Dhëndri i kryeministrit hap McDonald’s në vendin komunist

8 Shkurt 2014, 19:44Lifestyle TEMA

Gjigandi i ushqimit të shpejtë, McDonald’s, që shpesh shihet si simbol i kapitalizmit amerikan, ka hapur restorantin e parë në Vietnamin e kontrolluar nga komunistët.

Sipas BBC, qindra njerëz u grumbulluan në pritje të hapjes së restorantit në jug të qytetit Ho Chi Ming.

Ho Chi Minh njihej si Sajgoni gjatë Luftës së Vietnamit. Aty ishte e vendosur qeveria e mbështetur nga amerikanët deri kur qyteti ra në duart e komunistëve 38 vjet më parë.

Restoranti është në pronësi të dhëndrit të kryeministrit.

Henry Nguyen tha se e ka pasur ëndërr të sjellë një McDonald’s në Vietnam.

Një lëvizje e tillë tregon urinë e madhe të Vietnamit për markat perëndimore dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Pavarësisht një ngadalësimi të ekonomisë, markat e huaja janë popullore mes rinisë.

Në vend ka Starbucks, Subway, Burger King dhe KFC.

14 komente në “Dhëndri i kryeministrit hap McDonald’s në vendin komunist”

  1. KULUFI says:

    Imagjinoni,ne nje vend akoma komunist ne Vietnam,funksionojne marka ushqimesh te tilla si Starbucks,Subway,Burger King dhe KFC.

    Ketu te ne gjoja de-mo-kar-ci,dhe shyqyr qe kane hapur shqiptaret ndonje gje se sa per te huajt,ka Zeni dhe Gita leke me pjerdh gjith Vucidolin.

    1. Lugat says:

      Sa per Starbucks, Mclesh, KFC etj. nuk ja vlen fare te hapin ne Shqiperi, per arsye te ndryshme tregu. Sigurisht per ne eshte shume me mire qe keto Firma te medha mos ekzistojne fare sepse nuk bejne gje tjeter pervecse mbusin investoret e vegjel dhe ofrojne ushqim dhe pije mediokre. Vende si Vietnami apo te tjera ne Azi, kane popullsi te madhe e para dhe e dyta mentaliteti aziatik per te qene te gjithe vesh me kominoshe ngjyra kalteroshe ben qe keto tregje te jene nje parajse e vertete per keto lloj kompanish.

    2. shqiptari says:

      I dashur kuluf, eshte e qarte qe emrin nuk e paske simbolik :). Ne jemi me fat qe nuk kemi Mc Donalds, KCF, etc. (Starbucks ben perjashtim). Per fat te mire, ne Shqiperi me koston e 1 menu MC Donald, mund te hash super ueshqim (deti, apo toke:). Per sa kohe cmimet e restoranteve jane te ulura do te kemi fatin te ushqehemi sic duhet.

  2. Aldo says:

    Nuk eshte lajm I vertet. Eshte propagande

    1. X says:

      Aldo kjo eshte e vertet!!!!!!!!

  3. Prontibroj says:

    Shuj bre!
    Mos nguc Salen
    Se Sala hapi Mc Byrek, Mc Hashure, Mc Paçe,ku mund me hongur byrekburger me Coca Llalla,byrekpresh, byrekpasul,
    Pi dhe uj t gazum Lumi

    1. Boby says:

      Te lumte per emrat shume te goditura qe ke gjetur per Bizneset qe do hape Sala, po frika mos te te dale se ai e ben, e nese shikon ndonje Bizneset me emrat qe permende mos haro ti kerkosh perqindje fitimi. Ti je i pari qe ja cove ne mendje. Ha ha ha ha ha

  4. Diversioni says:

    Kur me pyeten 2 kolege pune ne Londer para nja 12 vitesh a ka McDonald ne Shqiperi, me druajtje pohova:
    Po ka, ne qytetet kryesore!
    Aha, I thote njera shoqe tjetres (te paditura te dyja per Shqiperine): “It’s a normal country than”
    T’a dine ata se kane kaluar 12 vjet dhe jo vetem svejn Mconald apo ndonje fastfood prestigjoz, por qe ende njerezit blejne mish e djath ne natyre, do vijne te me peshtyjne ne surrat.
    Rrofte injoranca thuaj(nga te dy anet kuptohet!)

  5. ajaxs says:

    Vietnami nuk eshte me komuniste,ata kane deklaruar se do zhvllojne ekonomine e tregut si Kina.

  6. genti says:

    Shyqyr qe nuk jane ne Shqiperi, JUST JUNK FOOD po ja shofin hajrin ata qe e kane tu u ba ka 200 kg.

  7. toni says:

    Ne tre vende ne europe nuk ka McDonalt,s Shqiperia,Armenia dhe Vatikani,kjo nuk eshte hata e madhe.

  8. santiago says:

    PRONTIBROJ..hahahaha bravo.vetem une ”coca llalla”do ti thoshja”coca cola te bardhe”

  9. qenbirqeni says:

    mcdonald,mos ta haje as qeni,se eshte 1 nga ushqimet me helmuese,t’kalbura
    qe munde te fuse njeriu ne trup,ju lutem mos i hani,se do vdisni 30 vjecar

  10. Etja per te pasur cdo gje te huaj tregon injorancen tone.Nuk mund te karahasosh nje McDonalds sintetik,me ushqimet tona mesdhetare.Italianet kane Picen,Greket,Turqit,dhe Shiptaret kane Pitet e mbushura me perime dhe mish,qe ne ju themi suflaqi,Turqit dyner,dhe Greket gjiro.Te tregosh etje per dicka qe sja vlen por vetem se eshte e huaj vetem tek ne ndodh,dhe pak a shume me kujton shprehjen e njerit qe drejton njeren nga mediat kryesore te vendit tone dhe u be gazetar pa e ditur se si formulohet nje artikull;Ne shqiptaret nuk shquhemi per shpikje keshtu qe duhet te kopjojme te huajt.(thenie filozofike e Gazetarit tone).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje