Flet një nga protagonistët e Lëvizjes së Dhjetorit, Ilir Dizdari
Bisedoi: Luljeta Progni
-Zoti Dizdari, 23 vite më parë në 20 shkurt ‘91 u rrëzua busti i Enver Hoxhës si pasojë e grevës së urisë së studentëve, ku ju ishit organizator. Partia Demokratike ka lajmëruar një protestë masive më 20 shkurt 2014 kundër qeverisë Rama. Sa e justifikojnë motivet e kësaj protestë simbolikën e kësaj dite sipas jush?
Kemi pranuar një sistem politik që quhet demokraci dhe të gjithë lojërat e mundshme dhe shfrytëzimi i simbolikave është e drejtë e partive politike dhe njësive politike që veprojnë në vend. Mendoj se kjo protestë pati një motiv ekonomik dhe më pas u vesh me kostumin e datës 20 shkurt, që është dita kundër idhujtarisë totalitariste. Në vizionin tim, 20 Shkurti është dita kur e vërteta u nda nga gënjeshtra, ku liria u nda me diktaturën, ku e ardhmja u nda me të shkuarën. E vërteta është që lëvizja e 20 Shkurtit ishte totalisht lëvizje politike e njëkahshme dhe i gjithë spektri politik i asaj kohe ka qenë kundër saj. Vlen të theksohet që ishin zgjedhjet për t’u zhvilluar më 10 shkurt dhe PD ishte e angazhuar krejtësisht në fushatën e saj elektorale për këto zgjedhje. Nuk mbaj mend asnjë personazh të rëndësishëm politik të asaj kohe, që të ketë përkrahur grevën tonë deri në momentin kur e bëmë fakt të kryer.
-Njëri prej drejtuesve të PD në atë kohë, Arben Demeti, i cili ishte sekretar organizativ, thotë për këtë moment se PD ishte e kushtëzuar në vendimin që duhet të merrte për mbështetjen e grevës së urisë. Kjo për shkak të marrëveshjeve të bëra me partitë politike në funksion të ruajtjes së stabilitetit në vend. Demeti shprehet gjithashtu se PD e ka mbështetur grevën e urisë së studentëve, por jo publikisht…
Nëse zoti Demeti thotë që nuk e kemi mbështetur grevën publikisht, sugjerimi im është që ai t’i referohet gazetës Zëri i Popullit e datës 18 shkurt, faqja 3. Zoti Demeti është mbajtës i mirë i dokumenteve historike.
-Për cilat arsye mendoni se PD nuk e mbështeti grevën e urisë?
E thashë dhe më parë se PD ishte e zënë me fushatën elektorale dhe me marrëveshjen që ishte bërë me PPSH në atë kohë. Marrëveshje që ia diktonte koha dhe konteksti politik. Është tërësisht e logjikshme që PD të ruante interesat e freskëta politike dhe të jemi realist, nuk është se PD në atë kohë, e cila ishte një front antikomunist, kishte ide të qarta dhe të ishte aq idealiste sa lëvizja studentore shqiptare. Nuk mund të them se në planet e saj apo databazën e saj nuk ekzistonte potencialisht kjo gjë, si mendim politik brenda kësaj partie. Por si një forcë e re që po rritej vrullshëm, ishte brenda saj edhe konformizmi, dhe idetë për t’u përplasur fort me PPSH, që ishte në pushtet dhe kishte gjithë mekanizmat në dorë.
-A është ky argument i mjaftueshëm si justifikim për PD dhe qëndrimin e saj në këtë moment të rëndësishëm të historisë?
Plotësisht. Sepse realisht PD ishte forcë politike dhe duhet t’i bindej rregullave të lojës. Është e vërtetë që ishte e parakohshme për PD kjo lëvizje. Por këtu shkëlqen edhe një herë ideja që lëvizja studentore shqiptare në dy kulminacionet e saj, ka qenë plotësisht e pavarur, idealiste, e pastër nga çdo lloj ndikimi, manipulimi, ndërhyrje nga çdo individ, subjekt apo mekanizëm tjetër.
-A ishte greva juaj një lëvizje paralele me ato të PD, dhe a erdhi ky reagim i juaji si pasojë e mënjanimit që asokohe i ishte bërë studentëve të dhjetorit?
Unë edhe sot e kësaj dite besoj se, revoltimi i studentëve qëndronte në faktin që nuk e kuptonin dot që do dilnin inxhinierë, ekonomistë, juristë etj, dhe në diplomat e tyre do të shkruhej që kanë qenë studentë në universitetin “Enver Hoxha” të Tiranës. Sidoqoftë kjo lëvizje nuk ishte një gjetje politike. Ishte një vokacion dhe frymëzim që buronte natyrshëm prej idealizmit të studentëve. Nuk është rastësi që pas vetëm një shkëndijë të një proteste ekonomike në Kamëz në ish- Institutin e Lartë Bujqësor, u bë shkak si fillesë për t’u finalizuar me grevën e urisë. Fillimisht PD me disa prej liderëve të saj e përkrahu këtë lloj proteste ekonomike krejt natyrshëm, për të fituar bonusin politik në fushatën në të cilën ndodhej. Por për të fituar bonus në raport me PPSH. Ishte një argument plus në atë fushatë. Por kur ne formuluam deklaratat tona dhe filluam mitingjet në Qytetin Studenti, të cilat zgjatën për rreth dy javë, PD u përpoq ta shtynte këtë proces. Nuk them ta pengonte, por ta shtynte. Ishte krejtësisht e natyrshme, brenda logjikës politike të një partie që do të jetë e matur në një fushatë elektorale. Por po t’i referohemi zhvillimeve të kohës, PPSH bënte vazhdimisht thirrje dhe akuza në mediat e kohës për tendenca ekstremiste dhe donte ruhej nga kjo gjë. Për t’u larguar nga kjo lloj optike, në të cilën PPSH po përpiqej ta fuste PD, drejtuesit e saj normalisht do të zgjidhnin një pozicion më të ekuilibruar dhe qartazi jo idealist ndaj kësaj lëvizje të studentëve. Ky hon i thellë i krijuar asokohe midis studentëve dhe PD-së, me këto mosmarrëveshje në lidhje më këto çështje, sollën edhe ndryshimet e ditura dhe të shumëkomentuara në lidershpipin e PD në atë kohë.
-Për cilat ndryshime e keni fjalën?
Me sa mbaj mend kryetari i komisionit nismëtar zoti Azem Hajdri, Heroi i Demokracisë, në atë kohë u shkarkua nga ky post, pra nga kryetar i komisionit nismëtar dhe u zëvendësua nga zoti Sali Berisha.
-Për shkak të qëndrimeve që ai pati për grevën e urisë?
Dua të them se kjo lëvizje solli ndryshime në lidershipin e PD, ndërsa komentet dhe vlerësimet i bën secili në vartësi të optikës që ka për ngjarjet në fjalë.
-Kur ju hytë në grevën e urisë, a pati kërkesa dhe përpjekje nga ana e drejtuesve të PD ndaj jush për të ndërprerë grevës?
Dërgatat nga klasa politike ishin të shumta. Tratativat dhe bisedimet dhe ngjarjet ishin mjaft intensive. E vërteta është që edhe brenda PD kishte një amulli mendimesh, të cilat ishin pro apo kundër grevës, dhe ky është një debat krejtësisht normal brenda logjikës së mendimit politik që ka çdo personash në politikë. Është i natyrshëm qëndrimi pro grevës, por edhe ai kundër saj. Në respekt të plotë për mendimin e lirë, nuk është në natyrën time të merrem me komentin pse dikush ishte kundër pasi arsyet dhe justifikimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Thënë troç, në respekt të plotë për të gjithë ata që ishin pro dhe kundra, Shqipëria ishte në një proces ndryshimi dhe normalisht diversiteti i mendimeve ishte prezent. Mendimi ndryshe duhet respektuar në çdo kohë. Ne, për këtë, pra për mendimin ndryshe, dhe legalizimin e tij në mentalitetin politik shqiptar, kishim nisur luftën tonë. Pra kishte mendime pro dhe kundër. Edhe babai im ishte kundër dhe ishte një ndër njerëzit që erdhi në ambientet ku zhvillohej greva dhe më kërkoi që ta braktisja grevën. Kuptova në fjalët dhe sytë e tij se frika shqiptare ndaj diktaturës nuk ishte vrarë ende. Greva i dha fund kësaj frike.
-Shenasi Rama dhe Blendi Gonxhe, në atë kohë kur zhvillohej greva e urisë, kishin dhënë dorëheqje nga komisioni nismëtar i PD. Prania e tyre në grevën e urisë dhe aktivizimi i dukshëm i tyre në organizim a përbën një argument që qartëson se studentët dhe PD kishin një ndarje mes tyre?
Bendi Gonxhe, Ridvan Peshkëpia, Ndue Luxha, Arben Lika, Arjan Manahasa, Mesila Doda dhe Ilir Dizdari janë personazhet mjaft aktivë të asaj kohe, pra të grevës së urisë së studentëve, dhe organizatorë të saj. Janë shtatë emrat që përbëjnë zyrtarisht komisionin e grevës së urisë së studentëve. Shenasi Rama, i cili në atë kohë drejtonte një shoqatë që quhej “Fan Noli”, Edvin Zhvarc, Myftar Gjana, Fred Gremi, Shpëtim Idrizi, Alban Bala, Sokol Tafaruçi, Artan Asllani, Soko Dakli dhe shumë të tjerë i dhanë jetë aksionit politik të grevës së urisë. E vërteta është që ne zgjodhëm një komision pa kryetar dhe vendimet i merrnim me konsensus të përbashkët, në konsultë të plotë me gjithë drejtuesit e fakulteteve. Kjo gjë bënte që të kishim një vendimmarrje më të drejtë dhe që objektivi ynë ishte kundërshtimi i pushtetit të PPSH-së. Pra, ata të mos kishin mundësi të godisnin individë të caktuar. Pra, ne ishim organizuar mirë. Mbaj mënd që Shenasi Rama ishte shumë aktiv dhe gjatë gjithë kohës së grevës së urisë qëndronte në tarracën e godinës ku po zhvillohej greva bashkë me Myftar Gjanën dhe Shpëtim Idrizin, dhe kishin formuar një grup studentësh ku ishte edhe Edmond Bushati, Arben Sulo, Ben Lika, etj, të cilët kishin thyer edhe pllakat e sipërme të godinës për t’i përdorur kundër policisë në një rast të mundshëm sulmi të tyre ndaj nesh. Shenasiu gjatë gjithë kësaj kohe, siç dhe ka deklaruar vetë në media, kishte edhe konflikte konceptuale dhe personale me disa prej drejtuesve të PD së asaj kohe. Blendi Gonxhe, për shkak të një eksperience të mëparshme në Akademinë e Arteve, solli një risi në lëvizje, e cila kishte humorin apo talljen me diktatorin me emrin e tij dhe njerëzve që e kishin rrethuar. Me këtë element, Blendi Gonxhe u identifikua si personazh i rëndësishëm në grevë. Mbaj mend se një ditë para hyrjes në grevën e urisë, ishin mbledhur një grup djemsh, kujtoj Arben Likën e Myftar Gjanën, Shenasiun, Edvin Zhvarc, dhanë çfarë kishin në xhep, për të mundësuar udhëtimin e disa djemve drejt Shkodrës për të gjetur një flamur pa yll, që ishte mjaft e vështirë të gjendej. Është i faktuar me fotografi ai flamur që u gjend në Shkodër. Na duhej një flamur pa yllin komunist dhe këtë e gjeti Shenasi Rama. U gjend ky flamur në sëndukun e një gruaje të moshuar të nderuar në Shkodër, e cila e kishte ruajtur me kujdes për gjysmë shekulli.
-Ju jeni pjesë e rëndësishme e organizimit të studentëve në 8 dhjetor dhe në 20 shkurt. Në të vërtetë kur mendoni se u rrëzua përfundimisht sistemi komunist, në 8 dhjetor apo në 20 shkurt?
Është njësoj si të pyesësh babanë që kë do të donte me shumë, vajzën apo djalin. Është njësoj si të pyesësh nënën, sa ka ndjerë dhimbje, gëzim, sublimim, kur pas lindjes ka pasur në dorë djalin apo vajzën e saj. Lëvizja studentore shqiptare e veçantë dhe e pakrahasueshme me asnjë lëvizje tjetër që ka ndodhur në çdo vend tjetër të lindjes, qëndron lart në madhështinë e saj, dhe do të vazhdojë të shkëlqejë për një arsye farë të thjeshtë: nuk ka pasur në këto 23 vjet asgjë më idealiste se ajo lëvizje, më të pastër dhe më jetëdhënëse për Shqipërinë. Një njeri, i cili niset në luftë për vendin e tij për të ndryshuar apo për të mbrojtur familjen dhe vendin e tij, nuk ka se ç’jep tjetër përveçse pasurisë dhe jetës së tij. Po ju them sot që ata djem dhe vajza që e donin dhe e duan fort Shqipërinë, dhanë gjithçka patën për idealin e tyre. Nuk ka asnjë dyshim që atij që Zoti ka dëshiruar t’i japë vuajtjet, dhuratën, meritën, ia jep dhe s’mund t’ia ndalojë askush. Sipas perceptimit tim, ai kish zgjedhur studentët e dhjetorit ‘90 dhe shkurtit ‘91, për të ndryshuar faqen e historisë së Shqipërisë. Këtë gjë as nuk mund ta monopolizojë, as nuk mund ta blejë dhe as nuk mund ta përdorë askush sepse ia ka ndaluar i madhi.
-A është sot Shqipëria që ju ëndërruar në atë dhjetor dhe për të cilën ju u sakrifikuat?
Kreshta politike në të cilën rrugëton Shqipëria dhe politika e saj ka dy anë. Anën e suksesit dhe atë të dështimit. Historia nuk fal. Nëse klasa politike shqiptare ka vepruar drejt dhe në të mirë të interesave të shqiptarëve, sigurisht që ka marrë mirënjohjen nga njerëzit dhe nga historia. Të gjitha dështimet, pra veprimet në dëm të interesave të shqiptarëve, sigurisht kanë marrë refuzimin dhe njollën e zezë në histori. Koha nuk fal. Në optikën time, e bindjeve të mia politike, dhe të miqve të mi, me të cilët ndaj të njëjtat mendime politike, besojmë ende se politika duhet të jetë shërbëtore e mirë e interesave të kombit të vet. Në të kundërt dihet përfundimi.
nuk na plasi trapi shume per keto historira…..
Kur doli disident Limontozi, se late nam o Mero. Nje pjese e mire te asaj greve por dhe te lojtareve politike ishin bashkepunetore te sigurimit ose te infiltruar nga Ramiz Alia. Boll me keto budallalleqe se beheni qesharake
Histori e shtremberuar, ne shkurt 1991 diktatures i kishin rene dhembet dhe nuk kafshonte dot. Vec sigurmsave te infiltruar kishte edhe shume dallkauke qe nxituan te fitonin kapital politik.
VDEKJA E BERISHES DO JETE CLIRIMI I PD!
http://goo.gl/iMQLXF
Bravo Liro.Si gjithnje te verteten pa frike dhe gjithnje te verteten.!
Ky tipi paska nevoje per audience. Cfare fyerje qe na servirni te lexojme per keto lloj idiotesh.
Po pasojat qe solli “lirija” e te shprehurit te mendimit ndryshe, sic edhe po e shohim cdo sekonde sot, a ja vlejti? Ekonomia u shkaterrua dhe bashke me te edhe Shqiperia eshte kthyer ne nje sketerre ku Rinia nuk don te kaloje jeten: Duan te ikin, ikin, ikin. Nuk e di ku e kalon jeten zotnia e tij Ilir, apo edhe zonja Luljeta, brenda apo jashte kufijve te Shqiperise?
Megjithate shkurt per ju “te shtatet”: E mendoni se per hir te interesave te Shqiperise dhe shumices se shqiptareve ju 7 vete nuk perbenit asnje pengese, pra keni qene teper te paperfillshem, sepse ndryshe ne rast se ju i jepni vehtes nje rol “deciziv”, atehere kush duhet te pergjigjet per pasojat qe ndodhen me pas? Ne Shqiperi u krijua levizja rrumpalliste qe beri ngjalljen e kufomave te groposura prej Diktatures, po ju kujtoj vetem njeren, Gjakmarrjen. Perse nuk beni greve Ju te Shtatet per mundesimin e shkollimit te femijve te ngujuar? Bukur fort, ju fituat lirine, ndersa te tjere perballe jush humben jeten apo nuk dalin dot as deri tek pragu apo dritarja e shtepise!!!!
Punoj ne Nafte, por edhe Nafta nen shembullin tuaj, kaloi nga duart e atyre qe e krijuan dhe ra ne dashuri me veglat e politikes: Wesli klark, Albana Vokshi, Shefqet Dizdari, rezart taci. Pasojat : Krijuesit pra Naftetaret jane ne rruge te madhe, ndersa dashnoret e rrinj po shijojne “hiret” e Naftes Shqiptare. Pra Diktatori beri kujdes dhe na imponoi te krijonim dhe dashuronim Naften Shqiptare, ndersa juve me injorancen tuaj na e prishet kete “dashuri” tonen. Po femijet e naftetareve perse te jene skllever te Urise qe shkaktoi kjo prishje?!
Shkove deri ne Shkoder per flamurin pa yll! Por shkodranet sikur i mallkuat, sepse te gjitha veprat ku punonin dhe ushqeheshin, jo vetem stomakun, i mori Lirija qe e kishit merak, sepse dolen nga gjiri i Shkoder loces, ca te cartur dhe i shkaterruan ne emer te Lirise se tyre, ne emer te “Demokracise” se “munguar”.
Historia sa vjen dhe po e largon mjegullen e krijuar ne vitet qe pasuan vitin 1985. Edhe intervista e zotnise I.Dizdari, uroj te mos kesh lidhje gjaku me juristin Cet Dizdarin e naftes se Visokes, kontribuon dicka.
Po normale, Limoz Dizdari, Diana Culi, Dritero Agolli, gjithe spiunat e Enverit, te lidhjes se shkrimtareve… ca do ishin dakort me fal???!!!
-Historia duhet te rishkruhet realisht dhe jo si te teket nje pervetesuesi ,ne te gjitha drejtimet.Me demostrimin e sotem Pd do te testohet dhe do te rrezohet ne shkallaren e politikes, pasi aty nuk do te jene 1000000 vete.Nje demostrim i cili nuk do behej nga PD ne kete forme ,po te ishte ne pushtet per kete teme.PD s’e kane ndare veten nga diktati komunist ,prandaj dhe parakalimi komunist do te jete i deshtuar..,prisnim me shume ,sidomos ne planin e llogaridhenies..-pse deshtuan?,qe askush nuk e mori persiper.-Me vjen keq,qe endrrat e rinise per nje te ardhme europiane u ngaterruan nga ish komuniste pa rini.
O Tano! I thua bravo Liro se po na thot te verteten? car te vertete kur i dime te gjitha ato qe thote , se i ka thene edhe me perpara i nderuari Shinasi Rama, dhe fare qarte e hapur ja perplas ne fytyre sali berishes, i cili penetroje ne radhet e PDse dhe e uzurpoje PD me dhune dhe intrige. Ndersa ky Iliri, as nuk e permend me emer saliun po i bie rrumullak e rrumullak, thuaj drejt o shoku yne Ilir, na u fut e na percau si mos me keq dhe ja ku eshte Shqiperia sot mbas 24vjetesh.a nuk eshte ironike,qe personi sali berisha, i derguar posacerisht nga Ramiz Alia,si komunist i besuar me makine te sigurimit te asaj kohe futur ne rrezen qe ruhej nga policia, per te inspektuar momentin e rrezimit te bustit, na del sot te protestoje ne kujtim te saj dite,a thua se ishte ai qe e rrezoi bustin,e po kjo ska bythe te rrish, kurse ky Iliri na tregon te njejtat perralla e sja permend emrin ketij FELLIQESIRE sali berisha.
Qe akoma pas 23 vjetesh ky popull te merret me nji bust te rrexuar dikur ,
eshte jo qesharake vetem ,por tregon qarte se kjo shoqeri ka deshtuar totalisht ,se kjo eshte nji shoqeri primitivesh te cilet jane ta paafte te bashkohen kohes ,shekullit ku jetojme .
Eshte skandaloze qe ky popull te bjer preh e demogogjive te ndryshme qe i hidhen asaj shoqerie per diskutim dhe kjo jo pa qellim ,por per ti mbajt mental idiotet ne te kaluaren ,nderkoh qe realiteti e jeta duhet te orientohet ke problemet e shumta te cilat mbeten per te zgjidhur e pengojne kte shoqeri te heci perpara sidhe vendet e tjera.
Kur shef se si terhiqet ajo turm (e cila si ngjan asnji shoqerie te vertet qytetare) mbas histerive e demagogjive qesharake nga me ordineret ,me keqardhje ,mendon se ne ate vend gjithcka ka marre fund ,sepse politikanet ne ate vend jane njerzit me negativ me kriminela qe mundet te njohe kjo pjes se globit . Te mjeret ju .
PD+PS=PARTIA E PUNES SHQIPERISE.POPULLI DONTE PLURALIZEM PARTIA E PUNES U NDA ME DYSH DHE U ARIT PLURALIZMI.POPULLI DONTE RREGJIM KAPITALIST DHE KOMUNISTET ,KETO QELBESIRA QE ISHIN BETUAR SE DO TE JEPNIN JETEN PER IDEALIN U BENE KAPITALISTET E PARE NE SHQIPERI JO SE DESHEN ATA POR SE DESHTE POPULLI.POPULLI DO DEMOKRACI,HARROJENI DEMOKRACINE PERDERISA VOTONI PD APO PS.KA 23 VJET QE PO LUHET LOJA DHE NUK PO KUPTONI ASGJE.RROFTE INJORANCA.MUA MOS ME BESONI POR SHIKONI KUSH JANE ME TE PASURIT NE SHQIPERI DHE KUSH DI NJE KOMUNIST QE KA PAGUAR PER KRIMET QE KANE BERE PER 45 VJET DHE PER VJEDHJET QE KANE BERE PER 23 VJET.QENI QENIN NUK E HA.
Sakte ‘ber ram’
po
Kujt ja the, tha.
Deeeeleve te zgjebura
/ qe u ka zene zgjebe truni
Ja thu?!
A nugjon tru- zgjebmi?
JO.
Eh ne te mjeret
qe s’na ka zon,
Lutna me na zon,
se
Plasem!
Ju te gjithe qe komentoni keni lindur mbas 90.Pyesni me mire prindit tuaj se cfare kohe ishte ajo.Aty vertet ka pasur edhe nga ata te sigurimit qe thoni ju dhe ata vazhdojne akoma te bejne ligjin ne kete vend.Por nje gje po ju them se studentat e asj kohe ishin trima,dhe pa trimerin e tyre sot ju jo vetem nuk do kishit kete liri qe keni sot por do ishit bere spiuna te regjimit,dhe kushedi cfare tjeter.Po ajo ishte nje permbusje e madhe,Une po ju them se ajo kohe do krahasohet ne historine SHQIPERISE si koha kur SKENDERBEU hoqi TURQIT .
Ju falenderoj te gjithve per mirkuptimin.
O fshataro!
Fakti qe Iliri nuk permend berishen sdo te thote aspak qe spo thote te verteten,po ashtu dhe fakti qe me pare na i ka referuar i nderuari Shinasi Rama me shkrimet e tij te herepashereshme nga pertej oqeanit nuk heq asgje nga Iliri dhe kontributi i tij QE TE SIGUROJ ka qene po aq dhe mbase dhe me i madh se i Shinasiut.Kush e njeh dhe ka qene ne ate greve ato dite e di mire..Per sa i perket audiences ti Shqiptare
ta them une qe po ta donte Iliri sot do te ishte kushedi se ku por as e kerkoi dhe as e pranoi kur ja ofruan si nje kothere buke para do kohesh ata qe me figuren e tij donin te krijonin kredibilitet dhe te lanin mekatet qe bene duke eliminuar e larguar TE GJITHE studentet e dhjetorit..