Lule në vendin ku u vra Lamaj
Anila, e shoqja e Dritan Lamajt, kryekomisarit të ekzekutuar një vit më parë, duke folur për gazetën Mapo, tregon tmerrin e asaj nate të 24 shkurtit.
“Thuajse gjithçka që mund të mbaj mend. Çdo detaj. Kam ende në telefon mesazhet që shkëmbeva me Dritanin atë ditë, por edhe të ditëve më përpara. Ai ishte në punë dhe fola me të. I thashë që kur të vinte në shtëpi, të blinte djathë. I thashë se dreka ishte gati dhe se e prisja të vinte në drekë. Më tha se do vinte dhe erdhi aty nga ora tre e pasdites. Hëngri drekë dhe u shtri për të pushuar pak. Ndenji deri nga ora pesë e gjysmë ose më tepër, kur u ngrit dhe u vesh me një xhup rozë, ashtu me këpucë të shkelura. I thashë, ku do vesh? ‘Do vetë në garazh, më tha, dhe do dal’. Zbriti në garazh aty rreth orës 18:00 për të marrë disa sende personale e rroba dhe ashtu, me këpucë të shkelura u nis për në garazh. I thashë që të vishej, por më tha se nuk do të vonohej dhe do kthehej. Zbriti dhe që nga ai moment nuk munda të flas më me të. Duhet të ishte ora rreth 6:10 minuta e mbrëmjes, isha duke qëndruar në shtëpi përpara kompjuterit, kur dëgjova një krismë. Më pas, një krismë tjetër në formë breshërie. Në atë moment dola në ballkon. I rashë telefonit, nuk e hapi njeri. Ndenja pak dhe dola prapë në ballkon. Më pas i ra vajza telefonit dhe ajo dëgjoi një zë që thoshte: Tani, mbahu! Më pas zbrita poshtë duke bërtitur. Aty takova një kolegun e Dritanit, Gazmend Hamitajn. Ai më mbajti pak, por nuk dinte çfarë të më thoshte. Më tha pastaj që është plagosur dhe e kanë çuar në spital. Më pas shkova në spital dhe aty morëm vesh që Dritani nuk jetonte më. Nuk di se si e kam mbajtur veten në atë kohë, sepse kam qenë e sëmurë rëndë me zemër dhe vetëm një javë më pas ne kishim planifikuar për të bërë një operacion,” thotë Anila.
Ajo shprehet se i shoqi nuk i tregonte për problemet dhe konfliktet që kishte.
Anila thotë se i vetmi ngushëllim që ka, është se drejtësia do vendoset një ditë.
“Unë shpresoj që shteti të zbulojë krimin dhe të vërë drejtësinë në vend. Nuk më intereson asgjë tani, derisa im shoq nuk është më. Më ngushëllon së paku vetëm fakti se një ditë, drejtësia mund të vendoset dhe besoj që ajo do të bëhet”.
Ajo denoncon se nuk i kanë gjetur kuletën kryekomisarit.
“Vetura është akoma e bllokuar në polici. Telefonat, po ashtu. Madje as kuletën e tij me shumë sende personale dhe një sasi parash nuk kemi mundur ta gjejmë. Na kanë thënë se ata nuk i kanë, ndërsa ne nuk kemi mundur ta gjejmë. I bie të ketë humbur. Ne e kemi kërkuar, por nuk gjendet”.
Drejtesi? Ne kete vend vetem kriminelet shperblehen…
Kuleta? Policet e Sales te fshijne kuleten, edhe te heqin ndonje dhemb floriri.
Shume pozitive qendrimi Qeverise qe kerkon Drejtesi.
Komisar Lamaj u vra nga Frroku dhe Policia Tropojane e Berishes.
o Pilo Lala po pse ky polici i vrare ishte i Mehmet Shehut? Frroku ne maxhorance eshte tashti jo atehere! Ik o debil se Frroku qe eshte jashte eshte me i rrezikshem se idioti qe eshte brenda
dhe dritani ishte nje kontribues i drejtesise ne detyren qe bente….
eshte makaber te vriten njerez ,,,por kur drejtesia nuk funksionon ..”ligji’ vete ne dore te individit …
Ta qaje hallin moj moter,eshte e rende kjo nuk diskutohet ai la femijet dhe ty ne meshire te robit,ndaje gjithkushe ne kete jete duhet ti beje apel mendjes para se ti vije e keqja,dhe te mendoje per te nesermen per familjen vecantarishte per femijet…Qe thua ti zonje yt shoq nuk mendoi gjate,une ekame njohur personalishte dhe shpeshe tek ai kame pare nje person qe i kishte ipur kalit perse mbrapshti.Te me kuptosh nuk dale ne mbrojtje te nje krimineli apo familje kriminelesh,qe fatekejsishte kane uzurpuar edhe politiken ne nje vende tersesishte te korruptuar.Por flase si vartes i tije,i cili na trajtonte sikur ishim sklleverit e tije,dhe jo kolege e me shkolluar se ai….na perbuzte na tallte(kuptohet nene petkun e detyres)>Nuk eshte koha e momenti te shprehm ndaje tije se i vdekuri thone se te gjitha i mere me vete dhe jep llogari para zotit,ky ishte nje raste qe ei ngeci gozhda me keto kriminele,se te tjere nuk kishin force per tu perballur me te e ja lane zotit…..Edhe nje here me fale mbase lendohesh kur degjon te tilla gjera,por mendo per ato dite te bukura qe ai vinte me trajsten plote me euro,atehere te kishe menduar se ato leke dicka do te kishin nga pase nuk thone kote tallmaja e kote belaja e robit……..
Ore Zoteri ti i ke numeruar trastat me euro qe silte ne shpi ai? Na benke dhe moralizma. Po ta kishe bere punen ne rregull nuk te trajtonte njeri keq. me siguri e ke merituar.
Bravo, e verteta troc, ju pelqen ose jo.
E çuditeshme se si humbasin portofolet e personave te vrare apo te aksidentuar, ne vendin e ngjarjes. Popull i tmerrshem.
Drejtesi deri ne fund.
Humbasin or ti mike,se kane qene plote……Pse nuk humbasin portofolet e fakirave qe gjenden neper ngjarje,por dorezohen ashtu sic jane…(jo per ndonje gje,por brenda ndeshe,vetem numra telefoni dhe ndonje cop leter)Si ai i Olladshit edhe i kryekomisarit kane ngecur diku,se mbase brenda eshte rroga vjetore e nje trup policie se bashku haj me shendet…..
Mesa kuptoj nga zoti vartes i komisarit, i vetmi njeri trim paska qene komisari, sepse te tjeret ia kishin lene ne dore zotit berjen e detyres! Koncepti per policine qenka i cuditshem: te mos ngaterrohet me kriminelet sepse per kete mendon zoti!!! Nuk e di se c’pozicion ka ky punonjes policie qe justifikon krimin dhe baltos pas vdekjes ish eprorin e vet me ndjenjen e inferioritetit te vet, por nuk me ben te mendoj me respekt per rracen qe perfaqeson! Uroj te mos beje pjese ne grupin hetimor dhe te mos arrije te krijoje rrethana lehtesuese per kriminelin ne shkembim te ndonje cante me euro te enderruar!! Jam kurioz a ka pasur burrerine ta kundershtoje ndonjehere ne sy komisarin e ndjere, apo ka pritur i heshtur ne qoshe ne pritje qe kriminelet te realizojne endrren e atij vete! Valle a i ka ndihmuar me informata?! E nderuar zonje ngushellime per bashkeshortin tuaj! Uroj qe te kujtoni ditet e bukura me te! Dhe krenohuni me trimerine e tij! Edhe pas vdekjes, ne shkrime anonime, nuk arrijne ta perbaltin, pavaresisht deshires! Zoti j’ua pakesofte dhimbjen dhe ju dhente gezime! Uroj te kene mbetur dhe police korrekte dhe trima qe te vene drejtesine ne vend! Ndryshe ky vend e ka punen shume pisk!