VIDEO/ Erdogan këshillon të birin të fshehë milionat, por kryeministri turk thotë se video është e montuar

25 Shkurt 2014, 17:07Politika TEMA

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka përfunduar sërish në qendër të sulmeve të opozitës.

Shkak për këtë është bërë një video që po qarkullon që prej së hënës në YouTube.

Në këtë video pretendohet që Erdogan këshillon të birin të fshehë milionat e eurove, pas shpërthimit të skandalit në dhjetor, kur u arrestuan fëmijët e disa ministrave për korrupsion.

Në video, autencititeti i së cilës, sipas Reuters nuk është vërtetuar akoma, Erdogan kërkon nga i biri që të largojë milionat e eurove që mban në shtëpi.

Por, menjëherë pas kësaj ka reaguar kryeministria turke, e cila thotë se video është një montim.

“Incizimet e postuara në internet, bashkë me pretendimet se fjala është për bisedën telefonike mes kryeministrit Rexhep Taip Erdogan dhe djalit të tij, janë krejtësisht të pavërteta dhe produkt i montimit të pamoralshëm. Ata që e kanë krijuar këtë komplot të pistë, drejtuar kryeministrit të Turqisë, do të përgjigjen para ligjit”, thuhet në reagimin e kryeministrisë.

32 komente në “VIDEO/ Erdogan këshillon të birin të fshehë milionat, por kryeministri turk thotë se video është e montuar”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Merrni avokatin e Floririt se ai te nxjerr 5 me 0 ..

    1. Adriatik says:

      Ky kujton se do rikthehet perandoria e rraces aziatike. Nuk e di ky qe sot jane ne evrope kortezi e frances dhe anglise se rusia do ti kthente mbrapsht nga erdhen.

      1. ibrahim says:

        adriatik-vellau i rames dhe hashimit.hajnat bejne gjithmone aleance.

    2. Miri UK says:

      Kurse Sala keshillon te birin te fsheh MILIARDAT ?
      http://goo.gl/bg0uMW

    3. Kosovar says:

      …edhe kriminile ordineri me psikopate me dy klase shkolle nuk do zhvillonte biseda te tilla te rendesishme ne telefone keto jane montazhe broqkulla te cilat ne asnje menyre nuk do i publikonte nje gazete apo media serioze ne bote kjo esht zhjeshte propagande e sherbimeve sekrete evropiane amerikane dhe izraelite te cilat mundohen ta destabilizojn turqin

      Erdogan do fliste me te birin per gjera kaqe te rendesishme ne telefone nderkohe qe Erdogane esht i vetedishme se ne turqi veprojne dite dhe nate te gjitha sherbimet sekrete te evropes amerikes dhe izraelit per ta destabilizuar turqin.

      Aje persone i cili e besone nje gje te tille e ka kuoten e inteligjences zeroooooo

      1. tiger says:

        Foli dhe nje taleban kosovar ne ndihme te vellaut Erdrogan. Erdoja jot e dinte veten ZOT ndaj nuk ka nevoje te fshihet e te moderoje gjuhen kur keshillon te birin.

        Dhe idhulli i talebanve-te-moderuar Erdoja Turqise, fap fap nxorri te miratoje nje ligj qe te kontrolloj internetin…

        yxhyp dyrp besa bese me Erdoganin ?

  2. elinor says:

    C’na gjeti me keta qe “montojne” video!!! Mesuan qysh me rastin e Metes; qysh atehere nuk i ndahen montimit te videove! ?

  3. Tiku says:

    Erdogan ka bere namin ne Turqi. Ka krijuar nje rrjet te vetin biznesmenesh dhe te gjithe tenderet e medha ia jep atyre. Kurse ata i kthejne shuma te emdha parash. Dyshohet se eshte kapur me 100 e ca miliarde dollare. Nuk kane ditur ku ti fshehin parate.

    Tek videoja jepet biseda ku Erdogan disktuton gjithe diten me te birin ne kater biseda se si dhe ku te fshehin 1 miliarde dollare!!!!

  4. agostin says:

    Shqiperia kerkon ndihmen e Turqise per ne B.E .Brravo o popull, te mira na presin nga Vellai i Madh

    1. Arber says:

      Sa kot eshte njesoj sikur turqia mos ta pranoj kerkesn e shqipris si partner stategjik se eshte qeveria hajdute! Po partneriteti eshte afatgjat pavarsisht qeverive, se ka te bej me shtetin me teper se me qeverin.

