“Është e rëndësishme për të gjithë sistemin që ne të inkurajojmë gjyqtarët e ndershëm, të inkurajojmë çdo punë të mirë që bëhet në sistemin e drejtësisë, të forcojmë çdo ditë pavarësinë e tyre në marrjen e vendimeve, duke rritur padyshim llogaridhënien dhe integritetin si faktorë kyç të reformës në drejtësi”.
Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në Konferencën e Katërt Rajonale të Lidershipit në Gjyqësor, për Regjistrimin Dixhital Audio në Gjykatat Shqiptare.
Konferenca është zhvilluar në kuadër të programit të USAID-it për Forcimin e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) dhe pjesë e saj kanë qenë kryetarët, gjyqtarët, kancelarët, kryesekretaret, sekretaret gjyqësore dhe specialistët IT të gjykatave të rretheve gjyqësore Vlorë, Fier, Berat dhe Lushnjë, si dhe të Gjykatës së Apelit Vlorë, të cilët ndanë përvojat në zbatimin e teknologjisë RDA.
“Ministria e Drejtësisë vlerëson shumë rolin që ka luajtur projekti JUST i USAID-it si dhe partnerë të tjerë, që me mbështetjen e dhënë kanë kontribuar në reformimin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi dhe atij gjyqësor në veçanti. Një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare ka qenë dhe mbetet reformimi, modernizimi i sistemit të drejtësisë, rritja e transparencës, besueshmërisë, nëpërmjet përdorimit masiv të teknologjisë së informacionit, e cila mbështetet në parimet dhe përcaktimet ligjore të së drejtës së informimit dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Kjo kërkon padyshim, krahas ndryshimeve dhe përmirësimeve në legjislacion, bashkëpunimin, mbështetjen dhe asistencën e partnerëve si në fushën logjistike dhe atë operative”, u shpreh ministri Naço.
Ai vlerësoi së kjo reformë ndikon drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor, për ta bërë atë më transparent, më të përgjegjshëm, më të kontrollueshëm dhe më të besueshëm për publikun dhe qytetarët.
“Sistemi i regjistrimit audio është sistemi më modern i regjistrimit të seancave gjyqësore, nëpërmjet të cilit do të ruhet e plotë çdo fjalë e thënë në një proces gjyqësor, për t’iu vënë në dispozicion palëve dhe publikut, në çdo kohë, sipas të gjitha standardeve më të mira ndërkombëtare. Ky sistem ndihmon në mbështetjen e gjykimit të drejtë, që bazohet në mënyrë efikase tek aksesi direkt në të dhëna aktuale, dhe jo tek kujtesa e asaj që ka ndodhur gjatë seancës”, tha Naço.
Gjithashtu ministri i Drejtësisë vuri në dukje se me krijimin e regjistrimeve të pandryshueshme audio, kjo teknologji ndikon në një sjellje me më shumë profesionalizëm dhe etikë në sallën e gjyqit.
“Para disa vitesh kam qenë pjesë e sistemit gjyqësor, me një mungesë të dukshme të teknologjisë bashkëkohore. Sot pas disa vitesh të kthimit tim në këtë sistem, kam fatin që u prezantova dhe u bëra pjesë e reformave të rëndësishme në drejtim të dixhitalizimit të këtij sistemi, i cili po jep rezultate të prekshme dhe të dukshme. Instalimi i sistemit të regjistrimit audio të seancave gjyqësore ka ecur me ritme të kënaqshme. Deri tani ai është instaluar në 24 gjykata dhe 110 salla gjyqi dhe gjithashtu janë trajnuar 295 gjyqtarë dhe i gjithë stafi administrativ i 24 gjykatave në shkallë vendi. Përsa i takon treguesve të seancave gjyqësore, ku procesverbali mbahet me mjete audio, numri në total është 76 263, me një përqindje mesatare në shkallë vendi prej 73%”, theksoi Naço.
Ndërsa shprehu bindjen e tij se dixhitalizimi do të sjelli rritjen e profesionalizmit të aktorëve të drejtësisë ndaj ligjit dhe Kushtetutës, duke reduktuar nivelin e korrupsionit, ministri Naço theksoi se implementimi i këtij projekti, në të gjitha gjykatat, do të rrisë ndjeshëm angazhimin qytetar, ndërgjegjësimin publik lidhur me fenomenin e korrupsionit si dhe fuqizimin e rolit të medias në raportimin e rasteve korruptive në gjyqësor dhe institucionet shtetërore.
jo, jo une jam e mendimit te inkurajojme bllokun. O Burra, sa me shume blloqe, si blloku i Likes.
keasj i thone tamam: “kur bejne moral te pamoralshimit”.
Leviz Naco per reformimin e drejtesise,se nuk ju zgjodhem per te llomotitur,sic ke bere deri tani.
Po ti Nasip si ndihesh ?
Je ndopak I nershem …..
Po Nasipi ku e fut veten? Tek te ndershmit?
E bete cirak me rregjistrimin audio , nuk marrim dot nje proces verbal te lexojme, transparenca per faqe te zeze , te duash te lexosh nje proces verbal te duhet nje jave ta marresh shume proceduara burokratike dhe shpenzime te kota.
Mos te permend faktin tjeter qe me ka ndodhur te marre nje rregjstrim audio dhe kishte shkeputje te seances gjyqesore,nuk ishte e rregjistruar e gjithe seanca qe me ben te kuptoj qe gjytaret ose specuaiste te IT nderhyjne ne sistem me urdher te gjyqtarit dhe shkepusin pjese te procesit.
*************************************************************************************************
…. Kur dhe si do te ndodhe ky pastrim dhe burgimi i krye-kriminelit verior Sali Bisha, kua Ai ka kapur prej vitesh Drejtesine dhe gjithe Institucionet e pavarura ?
*************************************************************************************************
Per Avokatin ,
Zoti Avokat , siç e shpjegoni Ju eshte 100% korrupsion kur regjistrimi nuk eshte i plote. Per kete nuk ka justifikim per Ti. Elektronika ka avancuar dhe nuk gabon por gabojne ato persona qe ju percaktoni, zoti Avokat.
Pirdhni, pirdhni se cliroheni ! Me sa duket ju keni marre pushtetin dhe thoni me vete ta shtyjme keto
4 vjet me bla,bla dhe te ikim ne cifligjet tona dhe sa perpopullin c’i qi temen !!!Turpi botes ! U shofshi
me kuc e me mac ! Te gjithe njesoj jeni . Skandali sotem s’ka bythe ku te rrije : Fasllici ne Shqiperi per
ndertimin e Tensionit , kur 3-4 vjet me pare prokuroria leshoi ”urdher arrestin,, per kete mafioz ,mik te
Berishes ! Sot ai ftohet nga Gjikonuri ! O zot c’po ndodh ne Shqiperi ?! Te jete kapur shteti dhe pushte-
nga bandat mafioze te Berishes dhe qeveriane sotme e parlamenti te jete vetem marioneta ne duart e
MAFIES SHQIPTARE , ME GODFATHER-in ne krye !
Gjyqtare te ndershem???????????
Ku jane??????? Aq sa ka kale te jeshile ka edhe
gjyqtare te ndershem……te pakten sot ne Shqiperi.
populli nuk ka me besim te drejtesia ….ku jane gjykatesit e ndershem // ku eshte ndershmeria ????? te vilat luksoze ?.te bizneset madheshtore ? ku i ke gjykatesit endershem ? kur jane gra ,sekseret ua bejne burrat e kunetrit ,e kur jane burra ,u a bejne grate e kunatat ///problemi i drejtesise nuk calon te dixhitalizmi …..por te profesionalizmi ……..gjyqtaret nuk bejne gjyqe ………….bejne pazare ,mbrojne krimin …ndremjet dy paleve ,ne gjykim fiton ai qe ka miliona ……gjykatesit nuk hapin dosjet fare …kete te kerkosh nga gjykatesit ….kjo eshte kryesorja ….te gjithe jemi kundra krimit ..por jo te lozin me lirine e te drejtat e njeriut …kur gjyqi eshte i rregullt dhe pas nje gjykimi profesional ,,,,,i akuzuari del fajtor ,le ta vuaj denimin ….aman kur nje njeri denohet me urdher ,nga miku deputet dhe patjetr ,kur ne mes jane paloparet …..ketu ka vend te nderhyni i nderuar minister …po te vjen keq ,,,ku u katandis ky popull ..te gjykohet nga gjykates …qe jane te lihur me krimin .
Zoti Nasip e gjithe Bota po ju thote reforme ne drejtesi,kurse ti tregon teknologjine e sotme ,kete e dine te gjithe qe teknologjia e sotme nuk te pengon ,por ata gjygjtaret e kursit 6 mujor te plepave ata te pengojne,prandaj bej reforme dhe mos u merr me teknollogjine e kohes se sotme se ajo eshte moderne.Por vazhdoni ti qendroni larg drejtesise se ashtu ju intereson ju dhe atyre qe te kane emeruar ne ate detyre.
LSI kansei Shqiperise.Te gjithe ne gare kush te vjedhi me shume qe te japi haracin tek Monika Ilir Kryemadhi.Ishalla e gjejne nga ZOTI kta gjakpirsa se shqiptarve ja pjerdhin mendjen me dy mije lek.Prkurori Naco e ka fjalen per gruan e Fullanit qe gjykoj shefin e vtij HAJDUT