Franzen: Qeveria shqiptare u frymëzua nga investigimi im për të ndalur masakrën që zbrazi qiejt

11 Shkurt 2014, 10:05Kronika TEMA

Korrikun e shkuar, shkrimtari dhe aktivisti Jonathan Franzen publikoi një investigim me dëshmi tronditëse në revistën e famshme National Geographic për masakrën që po bëhej mbi zogjtë migratorë në Mesdhe.

Ai shkroi se situata ishte katastrofike sidomos në Shqipëri, që është përgjatë një rruge të rëndësishme migratore.

“Për shkak të gjuetisë pa asnjë kriter, qiejt e Shqipërisë janë zbrazur në kuptimin e plotë të fjalës,” shkruante ai.

Por jo më.

Sipas National Geographic, falë edhe artikullit të Franzen, qeveria shqiptare ka vendosur të ndalojë gjuetinë për dy vite.

“Është një lajm shumë i mirë. Nëse ka ndonjë vend ku duhet ndaluar gjuetia, ai është Shqipëria,” thotë ai për National Geographic.

Ai shpjegon pastaj se përse Shqipëria është një vend kaq i rëndësishëm për zogjtë migratorë mes Afrikës dhe Europës.

“Shqipëria ka sistemin më të mirë të ligatinave në të gjithë Mesdheun. Është një vendpushimi për zogjtë që kanë kaluar Mesdheun. Ata duhet të kalojnë malet për të shkuar në Europën qendrore dhe lindore. Gjithmonë zogjtë kanë ndaluar aty për t’u ushqyer dhe për t’u bërë gati për pjesën tjetër të udhëtimit,” shpjegon ai.

Ai thotë se Shqipëria ishte bërë si një parajsë për gjahtarët italianë, të cilët nuk mund të gjuajnë në vendet e BE për shkak të kufizimeve.

Sipas tij, nuk është e vështirë që ky memorandum të zbatohet nga qeveria e Shqipërisë.

“Kudo që të dëgjosh një krismë, dihet që po thyhet ligji,” thotë ai.

“E vetmja mënyrë për të zgjidhur një problem të tillë në një vend të varfër është ndalimi total i gjuetisë,” shton ai.

13 komente në “Franzen: Qeveria shqiptare u frymëzua nga investigimi im për të ndalur masakrën që zbrazi qiejt”

  1. zylyf kasemi says:

    Te ndalim doren barbare per zhdukjen e flores e te faunes sone te mrekullueshme, te ndalim doren barbare te shkaterrimit te natyres sone !
    Brezat nuk do na i falin kurre ne qe e katandisem vendin tone te bukur ne nje germaje.

    1. erda says:

      bravo qe shteti shqiptar po fillon dhe kujdeset per disa gjera kaq bazike..kemi humbur cdo sens dashurie ndaj vendit!

      1. redi says:

        jepini se nuk behet ndryshe ky vend

        1. pellazg says:

          Rrofte Berishoviqi qe na beri gjithe keto te mira!

  2. Bashkimet Profesionale says:

    Unë jam gjuetar, por ky ligj është në sensin e duhur. Por kam shumë dyshime se a do të arrije Qeveria ta zbatojë këtë ligj…??? E them këtë se kam parë që nata bëhet ditë nga prozhektorët e xhipeve që “lërojnë” fushat e kodrat dhe nuk lënë gjë të gjallë mbi dhe. Për t’i ndaluar këta, duhet një Task Force speciale e armatosur…Shpresojmë…

  3. zazan guru madhi says:

    per ambjentalistet specia me e rrezikshme ne toke eshte njeriu! Prandaj ai ose duhet te ndergjegjesohet (formimi i njeriut te ri =komunismi) ose thjesht duhet te eliminohet (holokausti, Hitleri)

    PS 1.komunistet i kane perdorur te dyja metodat,ndergjegjesim + eliminim fizik
    2. ambjentalisti i pare dhe me i famshmi ka qene Hitleri
    3. sot ambjentalistet nuk rekomandojne eliminimin fizik por kontraceptimin dhe eutanazine si dhe jetesen me barishte neper pyje e male
    4.sigurisht per me shume informacion pyesni Saz-Anin.

    1. melo says:

      Ashtu eshte, ambientalisti dhe sidomos jomishngrenesi jane disi ne thelb anti-njerezor, mirepo kush nuk ka ane te tilla psikologjike ? Cfare duhet bere sipas jush, te rrihet me duar bosh derisa te fillojme e te qellojme njerezit (jo se nuk po e bejme). Gjuetia duhet ndaluar, ska pune ambientalizmi ketu, pasi kete e kerkon populli i cili kur ngre koken lart do te shohi dicka, jo vec nje boshllek dhe vetmi te frikshme. Vendi i Shqiponjave eshte katandisur pa as edhe nje cicerime.

  4. No Partiak - No Party. says:

    Rama ndalo totalisht gjuetine dhe sekuestro te gjithat armet. Te pirdhen ku te duan gjuetaret.

  5. Selim Rroshi says:

    Ne korrik paska pare amerikani qe gjuanin?
    Po ska sezon gjuetie ne Korrik dhe eshte faji vete shtetit qe ska zbatuar detyrat me ligj ka per te zbatuar ligjet ne fuqi.
    E ku do jete shteti neser qe ka ndaluar gjuetine kur per 23 vjet sberi asgje mendoni se do beje kete radhe? Une se besoj bile cuditem qe shtetit i erdhi kjo dashuri per natyren kur per 23 vjet su kujtua asnje dite. Nuk besoj se eshte dashuri per natyren do jete tjeter gje qe do e tregoje koha.

    1. @Selim Rroshi says:

      Ne keto 23-vjet shteti ka qene kryesisht Sali Rrumpalla ose “njeriu i ri” i brymosur me idealet e partise dhe xhaxhit Enver.
      Edi perfaqeson rinine moderne dhe une kam besim qe ai do te perpiqet seriozisht edhe kesaj rradhe ashtu sic beri me Tiranen.
      I vetmi dyshim qe kam eshte qe Saliu ja la ekonomine te rrenuar dhe do te jete shume e veshtire per c’do njeri ta ringreje ekonomine brenda nje kohe te shkurter…

  6. aleksandri i madh says:

    Fajin e ka Sali qeni qe ka zhdukur floren dhe faunen ne Shqiperi.
    1) Si eshte e mundur qe keta pepinot qe hane breshka gjuajne ne Shqiperi si i do prapanica?! Va fa nculo pepino di merda.
    2) Si eshte e mundur qe ne Shqiperi akoma vazhdon te gjuhet peshk me dinamit?!Vetem ne Afrike ndodh keshtu.
    3) Si eshte e mundur qe ne Shqiperi asnje lum nuk ka peshk?!
    Si eshte e mundur qe ne Shqiperi nuk ka me fazane, pelikane apo lejleke?!
    Fajin e ka Sali qeni, Sali serbi. Ne burg te perjetshem kete sherbetor te Beogradit dhe Athines.

  7. dstd says:

    gjuetia eshte katastrofa e natyres, nje shpez udheton mijera km dhe gjat udhetimit ndalon ne vendin e mallkuar per te marr fryme aty e presin shtazet me cifte qe i marrin jeten. gjuetia duhet ndaluar perjetesisht kush kapet burg dhe gjob te rende qe mos te bej me kete lloj sporti

  8. agimi says:

    armet e gjahut duhen dyllosur sic dylloseshin ne kohen e enverit atehere ne qofte se kishte njqin mije arme tridhjet mije lejoheshin te gjuanin dhe kshu me radhe vitin tjeyer te tjeret tani gjuajn mete gjithamjetet me cark ushqim me ilac e tjera duhen krijuar qendra policie jo vetem neper qytete por ne kater fshatra nje poste policie te kete dhe numura telefoni pa pagese atere do te shikojme si mbrohen edhe kafshet edhe pyjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje