Një tjetër person i akuzuar për vrasjen e një femre u ekstradua nga Interpol Tirana.
Ai është Lefter Keçi, i arrestuar në Itali pasi Gjykata e Durrësit në 16 korrik 2011 vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Keçin, për vrasje në bashkëpunim.
I ekstraduari Lefter Keçi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Euxhen Muka, më datë 05.06.2011, rreth orës 13:30, ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasen Rolanda K.
Trupi i pajetë i kësaj shtetaseje është gjetur pesë ditë më vonë përgjatë rrugës për në Ishëm.
Ky është ekstradimi i dytë i rëndësishëm brenda ditës, pas ekstradimit të Marjan Rrokut.
Megjithatë, Shqipëria duket se ka një problem serioz me mbipopullimin në burgje.
Veçanërisht situata është rënduar dy javët e fundit, ku për shkak të mungesës së vendeve në dy paraburgime në Tiranë, shtetasit që marrin arrest me burg nga gjykata aktualisht mbahen në komisariate dhe Drejtorinë e Policisë.
Drejtues të Policisë së Tiranës shprehen se i kanë dërguar një seri shkresash Drejtorisë së Burgjeve për të zgjidhur situatën, pasi edhe në këtë ndërtesë nga 27 vende që është kapaciteti, aktualisht ndodhen si të paraburgosur 57 persona, në një kohë që mesatarisht në kryeqytet arrestohen mbi pesë shtetas në ditë, çka sjell një përkeqësim të mëtejshëm të situatës.
“Më shqetësuese është situata në paraburgimet në Tiranë, në institucionin në rrugën “Jordan Misja”, në rrugën “Mine Peza”. Nevoja për të marrë masa është emergjente, pasi është tejkaluar kapaciteti akomodues për këto institucione. Nuk ka më mundësi që këto institucione të akomodojnë individë, shtetas me liri të kufizuara”, thotë për Top Channel Blerta Doçi, përgjegjëse e Çështjeve Shoqërore në Burgje.
Por ndërsa amnistia shihet si një shpresë nga burgjet, sidoqoftë nuk jep një zgjidhje përfundimtare, kjo pasi të gjitha burgjet në vend raportohet se mbajnë të dënuar tej kapacitetit.
Prisni tani, se ne Itali do te kete zbrazje burgjesh dhe largime nga Italia per te huajt.
Ndertoni nje burg te ri, mos i lini ne liri kriminelat.
ha ha ha ha klubi i ashikut
http://dielli.al/lajme.php?id=39987&k=71
Pune korakesh islamike
cbere ti file Fagos…si duket tregu i bythes? ka rene ndopak kete vit krize? apo te ju ska ndonjehere krize…
Futini nga 20 vete ne qeli.Kujt i rruhet per kushtet.Keta jane vrases dhe meritojne plumbin por ne i ushqejme e u japim strehim.
Ore po ato që dënohen pse i japin makinës pa patentë ose të pirë ku do të venë?
Tahirit i foli prapë goja më shpejt se sa mendja me sa duket.
Prandaj nganjëherë edhe duhet të mendohesh para se të propozosh ligje!
Shto ketu edhe 30 % te shofereve qe do kapen per pije alkoolike, duhen ndertuar urgjentisht burgje te reja dhe komode.
Exportoini jasht shtetit!
Ka vende qe rrijn me burgje bosh
Zvicra i ka qelit e lira.
Mbushini me shqiptar importi per ta!
Duhen ndertuar burgje te reja dhe me kapacitete mijera persona,por per mendimin e shume shqiptareve duhen rikthyer denimi me vdekje,ky do e ulte numrin e krimeve mjafton te krahasosh numrin e tyre para 90 dhe pas 90.Denimin me vdekje e ka dhe SHBA.
Merni shembull nga xhaxhi, burgjet e tij kishin gjithmone vende te lira…..po ashtu edhe ne Amerike…..