse gomari që kishte dikur ndihmëselektricisti Fate do të kishte pasur dhuntinë e të folurit dhe do të ishte ftuar që të fliste për Mozartin, vështirë se do të kishte thënë marrëzi më të mëdha se ato që tha Fatja. Gazetarja e pyeti Faten se si ishte ballafaquar ai për herë të parë me Mozartin. Çdo njeri i apasionuar pas Mozartit, domethën çdo njeri jomediokër i kësaj bote, kësaj pyetjeje do t’ i përgjigjej duke përmendur përshtypjet që kishte pasur në vitet e hershme të jetës së tij, kur kishte dëgjuar muzikën e Mozartit. Vetëm nga mendja e një njeriu si Fatja mund të dilte përgjigjia që dha ai se kjo kishte ndodhur në 1984, kur ai pa te lajmet e italianit, siç u shpreh Fatja, se filmi “Amadeus” kishte marrë tetë Oskare. Këtu dua të shënoj se Fatja, ashtu si të gjithë njerëzit e pagdhendur, flet në zhargon edhe kur është në televizion. Fatja thotë “lajmet e italianit”, kur duhet të thotë “lajmet e RAI”-t. Nejse. Pra, Fates 21 vjeçar i lindi kureshtja për Mozartin për shkak se mësoi që filmi për të kishte marrë tetë Oskare. Nëse Fatja do të kishte parë filmin, para se të mësonte për numrin e Oskareve që kishte marrë ai, nuk do t’ i kishte bërë përshtypje figura e Mozartit. Ky Mozarti duhet të jetë dikushi mendoi Fatja, meqënëse filmi për të ka marrë tetë Oskare. Domethënë Fatja e bëri si ata njerëz të pagdhendur, të cilët kur blejnë një pikturë shikojnë se sa e bukur është korniza, dhe pak u intereson tabloja që është brenda saj. Kjo do të thotë se, nëse filmi “Amadeus” nuk do të kishte marrë tetë Oskare, Mozarti nuk do të kishte pasur fat të kishte një ithtar kaq të shquar si Fate Velaj.
    Fatja nuk tha se lajmi që dëgjoi e nxiti që të dëgjojë muzikën e Mozartit, gjë që në atë kohë ishte një gjë e lehtë për ata që e kishin pasion se edhe kanali i vetëm televiziv në Shqipëri, edhe Radio Tirana transmetonin shumë muzikë të Mozartit dhe operat e tij shfaqeshin shpesh në televizionin shqiptar, i cili një ditë në javë e kishte të përcaktuar për muzikë operistike në prime time. Fatja tha vetëm se ai mundi ta shohë filmin “Amadeus” në 1986 dhe shtoi: “Këto qenë pak a shumë njohuritë e mia për Mozartin”. Por Fatja këtu na tregoi më tepër për njohuritë e tij për Cmimin “Oskar”, se për Mozartin. Se Fatja nuk dha asnjë përshtypje tjetër nga filmi, që u bë shkak për lindjen e pasionit të tij për Mozartin, përvec numrit të statujave Oskar që kishte marrë filmi! Gjithsesi, edhe sipas atyre qe tha Fatja, pasi pa filmin në 1986, kaloresi yne e harroi Mozartin se kishte punë të tjera për të bërë. Por Fatja do të ballafaqohej, po të përdor fjalën e përzgjedhur nga intervistuesja e kalorësit tonë, me Mozartin përsëri në 1991, për një koincidencë të ndodhur në peripecitë e tij si emigrant. Sipas atyre që tha Fatja në intervistë, takimi i radhës me Mozartin erdhi në 1991 kur ai udhëtoi me autobus nga Peja për në Salzburg të Austrisë, ku mbërriti në orën gjashtë të mëngjesit, dhe i duhej të priste trenin për në Vienë. Meqënëse Fatja ka shkuar në Austri nëpërmjet Pejës, në vitin 1991, lind pyetja se si e mori ai vizën në Ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, ku në atë kohë ishte shumë e vështirë për të marrë vizë, qoftë edhe duke paguar para. Edhe në rastet kur ju jepej vizë shtetasve të Shqipërisë u ndalohej kategorikisht që të kalonin nga Kosova. Ata mund të hynin në Jugosllavi nga Mali i Zi dhe mund të kalonin në Serbi për të ndjekur një itinerar tjetër. Edhe kalimi nëpërmjet Maqedonisë mund të lejohej, por kurrsesi hyrja në Kosovë. Fakti që Fates i është lejuar të hyjë në Kosovë, tregon se ai ishte në marrëdhënie të posaçme me shërbimet e fshehta serbe. Kjo është një çështje tjetër, me të cilën do të merrem më vonë, se Fatja këtu ka rënë vetë në kurth me informacionin që na ka dhënë. Nëse do ta kisha thënë unë që Fatja ka marrë në 1991 vizë jugosllave me të drejtë hyrjeje në Kosovë, do të më thoshin se gënjeja, por ja ku kemi vetë pohimin e kalorësit tonë. Nejse, tani çështja është raporti i Fates me Mozartin.
    Lexuesi duhet të bëjë pak durim se jam i detyruar që të zgjatem pak sa i përket rrugëkalimit që ka ndjekur kalorësi ynë për të hyrë në Austri në 1991 pasi kjo ka të bëjë me kontaktin e tij të parë në Austri me Mozartin. Kalorësi ynë, siç e ka zakon, përsëri bën kaos me të dhënat e jetës së tij, kur thotë se shkoi në Salzburg me autobus, dhe atje do të merrte trenin për në Vienë! Derisa Salzburgu është në veriperëndim të Austrisë, Viena është në verilindje, në skajin e kundërt. Automjetet që niseshin nga Kosova për në Austri në 1991, para fundit të qershorit 1991, kur nisi lufta në Slloveni dhe Kroaci, kalonin nëpër Kroaci dhe Slloveni dhe një autobus që kishte për të shkuar në Salzburg, do të hynte në Austri nga Sllovenia nëpërmjet qytetit kufitar austriak të Villach, në Austrinë jugperëndimore, nëpërmjet autostradës që kalonte nga Lubljana për në kufirin jugosllavo-austriak. Pasi nisi lufta në Kroaci, automjetet që niseshin nga Kosova për në Austri nuk mund të kalonin më nëpër Kroaci, së paku jo gjatë gjysmës së dytë të vitit 1991, dhe rrugëkalimi i tyre i vetëm ishte nëpërmjet Serbisë, për të hyrë në Austri nga Hungaria. Por kur hyhet në Austri që nga Hungaria me automjet, nuk shkohet në Salzburg për të marrë trenin për në Vienë, thjesht se arrin më parë në Vienë, ku duhet të kalosh për të shkuar në Salzburg. Pra, për t’ i shpjeguar gjërat me aq hollësi sa të jenë të kuptueshme edhe për gomarin e ish-ndihmëselektricistit Fate, nëse kalorësi ynë ka hyrë në Austri nga Hungaria nuk kishte si të ndodhej në Salzburg për të marrë trenin për në Vienë. Në rastin kur kalorësi ynë ka hyrë në Austri nga Sllovenia, ai nuk kishte përse të shkonte në Salzburg për të marrë trenin për në Vienë, se kjo do të thoshte t’ i binte Austrisë rrotull. Fatja mund të merrte trenin me të kapërcyer kufirin austriak dhe nëpërmjet Klagenfurtit të shkonte në Vienë. Dhe në fakt kështu ka bërë Fatja, në rast se nuk ka shkuar drejtpërdrejt në Vienë që nga Hungaria.
    Por Fatja e ka shpikur kalimin nga Salzburgu në ditën e parë vajtjes së tij në Austri, në funksion të gënjeshtrës së tij se që ditën e parë që shkoi në këtë vend, shkoi te shtëpia ku kishte lindur Mozarti. Fatja tha se i duhej të priste dhe tre-katër orë deri kur të vinte treni dhe doli shëtitje në qytet, me c’ rast rastësisht kaloi te shtëpia e lindjes së Mozartit, ku pa pllakën në gjermanisht, të cilën nuk e kuptoi dot, por gjithsesi e kuptoi që kishte të bënte me Mozartin se emrin e këtij mund ta lexonte. Edhe gomari i dikurshëm i ndihmëselektricistit Fate do të qeshte me të madhe me këtë gënjeshtër. Është e qartë se Fatja nuk ka qenë në Salzburg ditën e parë të vajtjes së tij në Austri dhe Mozarti nuk ka pasur të bëjë aspak me vajtjen e tij në Salzburg edhe kur kjo gjë ndodhi më pas, gjatë qëndrimit të Fates në Austri.
    Si të gjithë njerëzit parveny intelektualë (njerëz që pretendojnë një rang të lartë në shpërpjestim kolosal me erudicionin e tyre), dhe të cilët i përdorin fjalët për vanitet retorik pa e ditur kuptimin e tyre, çka është simptomë e inorancës së tyre të cilën përpiqen ta mbulojnë në këtë mënyrë, edhe Fatja, kur përpiqet të bëjë kështu zbulon injorancën e tij dhe bëhet qesharak. Në intervistën e tij ai tha për Mozartin se ky ishte “një person abstrakt dhe kontraversiv”. (?!) Çdomethënë “person abstrakt”? Mozarti ishte një person konkret, jo abstrakt. Person abstrakt ndoshta mund te quhet është kalorësi Fate von Velaj, që është rezultat i një abstragimi ironik të Presidentit dhe Kancelarit të Austrisë, si dhe të kryetarit të Komisionit të Bashkimit Europian, një abstragim që nuk ka lidhje me individin konkret Fate Velaj.
    Në intervistën e tij kalorësi ynë tha: “Mozarti normalisht është lindur në Salzburg”. Është në fjalorin e injorantëve në Shqipëri që ta keqpërdorin vend e pa vend fjalën “normalisht”, duke mos ia ditur kuptimin e saj që tregon një diçka që është normë. Kështu, fjalia që tha Fatja ka kuptimin se ishte një normë e natyrës që në Salzburg lindnin periodikisht Mozartë, gjë që nuk është e vërtetë. Fakti që Fatja bën gafa të tilla në të folur tregon se ai nuk ka bërë përpjekje për të rritur nivelin e tij qoftë edhe si autodidakt. Fatja përmendi vetëm një libër në intervistën e tij dhe ky nuk ishte ndonjë biografi e Mozartit, por kujtimet e ish-Kancelarit gjermanoperëndimor Helmut Shmid. Nuk dua ta rëndoj Faten më tepër se ç’ e meriton, por kam përshtypjen se edhe këtë libër ia ka parë kolegut të tij këshilltar të Edi Ramës, Bashkim Zenelit, se para një jave, pra pak ditë para intervistës së Fates e pashë Bashkimin me librin e Shmid në dorë. Bashkimi, siç dihet është një lexues i apasionuar i literaturës gjermane të çdo lloji.
    Nëse teleshikuesit prisnin që intervistuesja ta pyeste Faten për muzikën e Mozartit, u duhet të prisnin gjatë. Prioritet kishin pyetje të tjera. Ironikisht një nga pyetjet e para që intervistuesja i bëri Fates ishte ajo që kishte të bënte me fushën kryesore të veprimtarisë së Fates, atë e cila është bërë shkak për krijimin e kultit të rremë të Fates. Intervistuesja e pyeti Faten për Mozartin: “A ka qenë një menaxhues i keq i parave?” Kalorësi ynë, i cili është menaxhues i parave të Edi Ramës në Austri, u përgjigj: “Nuk ka qenë i familjarizuar mirë me paranë. Shpenzonte, lozte poker, bilardo”.
    Që Mozarti luante poker ky është me të vërtetë një zbulim që i jep Fates të drejtën që të hyjë në radhën e mozartologëve, ndonëse ai me modesti tha në emision se nuk e quante veten mozartolog. Por kalorësi ynë nuk ka mundësi që të radhitet ndër mozartologët, për arsye se kompozitori i madh ka vdekur në fund të shekullit XVIII, në 1791, ndërsa pokeri është shpikur si lojë disa dekada më vonë në shekullin XIX. Fakti që një njeri që ka marrë disa dekorata të larta shtetërore në Austri, pra n vendin e Mozartit, thotë se kompozitori luante poker, është baras sikur Presidenti i Austrisë, z. Fischer, qe i ka dhene Fates nje dekorate te larte shteterore, të bëjë një pordhë të shumëfishuar me megafon në mes të Koncertit të Vitit të Ri në Vienë, pikërisht në kohën që orkestra e famshme luan një pjesë të Mozartit. Gjithashtu, nuk ka mundësi që Mozarti të ketë luajtur bilardo, se kjo lojë nuk ishte e përhapur përtej Francës para shekullit XIX. Kalorësi ynë duhet të thotë se ku e ka gjetur këtë fakt. Por duket se kalorësi ynë projekton te Mozarti veset e ndihmëselektricistit Fate.
    Kalorësi ynë u zgjat në temën e çështjeve financiare të Mozartit, duke thënë se Mozarti fitonte në muaj një shumë të barabartë me 125 mijë euro të sotme. Fatja e ka pasion që ta dijë se sa të ardhura ka çdo njeri për të cilin flet ai.
    Më tutje gazetarja e pyeti Faten për marrëdhëniet e Mozartit me masonerinë, duke i thënë se sa ka ndikuar te suksesi i Mozartit fakti që iu bashkua masonerisë. Përgjigjia e Fates ishte e denjë për mendjen e çartur të tij. Fatja tha: “Masonët nuk kanë atë kuptim se ai mori një vend si i dytë i llozhës”. Kjo mënyrë të foluri është simptomatike për artikulimin e Fates. Ai e nis fjalinë duke folur për një çështje, e le përgjysëm atë, dhe e përfundon fjalinë duke folur për një çështje tjetër të cilën gjithashtu nuk e sqaron fare.
    Ish-kryetari i PS-së dhe ish-Kryeministri Fatos Nano, njeriu që e solli Edi Ramën nga Parisi dhe e katapultoi në politikë dhe në poste të larta, e ka quajtur më pas një një intervistë televizive “masoni i pasuruar Edi Rama”. Me këtë Nano tregoi se kush ia imponoi atij Edi Ramën. Masoni Edi Rama, nga ana e tij ka katapultuar në masoneri Fate Velajn, për nevojat e tij, për ta përdorur si presta nome për menaxhimin e parave të tij. Ramës i konvenon qënia e Fates në një llozhë masonike se Fatja është i lidhur me betimin masonik se do t’ i shërbejë Edi Ramës, ndryshe do ta ndëshkojnë me mënyrat kanibaleske me të cilat ndëshkohen ata që thyejnë betimin masonik. Shkurt nuk ka rrezik që Fate Velaj të zhduket një ditë bashkë me paratë e Edi Ramës, se masonët janë në gjendje ta shohin Faten në këtë glob ku jetojmë ashtu siç shihte dikur ndihmëselektricisti Fate mizat në bythën e gomarit të tij. Që Fatja t’ i shërbejë sa më mirë masonit të niveleve të larta Edi Rama, llozhat masonike të lidhura me bankat austriake ndikojnë që Fatja të marrë dekorata pas dekoratash, e tituj pas titujsh, që i shkojnë Fates aq sa i shkojnë gomarit të tij të dikurshëm epoletat që koleksion kolegu i Fates në entourage të Edi Ramës, Artan Lame. Duke folur për Mozartin Fatja tha se: “Masoneria ka ndihmuar për të arritur sukseset e tij”.
    Por duhet pranuar se ajo që ka bërë masoneria me Mozartin nuk është asgjë në krahasim me mrekullinë që ka bërë masoneria me Faten. Se Mozarti ishte një njeri me talent mbinatyror, si të ishte si të mos ishte mason. Kurse Fatja, po të mos ishte mason do të ishte e shumta ndihmëselektricist në Austri. Por edhe si mason Fatja ka mbetur në thelb ai që ishte dikur. Më pas, intervistuesja e pyeti kalorësin tonë për vdekjen e Mozartit. Fatja u përgjigj: “Është varrosur sikur të ishte një popull i thjeshtë”.
    Kështu Fatja vazhdoi të demonstrojë mungesën e njohurive elementare gjuhësore. Në vend që Fatja të thoshte se Mozarti u varros sikur të ishte një njeri i thjeshtë, thotë “popull i thjeshtë”. Mozarti ishte një individ, kurse fjala “popull” tregon një bashkësi. Fjala “Popull” tregon një masë njerëzish, jo një individ. Nëse kalorësi ynë donte ta përdorte fjalën “popull” duhet të kishte thënë se Mozarti u varros sikur të ishte një njeri i thjeshtë i popullit. Por kjo është përtej intelektit modest të kalorësit tonë.
    Fatja nuk la marrëzi pa bërë në intervistën e tij. Ai përdori fjalën “bishop” dhe për të dha shpjegimin “kardinal i gradës së lartë”. Por fjala “bishop” në shqip do të thotë “peshkop”, ose “ipeshkv”, kurse fjala “kardinal” është tjetër gjë. Por kjo ishte ndoshta më e vogla e marrëzive të Fates. I pyetur më në fund se çfarë vendi zë muzika e Mozartit në jetën e tij Fatja dha një përgjigje që mund të dilte vetëm nga truri i një njeriu që tha se u njoh me Mozartin nga lajmet e RAI-t në moshën 21 vjeç. Fatja tha se kur ai udhëton nga Viena, në një udhëtim që zgjat 15-16 orë, e bezdis zhurma e motorrit të automjetit, prandaj i fut një amortizator që është muzika e Mozartit. Në fantazinë e tij, Fatja mendon se me këtë ka thënë diçka veçanërisht interesante, kur në fakt ka thënë një marrëzi, përveçse një gënjeshtër. Pra kalorësi ynë gjithsesi na e dëgjoka muzikën e Mozartit të kombinuar me zhurmën e motorrit të makinës, për të mbuluar zhurmën e këtij të fundit! Pastaj, përse vazhdoka 15-16 orë udhëtimi i kalorësit tonë nga Viena në Tiranë, apo vazhdon të udhëtojë përsëri me autobus nëpërmjet Pejës? Fatja sot udhëton me aeroplan dhe kur udhëton me automjet, nuk bën veçse një pjesë të rrugës me të, duke mos udhëtuar kurrë në rrugë tokësore që nga Viena në Tiranë apo e kundërta.
    Ajo që më bëri përshtypje në intervistën e Fates është se ai nuk tha se për Mozartin i kishte folur miku i tij i fëmijërisë Edi Rama, i cili gjithashtu shtiret si një i apasionuar i madh pas Mozartit në intervistat që ka dhënë dhe në librin e tij “Kurban”. Madje edhe në ceremonitë përkujtimore për të vrarët e 21 janarit Edi Rama ka përdorur muzikën e Mozartit. Por duket se edhe Edi Rama është ashtu si Fatja një ithtar i rremë i Mozartit. Marrëzitë e Fates vlejnë së paku për një gjë, për të ndriçuar të vërtetat e fshehura të Edi Ramës. Se nuk dihet nese Edi Rama kur vesh corape te kuqe imiton Faten, apo Fatja me corape te kuqe, sic e shihni, imiton Edin/Kastriot Myftaraj
    Shënim:
    Intervistën e plotë të Fate von Velajt mbi Mozartin mund ta shikoni në postimin tim poshtë këtij. E ftoj personin që më ndihmoi me përkthimin e oponencës të profesorit austriak ndaj tezës së masterit të kalorësit tonë që ta përkthejë në gjermanisht intervistën e Fates dhe ta subtitlojë atë.
    © 2014 MicrosoftTermsPrivacyDevelopersEnglish (United States)
    © 2014 MicrosoftTermsPrivacyDevelopersEnglish (United States)

  5. Homo sapiens says:

    Ketu merr kuptimin e plote shprehja :”te hengsha gjoksin”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje