Çfarë po përgatiste Hitleri në këto tunele në Austri?

10 Shkurt 2014, 11:34Lifestyle TEMA

Një producent filmash ka gjetur prova që në Austrinë e sipërme ka disa tunele, ku nazistët po bënin eksperimente për një armë sekrete. Menjëherë në qarkullim ka dalë fjala “bombë atomike”.

Austriaku Andreas Sulzer thotë se bëhet fjalë për një qendër atomike.

Fakt është që Hitleri kishte ngritur një rrjet gjigand me tunele në këtë zonë.

Kur mbërritën rusët, ato u hodhën në erë. Në vitin 2002, qeveria austriake nisi një projekt për betonimin e tyre.

Më shumë se 60 mijë të burgosur ishin dërguar në këtë zonë. Ata ndërtuan një fabrikë të nëndheshme. 40 mijë prej tyre humbën jetën duke punuar.

Objekti është 45 mijë metër katror dhe quhej Bergkristall B8.

Aty janë ndërtuar edhe pjesë për avionë.

Por niveli i lartë i rrezatimit ka nxitur dyshimet se aty mund të jenë bërë prova për armët bërthamore.

Shumë shkencëtarë janë sjellë në atë zonë.

Dokumentet e nazistëve, të siguruara nga Zeit, nuk flasin për ndonjë projekt të tillë.

Megjithatë kjo nuk e përjashton plotësisht këtë mundësi.

Një gjë është e sigurt: Bergkristall nuk është hetuar plotësisht.

20 komente në “Çfarë po përgatiste Hitleri në këto tunele në Austri?”

  1. populli says:

    Per cfar na duhet ta dime tani??!!

    1. GopNgrenesi says:

      Ke te drejte, me mire te postojne lajme per Kim KarDashasen dhe Rihanna

      Je tamam popull, dmth idiot

      1. KULUFI says:

        Ky kriminel i botes,edhe pa kete zbulim,boll krime ka bere ndaj njerezimit.

        Mos u lodhni akoma duke shpenzuar per te gjetur se cfare do bente neper ato tynele.

    2. ela says:

      po si cna duhen??? po ta kishte bere bomben ai do ta kishte perdorur…….Ka plot Hitlere qe mund te na bejne gjemen edhe tani ..

      1. plaku dhe deti says:

        s’e perdorte dot ela,se nuk kishte celulare atehere dhe s’kishte lindur Sinani

  2. ./. says:

    Mua me duket po ashtu jo me ndonji vler njohuri apo si mundet ti quajme ndryshe dhe kurjozitete ke ktij monstre, apo asaj epoke dramtike ku te marre si ky e shtyn njerezimin.

  3. ajaxs says:

    çfare bete gjate ketyre 70 vjeteve pas mbarimit te luftes.Nuk kishit kohe apo doni te beni shou.

  4. net says:

    Keshtu ndodh kur ja shet shpirtin djallit, digju tani ne fundin e xhehnemit !

    1. Grenzschutzgruppe 9 (GSG9) says:

      e ti duhesh pushkatuar nga Gestapoja ?

  5. ¯\_/(ツ)\_/¯ says:

    Nuk e mora vesh mire lete lajm… beri a s’beri Adolfi prova me atom ne Malin e Kristalit?

  6. ****** says:

    Shkencetaret e Hitlerit benin kerkime rreth krijimit te Bombes Atomike, por Hitleri (si demagog perfekt) i konsideronte me shume si studime shkencore frytet e te cilave nuk do te ishin aq te medheja krahasuar me investimin direkt ne Industrine e Luftes per prodhimtari tanqesh, nendetesesh, avionesh apo produkte te tjera ushtarake.

    Shkencetaret anetare te SS krijuan predhen e pare pa gas (me duket se e ben me amoniak-nuk jam shume i sigurt).

    PAvaresisht se qene ruset ata te paret qe krijuan Katjushken, kjo nuk do te thote se gjermanet ishin mbrapa ne shkence, thjesht Hitleri nuk u dha perparesi(Ditari i Albert Speer me profesion arkitekt dhe pergjegjes i Industrise se Luftes gjate L.2.B e shpreh kete kokefortesi te Hitlerit)

    Pasi Gjermania kapitulloi, gjithe shkencetaret nazist u rekrutuan dhe u punesuan ne USA dhe Rusi. Ata ne USA u bene pjese ne Projektin Manhatan, ndersa ata ne Rusi ben te njejten gje. Pra USA dhe Rusia u bene shtete te cilat posedonin Bomben Atomike vetem fale shkencetareve nazist.

    Eshte 100% e sigurt se kerkimet per bombe atomike ne Gjermani kishin filluar kohe perpara kapitullimit te saj, vendi se ku beheshin eksperimenetet mund te jete dhe ky i artikullit.

  7. henri says:

    Une di, qe Hitleri per luften qe filloi, kishte teorine e Luftes rrufe, shpresonte, qe ta fitonte shpejt luften dhe prandaj, ai urdheroi, qe projektet ushtarake, qe donin shume kohe dhe leke te mos financoheshin.

    Thone, se ky ishte, per fat te njerezimit, nje gabi i madh i tij, sepse ne ate kohe profesori gjerman Hahn, i institutit te fizikes ne Gjermani, ishte shume me i avanzuar se italjani Enrico Fermi, fitues i cmimit Nobel dhe qe ne 23 dhjetor 1943 beri, nen shkallet e universitetit te Cikagos, reaksionin e pare termoberthamor.

    1. beso says:

      plaku,pila e Fermit daton dhjetor 1942,shkencetari gjerman,me i madhi i asaj kohe ishte Heisenberg,Nobel edhe ky.Por ka shume debat per Heisenberg,madje diku kam lexuar se Anshtajni ishte i bindur qe Heisenberg do kishte arritur me perpara grupit te tij.Une diku kam lexuar se projektit amerikan i mungonte nje komponent dhe kete e gjeten tek nje nendetese gjermane qe iu dorezua aleateve,kjoe ngarkuar me teknologjite me te fundit gjermane e .Por edhe probelemt me ngarkesen ne evion dhe detonimin duket se ua zgjidhen gjermanet,pasi lufta ne Evrope kishte mbaruar

    2. beso says:

      henri,pila e Fermit daton dhjetor 1942,shkencetari gjerman,me i madhi i asaj kohe ishte Heisenberg,Nobel edhe ky.Por ka shume debat per Heisenberg,madje diku kam lexuar se Anshtajni ishte i bindur qe Heisenberg do kishte arritur me perpara grupit te tij.Une diku kam lexuar se projektit amerikan i mungonte nje komponent dhe kete e gjeten tek nje nendetese gjermane qe iu dorezua aleateve,kjo e ngarkuar me teknologjite me te fundit gjermane qe do transferoheshin ne Japoni.Por edhe problemet me ngarkesen ne avion dhe detonimin duket se ua zgjidhen gjermanet,pasi lufta ne Evrope kishte mbaruar.Duket e çuditshme,por ka te ngjare qe per nje kapriço te fatit nuk e poseduan gjermanet te paret,megjithese shume hierarke naziste humben ne anonimat ne shkembim te diçkaje te madhe.Pershendetje!

    3. ***** says:

      Henri,
      Hitleri pas suksesit qe pati me Blitzkierg-un dhe pasi Franca ra aq shpejt pamvarsisht ndertimit te murit fortifikues ne verilindje kufi me Gjermanise, Hitleri pra mendoi se lufta do mbaronte shpejt dhe nuk do te zgjaste per 4 vite. Barbarossa kunder Rusise ishte pozitiv ne fillim por me ndryshimin e stineve u kthye ne mankth.

      Nese Hitleri do kishte investuar me shume per shpikjen e bombes atomike Bota do ishte me e qete sot. Te gjitha shtetet do dorezoheshin, The Third Reich do ishte mbreteria boterore, gjermanishtja gjuhe zyrtare. Nuk do ishin shtete te ndryshme qe do I benin presion njera tjetres sic po e bejne sot.
      Pakistani, India, Koreja e Veriut as qe do u lehohej te kishin B.A.

  8. realisti says:

    Tynelet jane per minjte qe kane frike me dale mbi toke e me perballue realitetin. Nji prej ktyne minjve ishte edhe “mixha” Adolf, qi vete perfundoj si miu neper bodrumet e Berlinit.

  9. kel ukaj says:

    Z. Henri, Enrico Fermi eshte i pari ne historine njerzore qe ka bere eksperiminte me uranium. Ne vitet 30-te u kryen nga Enrico e Studentet e Tij Eksperimentet ne Rome. Me ligjet e Musolinit kunder Hebrejve, Enrico Fermi shkoj ne Amerike ne 1938 pasi e kishte gruan Hebrea. Enrico Fermi ishte kryesori shkencetar ne Amerike qe kontriboj ne bomben atomike. Nuk ka asnje lidhje bomba atomike ne amerike me shkencetaret naziste. Nuk ishin as shkencetaret naziste qe bene Bomben Atomike ne BS. Ishin ne kete rruge shkencetaret Ruse qe ne ndihme u arriten spiunet qe kishin ne amerike dhe u dhane sekretet.

    1. henri says:

      kel Ukaj,
      Jam plotesisht dakord me ty. Qe ta vazhdoj historine, shkencetari cifut hungarez Leo Schilard ( ishte topall ) vajti tek Einsteini dhe i tha, qe ai te nderhynte prane presidentit Ruzvelt, qe ose Amerika te fillonte prodhimin e bombes atomike ose Amerika te bente, qe Gjermania te mos merre uraniumin nga minjerat e Belgjikes dhe Kongos ne Afrike.
      Einsteini shkoi tek presidenti dhe ky dha urdher, qe te fillohej me prodhimin e bombes atomike. Drejtori shkencor i projektit ishte cifuti Robert Openheimer, Plani u quajt Mathatan, shefi i operacjonit ishte koloneli Greis. Bomba atomike u prodhua ne ishujt e meksikes se re ne Los Alamos.
      Sekretet e bombes atomike amerikane, ruseve ju a dha shkencetari gjerman cifut komunist Fuks, dhe babai i bombes atomike ruse ishte shkencetari fizikant Kurçatov.

      Pershendetje

      Pershendetje

    2. ***** says:

      Z.Kel,
      Do gabohesha nese do thosha se ju flisni nga Italia?

      Italianet perpiqen te propgandojne sikur B.A e kane shpikur ata sikurse pretendojne se kane shpikur edhe radarin.

      Pas pushtimit te Gjermanise shkencetaret nazist (me ose pa bindje ekstremiste) u transferuan ne US dhe Rusi.

      Merit a e teknologjise ruse ndalet tek katjushka dhe T-34.
      Amerikanet ndertuan anijet aeroplan mbajtese.

      Bomba atomike eshte merite e shkencetareve gjermane ku disa prej te cileve ishin nazist ne bindje.

  10. Ari says:

    cfar do qe te pregatiste hitleri .shqiperia nuk do pesonte gje .se rrufeja nuk bie ne …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje