Kuvend/ Rama: Prokurorë të huaj për 21 Janarin. Bode, vullnetar i Enverit

20 Shkurt 2014, 14:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me deputetë të opozitës dhe ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë seancës parlamentare ku diskutohej kërkesa për shkarkimin e Zana Xhukës nga posti i kryetares së ILDKP-së. Rama reagoi ndaj akuzave që iu bë nga opozita se po hakmerrej ndaj Xhukës, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar në bazë të ligjit deklarimin e pasurisë.

“Keni marrë një instrument nga Partia e Punës, që gjithçka ngrihej mbi shpifjen, shpifja kthehej në akuzë, akuza çohej në gjyq dhe më pas dënoheshin, pushkatoheshin apo syrgjinoseshin njerëzit. Por ky instrument që njëri prej jush ua ka sjellë në parti dhe që e ka mësuar në Shkollën e Partisë së Punës, nuk cenon integritetin tim”, iu drejtua Rama opozitës.

Në vijim ai shtoi se është njeriu më i hetuar në politikën shqiptare për shkak se 3 apo 4 komisione hetimore të ngritura nga PD nuk merreshin me çështje të caktuara apo me fenomene, por me të personalisht.

“Jam njeriu më i hetuar në Shqipëri, keni ngritur 3 ose 4 komisione hetimore për personin tim. I keni ngritur mbi të njëjtin instrument nga ai që ju ka udhëhequr në mbi 20 vite, dhe këtë instrument e ka marrë në shkollën e Partisë së Punës, që gjithçka ngrihej mbi shpifjen që kalonte në akuzë, pastaja bëhej gjyqi dhe dënoheshin, syrgjinoseshin apo pushkatoheshin njerëzit. Këtë instrument e morët nga PPSH, e çuat në PD, ekzaktësisht nga shërbëtorët e PPSH”, theksoi Rama.

Duke iu drejtuar opozitës, kryeministri u shpreh se “po kalëroni mbi rregulloren në çdo seancë, duke menduar se po i merrni shqiptarët për budallenj”.

“Si ka mundësi që vazhdoni të besoni se shqiptarët mund t’ju besojnë sa herë që merrni fjalën dhe flisni nga pozitat e dikujt që sapo ka rënë nga qielli, sikur ju s’keni qenë në këtë parlament, i cili u bë gazi i botës. Është rasti i vetëm që një parlament në historinë e integrimit europian futet në një progres-raport apo kryetari i Kuvendit futet në një progres raport me emër dhe mbiemër si një instrument për të shkelur opozitën. Keni rënë nga pushteti pak muaj më parë dhe keni lënë pas një rrëmujë të atillë në Shqipëri, që dukeni kaq shumë qesharakë. Na kërkoni llogari neve për ato që i keni bërë Ju dhe për më keq akoma, fyeni inteligjencën e këtij populli duke i thënë çou se erdhi ora të bësh atë që bëre kur u ngrite për të shembur një regjim. Përgjigjen e keni marrë të plotë më 23 qershor dhe sa më shumë të vononi ta lexoni atë përgjigje, aq më të fortë do e merrni përgjigjen kur të vijë radha tjetër. Sot ngritët një alibi, sikur kjo që po ndodh që nuk është absolutisht e paparalajmëruar, por është rezultat i asaj që janë shkelur rregulloret dhe ligjet, dhe thoni se është hakmarrje. Dhe nxirrni këtu letra që as nuk i lexoni dhe as nuk ia lexoni njerëzve. Nëse ka një problem me zonjën e ILDKP-së, atë e nxorët ju, sepse ajo letra që ju tundni këtu është një korrespondencë mes meje dhe institucionit të ILDKP-së dhe jo Partisë Demokratike”, tha Rama në reagimin e tij.

Bode, vullnetar i Enverit

Në fjalën e tij, kryeministri nuk ka lënë pas batutat ndaj deputetëve të opozitës.

“Në këtë sallë ka vetëm një vullnetar të Enverit, i cili nuk është në këtë krah, por është në krahun tuaj”, theksoi Rama duke pasur parasysh ish-ministrin e Financave Ridvan Bode.

Sipas kryeministrit, Bode ka qenë vullnetar i Enverit, ka qenë i ri, ka qenë larg Tiranës dhe shpresonte të zinte një vend, meqë PD e kishin zënë ato të tjerët.

“Ke qenë vullnetar i Enverit, por je i pakrahasueshëm me atë që ke në krah, që është karikatura e gjallë e Enverit. Madje po ju them edhe një gjë, që kur vdiq dikush, gruaja s’dinte çtë bënte, të ngushëllonte Saliun kur qante me të madhe apo të kujdesej për burrin që vdiq”, u shpreh Rama në batutën e radhës.

Në reagimin e tij, ish-ministri i Financave Ridvan Bode e cilësoi akuzën e kryeministrit si ordinere.

“Një përbuzje ndaj një akuze dhe shpifje ordinere, të shpifësit profesionist, gënjeshtarit më të madh që për fat të keq e kemi kryeministër. Zotëria thotë se jemi në ditë të zezë, sepse është dita e rënies se etërve shpirtërorë. Halli është se ti ke dalë nga gjirizet e Bllokut dhe ty sot të dhimbet ati yt shpirtëror dhe biologjik. Ti ndihesh keq sepse gjysma e atyre që ke marrë në krah, kanë dalë nga gjiri i Bllokut dhe ti mundohesh të ngresh akuza për njerëz që kanë ngrënë internimin e babait tënd”, reagoi Bode.

Rama- Berishës

Në vijim, Rama kujtoi një takim që kishte bërë me Berishën në fillimet e lëvizjeve demokratike.

“Herën e parë që kam takuar Saliun, kam qenë me dy persona. Njëri nuk është gjallë, Ardian Klosi, ndërsa tjetri Kasem Trebeshina, ka kohë që ka ikur nga Shqipëria. Dhe kur e takuam, ai na tha se ju doni të nxirrni jashtë burgjeve llumin e Shqipërisë dhe doni t’i nxirrni si të burgosur politikë.  Merreni dhe lexoni intervistën e parë që ka dhënë Sali Berisha dhe më pas reagoni. Kaq e vërtetë është kjo, saqë kur ne bëmë peticionin kundër atit shpirtëror të këtij jetimit, RD-ja nuk e botoi. Merreni intervistën e parë të zotërisë, se Genci e di mirë historinë dhe në intervistë thuhet se: Enver Hoxha bëri gabime me aleancat pas viteve ’60”, u shpreh Rama.

Në vijim ai shtoi se “më i keqi i komunistëve është komunisti-antikomunist dhe ai ka marrë nën kontroll partinë tuaj, pasi populli shqiptar e zgjidhi këtë problem me 23 qershor”.

Rama për 21 Janarin

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri duke iu drejtuar opozitës, tha se “megjithëse më 23 qershor shqiptarët votuan një mazhorancë të re, drejtësinë vazhdoni ta drejtoni ju”.

“Vazhdoni të drejtoni gjoja sistemin e pavarur të drejtësisë, duke marrë garanci se nuk do të prekeni. Një drejtësi është ajo që komandoni ju, një tjetër është ajo që vendosën shqiptarët më 23 qershor”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar dosjeve që ende nuk janë zbardhur nga drejtësia shqiptare, përfshi këtu edhe atë të 21 Janarit, Rama propozoi një prokuror të huaj të pavarur për drejtimin e hetimit të çështjes.

“Nëse e keni me merak hetimin, ky është propozimi im: një prokuror i huaj i pavarur. Nëse ju e keni përzemër luftën ndaj korrupsionit, ta hetojmë më tej dhe ta shikojmë se çfarë rezultatesh do të nxjerrë, të ngritura mbi prova dhe mbi fakte. Sot ju jeni në opozitë dhe nuk keni çfarë të fshihni, thoni ju. Por unë them ndryshe. Jeni të mbërthyer nga dhimbje të mëdha për humbjen e atij pushteti dhe që keni shumë për të fshehur jo të gjithë ju, por ata që janë më të zjarrtë që kanë lëvizur mashën e zjarrit dhe nuk ka dashur t’ia dijë për askënd veç për ushtrimin e pushtetit stalinist. Sot ka më shumë arsye të bëjë këtë që po bën dhe ne i kemi të gjitha arsyet të bëjmë këtë që po bëjmë sepse po bëjmë atë që kemi zotuar. Në fund vendos populli dhe së shpejti do të vendosë edhe drejtësia”, theksoi Rama.

Reagon Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Zoti bashkëkryetar, ai ka frikë nga e vërteta dhe të tha ty të mos më jepni fjalën, ndërkohë kur doli, me libër shpie e çfarë nuk tha. Aty nga data 20 dhjetor, në një miting në sheshin Italia, më erdhën 2 persona, njëri prej tyre ishte i disekuilebruar dhe ai ishte Edvin Kristaq Rama. E mori fjalën dhe  tha: në çdo shtyllë të varim nga një komunist dhe unë i thashë, po për babanë tënd ç’të bëjmë. Edhe atë, më tha. I thashë shko dhe bëj partinë e varjes se ne jemi Partia Demokratike”, deklaroi Berisha.

“Me shkop doje të çoje një trëndafil atje ku doje ti. Eksperienca jote me familjen Hoxha është një ndër qesharaket. Me Hoxhën ty të lidhin firmat për varje, në sheshet e Tiranës e qyteteve nga babai yt. Të lidh ty firma mbi varjen e Havzi Nelës. Me ekzekutimin e një fshatari, për të cilin Sigurimi i bëri çdo kurth për ta vrarë si agjent grek. Lidhjet me Hoxhën i ke fatale.  Është absurde të kërkosh shqiptarizëm tek një njeri që i ka varuar çelësin Bregoviçit”, vijoi Berisha akuzat ndaj Ramës.

Ndërsa në lidhje me korrupsionin, ish- kryeministri i propozoi kreut të Qeverisë që të gjitha dosjet t’i çojë në prokurori. “Ik e dorëzo çdo gjë në prokurori. Por nuk dorëzon dot asgjë. Përsa i përket 21 Janarit, je ti organizatori i puçit sepse doje të mbaje një fjalim tek ballkoni. Dole dhe nesër, por e more përgjigjen. Dole dhe e ule kokën kur të thanë se do merrje atë që meriton. Ti je kryeministri më i lidhur me krimin. Nuk keni përgënjeshtruar asnjë fjalë deri sot. Ke vënë në krye të policisë njeriun që është i lidhur me krimin. Në 5 muaj e shndërrove policinë në instrumentin kryesor të trafikut të drogës. E drejton policia tani. Ti nuk po lejon gjimnazistët që të vijnë në protestë. Dije mirë Edvin Kristaq Rama se ky është vetëm fillimi dhe do zhvillojmë një betejë në emër të Kushtetutës e ligjit. Mund të shkarkosh Zana Xhukën, por dënon Shqipërinë dhe shqiptarët, siç i dënove për statusin në dhjetor. Sulmove vendet kryesore: Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën, Danimarkën. Ty askush s’të beson sepse t’i dinë lidhjet me krimin dhe korrupsionin”, theksoi Berisha.

36 komente në “Kuvend/ Rama: Prokurorë të huaj për 21 Janarin. Bode, vullnetar i Enverit”

  1. Lenci says:

    o rama o i madh mir ja bere ke shume te drejt

    1. keti says:

      hahahahah bode vullnetar i enverit hahahaha o rama o 1sh je i madhh te pershendesi,m

      1. greiss says:

        keta jane zullumi i njerezise, qe kane vrare e kane vjedhur e do prostestojne se po marrin fund bandat e tyre, se nuk jane me ne krye te kontrabandes, se mafia e tyre po shkerrmoqet se behet shtet

        1. hygerta says:

          Nuk e di se kur do te marrin fund te gjithe keta zullume te komunizmit qe ende qarkullojne dhe interesi i tyre ka qene zaptimi i Shqiperise, dhe ende nuk arrijne ta kuptojne se shqiptaret i larguan me revolten e votes per te mos i kthyer kurre me e per te mos i pare ne skenen politike.

          1. Bruce Willis says:

            Tani mund te themi qe “ka Cecua bicak”.
            Edi Rama nuk pyet per jashtqitje si Berisha, Argita, Shaban Memija, Arben Imami, Lubonja, Fatmir Mediu, Pango.
            Shqiperia ka vetem nje rruge: Drejt Evropes.
            Atje do na coje vetem Edi Rama. Populli eshte shume i bindur per kete.

          2. AvniRystemi says:

            Keta aktoret e ppsh-se jane talenta te mrekullishem, prite kur ye nxjerin shpatat e te luajne filma me shpata ne mes te kuvendit te artisteve te SHIK-ut.

            Ndersa ju qe I pershendesnidhe I pergezoni neper keto forume jeni peshqit me te persosur qe do mund te gjenin artistat, – ju jp vetem qe e kafshoni grrepin po ju e gelltisni me epsh.

        2. tiger says:

          Me kete punen e Prokurorve te Huaj qe i ka permendur Rama – normali qe del nga fiqir Doktori…:)

        3. Katundaret bastarde qe shajne njeri tjetrin says:

          Katundaret bastarde qe shajne njeri tjetrin

          E verteta e hidhur ne Shqiperi eshte se po te jesh i ndershem, nuk ecen dot, sepse pjellat e komunizmit, me ngjyra blu apo te roze, si shushunja dhe perfaqesues te Djallit qe jane, kane vendosur monopolet dhe vjedhin, grabisin, bejne imoralitet e krime monstruoze.

          Nuk ka si te jene ndryshe, sepse geni i tyre eshte geni i felliqur i njerezve te llumit te katundareve te paskrupullt. Edhe gjithe te huajt, hapur thone se Tirana ka qene nje qytet i mbushur me gjithshfare katundaresh qe benin çdo pune te felliqur qe ua kerkonte diktatori Enver, i cili as vete nuk i ndynte duart te bente ato lloj punesh te felliqura, por qe bastardet katundare i benin me kenaqesi.

          Dhe bastardet e katundeve pollen bastarde, qe i rriten me zakonet e tyre prej katundaresh dhe me karakterin e tyre prej bastardesh. Keta si eterit e tyre bejne krime, vjedhin e bejne imoralitet.

          E mjera Shqiperi shkon nga nje pale duar te katundareve bastarde tek duart e katundareve te tjere bastarde.

          1. AvniRystemi says:

            Jo zoteri e keni gabim.

            Keta jane katundaret dhe kurvat e tyre te degraduar ne nivelin e shpirtit gjysmak.

            Bastardet – qe ne shqip do te thot dobic apo dobice – jane aimpatizantet e tyre qe mendojne se njera pal eshte me e mire se tjetra. Keta jane dobicet qorra qe la enverizmi pas.

      2. dorjeta says:

        Te gjithe keta qe protestojne sot, jane ata qe ruanin enverin se kur bente cicin, saliu i mbante uturakun e i ekzaminonte urinen, bodja i bente llogarite e tollonave qe do leshonte

    2. Hysni says:

      o bode ti smeriton te jesh fare ne politik e jo me deputet o i ngrate qe sdo te lidhesh 2 fjale

      1. Cufja says:

        o daku o bode ti me 1 brime i bie fyellit mo vlla po ik futja gjumit

    3. Gishtshpejti says:

      kryeminister yll cdo gje e merr me pozitivitet duket ky qe ka shpirt artisti

    4. Gishtshpejti says:

      te pamoralshmit bejne moral ik or bode mos ja fut kot or tii,,,

      Z Kryeminister te pershndesim nga veriu

    5. Kurreshtari says:

      Ne cfare vendi te botes ndodh kjo mund te ma thote njeri?

  2. guarin says:

    More ky bode nuk eshte Ngopur duke e vedhur kete popull

    1. Paskuqa baberru says:

      Bodet tub rrote qe na vodhe e le kete popull me i kile karrote

  3. Ilir prenjesi says:

    Po’ eshte e vertete bode ka qene llogAritar ne qukes te librazhdit ,antar partisse punes .medioker qe Ju mbante 20 Lek nga rroga puntorve.provincial qe kerkonte tiranen me Cdo kusht. I hyri karieres me partin e enverit dhe e vashdoi me partin e jetimit te enverit…kjo eshte e verteta.leku ridvan Nuk te bene njeri.edhe te vjedhesh me fatture Nuk do te thote qe je eknomsit ,jeni krimbA

  4. Jemini says:

    Edi

    Per batuta, ngacmime dhe humor je gjigand.

    Edhe per restaurime, kolore dhe rregullime te tjera je me shije.

    Ke boshlleqe ne menaxhim shteti dhe administrim.

    Ke mungese te ndjeshme njohurish ne ekonomi.

  5. tironci says:

    O edo ta bofte zoti hallall qe ja dhjet ketyre legenave.
    Tani po shoh ate mitungun e debilave, dhe me qesharakja del cuni i Enverit dhe kerkon te festoje perdhosjen e babes vet.
    Gjona te cuditshme ndodhin atje, pale nuk dine as me numru. Pesemije vete jane ne shesh e thone eshte gjithe shqiperia, Tregojini atyre se shqiperia eshte mbi 3 milion

  6. elinor says:

    “Pergjigjen e moret ne 23 Qershor dhe sa me shpejt ta lexoni ate aq me mire per ju” thote Rama.
    OK, imagjinojeni Saliun, Lulin, Boden, Topallen e me radhe duke i vra ndergjegja dhe duke pranuar poshtersite e shumta:
    “E pranojme! Nuk ecet me me genjeshtra. I kemi bere te gjitha dhe ndjehemi te penduar per kete. Qysh sot do terheqim te gjitha parate e depozituara ne bankat e ndryshme ne bote dhe do ja u kthejme shqiptareve. Pastaj do t’i dorezohemi drejtesise per krimet e shumta!”
    Ahahah, e shikoj shume te mundshme nje gje te tille! Po boll mor tutkun, boll u kerkove t’i therrasin ndergjegjes se ata nuk e kane nje te tille. Ti mor ti, ti kur do bejsh ate per te cilen u votove, t’i sjellesh keta njerez perpara drejtesise?! Pastaj kane kohe boll ne burg per reflektim.

    1. sit back and relaks says:

      Drejtesia eshte e pavarur nga ekzekutivi ne nje shtet demokratik. Kerkesen e ke te drejte por kutine postare e ke gabim.

      1. elinor says:

        Parlamenti a e ka ne dore reformimin e drejtesise? A eshte Rama ai qe drejton mazhorancen? Kjo mazhorance pse u zgjodh, kot, qe te merret me fjale boshe? A, nqs Rama varet nga tjeter kush atehere ndryshon puna. Atehere ke te drejte. Por nqs Rama nuk eshte ne gjendje te mbaje premtimet a duhet te vazhdoje e te kakarise nga foltorja e parlamentit?

        1. mikel says:

          elinor duro fundi i bishes eshte i sigurte ,por nuk eshte momenti tashi ,ekonomia eshte per toke rama po ben te pamunderen,se pa vu ne rradh te pare ne vi ekonomin ,krimin, korrupsionin dhe ne fund gjykatat nuk e fut dot bishen mrena se krijon destabilitet lufte me pak dhave ,dhe bisha kte don se eshte e vetmja mundesi per te shpetuar lekuren ,ne radhe te pare duhet fituar besimi ne popull masanej do shofesh gjithe sorrollopin mrena.

  7. sala says:

    O Edvin te ndrite shpirti me Ritken, me gajase, fiks fare eshte. Vjedhjen e ka ne gjak, jo tani por fshatareve e minatoreve u mbane nga dy leka, se per leka vdes. Te lumte goja

  8. Zef says:

    Duhet prokuror i huj jo vetem per 21 janarin por edhe per vrasjen e deputetit te PD, per gerdecin etj. Jane keto ngjarje qe nuk e lane me fjet salen e gjithe diten asht tuj mendue cfare me ba qe tshpetoje ky dhe familja e tij, sidoms djali qe ka pa shum prapsina e asht tu ba akoma. Sala nuk do me ja dit per popullin e vet. Aj shikon vetem interesat e veta e tfamiljes se tij. Do me shpetu veten per cka ka ba, per te gjith marinat kunder popullit. E per ket Aj mund te baje protesta, mund te fute popullin ne luft civile, deshira e tij asht me i sherbye serbit me besnikeri. E per ket ai nuk pyet per asnje pasoje cfare mund ti ndodhe popullit te vet. Aj blun ne mendjen e tij skenare te ndryshem qe atij mos me i hy gjamb ne kambe. Ky asht njeriu me i lik qe ka pa gjate jetes se vet populli shqiptar

  9. Rama je nga njerezit me te zgjuar qe kemi njohur deri tani.Me ne fund e gjete mundesine te kalbesh ne biruce ate njeriun e maleve te cilit nuk duam t’ja zeme emrin ne goje.Po te ish ai ne pushtet i kish pushuar dhe i kish derguar me dhi te kullosnin.Po ti je si udheheqesit e Europes qe duan ne menyre demokratike te vene para ligjit te koruptuarit.Te vine prokuroret e huaj te gjykojne banden e Saliut dhe te shpetoje Shqiperia njehere e pergjithmone nga llumi qe e ka mbyt .Vetem keshtu shkohet drejt Europes se bashkuar.

  10. Iremila says:

    Do te ishte mbrekulli n.q.s. tek ne te vendosej EULEX si ne Kosove.Prandaj vota e 23 Qer.kerkon ndryshime te medha ne drjetesin e munguar.Pse jo te jene Prokurore dhe Gjyqetare te huaj perndimor.

  11. RAMA HEDHE BOMBA TYMCE PER TE MBULUAR MASHTRIMET ME PREMTIMET. RAMA E DI SE NUK DO KETE ASNJEHERE HETIME PER 21 JANARIN KU SIPAS PROKURORIT TE PERGJITHSHEM ISHTE RAMA AI QE TELEFONOI PROKURORINE DHE JU KERKOI AMNISTI PER ORGANIZATORET DMTH PER ATE VETE.

  12. Duke pare qe po i vjen fundi qeverisjes mashtruese te rilindjes piktori deshtuar ben deklarata te ketilla qe te mobilizoje bazen socialiste. Rama e di qe nuk do kete hetime per 21 Janarin diten e 20 Shkurtit pasi sot eshte dita e rrezimit te monumentit te babait te tija shpirteror.
    Ashtu sic thane edhe Amerikane 21 Janari eshte mbyllur per faktin se Rama ishte organizatori. Ne Mars Rama largohet.

  13. Piktori deshtak ben deklarata te ketilla pasi do te terheqi vemendjen nga deshtimi i tija personal dhe e dyta nga ngjarja e 20 Shkurtit ku populli rrezoi babain e tija shpirteror. Ne mars Rama largohet

  14. Koz Dynjaja says:

    – Si do ishte Shqiperia po te kishte marre pushtetin Rama ne 1992 ??!!- Do kishte varur ne Cdo shtylle nga nje komunist ! po pastaj ? ooo po pas shtyllave qe do mbaronin do vashdohej varja ne palma !!! gallate

  15. ali1 says:

    Vazhdo Edi se je ne rruge te drejte ! Ju punoni per popullin, ndersa Sala punonte per xhepin e tij dhe
    familjes se tij . Sundoi si diktator, bajraktar, tribalist primitiv !
    Gazeta ”DITA,, ka botuar pasurine e Saliut dhe familjes se tij ‘miliona euro, qe perbejne ”majen,, e
    aisbergut , pjesen e tere te ”luanit,, e prokuron banda serbe me Fasllicin ne krye ! Sali Berisha duhet
    denuar per ‘.tradheti te larte,, ne sherbim te agjenturave ruso-serbe !

  16. GuitarGuy says:

    “o po ky ska rrjedhur, ky ka pjerdhur” (për saliun e kam fjalën) e ka thënë bukur tek ai filmi humoristik Cekja.

  17. Ndoshta nuk o mir me i thon ca gjona troc ,por duke i kerku ndjes Z.Rama ,sepse ata qi dijn mire hitorine e babes Rames i cili ka pas dashnore lirin, kuptojne qart perse berisha i shkon gjuha ke baba i Rames .E ka debules se ja zhbjelloj lirin ,sapo ishte martue .

  18. No Partiak - No Party. says:

    Keta po merren shume me njeri tjetrin dhe nuk po merren me pune. Nga ana tjeter ato pak pune qe po ben Rama jane ne drejtim te kundert;

    Pse qeveria lejoi ( se fundmi ) ngritjen e sikuracioneve te autove ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje