Nuk sosin lajmet e këqija: Schumi ka tani pneumoni

12 Shkurt 2014, 10:51Lifestyle TEMA

Beteja e Michael Schumacher për jetën është futur në një raund të ri.

Siç njofton gazeta gjermane Bild, kampioni i Formula 1 tani vuan nga pneumonia.

Pasojat e kësaj sëmundje janë të paparashikueshme.

Por pse është kaq e rrezikshme kjo sëmundje për kampionin?

Profesori Heinzpeter Moecke thotë se është një sëmundje shumë e rëndë dhe e rrezikshme për shkak se trupi furnizohet me më pak oksigjen dhe është shumë i dobët.

Një sëmundje e tillë mund të sjellë vdekjen në rastin e pacientëve në trajtim intensiv.

Por si ka ardhur një infeksion i tillë?

Një arsye mund të jetë se pacienti nuk mund të kollitet për të nxjerrë sekrecionet e mbledhura në fyt për shkak se ai merr frymë me tub.

Një njeri i shëndetshëm kollitet apo gëlltitet disa herë, duke mbrojtur në këtë mënyrë mushkëritë.

Nuk dihet nëse ky infeksion e ka ndërprerë fazën e zgjimit nga koma të Michael Schumacher.

5 komente në “Nuk sosin lajmet e këqija: Schumi ka tani pneumoni”

  1. etc says:

    Te kaluara Schumit, cte themi me shume. Te gjitha kushtet i ka. Shpresojme ta hedhe lumin, por kjo eshte nje gjendje vertet e rrezikshme kur je normal e jo me ashtu sic eshte ai tani.

  2. net says:

    Nuk ka dyshim qe shejtani i mallkuar ka pune ne kete mes, sepse djalli more njerez eshte xheloz i madh, i vjen inat,ka zili, eshte i lig dhe mund te beje gjera shume te keqija. Allahu e shpetofte Scumin dhe u befte nej musliman i devotshem. Para pak muajsh kish bere nje interviste ne al arabija dhe kish thene qe eshte shume i interesuar per fene islame, jarabij u sherofte s ame shpejt!

    1. Fcksala says:

      Gjithe kaurret thone do zoti sherohet , po keshtu edhe myslimanet. Del ky ekstremisti i poshter ketu dhe thote ishall sherohet qe te behet mysliman. O toke ca mban siper. Njerez te semure.

    2. tani02 says:

      A je ne vete ore se po na lene pa mend! Po ketu tek ky lajm e gjete te flasesh dokrra fetare? Taleban driteshkurter , shko vritu ne Afganistan dhe na le rehat se nuk kemi nge per ekstremizma, njeri i mbaruar

  3. -------- says:

    O Net po o u Schmi Muslim, do te ti marri virgjereshat kozmike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje