Gjithçka ndodh brenda një minute.
Njësiti special amerikan, Delta Force, rrëmben jashtë shtëpisë së tij në Libi terroristin e Al Kaedës, Anas al- Libi.
Ngjarja ndodhi më 5 tetor të vitit të shkuar.
Kjo video tregon momentin kur forcat speciale ndalojnë makinën e tij dhe e rrëmbejnë brenda pak sekondash.
Ngjarja ngjalli reagimin e fortë të Libisë, pati akuza se kjo është ndërhyrje në sovranitetin e një vendi.
Al- Libi u transportua në Nju Jork dhe atje do përballet me gjyqin në lidhje me bombardimet e vitit 1998 në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani.
Nga këto sulme vdiqën më shumë se 200 persona.