    2. anonim says:

      O palle qe i drejtohesh popullit. Turqia nuk eshte per vete ne BE si do na ndihmoje neve dhe kush i paska kerkuar ndihme. IDIOT

      1. real says:

        Anonim para se te ofendosh te tjeret me pare informohu,mos te ngelesh idiot.
        lexoje artikullin dhe do kuptosh.
        http://www.gazetatema.net/web/2014/02/12/kodheli-mbledhje-te-perbashketa-mes-qeverise-shqiptare-dhe-asaj-turke/

  5. skelari says:

    sulme te pista. njerez qe sjane te afte per azgje, njerez te deshtuar qe shpresojne te demtojne kundershtaret vetem me shashka. erdogan eshte politikane mjafte i suksesshem, shume popullore, dhe mbahet si nje personalitet me moral. turqia ne saje te tije ka ritjen me te madhe ekonomike ne bote pas kines. keto i bejne ata qe duan sekretare me minifund e gjokse sheshit, pasi ligji qe vuri para pak kohesh, detyron femrat per shami dhe pantallona, flasim per administraten.

    1. Martin says:

      Ke harruar te shkruash qe eshte vellai i madh i Edi Rames – se me kete ja ke thene te gjitha

    2. tiger says:

      O burra o talebane te gjithe mburoje per vellaun Erdogan.

      Kur ti shpartalloj me shpate Erdogani i Maxh , gjykatat, prokuroret , policet e pavarur – do prosperoje populli Turk dhe ju dumbabistat e Shqiperise.

  6. edushka says:

    Po, po e montuar si ajo e likes, 1 prillit, ngjalave, RIVDEKJES…

  7. Landi -Sverige says:

    More vella Bilal! Po ne shtepi i fsheh milionat?! Akoma ne epoken e sundukut jeton?! Perse more vella na more ne qafe bab Erdoganin, sulltanin tone, mbrojtesin tone? Ishim qe ishim ne zi me Saliun tone, po tashme edhe pa ju, cfare do bejme? Kush do na mbroj nga Edi, nga serbi, nga greku? Eh more vella Bilal, po mire ne miletin, po djalin, vajzen, dhendrin e Saliut, nuk mund ta pyesje se ku i fshehin milionat?!

    1. Nabukodonosor1 says:

      Mos ka edhe ca qindarka nga hidrocentralet tona mor aman?
      Se sikur nuk do i njihnim privatizimet e tyre nga “vellezerit”

  8. Kosovar says:

    …. Haaaaa ore cfare ju duket juve Erdogane ordiner i cili per gjera kaqe te rendesishme do fliste ne telefone me te birin haaaa jo more daje jo Erdogane esht kryeminister i nje superfuqie boterore i cili esht i vetdishem se evropa amerika dhe izraeli jane duke ber qmose per ta destabilizuar turqin pasi nuk e perballojne dote faktine se turqia ka hyre ne nje rruge te fuqishme zhvillimi dhe shum shpejte do jet nje nga superfuqit ekonomike politike dhe ushtrake te planetit toke.

    1. Ranokia says:

      Ik o idiot merru me Hashimin

  9. agostin says:

    Anonim .Ti nuk e kupton ironine,prandaj do ngelesh pergjithmone Anonim dhe senza pale

  10. ni says:

    merr urgjent spartak brahon thuaj erdoganit o mero ; ti fus ndonje te prishir serverit te tatimeve turke ne te ikur ………………

  11. era says:

    Sa lepurusha buzequmesht jane ata qe mendojne se Erdogani do jepte udhezime ne telefon.

    Pushteti i zgjatur eshte i demshem sepse te con drejt pasurimit shume te madh dhe vetvetiu ne elemente te diktatures.
    Po qe vendet Europiane apo dhe me tej, nuk u pelqen forcimi i Turqise, kjo dihet. Vendet qe kane interesa direkte qofte per aeroportin e madh ne Stamboll qe nxjerr jashte loje “Lufthansen” apo dhe vendimi i qeverise Turke per zgjerimin e kanalit lundrues per anijet, dhe qe i fut brylin kompanive europiane, apo te tjera interesa te vendeve perendimore.
    Lobi cifut eshte i fuqishem dhe dihet armiqesia e tyre vecanerisht ndaj Erdoganit qe menderosi K/ministrin cifut ne ne forumin e Davosit.

  12. Ehuuu says:

    Mos u lodh kot o Erdogan vellai (Erdogan abi ne turqisht) :D! Po ta kene vene syrin, mbylli penxherete nje nga nje po prape do te ti gjejne ku i ke fshehur (ne sunduk apo valixhe)…Po si shume e ke ntrashur edhe ti hashuren, e ke bere hasude ? Kot nuk te vihen nga pas…

  13. realisti says:

    Beme babà( Rexhep Sulltan Padishah Sadrizem Gazi…i botes),te te ngjaj.
    Tamam babaci, gjytrym insanci.

  14. Shqiperia says:

    Erdogani po forcohet cdo vit, jane pikerisht keto arsye qe shpreh.
    Komentuesi i mesiperm. ERA.

  15. Ranokia says:

    O Skelar, behet fjale per miliarda dollare o burr, robi ka vjedh aq shume sa sdi ku ti fshehe, ose me sakte i ka cu gjithandej dhe perseri i kane mbet 30 milion dollar ne shpi. Jeni ne terezi apo jo?

  16. Era Yavsak says:

    O Ryzgare, Era, akoma me perrallat e Erdogan abit ti?! Akoma me komplotet? Ik mi budallaqe lexo nojgje tjtr perver Sabah and co. Tipi ka mbush thaset ti i mban iso. Sa per info moj pjeshke, Aeroportin kryesor ne Stamboll e mbyt Turkish jo Lufthansa

  17. Derja says:

    Te dashur mbeshtetes te Erdoganit,

    Erdogani vertet ka kontribuar goxha qe Turqia te ishte e forte dhe te zhvillohej aty ku eshte sot. Edhe populli eshte i vetedijshem per kete, POR dy vitet e fundit Erdogani nisi te mbytej ne megalomanine dhe egon e tij. Nese me pare kish nisur te fitonte pakez nga tenderat e ndryshem, tani kane nis e ju erren syte dhe flet per demokracine nderkohe qe eshte i pari qe censuron median, sulmon dhunshem protestuesit neper protesta. Ju qe thoni pse aq i trashe eshte Erdogani qe te flase ne telefon per ksi gjerash. Atehere po ju listoj disa arsye sepse une mendoj qe video eshte e vertete (e vertete eshte relative dhe kjo eshte e verteta ime, qe mendoj se eshte mese e logjikshme):

    1- Erdogani vertet sdo e bente nje bisede te tille ne telefon, por ce do se sic u kapen djemte e ministrave te tjere papritur, ashtu u gjend edhe ai ne kete situate dhe e i duhej te merrte masat me te para te mundshme. Fundja fundit eshte me mire ti gjejne telefonin sesa leket;)

    2- Nese kuptoni turqisht, do ta vini re qe i thote djalit mos flit hapur sepse Erdogani i thote ca ka te shtepia jote ndaji. I biri (cik si i vonuar ngjan nga menyra si reagon) po skam gje une vec lekeve qe ke sjelle te kasa jot i thote. Dhe Erdogani i thote ” Edhe pse jemi duke folur keshtu, mos flit hapur”.

    3- Duke vazhduar nga arsyetimi i dyte dhe nga sa kam lexuar, Erdogani qenkeshka pajisur vite me pare me nje telefon te kriptuar. Telefoni qenka porositur posacerisht per kete arsye, qe mos te pergjohet. Po harroi Erdogani se celularin ia beri amerikani;)

    Per mendimin tim Erdogani se ka me te gjate ne fuqi. Sikur te ish larguar dy vite me pare do mbahej mend shume me ndryshe sesa kur te largohet tani.

    Per ta mbyllur, nese Erdogani ia ngarkon fajin “hizmetit”, behet shume komik sepse nese Ergenekonin dhe shume gjera i beri “hizmeti” atehere ca beri Erdogani? Ndau tenderat:D??!! Ma daiiiiiiiiiii….

    Sikur mos ta kishin shfrytezuar fene dhe faktin qe jane “myslymane” ne kete fare grade….

    1. Tiku says:

      Derja, shumica derrmuese nuk e dijne per cfare behet fjale:

      -Nje pjese e mbrojne sepse Rama e ka konsideruar h-ale-at strategjik. Dhe si komunista qe jane i shkjne pas cdo pordhe qe ben Rama

      -Nje pjese i shkojne pas sepse mqs ky ka dale ma daulle lart e poshte duke i shfaqur musliman, dhe keta i turren pas pa kuptuar se robi ka vjedhur miliarda!!! Eshte kthyer ne diktator dhe nuk pyet as per gjykata, as per prokurori, as per parlament, as per polici.

      -Nje pjese jane anti-izraelit dhe nisen vetem nga “one minute” qe i tha atij ne Davos, nderkohe qe Bilali, i biri bente/ben miliarda euro tregti me Izraelin!!!

  18. tourkofagos says:

    ”SUPERFUQIA”Turkye[sipas gyzeleve shqipfoles], udhehiqet nga nje ordiner si Dogan afendi……….hahahahaha!
    pune korrakesh,una facia una rraza……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje