Putin mobilizon ushtrinë/ Rusia: CIA e nxori Janukoviçin nga Ukraina

26 Shkurt 2014, 12:40Politika TEMA

Në kohën kur të gjithë pyesin se cila do jetë e ardhmja politike e Ukrainës dhe se ku është fshehur ish- presidenti Viktor Janukoviç, nga Rusia vjen një pretendim.

Gazeta zyrtare e qeverisë shkruan se CIA e ka nxjerrë Janukoviçin jashtë vendit.

Sipas Rossiyskaya Gazeta, inteligjenca amerikane e ka marrë Janukoviç dhe në mënyrë sekrete e ka dërguar në një vend për të nisur një jetë të re.

Gjithçka ka ndodhur pasi Janukoviç ka dhënë garanci se do të largohet nga skena politike.

“Kush të jep garanci në një situatë të tillë? Vetëm Uashingtoni,” shkruan kjo gazetë.

Megjithatë ekspertët thonë se kjo mund të jetë një tymnajë për të fshehur faktin që Rusia po e mbron aleatin e saj.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm i qeverisë së përkohshme bëri të ditur se ka vendosur të shpërbëjë njësitin elitar të forcave policore, të quajtur Berkut.

Ata fajësohen për vdekjen e protestuesve në Kiev.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me oficerët e këtij njësiti, që numëron rreth 5 mijë anëtarë në të gjithë Ukrainën.

Në një tjetër zhvillim, presidenti rus Vladimir Putin dha urdhër për zhvillimin e manovrave urgjente ushtarake për të kontrolluar gatishmërinë e trupave në rajonet qendrore dhe perëndimore të Rusisë, përfshirë zonat në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se manovrat do të përfshijnë forcat tokësore, detare dhe ato ajrore dhe synojnë të shikojnë gatishmërinë e tyre për të përballuar situata krize që kërcënojnë sigurinë e vendit.

Ky njoftim jepet ndërsa sot protestues pro-rusë, në qytetin jugor Simferopol të Ukrainës, u përleshën me mbështetës të udhëheqësve të rinj pro-perëndimorë të Ukrainës.

16 komente në “Putin mobilizon ushtrinë/ Rusia: CIA e nxori Janukoviçin nga Ukraina”

  1. pese mije qelbesira says:

    Bote e trete nje profke tjeter
    Mask e re avaz I vjeter

    1. tiger says:

      Aaaa nga Gazetat Ruse vjen lajmi. Jane shume te besushme me informacionet qe botojne. Nuk kontrollohen fare nga Kremlini ?

      E nxjerr FSB-ja , thone e nxorri CIA

  2. azsxyv anticensurë says:

    1. Komenti juaj është në pritje.
    azsxyv anticensurë — 26 Shkurt, 2014 në 1:07 pm
    “Ndërkohë Ministri i Brendshëm i qeverisë së përkohshme bëri të ditur se ka vendosur të shpërbëjë njësitin elitar të forcave policore, të quajtur Berkut.”
    këta sja paskan idenë fare!!nuk marrin eksperiencë nga sal gjeniu!!shpërblejini me pare dhe kredi të buta për shëtpi!!polict kan mrojt pallatin presidencial kanë të drejt me vra!!kësaj rradhe sala ishte me protestuesit,pavarsisht se i vunë zjarrin kievit!!
    e moj mëndje shqiptarsh!këtu të vret sepse duhet të mbronte shtetin,atje bëhet krah i demostruesve!tanët i vret të botës i qan!!
    eh mor tru njerzor/shqiptar!!nuk ke fuqi,mundësi ta skuqësh atë faqe që flet e bën gjëra të tilla!!
    nuk është më i mirë dhe ky tjetri që çoi një CEZ atë oficerin e grupit të zjarrit!
    ec mo VK,punë shqioposh!!të marrim rrogën pa ska rëndësi se si!!mbijetesë hesapi!
    Përgjigjjuni

  3. Shqiptari largpamës says:

    Kjo historia e Janukovicit, presidentit-komandant i ushtrise se dyte me te madhe ne Evrope, e cila falimentoi perballe 20.000 paramilitareve fashiste, do te mbetet ne histori si nje nder paradokset me te medha. Ky lajm nuk eshte sensacional por qarteson rrethanat e bllofit.

  4. BISHA DULE says:

    Nuk e di perse heshte Saliu,si ka mundesi qe nuk eshte futur ne aktivitet?Apo pritet nje rast edhe me i veçante nga ata qe i japin urdher:Ditet qe vijne do te tregojne se kush do te jete misioni i ri i Salikrimit ne rajonin e Ballkanit.Ka zera se ai do te niset per nje vizite ku perse jo mund te takoje edhe kolegun e tij Janukoiç!

  5. Treviso says:

    Tani Ukrahina do kaloje me shume veshtirsi dhe rrezikon nje lufte civile se keshtu i intereson mafjozit Putin. Duke filluar lufta civile mafjozi putin do nderhyje per te mbrojtur pakicat dhe te rrembeje qytetin e Krimes. E ka pregatitur terenin qe ne fillimin e protestave. Deri tani ka luajtur rrolin e vezhgusit te terenit per te sulmuar gjahun.

  6. favelas bidonvil says:

    Lojrat e kamufluara te putinit u duken qe me snoudenin ,me pas me pergjimin e zv sekretares se shba per europen ,tentativen per ndezjen e vatrave te destabilitetit ne bosnje ,mal te zi dhe paksa ne shqiperi.Deri ne nje fare mase deshtoi dhe tani duhet te shohim se sa do acarohet situata.Interesi i perendimit tani per tani ne ballkan eshte stabiliteti,te shohim se sa i zoti do jete putini dhe agjentura e tij per te prishur punen e shba.

  7. Skema ‘. Gjeorgjia’ para 6 vjetesh !

  8. idriz molla says:

    te shohim se sa mire do te shkojne punet per popullin ukrainas me USA DHE EU ne krye.shpresoj se do kendojne ate kengen e vjter:
    te zinjte kolonjare
    vane per pidh e hengren kare

  9. fsb says:

    te zhduket amerika nga ukraina,ajo eshte tok e rusise!perpara PTUIN deri ne tirane!

  10. fsb says:

    te zhduket amerika nga ukraina,ajo eshte tok e rusise!perpara PTUIN deri ne tirane!o gazet legene postoje

  11. Analisti-Zvicer. says:

    VIKTOR JANUKOVIC eshte nje SLLOBODAN MILLOSHEVIC RUSE,pra ky eshte realiteteti dhe UKRAHINA ka te njejten politik e shtypje nga RUSI si dikur dhe tani KOSOVA nga SERBIJA.

    .e lexova sote gazeten frenge CORRIER INTERNATIONAL dhe dhane shume detaje,por edhe me video ku treguan se ka pas luftra e masakrra nga ana RUSE me 1917 ten ne UKRAHIN dhe nje pjes e madhe banore ruse jetojn ne veriun e ukrahines te instaluar nga rusia pra si ne kosove e ish shqiperin e madhe pra serbet e instaluar ne NISH,VRANJE,NOVI PAZAR e KOSOVE nga SERBIJA.

    .pra ne nje vende shtet ku ka MULTI-ETNITETE e MULTI-KOMBESI ka gjdoher vetem LUFTRA,si na ka SHPALLUR TANI neve SHQIPTARVE lufte ETNIT ANADOLLAKO-MJEKRROSHO-SALAFISTE me ane te FES TURKE.a kosova e mjere pa e ditur nje ELEMENT ne PLITIK JETEN SACIALE e URREJTJET-KRIZAT e LUFTRAT qe behen nga ETNIK ,ka zgjedhur TERMIN e EMRIN KOSOVA MULTIETNIKE = KOSOVA gjdoher do jet ne LUFTE.

  12. Mero Baze d.v. says:

    Në Ukrainë do të vendoset “Demokracia” Perëndimore, ashtu siç u “vendos” në Irak, Egjypt, Libi etj…

  13. Stef Staku says:

    ANALIZE : Shko or budalla se le kokrren e namit. Ke mbas betes lumej me gjakun e popujve qe fatkeqesisht kane qene afer Rusise. Putin nje ish spiju i rendomte i KGB nuk ka si me e drejtu ndryshe Rusine e Re !
    Pas humbjes se Ukraines Shteti Rus duhet te reflektoje drejt e ne menyre vizionare, pasi Putin heret a vone ka per tja sjelle luften brenda ne Moske !
    Cecenia, Egjipti, Siria, teshti dhe Ukraina keto jane lumej gjaku te cilat dihet botrisht se kane ardhe si pasoje e nje personi me vizion te erret, mosbesues, e i paafte per te kuptu se vete Populli Rus ka nevoje er nje demokraci te shendoshe.
    50 miliard euro jane shpenzu per lojrat Olimpike ne Soci … Ndersa gjothe Shtetit te Ukraines i premtonte 15 miliard euro. !!!!

  14. li1 says:

    Edi ndiq shembullin e Ukrahines qe eshte me i fresketi , Coje ne Hage Saliun , sebashku me kreret e bandes
    se tij per vrasjet dhe per organizimin e bandave talibaniste e mafioze ne Shqiperi ! Vetem me keto 3 akuza,
    Haga i siguron burgun e perjetshem te gjithe kesaj bande !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje