Schumi në fazën e zgjimit, e shoqja i flet tek krevati

8 Shkurt 2014, 11:14Lifestyle TEMA

Spitali ku është shtruar kampioni i Formula1, Michael Schumacher u detyrua që të mohojë zërat se ai ka vdekur, ndërkohë që gjermani është prej dy javësh në fazën e zgjimit.

Ekipi i mjekëve në spitalin Grenoble po ia redukton akoma më shumë narkozën, duke tentuar ngadalë që ta zgjojë 45- vjeçarin nga koma artificiale.

Deri më tani, sipas Bild, ai nuk ka reaguar.

Por mund të zgjasë javë të tëra derisa ai të zgjohet.

Për këtë arsye, familja e miqtë e tij janë tek krevati dhe i flasin vazhdimisht.

Ekspertët e mjekësisë thonë se zërat e njohur, që i vijnë nga jashtë, ndikojnë pozitivisht dhe e qetësojnë pacientin, duke i dhënë një ndjenjë sigurie.

Gruaja Corinna dhe babai, Rolf, i flasin atij. Por edhe Ross Brawn e Jean Todt janë mes atyre që ‘komunikojnë’ me të.

Ndërkohë hetimet për aksidentin e tij janë mbyllur. Javën tjetër do ketë një konferencë për shtyp.

Bild thotë se gjasat janë që dosja të mbyllet.

2 komente në “Schumi në fazën e zgjimit, e shoqja i flet tek krevati”

  1. Tifozi says:

    Schumacher je kampioni im, shume here na ke bere te gezohemi, te ndjehemi mire, fitues ashtu sic nuk e kane bere dot pushtetaret tane. Uroj me shpirt qe te behesh mire sepse vertet e meriton per te gjithe gezimet emocionet dhe adrenalinen qe na ke dhuruar. Pergjithmone Kampion Michael Schumacher…

  2. Teta says:

    Cdi dite kerkojme neper faqet e shtypit te huaj lajme per Shumin.Shpresoj qe te kete nje zgjhim te lehte e te mire.Te kishim idhull per aq kohe sa na jepje emocionet e pa para te garese, por edhe me pas interesimi per ty vazhdoi te jete i madh, pasi je nje kampion , nje njeri brilant dhe nje bashkeshort e baba shembullor.Respecte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje