Reforma territoriale/ PS mbledh të zgjedhurit vendorë. Çuçi: Tur takimesh për të sqaruar administratat

19 Shkurt 2014, 19:57Politika TEMA

Partia Socialiste mblodhi rreth 180 të zgjedhurit e saj vendorë nga i gjithë vendi në kuadër të diskutimeve që po zhvillohen për reformën territoriale.

Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura në sallën e ‘Akademisë së Arteve’ shënon fillimin e diskutimit mes Qeverisë dhe të zgjedhurve vendor socialistë, në prag të nisjes së një turi informues dhe sqarues në bazë qarqesh në të gjithë vendin në lidhje me reformën territoriale.

Mësohet se në këtë takim ministri për Çështjet Vendore, Bledar Çuci, kërkoi nga të pranishmit mbështetjen e tyre në procesin e diskutimeve dhe më pas nisjen e procesit për këtë reforme.

Burimet bëjnë të ditur se ministri Çuçi gjithashtu kërkoi angazhimin e të zgjedhurve vendorë për të sqaruar administratat që drejtojnë mbi këtë process, të cilin e konsideroi si reformën më të madhe që është ndërmarrë në këto 22 vite në Shqipëri.

Më shumë se një mbledhje teknike, duket se ajo ka një karakter politik në mënyrë që të gjithë të zgjedhurit vendorë që përfaqësojnë Partinë Socialiste të bashkëpunojnë pa hezitim, për të bërë realizimin e reformës përpara muajit shtator.

Duket se Qeveria ka nisur procesin e sheshimit të pakënaqësive me drejtuesit vendorë, të cilët në zgjedhjet e ardhshme vendore mund të mos jenë më kryetar komunash apo bashkish, për shkak të ndarjes së re territoriale.

Pas përfundimit të takimit, ministri Çuçi tha se pas sqarimit të reformës për drejtuesit vendorë, do të fillojë edhe puna me turin e takimeve në gjithë qarqet e vendit.

Sipas ministrit Çuçi, rëndësi do t’i kushtohet transparencës së procesit, duke synuar të jetë gjithëpërfshirës.

“Sqarimi fillon me administratën e zgjedhur nga komunitetet dhe më pas fillon puna. Ne do të fillojmë me turin e takimeve në bazë në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Diskutuam kriteret. Ajo që na takon ne ka të bëjë me procesin, që ai të jetë sa më transparent. Askush nuk shprehu pakënaqësi. Patëm mirëkuptimin nga kryetarët e komunave dhe fokusi është tek garantimi i procesit që të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe transparent”, tha ministri Çuçi.

Ndarja e re administrative territoriale parashikon që të ketë 160 njësi vendore, ndërsa aktualisht ka 384 njësi.

60 % e këtyre njësive vendore nuk do të jenë më pasi do të ketë një ndarje të re administrative që pritet të realizohet brenda këtij viti, dhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të shkojmë sipas ndarjes së re territoriale.

Kriteri i popullsisë do të jetë një kriter i rëndësishëm në ndarjen e re territoriale.

Kështu, me ndarjen e re nuk do të ketë ndarje vendore nën 20 mijë banorë për njësi.

Po kështu, edhe aspekti ekonomik do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ndarjen e re territoriale, pasi një pjesë e buxhetit që me ndarjen aktuale shkon për administrate vendore në zona që nuk mbledhin të ardhurat apo kanë një përqindje shumë të ulët, do të kursehen me ndarjen e re, ose do t’u shpërndahet njësive të reja vendore.

Mbledhja me të zgjedhurit vendorë të PS është e dyta pas asaj të zhvilluar pak ditë më parë me Shoqatën për Autonominë Vendore, të drejtuar nga kryebashkiaku i Pogradecit, Artan Shkëmbi.

Ky i fundit e cilësoi këtë moment si më të përshtatshmin përsa i takon ndarjes territoriale.

Shkëmbi e cilësoi si shumë të rëndësishme përfshirjen e të gjitha palëve në proces, ndërsa tha se kjo reformë duhet të shoqërohet edhe me një paketë ligjore në drejtim të decentralizimit.

Ai  tha se nga kjo reformë disa komuna nuk do të ekzistojnë më sikundër janë sot, por për këtë s’ka pse askush të ndjejë keqardhje.

5 komente në “Reforma territoriale/ PS mbledh të zgjedhurit vendorë. Çuçi: Tur takimesh për të sqaruar administratat”

  1. ni says:

    po ky mos esht ai qe i qinte gruan rama ?? uuuuuuuuuuuuu ca turpi

  2. Cohen says:

    …moooos jo reforme amani,se na iken autoriteti i barkaleceve te zgjedhur lokale, shkermoqen tarafet,vajtojne tavolinat nga braktisja e drekave,ska me tendera,zyra te ngrohta, dashnore, fuoristrada intriga kulisa,presion per largim nga partia kur vjen data e zgjedhjeve lokale per rizgjedhje per here te 7 apo te 8, aleanca idiote per keshilla komunash,,etje etje …amani u lutna shum kyt reforman sikur mos ta bajshit

  3. Loreni says:

    Bo – Bo ky z Çuço ka qen hajdut neper konvinkte dhe kumarxhi sot z Rama e ka ber ministerer me kete do na perfaqesoj Rilindja

  4. cen gashi says:

    mire e ka ky cuci me reformen territoriale por reforme i thone kesaj qe eshte lajmeruar ketu
    http://dielli.al/lajme.php?id=41363&k=71

  5. psevertete says:

    Cucua, cucua, palloshi Deles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje