Një vështrim i specializuar britanik mbi katër personazhet që dominojnë politikën shqiptare, Rama, Meta, Berisha e Basha. “The Economist” bën parashikimin e tij të përvitshëm për Shqipërinë 2014, ku është dhe ku pritet të shkojë vendi. Një lajm i mirë, sipas tij, në qershor Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe se ekzistojnë premisa të forta që reformat e qeverisë së majtë do të jenë të suksesshme
Nga Lorenc Vangjeli, Revista JAVA
E djeshmja ka dëshmuar vazhdimisht se nuk mund të vesh bast të sigurt për atë çfarë mund të ndodhë në të ardhmen me politikën shqiptare dhe vetë Shqipërinë. Çfarë duket e sigurt sot, kthehet në të kundërtën e saj nesër. Megjithatë, “The Economist Intelligence Unit”, një agjenci e njohur britanike, e ka bërë një gjë të tillë. Ka vënë “bast” me parashikimet e saj për të nesërmen e Shqipërisë. Duke nisur me bindjen se Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat për në BE në qershorin e këtij viti, se reformat e pritura nga qeverisja e re e majtë e vendit kanë shumë gjasa të jenë të suksesshme, se Lulzim Basha do ta ketë të vështirë të krijojë figurën e liderit të PD-së, se Sali Berisha do të vazhdojë të jetë një figurë e dorës së parë në atë parti dhe se Ilir Meta do të vazhdojë të jetë Kingmaker-i i politikës vendase.
Raporti bën një numër parashikimesh për të nesërmen e vendit, raportet e reja politike të krijuara mbas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe ndryshimit të ngjyrës së qeverisjes dhe trendin e ekonomisë vendase, të parë dhe në plan rajonal.
Në pjesën e parë të raportit afrohen të dhëna të përgjithshme për vendin, të cilat shkojnë që nga shënjimi i sipërfaqes së vendit, numri i popullsisë sipas censusit të fundit të vitit 2011 e deri tek monedha lokale dhe festat zyrtare. Plot 11 të tilla. Madje duke theksuar edhe se nëse dita e festës zyrtare bie në të ditë të shtunë ose e dielë, një tjetër ditë pune bëhet pushim në javën pasardhëse.
Në kapitullin “Struktura politike”, thuhet se Shqipëria ka miratuar me referendum në 22 nëntor të vitit 1998 Kushtetutën e re të saj, e cila ka hyrë në fuqi një javë më pas, në 28 nëntor.
Përmend numrin prej 140 deputetësh, zgjedhjet e mbajtura në 23 qershor 2013, datën 15 shtator 2013 si ditën kur u konstitua qeveria e re e koalicionit PS-LSI dhe jep emrat e gjithë kabinetit qeveritar, të kryetarit të Kuvendit dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Më pas afrohen të dhëna të përgjithshme për ekonominë për katër vitet e fundit, duke nisur me GDP-në e ndryshimet e saj në vite duke nisur me 2009-ën.
Specifikohet se peshën kryesore të GDP-së e zë agrikultura me 17.8 për qind, industria me 10.1 për qind e më pas, ndërtimi me 9.7 për qind e transporti me 5.1 për qind. Gjithë shërbimet e tjera zënë një peshë specifike prej 24.3 për qind.
Totalin i eksporteve shqiptare në masën 35.7 për qind e zënë mineralet, karburantet dhe energjia elektrike dhe po këto zëra, zënë dhe shumicën e importeve me 20.9 për qind. Shqipëria eksporton gjithashtu tekstile dhe këpucë, kryesisht produkte të industrisë fason në masën 29.1 për qind, materiale ndërtimi, përgjithësisht çimento, ushqime, pije të ndryshme dhe duhan. Makineritë zënë vendin e fundit në listë me vetëm 3.6 për qind të eksporteve dhe vendin e dytë në listën e importeve me 18.5 për qind.
Eksport-importet e Shqipërisë, si destinacion të parë kanë Italinë fqinje, Spanjën, Kosovën dhe Turqinë vetëm eksportet dhe Greqinë, Kinën dhe Gjermaninë importet. Këto të dhëna janë siguruar për “The Economist” nga një numër burimesh të ndryshme dhe të pavarura, nga Banka e Shqipërisë, Instituti i Statistikave dhe burime të tjera.
Situata politike
“Qeveria e re, e cila ka marrë 83 mandate parlamentare nga 140 gjithsej… ka një mandat të fortë dhe një kohezion më të madh ideologjik, krahasuar me qeverinë paraardhëse”, shkruhet në raport.
“The Economist” analizon se kjo shumicë ka mundësi të qarta për miratimin dhe më pas edhe zbatimin në praktikë të legjislacionit për një sërë reformash, që përfshijnë luftën kundër korrupsionit, efikasitetin e administratës publike, rritjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Por gjithashtu, edhe shpejtimin e procesit të integrimit në BE.
Sipas raportit, në krahasim me të shkuarën, e ardhmja e reformave duket optimiste, por problemet shumë komplekse me korrupsionin gjerësisht të përhapur, mund të krijojnë, megjithatë, pengesa në zbatimin e tyre.
Rama, Meta, Berisha, Basha
Katër personazhet më të rëndësishëm të politikës shqiptare përmenden me emër në raport, nëpërmjet një CV-je të shpejtë dhe domethënëse.
I pari, Rama, një nga dy aktorët kryesorë të shumicës së re qeverisëse, vizatohet me disa linja të shpejta.
Është interesante të shihet se “The Economist” vë re, para së gjithash, profesionin fillestar të Edi Ramës dhe formimin e tij si artist përpara se të bëhej pjesë e politikës.
Sipas tij, Rama i provoi aftësitë e tij politike si një kryebashkiak i suksesshëm i kryeqytetit, Tiranës, kur përgjatë tre mandateve radhazi, 2000-2011 “…realizoi ndryshime spektakolare…”.
Vëzhgimi britanik nënvizon se, ndryshe nga Berisha në partinë e tij të cilën e drejtoi me dorë të hekurt për më shumë se dy dekada deri në dorëheqjen e tij, Rama e ka fituar pozicionin drejtues në PS duke u ndeshur me një mori sfidash përballë të vjetërve në parti. Në vitet e fundit, përmendet se ai ka konsoliduar grupin e tij në lidershipin e PS-së dhe e ka rrethuar veten me një brez të ri politikanësh dhe aktivistësh, një pjesë e të cilëve i ka thirrur edhe si anëtarë të kabinetit qeveritar.
Raporti e përmend kryetarin e Kuvendit dhe kreun e LSI-së si aleatin strategjik të PS-së në qeverisje. Ilir Meta, quhet si një ish-kryeministër socialist, i ndarë nga PS-ja në vitin 2004 kur themeloi LSI-në dhe konsiderohet si një nga shkaqet që socialistët patën dy humbje të njëpasnjëshme elektorale.
“Meta e rifitoi (në vitin 2013) pozicionin e tij si kingmaker, një rol të cilin ai e morri që mbas zgjedhjeve të vitit 2009”. Raporti konsideron se Meta do të kërkojë që partia e tij të trajtohet si partner i barabartë në koalicion.
“Kjo mund të krijojë edhe tensione në gjirin e koalicionit”.
Ndërsa duke gjykuar lidershipin e opozitës, humbja elektorale e të cilës shënoi dhe fundin e një epoke 22 vjeçare me dorëheqjen e zotit Berisha, raporti parashikon vështirësi në krijimin e figurës së liderit nga pasuesi i tij, zoti Basha.
Basha shihet si një politikan me eksperiencë që ka mbajtur portofolin e tre ministrive të ndryshme në qeveritë e drejtuara nga zoti Berisha.
“Ish-lideri Berisha do të mbetet një figurë influente dhe me të gjitha gjasat do të jetë ai që do të udhëheqë zotin Basha në përpjekjet për të rikthyer popullaritetin e PD-së”.
Marrëdhëniet ndërkombëtare
Raporti kujton se integrimi evropian është një prioritet i politikës së jashtme shqiptare. Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në prill të vitit 2009, por për tre vjet Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se “Shqipëria nuk ka qenë gati për të marrë statusin e vendit kandidat”.
Shënohet fakti se në vitin 2012 Shqipëria kreu një reformë elektorale dhe juridike që u pasua nga përmirësimi i rregullores së Kuvendit dhe ligji për administratën publike, çfarë ishin pika kyçe në kërkesat për integrimin evropian të vendit. Një vit më pas, zgjedhjet e përgjithshme të vëzhguara nga ndërkombëtarët, u konsideruan të mbajtura sipas standardeve evropiane. Një gjë e tillë solli si rezultat final rekomandimin pa kushte të Komisionit Evropian në progres raportin për Shqipërinë, të tetorit 2013, në të cilin rekomandohej dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
“Ministrat e Jashtëm të BE-së në mbledhjen e 17 dhjetorit pranuan me shumicë rekomandimet e komisionit, por vendosën për një shtyrje të dhënies së statusit deri në qershor të vitit 2014 duke kushtëzuar atë me progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
“Ne presim që Shqipëria të bëhet një vend kandidat i BE-së në mes të vitit 2014”, paralajmëron raporti i “The Economist”. Megjithatë, Shqipërisë i nevojitet të plotësojë edhe pesë kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian, përpara se të nisë bisedimet për pranimin në BE. Këto kushte lidhen me reforma të mëtejshme që lidhen me administratën publike, gjyqësorin dhe luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshi dhe të drejtat e komunitetit rom.
Shqipëria do të vazhdojë të forcojë lidhjet e ngushta me Kosovën. Sipas raportit, Tirana zyrtare e ka distancuar veten nga nacionalistët që kërkojnë “Shqipërinë e madhe”, bashkimin e popullsisë shqipfolëse në rajon në një shtet të vetëm.
Ekonomia
Gjendja ekonomike quhet trashëgimi e vështirë; me një rritje të ngadaltë të GDP-së në dy vitet e fundit, 2012-2013. Shënohet rënia serioze e mbledhjes së të ardhurave fiskale gjatë vitit elektoral, vit gjatë të cilit, deficiti buxhetor shpërtheu. Nënvizohet fakti që PD nuk kishte ripërtërirë marrëveshjen me FMN, që skadoi në 2009 dhe fakti tjetër që borxhi publik ishte rritur në vitet e fundit. Përkundrejt këtyre, qeveria e re ka përqafuar një strategji afatmesme për uljen e deficitit buxhetor dhe reduktimin e borxhit publik duke kërkuar dhe ndihmën e FMN-së. Ndihma nga FMN konsiderohet e nevojshme në kushtet kur eksportet shqiptare dhe remitancat e emigrantëve shqiptarë nuk parashihet të rriten.
Raporti e konsideron si një përpjekje për ta bërë më miqësor imazhin përpara investitorëve të huaj propozimin e bërë në mesin e tetorit të vitit të kaluar për zgjidhjen përmes bisedimeve bilaterale të mosmarrëveshjeve me grupin CEZ, të cilit ju hoq licenca e operimit në Shqipëri nga qeveria Berisha. CEZ ka kërkuar arbitrazh ndërkombëtar në maj të vitit 2013. Raporti jep gjithashtu konsiderata për politikën fiskale, mometare dhe rritjen e pritshme ekonomike. Rritja anemike e vitit 2013 shihet e lidhur edhe me recensionin në eurozonë dhe sidomos me problemet e Italisë dhe Greqisë, dy vendet me të cilat Shqipëria është partner i ngushtë ekonomik. I gjithë raporti është një pasqyrë e asaj që pritet të ndodhë në Shqipëri në këtë vit. Ai ka një rëndësi kritike sepse në një mënyrë apo një tjetër, është dhe një guidë e besueshme edhe për investitorët e huaj, por dhe për marrëdhëniet bilaterale të Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë. Mbetet të pritet sesa ai do të verifikohet në praktikë.
Po për ç’Bashë flet o shoku..! Muskëtierët janë 3..! Kokëlopa tërheq për hunde të majtët e të djathtët….!
meta perdoret o shok. eshte krijuar ideja se meta eshte fitusi. ate e genjen me pak. ai njeri ama lavdi sdo kete kurre. as berisha. rama e ka, basha ka pune.
meta heret ose vone do iki. eshte ceshtje kohe. nese meta do te pushtoj administraten atehere me mire te bashkohet PD PS e te largohet ai.
Rama do zgjasi vetem..PS eshte force politike e cila transmeton vlera. jo si pD apo lsi qe e kanee humbur cdo moral
rrike-ps eshte partia pisllekut-trashegimi Lenin,stalini,enveri.krejt vrasesit frroku,sinanaj bijet e tyre gjuvanit,kristaqit,ruqit,njerez me bishte jeni ju jugoret siqe ka then bismarku.keni linde me ide djalli pra stalini-duhen edhe dy shekuj te qrrenjosesh kopilat e negjmijes,enverit ramizit,kristaqit mehmetit.
Pashai: Ibrahimmmmmmmmmm!
Ibrahimi: Urdhëro o Pashaaaaaaaa!
Pashai: Të dhjefsha tullën o Ibrahim!
Ibrahimi: Evalla o Pasha !
Ik mor demokrat shpellash. U bete ju katundaret matan kufirt “te djathte”. Zot na ruaj!!!
O Bimo. Te gjitha i ke shkraujtur mire vetem fjalen kristaq e ke shkruajtur keq. Pra “kristaç” dhe jo “kristaq” o kok qip.
Hajde Ibrahim trapi hajde……
ibrahim, je lare kete muaj? ore po na qelbe kompjutrat o njeri. kushedi sa e ke bere mjekren o i fandaksur. ti do jesh ndonje i lashte qe se ke kaluar uren e matit ndonjehere.
— sa te kemi kete ligj zgjedhor , ku votohet partia por jo individi , kryemafi0zio META ka per te drejtuar politiken ne shqiperi — ligji i tanishem i zgjedhjeve eshte antikushtetus , zgjedhjet me kete ligj , jane plotesisht te njejta me ato te socializmit — shikoni zgjedhjet lokale , ne te cilat votohet individi , sali berisha dhe ilir meta nuk moren as 30 perqind dhe ishin bashk —te kalohet ne sistemin mazhoritar dopio turn dhe dhe hajduti META nuk merr asnje deputet dhe sali berisha nuk merr asnje kryeplak fshati — atehere po kemi stabilitet politik dhe reformat do te jene te plota
PS-ja eshte e vetmja force politike e vlefshme e ketij vendi. Sa per LSI-ne dhe PD-ne e dime se si jane transformuar.
Po mendoja si ndihen ata qe e shiten voten ne 23 Qershor.E ka provuar kush te kerkoje ndonje nder nga ata qe ju dhane leket per voten dhe si ju jane pergjigjur?Qe nga etiketimi “te forte”kuptohet se si i perceptojme politikanet tane te shqyer.
Berisha nuk po i kethen popullaritetin PD por po ndersen cdo dite e me shume rremujat se i asaj rruge ka qene qe ne krye te ereve…
Meta legjenda e shqiperis zoti I dhent energji dhe do e bej vendin ton vend me te mir per te jetuar
E ka bere. Cdo shqiptar ka nje vile ne lalez…
@ No partiak, no party, KOMPLIMENTE per zgjedhjen e n.name ? Perceptimi im personal eshte ky (mendoj se ka dhe shume e shume te tjere qe e mendojne keshtu): Rama-Meta Sebashku ne koalicion per sa kohe ka kete nr. votuesish PD-ja, me shpresen se votuesit e PD do te nderrojne mendim duke pare dobesimin e partise (shanset me te medha jane qe ata te kalojne me shume te LSI). Qellimi me sa kuptoj une eshte qe PS dhe LSI te kthehen ne dy forcat kryesore politike dhe mendoj se LSI eshte me shume e interesuar per kete… PD mund te kthehet ne forcen e trete fituese (por jo nga rendesia pasi ajo nje dite mund te shijoje karriken e Kingmaker-it) dhe logjikisht do te ishte me e natyrshme te krijonte koalicion me LSI. Kaq aftesi kam per te pare filxhan ?
Do ta bej Skrapar do ta bej!!
Basha asnjehere ska per te qene lider i PD-se per sa kohe udhehiqet nga Saliu.
Pfff economist besoj se genjehet nga fasadat e rames dhe perpjekjet me llafe per te bere shtet.
Ne nje kohe kur drejtesia 0
Korrupsioni njelloj vec ka ndyshyar forme, u hoqen gjoja te korruptuarit e pd dhe kan vene njerez me moral te dyshimte kudo.
Ekonomia spo krijon vlera te reja dhe akoma ska drite ne fund te tunelit.
Shume cmime u rriten, shume taksa u rriten.
Rendi plot me probleme edhe pse ca suksese te dites kan ecur dhe kjo fale taktikes per ti paguar me mire.
Shendetsia gjoja po ben reforma po dhe aty thanas shtrngo rripin se farmacite si biznese direkte po qahen me fort. Larg te qenit falas po dhe me tarifa shteti me te larta qe i parapaguan. Te jesh me sigurime ste shofin me sy.
Arsimi po ai te shofim ca do ndyshojne per me mire po me pak shpresa.
Me ke po meren keta tani vec me shtresen me te pambrojtur te shoqerise qe i kapmat kur te duash si puna furgoneve – qe te le shije shume te keqe si veprim burracak qe merresh me fukarane.
Ku po shkon Shqiperia? Ne ri-lindje ore apo ne ri-pjellje po vete. Atje nga ka dale. Me vullnetin e shumices, sigurisht.
Ibrahim te ka ngel ora nja 20 vjet me pare ..siduket te paska leshu hajdari heret dhe flet gomarlliqe
“The Economist” ben pyetjen ? !
Se ku po shkon Shqiperia ? !
Ahaaa-ha-ha ahahahahahahhahaa cfar pyetje interesante !!!!!!!!!!!!
Tingellon si nji titull parodie trishtuse .
Shqiperia ka 23 -vjet ,qe ka ne krye te saj ata poltikan qe kan zgjehur dhe duan “Aletatet tane Stradegjik” ata qe kane projektuar dhe zbatojne ne praktike zhdukjen e kombit Shqiptare ,me gjarprinjt qe kultivuan dhe i vendosen ne krye te poltikes Shqiptare per kto 23-vjet marrezi totale !
Nuk ka faj gjarpi berisha + meta +nano +etj shtaze sepse Aletatet tane Stradegjike i vendosen ne krye te poltikes dhe qeverrive Shqiptare ,
per ta ti dhene ktij vendi konstilacionin e deshiruar ata vet ,
mbas se cilit ta perpunojn e japin formen qe deshirojne .
Nqs sdo kishim kta pseudopoltikan kriminelo – mafioze injorant islamik terroriste kriminel te paskrupul qe snjofin Atdhe qe skan din e iman qe shkerdhejne nenat e veta baban e Vatan ,si do mund te fitojne miljarda Aleatet tane Stradegjike ,si do mundet ta mbajne te pushtuar kte vend dhe perdorin gjithcka ka ky vend per interesat e veta ,si mundet ti shndrojne ne skellever afrikanet shqiptare ,si mundet ta kthejne te ashtuquajturen Demokraci qe na rrasen brenda kafkave tona ne nji sistem skllavo-pronar ?! Si e si e qysh , munden ta perdhunojne Shqiperine nga femijet e mitur e deri ke me i madhi ? Si tjeter ?
Pra nji pergjigje qe The Economist ne kte menYre komike ben eshte nji ironi e saj verso ktij populli ,eshte nji tallje e radhes e shqiptarit ne kte bote monstrash e njerezish ordiner ,sepse te gjithe sot dijne mire nji dicka ;
(SE ALEATET tane STRADEGJIKE NA AFRUAN DEMOKRATINE DHE BE_ne SI
NJI BONBONE DUKE NA HEQUR NGA SKLLAVERIA E DIKTATURA
KOMUNISTE PER T’NA FUTUR NE DIKTATUREN E TYRE GJASME
DEMOKRATE POR NE REALITET NE ATE SKLLAVO-PRONARE !!!)
KY ESHTE SISTEMI QE ALETI jone STARDEGJIK INSTALOJ NE SHQIPERI
PRA NE KEMI KALUAR NGA DIKTATURA KOMUNSITE NE DIKTATUREN
E ALEATIT STRADEGJIK !
NGA SISTEMI KOMUNIST NE SISTEMIN SKLLAVO-PRONAR ME PADRON
ALEATET !
FLI GJUME SHQIPTAR HAJ KARAMELET E HELUARA SE KE PER TU ZGJUAR NE VARRE
i dashur ibrahim,ke harruar linden e ddit,megjithate gabimet per njerz jane
Albania nje shtet me 1,8 milion sa qyteti i Kölnit me 140 deputet. Ne kemi ketu nje kryetar bashkie 5 mikrobuza dhe 3 qendra polizie.
KYT SHKRIM LORENC VANGJELIN E KA FUTUR RAMA QE TA BOTOJE SI PROPAGAND,DHE PERSE TE TEMA?????? PERSE MERE BAZE E URREN PD.
ibraim e celo ziu,jau ka heq trute saliu,nuk shini hallet qe keni,shkoni e rini pas legenit.PS eshte partiaqe mund ta mbylle kanalin ethelle qe lane pas pedet,keto dite pd eshte hedh ne ofensive kundra qeverise kete e ben jo se l dhimsemi ne atre sju dridh dora sju dridh qerpiku.ku nga babezia vrane me qindra ne gerdec dhe mediu del si gjel kokosh per bojkot ne kuvend,te rezojne qeverin rama,per krijuaj shtetin mafioz qé e humbenjo se ju dhimsemi ne ,por per te sigurua,ato qe kane vjedhur.per ju militantet e semure,ju jane mbyllur syte dhe nuk shikoni cte keqe i ka sjelle kombit ish sekretari i ppsh,lereni qeverine te punoi,akoma seshte bere gjys viti e ju kerkoni qiqrane ere,ujku mjergull do,sala gjithashtu,se po vjen sahati ai familia dhe obori te japin llogari per 21 janarin,gerdecin,paret,ciret plaku lulka dhe larot e tjere,kapeni ramen se po vjedh,cfare?sala i ka mare ska lene gje
Pse e digjni kot nje vezhgim te tille te kesaj agjencie,
duke e botuar nen kujdesjen, kurimin e Lorenc Vangjelit?!
Vangjeli tashme eshte zeri i akuzes se rilindasve, madje edhe kunder
miqve e kolegeve te tij Aleanciste, dhe nuk besohet dot me si i pavarur, status qe per ca kohe, edhe e ka gezuar…
Tashme, jo me: Lorenc Vangjeli llogaritet mes skiftereve kuqalash!
shume komentuss flasin si e jema e zeqos maje thanes.cdo njeri nga ne duhet ti veje gishtin kokes cfar mund te behet pa pare shtetin copa copa me cfare do i bejne te gjitha qe ne kerkojme,paria ngre ujin perpjete se kane,llampen e aladini jo,ne jemi ngritur dhe kerkojme nga qeveria rama shume gjera si bisneset borxhet qe la baca,ne duhem te kuptojme fillimi eshte i veshtire as gje sbehet me urdher te peshkut me urdher te rames,qeveria e re duhet te ndimohet qe mos kethet PPSH E RINOVUAR NE PD
Edhe une them qe te largohet Meta e ti ulen pordhat njehere e mire se eshte bere i padurueshem se bashku me kalecet e vet ne politike ,te bashkohet PD me PS e keshtu te shohim cfare do te behet.
Meta politikan mi miri
KU PO SHKON SHQIPERIA?????? Me keto te katert?
TE AI I NONES!!!!!!!!!!!!!!
KU PO SHKON SHQYPNIA?
Pergjigja eshte shume e thjeshte dhe nuk ka nevoje qe t’ja spjegoje gazeta famoze “The Economist”, as per progrnozat e servilit enversto-socialist Lorenc Vangjeli, sepse o milet pergjigja eshte fare e thjeshte dhe per ata qe nuk e din po e thote nastradini
SHQYPNIA JONE PA FAT PO SHKON ATJE KU PO E CON POLITIKA JONE GENJESHTARE E BOSAVE QE ZGJEDHIN VETE SHQYPTARET ME VOTEN E TYRE.
qe kerkon 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit te festoje me LEKA borxh 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal te Enver Hoxhes ne nje kohe qe deklaron se kerkon t’i aderohet moralit dhe parimeve te BE-se.
Po lexoje editorialin e Mero Bazes per Guvernatorin Fullani o enveristi-socialist Lorenc Vangjeli qe te mesosh se ku po e con politika jone kombetare Shqypnine.