PD braktis Kuvendin/ Paloka: Nuk do e bojkotojmë. Braçe: Berisha si Janukoviç, të çohet në Hagë

27 Shkurt 2014, 13:32Politika TEMA

Partia Demokratike u largua nga salla e Kuvendit pas më shumë se dy orësh akuzash ndaj mazhorancës në lidhje me atë që e konsideron si vendosjen e paligjshmërisë dhe anti-Kushtetueshmërisë në funksionimin e Parlamentit. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Edi Paloka theksoi se opozita nuk do të bojkotojë Kuvendin, ajo do të jetë në këtë sallë edhe seancën e ardhshme, sikundër do të jetë në krah të qytetarëve. “Do të jemi në sallën e Kuvendit gjatë gjithë kohës për t’ju kërkuar që Parlamenti të kthehet brenda ligjshmërisë, brenda Kushtetutës. Ju po veproni me të njëjtën arrogancë ndaj opozitës dhe ndaj qytetarëve shqiptarë, që sot janë në protestë në të gjithë Shqipërinë.”, theksoi Paloka, ndërsa deputetët e PD-së u larguan nga salla e Kuvendit. Pak përpara largimit nga salla e Kuvendit, deputetët e PD-së goditën tavolinat duke tentuar të mos lejojnë ligjvënësit e mazhorancës të marrin fjalën në Kuvend. Përballë një situate të tillë, Kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkoi nga opozita që mund t’I binte tavolinave, mund të protestonte, por jot ë prishte kompjuterat e sallës së Kuvendit. “Ju falenderoj që nuk po veproni sikundër kam bërë kohë më parë, pasi unë e kam thënë që ne duhet të mësojmë nga gabimet e njëri-tjetrit”, iu përgjigj Meta deputetëve të opozitës, kur ata i kujtuan mënyrën e reagimit të ligjvënësve të LSI-së duke kapërcyer karriget dhe tavolinat, në 2008-ën, kohë kur Kuvendi miratoi ndryshimet Kushtetuese. Ndërkohë ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu akuzoi Kreun e Kuvendit Ilir Meta se po e kthen Kuvendin në Pazar. “Ju merreni me numrin e njerëzve që marrin pjesë në protesta, ju bëni komente mbi opozitën, ju na tregoni se kur duhet të flasim, pse nuk duhet të flasim, pse duhet ti biem tavolinave. Ju jeni bërë si Tabir Saraj i Kadaresë, e keni kthyer këtë Kuvend në një Pazar”, u shpreh Bregu.

Pas largimit të opozitës nga Kuvendi, deputeti socialist Taulant Balla e konsideroi një turp sjelljen e opozitës. “Nuk ka ndodhur asnjëherë që opozita të bëjë një sjellje të tillë të turpshme për të bllokuar Kuvendin. Balla akuzoi opozitën se “po përpiqet në çdo mënyrë të bllokojë punën e Kuvendit, i cili vetëm një javë më parë i ktheu legjitimitetin institucionit më të lartë të deklarimit të pasurive të zyrtarëve”.  Sipas tij, akti i një jave më parë i Kuvendit, shkarkimi i Kryeinspektores Xhuka, i ka kthyer pavarësinë ILDKP-së dhe i ka hapur rrugën një transparence të domosdoshme që u duhet bërë politikanëve, zyrtarëve dhe çdo funksionari të lartë në Shqipëri”.  “Sali Berisha, Jozefina Topalli dhe ministrat tetë-vjeçarë të tyre, ngrenë zërin sot, pasi nga çlirimi i institucionit fillon një proces i ri”, theksoi Balla nga foltorja e Kuvendit.

Brace: Berisha në Hagë, si Janukovic

Deputeti socialist Erion Brace referuar deklaratave të ish-Kryeministrit Berisha, theksoi se “ai ka kurajon dhe vjen këtu për të kërcënuar një pushtet legjitim. Ai tha se 5 mijë protestues s’ka polici që i ndal, po prandaj ai më 21 Janar vrau 4 protestues. i vrau në mes të bulevardit dhe tha se pot ë ishte nevoja do të vriste edhe 100. A e ka dëgjuar Prokurori i Përgjithshëm këtë deklaratë? Rasti i Janukovicit është i qartë, ai do të gjykohet në Hagë dhe ky duhet të gjykohet në Hagë”. Gjatë fjalës së tij, Brace tha se sot në rrugët e Shqipërisë po protestohet për shkak të vendimeve të Qeverisë së Sali Berishës. “Po protestojnë sot bizneset e duhanit, pasi Sali Berisha me dhunën e kartonave në këtë Parlament i detyroi ato të vendosin pullat fiskale në kompaninë monopol që e ka këtë shërbim. Kjo do të ndodhë edhe me karburantet. Sot e dëgjova Sali Berishën t’fliste këtu jo vetëm për krime por dhe për ekonomi. Si përher ka shpifur dhe kaq, e nuk ka guxuar të përballet me të vërtetën.  Ç’ka ndodhur me kompanitë e kafeve?. Kam të dhënat e kompanive. Janë 4 kompani kafesh. Kompania e Sali Berishës ka që nga 2009-2013 që ka paguar 0 lek mbi tvsh.Kompani zotërohet nga një biznesmen të cilit monopolin ia ka dhënë Sali Berisha. Ky është problemi në këtë vend. Imagjinoni që kompanitë e tjera paguajnë, ndërsa ajo e Sali Berishës nuk paguan, përkundrrazi merr lekët të cilat paguajnë kompanitë e tjera. Ka një protestë të sipërmarrësve të duhanit sepse i ka detyruar Sali Berisha që të gjithë të paguajnë për pullat fiskale tek sipërmarrësi i Sali Berishës. Për shkak se Sali berisha i ka dhënë monopolin edhe një kompanie tjetër për kontrollin e automjeteve, njerezit janë të detyruar të paguajnë shumëfish. Sali Berisha i merr paratë, tek biznesmeni të cilit i ka dhënë monopolin e kontrollit të automjeteve. Një kompani tjetër është kompania e skanimit të kontenierëve. Për skanimin e kontenierëve, 74mln euro është garancia nëse ne si qeveri do të prishim kontratën e këtij biznesi, e cila cënon të gjithë fasionistët e vendit, kompani sigurisht e zotëruar nga sekserët e Sali Berishës”, tha Braçe.

Debati Subashi-Topalli: Ja pse e shkarkuam Zana Xhukën

Deputeti i Partisë Socialiste Armando Subashi shpjegoi në sallën e Kuvendit të gjitha arsyet që sipas tij, çuan në lirimin nga detyra të ish-kryeinspektores së ILDKP-së Zana Xhuka.  “Le të shkëmbejmë disa opinione bashkarisht për këtë çështje dhe pastaj njerëzit le të na gjykojnë. Çfarë ka ndodhur realisht me ILDKP-në? Ka pasur në ankesë të 35 punonjësve të atij institucioni, nga 40 që ka gjithsej. Kanë bëtë ankesë për Inspektoren e Përgjithshme dhe sipas ankesës inspektorja nuk zbatonte ligjin në detyrat e saj, neglizhonte me dashje detyrat e veta. Kjo veprimtari një-vjeçare ka sjellë si rezultat paralizimin e atij institucioni. Kuvendi nuk mund të mbyllte sytë përballë ankesës që ju drejtua dhe ne nisëm verifikimin e situatës. Zonja nuk plotësonte kriteret taksative që kërkonte ligji. Duhet të jetë ekonomiste financiare ose juriste, duhet të kishte 10 vjet në profesion, ajo nuk i kishte. Nuk ka asnjë shkelje të rregullores,Kuvendi ka qenë në të drejtën që i njeh rregullorja.Nëse sot ju na akuzoni se nuk kemi respektuar të drejtën e Presidentit, atëherë une po ju them se Shkëlqim Ganaj që u votua nga Kuvendi, ishte propozuar nga Presidenti i Republikës një vit më parë, bashkë me emrin e zonjës Xhuka. Pra ne nuk sollën një emër të ri, por pikërisht respektuam dekretin e Presidentit”, deklaroi Subashi.  Ndërkohë ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli akuzoi ligjvënësin socialist se është nën hetim nga ILDKP për pasurinë e tij. “Thuaj shqiptarëve, sepse ti je nën hetim nga ILDKP për pasurinë tënde”, iu drejtua Topalli deputetit socialist. Në reagimin e tij Subashi tha se ka mbi 16 vite që deklaron pasurinë e tij dhe këtë e ka bërë në mënyrë shumë korrekte dhe ligjore. “Kur kemi pyetur sepse u vu Zana Xhuka në krye të ILDKP-së, na thanë se ka punuar bashke me Jun ë Universitetin e Shkodrës dhe ju bënte kafenë”,tha Subashi.

Meta: Opozita të kontribuojë për fuqizimin e kontrollit parlamentar

Referuar debatit që zgjati mbi dy orë për ligjshmërinë apo paligjshmërinë në rastin e shkarkimit të Zana Xhuka nga posti i Kreut të ILDKP-së, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, tha se Partia Demokratike injoron një fakt mesa duket me qëllim, injorimin që drejtuesja e një institucioni i bën Kuvendit. “Është absurde që përfaqësuesja e një institucioni nuk denjonte të komunikonte me Kuvendin dhe Komisionin e Ligjeve. Ajo nuk paraqitej edhe pse përveç se detyrim kushtetues e kishte edhe detyrim etik, moral e ligjor, sepse çdo person që zgjidhet nga Kuvendi e ka për detyrë të respektojë Kushtetutën, ligjet dhe Kuvendin. Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe nuk mund të ketë asnjë institucion mbi Kuvendin. Ftoj PD-në të kontribuojë për fuqizmin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit”, deklaroi Meta.

Vasili: Opozita po konsumohet në debate të kota

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili dënoi sjelljen bojkotuese të opozitës ndaj punimeve të Kuvendit. Për LSI-në braktisja e Kuvendit  nga opozita, pikë së pari është në dëm të vetë opozitës, pasi sic tha Vasili, ajo po konsumohet në beteja të humbura dhe pa parim. Ai apeloi para deputetëve të pranishëm në sallë “t’i kthehemi punës normale në Parlament për të treguar vendosmëri në çuarjen përpara të reformave shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit”, ndërsa kërkoi nga ligjvënësit e shumicës të mos influencohen nga sjellja e opozitës në sallë.

22 komente në “PD braktis Kuvendin/ Paloka: Nuk do e bojkotojmë. Braçe: Berisha si Janukoviç, të çohet në Hagë”

  1. Freedom says:

    o erjon brace o plere e ndyre..o zagar i edvinit, qe pret kocken per ta lepire..prap fajin saliu ta ka more plere..keni 6 muaj pa bere asgje..vetem po varferoni shqiptaret..dijeni qe ty te parin do te terheqim zvarre ne mes tiranes

    1. armand says:

      E kodosh s’rri dot pa komentuar dhe kercenuar ne te njejten linje me kafshen.Personalisht uroj qe perendia ju marrte ato pak mend qe ju kane mbetur dhe me dilni ne mes te Tiranes te armatosur per te permbysur qeverine e zgjedhur me votat e popullit.Mos harroni ti hiqni thepin dyfekut,vetem keshille mund te jap.

    2. olt says:

      E ke gabim ne 6 muaj jane bere shume ndryshime dhe zhvillime te reja qe shqiptaret nuk i pane me sy per tete vite sa ishit ju. Pastaj ka ik ajo kohe kur terhiqeshin njerezit zvarre o shokuuuu

    3. tiger says:

      O Ramy-palla, po pse ke frike nga gjykimi mer burr. Jane gjykates zotni ata te Hages. E marin shtruar dhe pastaj japin vendimin.

      Ju ben mire ju dallkaukve te roberuar nga idhulli. Shkeputini nga Sala, t’ju vije shpetimi ?

    4. aks says:

      Me keto veprime kerkoni ta merrni prap pushtetin ju. Mundohuni ta ndryshoni fjalorin se nuk e voton njeri partine demokratike ne kete lloj forme.

    5. Jo vetem sali kriminelin e shpelles terroristin islamik Bin Ladenin e Ballkanit te cojne ne hage per si familje per terrorin dhe krimet ndaj njerezimit
      Te lumt garri Brace q! robt shpellarve halese kombit le te lehin qent rrugace sa te duan ,do i vij radha nji nga nji te futen nga edhe kan dal.

    6. alm says:

      Atje e ka vendin Berisha ne Hage

    7. populli says:

      Freedom,i lire nuk je, i shitur po. Brace, perpara se te jete deputet, eshte gazetar dhe gazetaret nga natyra dhe formimi, qofshin ata te PS apo te PD, nuk jane skllever si ti. Ti je vetem skllav i lire prandaj ke patur kete hall te zgjedhesh kete nofke “freedom”. Perndryshe do kishe zgjedhur nofke tjeter.

    8. @fredom says:

      O buce e Saliut, Vicidols i ndyre, pisanjos jo vetem nga rrobat por edhe nga trute. Pse nuk shkrun tek pacavurja e RDse apo e di qe nuk e lexon njeri.
      Prej halerave si puna juaj ka ngel mbrapa kombi yne.
      Pse nuk e krijoni shtetin Salistanin andey nga stanet e Siberise.

    9. ivani imadh says:

      o gomar te erdhi zeri po kush po drejton gjate ketyre muajve Rama apo kelyshet e Sali qenit si puna jote qe jeni akoma ne administrate dhe pellisni e bertisni se po ju pushojne.Kur ai duhet ti fute plugun special gjithe administrates dhe drejtesise ne vend ate here eja e na gris menderen ketu pasaj.Sa per Bracen ti ruash ebet ti e zagare si puna jote qe e keni ne stil jetese vjedhjet ,krimet e korupsionin deri sa tju vije dita te jipni llogari per to dhe sdo jete dita e larget per ju krimbat e pleut.

  2. Liu says:

    Kur zoti Braçe,deri tani kemi degjuar vetem fjale,shkundeni pak Edin,ka filluar te fleje gjume.

  3. Sadush Cani says:

    Saliu kryeminister

    O rrugecer,o rrogecer,o rrugecer! O mjeran ! Po xhvishuni,xhvishuni! Bini dhe grate e xhvishunu! Opozita jone edhte opozite bilbilash. Bjeruni berunu se per kete pune jeni! Ju jeni turpi i kombit…… PO ku pyes une per ju ,more rrugecer………

    SOT ME DATE 27.2.2014 a i pat rrugecerit e rinj?

  4. elinor says:

    Sa idiote eshte kjo Topalli! Fiks sic e quan Mero — nje kamikaze e Saliut gati per t’u veteflijuar per te! Leshon akuza ne ajer sa per te ngritur pak pluhur.

  5. Sela says:

    Bravo Brace, BUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUURG

  6. Bemiri says:

    E pse leh kote o z.Braçe? Kemi gjithe kete kohe qe fjalet e tua si degjopn njeri. Megjithese ti ske faje se po plakesh deputet pa firmosur asnje dite ne bordero.

  7. Mero Baze d.v. says:

    Jo, Berisha në Hagë, zoti Braçe, sepse atje ka “miq” ky “burrë shteti”…

  8. MOKO says:

    Eshte aksiome zoti Braçe,aksiome e vertetuar nga mijera vjet te historise njerezore,ju a kam thene disa here dhe po jua perseris perseri;FITUESI QE TE JETE FITUES DUHET TE SHKATEROJE FUQINE EKONOMIKE TE TE MUNDURIT(ARMIKUT ME TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR,SALI BERISHES).Kete PS ka frike ta beje,e meqenese ka friken e vet dhe te njerezve te vet,mos u habisni kur ajo fuqi ekonomike e Saliut tjua ketheje patkonjt.Po tregoheni edhe juve te PS si PD qe lehu ne 2005,aq shume sa thame do beje namin me korupsionin,grabitesit,monopolet e kriminelet.Ku ishim? ku jemi? aty ku ishim.Haram 1 milion votat e popullit te majte e te djathte.

  9. sala says:

    Zoti Brace,

    Nxirrni dhe hajdutet tuaj si Ahmetaj dhe Harasani qe kane vjedhur miliona dollare dhe gezojne parajsa fiskale dhe I keni bere minister ose I fshihni…..

  10. katunaria says:

    o taulanto o oooo . aman se ju harruat qe e bojkotuat per me pak per vete aman, mir ata te juajt qe i rreni, po mos rreni ata qe kane sy per te pare e veshe per te degjuar(dmth ata qe nuk votojne as per salen e as per edin , po kan ngel ktu si muti e s`dine cfare te bejne)

  11. Bentirona says:

    Sali berisha fale politikave handikapi per interesa vetjake e ka kthyer shqiperine Bagdat, ky njeri o do vije ne pushtet prepe,ose duhet denuar per krime qe edhe enver hoxha nuk ja beri ketij populli.

  12. Treviso says:

    Diçka po leviz per mire. Cakejt po kerkojne kurban, se vetem me kurbanin munde te shpetojne. Kan eksperjence ne jeten 23 vjeçare per te shpetuar nga drejtesia e popullit. Pozita duhet te jete ne gadishmeri numer nje,
    nga ish qeveritaret mafjoze. Policia duhet te kontrolloje te gjitha hyrjet ne Kryeqytet, se pregaditjet e mafjes me te gjitha llojet e armeve deri tek tritoli eshte e madhe.

  13. arelia says:

    Zoterinj te nderuar qe shprehni mendimet tuaja do tju lutesha te mos perdorni fjale fyese apo te pista.Komentet tona lexohen si brenda ashtu edhe jashte vendit.Ne duhet te paraqime lexues me kulture,si edhe opionist qe shprehim shqetesimin ose miratimin tone per nje ceshtje te caktuar.Nuk jam dakort qe deputetet e cdo krahu te braktisin vendin e punes per te cilin populli i besoi.Mjaft duke luajtur ping-pong.Shtrojuni punes se vendi dhe populli jane te lodhur me thash e theme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje