Drejtësia ndryshon kah/ Apeli rrëzon padinë e Fatos Skejës ndaj vëllait të Hekuran Dedës

26 Shkurt 2014, 18:58Politika TEMA
Drejtësia ndryshon kah/ Apeli rrëzon padinë e Fatos Skejës

Skeja, në të djathtë të Berishës

Fatos Skeja, ish- gardist, por i njohur gjerësisht si truproja e familjes Berisha, ka humbur gjyqin ndaj vëllait të Hekuran Dedës, i vrarë më 21 janar 2011.

Fatos Skeja e kishte hedhur në gjyq Hilmi Dedën, pasi ai e kishte akuzuar se kishte kërkuar që të blinte një vizitë të ish- kryeministrit Sali Berisha në shtëpinë e tyre pas vrasjes së Hekuranit.

Skeja e hodhi në gjyq Dedën dhe arriti që të fitojë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Por ai ka humbur betejën në Apel.

Kjo gjykatë e ka cilësuar si të pabazuar në prova padinë e ish- gardistit.

Skeja ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për gjobëvënie.

15 komente në “Drejtësia ndryshon kah/ Apeli rrëzon padinë e Fatos Skejës ndaj vëllait të Hekuran Dedës”

  1. emigranti says:

    Me ne fund ka drejtesi!!!

  2. AC/DC says:

    Ne nje vend normal drejtesia eshte e verber,ndersa ketu te ne ka 6 sy,6 veshe dhe 4 hunde per te pare,degjuar apo nuhatur kush vjen dhe kush iken nga pushteti…

    1. Pilo Lala says:

      Duket sikur edhe Drejtesia do filloje te kuptoje qe duhet Drejtesi!

  3. elinor says:

    Kjo eshte me e pakta qe mund te bejne qe te rregullojne sadopak imazhin e tyre te superkorruptuar.

    1. andi says:

      SIdo qe te veje puna ne fund kriminelat do i lajne haqet. Pas tije Sali Krimineli para drejtesis.

    2. Be-X says:

      drejtesia me ne fund po tregon fytyre!

  4. KULUFI says:

    As mos ti shkoje mendja dikujt qe drejtesia ndryshoi kah.

    Ata i bejne llogarite aq mire,sa askush nuk e di.
    Kujt i plas bytha per Fatos Skejen. Plumbat do harxhohen aty ku duhet,jo kot.
    Kur te vije radha te Zeni,atehere flasim nese drejtesia ndryshon kah.

  5. Fshatari ne Danimark says:

    Haha edhe Kavalierin Berluskoni, per ate te shkrete pi

  6. Mergim tari says:

    Vendimi I apelit nenkupton qe ato qe ka bere SKEJA te pohura nga familjaret jane te verteta.
    Nder te tjera ai I ka thene familjareve qe ne e dime kush ua ka vrare vellane.
    Tani pasi humbi gjyqin ky BANDIT duhet te tregoje kush ka bere vrasjen dhe pse nuk e ka treguar deri tani.
    Mbeshehja e krimit perben veper penale, ne kete rast teper te rende.

  7. agostin says:

    GJYKATESIT ne Shqiperi, me ate entuziazem qe te perkrahin kur je ne pushtet,po me ate entuziazem te qojne ne giojtine,sapo te biesh nga pushteti.

  8. Altin says:

    kete “nderrim xhakete” te drejtesise e kishte paralajmeruar Mero Baze para kater vjetesh

  9. analist says:

    Lajm i dobet shume, as tregohet perse behet fjale, por hajt ashtu kot shkruhen dy rreshta dhe quhet lajm.

  10. dibrani says:

    Po pse thoni qe paska drejtesi? Apo sepse ju pelqen vendimi? Ne fakt po ta shikosh mire mire, vendimi eshte gjithsesi i orientuar nga politika, pra edhe nese momentalisht vleresohet i drejte mekanizmi sipas te cilit eshte marre eshte totalisht subjektiv dhe anormal. Me pak fjale, kemi kaluar nga shiu ne shi.

  11. gjon says:

    DREJTESIJA SHQIPETARE SERVILE E PUSHTETIT TE RADHES.TURPI I ZOTIT…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje