FOTOT/ Një përplasje e tillë mund të ndodhë vetëm në SHBA

7 Shkurt 2014, 11:10Lifestyle TEMA
FOTOT/ Një përplasje e tillë mund të ndodhë vetëm

Një oficer i policisë rrugore në SHBA i vuri prangat një zjarrfikësi, që ishte në mes të një operacioni për të shpëtuar viktimat e një aksidenti.

Incidenti është i fundit në një seri përplasjesh mes departamentit të zjarrfikësve dhe policisë në zonën e San Diegos në Kaliforni.

Një video tregon se si oficeri i policisë rrugore arreston zjarrfikësin Jacob Gregoire, 36 vjeç, pasi ai refuzoi që të lëvizte kamionin e pozicionuar në mënyrë të atillë për të mbrojtur zjarrfikësit dhe viktimat e aksidentit nga trafiku i shpejtë në këtë rrugë.

Por oficeri i policisë rrugore nuk e mori parasysh këtë dhe i vuri prangat zjarrfikësit të parë që iu përgjigj.

“Kjo është qesharake. Ishim në mes të një operacioni dhe po përpiqeshim që të mbronim skenën tonë,” tha një zjarrfikës.

Shefi i zjarrfikësve tha se është e turpshme që të arrestohet një zjarrfikës në mes të një incidenti.

“Është e pabesueshme kjo që po bëni,” i tha zjarrfikësi oficerit të policisë. “Ne po ndihmojmë njerëzit dhe ju na trajtoni kështu”.

“Ne u kërkuam që të pastroni rrugën dhe jo thatë jo, kështu që do arrestoheni pse nuk lëvizët kamionin,” tha oficeri i policisë.

Nuk dihet nëse do ketë ndonjë reagim për këtë çështje, por në vitin 2008 një zjarrfikës mori 17 mijë dollarë dëmshpërblim për një arrestim të ngjashëm.

Shefi i zjarrfikësve tha se ata po vepronin në përputhje me rregulloren.

2 komente në “FOTOT/ Një përplasje e tillë mund të ndodhë vetëm në SHBA”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    I kam pare keta karagjoza disa here ne autostrade..Mjafton nje aksident minimal dhe bllokojne pa kriter me traqet e tyre si vagon treni rrugen dhe s’lene asnje te kaloj..Fotografia e 2-te eshte tipike se c’fare bejne..S’ke nevoje ta besh nje gje te tille, mund te kete persona qe kerkojne ndihme te shpejte dhe ti ke bllokuar rrugen qe te “shpetosh” dike tjeter..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje