Milo:PDS-ja po zhgënjehet, mungesa në qeverisje e pajustifikuar

27 Shkurt 2014, 09:11Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, pohon  se negociatat për përfshirjen në qeverisjen e vendit “po ecin me hapin e breshkës”.

Edhe pse mbështet qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, Milo shprehet se tashmë koha nuk është më një argument për të justifikuar mospraninë e PDS-së në qeverisje të vendit.

“Pritja e gjatë asnjëherë nuk është e mirë. Ajo veç prodhon emocione negative. Në mënyrë të veçantë, kur pas një investimi shumë-vjeçar dhe shumë të përgjegjshëm, njerëzit presin të shohin frytin e përpjekjeve të tyre. Kur nuk e kanë patjetër që pezmatohen dhe ligështohen dhe fillojnë të analizojnë jo vetëm veten e tyre, nëse kanë bërë zgjedhjen e duhur në jetë, por fillojnë e mendojnë nëse politika shqiptare ka apo nuk ka qoftë edhe minimumin e ndershmërisë dhe të luajalitetit. Në këtë dilemë ndodhen sot për fat të keq anëtarët e Partisë Demokracia Sociale. Janë në kapërcyellin e kësaj dileme, ku fare mirë mund që zhgënjimi i përkohshëm të ushqejë zemëratën ose e kundërta, që durimi i dëshmuar deri tani t’i nxisë që të vazhdojnë edhe ta kalitin atë në pritje të ditëve më të mira. Në këtë fazë delikate unë po përpiqem që t’i inkurajoj, sepse që të jem sa shumë transparent dhe i ndershëm me anëtarësinë e partisë sime kam bërë maksimumin e përpjekjeve për t’u dhënë atyre mundësinë e përfaqësimit pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Por deri tani nuk kam mundur që t’u jap veç shpresë dhe një shpresë të vakët, pa sigurinë se mund të bëhet diçka e sigurt nesër”, shpreht Milo.

Sipas tij,”Negociatat kanë nisur, por po ecin me hapin e breshkës. Është larg për të thënë se ka një angazhim konkret për të materializuar një marrëveshje që u nënshkrua me shumë pompozitet dhe që u reklamua si një model bashkëpunimi midis partive aleate dhe partnere.”

Milo deklaron në intervistën për “GSH”-në se,”Ka vështirësi, i kuptojmë rrethanat në të cilat ndodhet qeveria aktuale, por hallet e qeverisë dhe të qeverisjes nuk kanë për t’u mbaruar ndonjëherë, sepse e tillë është situata dhe ekzekutivi është për të punuar dhe për të përballuar vështirësi. Por ato mund të përballohen më mirë me shokë shumë dhe jo vetëm. Po bëhet gati një vit që kur është nënshkruar marrëveshja dhe çdo vonesë e mëtejshme në zbatimin e saj nuk do të ishte e justifikuar. Koha po kalon dhe nuk është më një argument për t’u justifikuar. Ka pasur mjaft kohë dhe ka ende për të zbatuar marrëveshjen. Kërkesat tona janë modeste.” 

15 komente në “Milo:PDS-ja po zhgënjehet, mungesa në qeverisje e pajustifikuar”

  1. ka ikur koha e profesoreve llafazane. tani duhen njerez si mark frroku qe siguron mijera vota. nuk po i hane me shqiptaret mashtrimet e “filozofeve”. duan ndonje para kesh ne dore. kete gje e konfirmon dhe dalja e ps-se ne zgjedhjet e fundit me dobet se ne ato te parafundit. lsi-ja erdhi me ngritje pasi beri para sa ishte ne qeveri dhe bleu votat. gjithashtu mark frroku etj qe jane ne koalicion me ps-ne.

    1. Luli says:

      Leje se e dim sa shum te dhimbset P. Milo ty. Te dhimbset aq shum sa prof Mark Marku qe saliu nuk e futi me ne list deputetesh edhe madje e lincon. Po ik or ti se nuk na e mbush dot mendjen me komentet e tua. Te dy krahet e politikes jane k…a. Por por Saliu e ka bere partine e tij personale me te prapamberuren dhe me injorante nga te gjitha partite, madje me keq se partia komuniste me sot.

    2. tani says:

      Prit milo se ka rradhe, kur te mbaroj pune edi me grupin e zjarrit te 21 janarit, dhe pastaj me ca te pd qe nuk di se ca vendi te mire tu japi atehere do merret me ju dhe me te majtet

  2. Mero Baze d.v. says:

    O Milo, thuaje troç. Votuesit e tu presim vënde pune në shtet, gjë që nuk është bërë deri tani dhe ata janë të pakënaqur…(Aq më shumë kur shikojnë që LSI është shumë më përpara në këtë drejtim…)

  3. tik says:

    Milo, bëhu me LSI dhe të gjen Likja vend.

  4. qwerty says:

    po mire mo kurve, kur te thane per zevendes minister e mban mend si the?
    mua me rri i vogel kostumi i zevendesministrit

    po mire mo legen, kur te thane per ambasador si the?
    jam mjaftueshem i ri per mos u bere diplomat

    1. poprapo says:

      hahhaha i madh ky komenti per kete parti-njeri

  5. Vunoi i Himares says:

    Z.Milo!Shko nga Palasa puno ndonje bahce,kalo veren dhe andej nga shtatori kthehu ne Tirane.Kur te vish tako Xhuvelin dhe pini ndonje kafe ne lagje,tregoni peralla na ishte nje here. . . . . .

  6. xha Temja says:

    O milo ik o lumadh shiko punet e tua,ca partie ke ti?? lereni kete popull se keni bere 400 copa,,,

  7. ibrahim says:

    po ku te lejne coftinat e enverit gje o.ju vrisni njeri tjetrin .tradit te gjater e keni ti beni varrin shokve e lere te tjerve.komunistet as bari nuk e lene te mbijne e lere pasurimin e popullit.milo 32 miljoner drogirasha i ke ne ps deri sa ata te ngihen as lesh nuk te mbetet.ani pjesa e metes ku eshte,po e frrokut.

  8. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Me nji fjale z milo ata 1 000 000 Bashkekombas qe votuan per partine socjaliste duhet te presin vende pune ne administrate?
    Votova per ty me puneso tani, keshtu vajti kjo pune? Nga veteriner me qe ke shkollen e larte te fusim mjek ? Dhe nga pergjegjes I gardes te fusim drejtor te cez-it? cjan keto more?
    Kur do clirohet Vatani nga keto mendime mesjetare te lloit te mesiperm apo te lloit jam vellai I ketij apo miku I filanit?
    Nuk e di pazaret qe ke bere ti me ps por me duket se u kuptua kur the per ndarjen e tortes dy jave me pare qe ju vetem per shtetin e te drejtes nuk jeni mendjen vetem per tu pasuruar per vete ne kurriz te popullit te vuajtur e keni
    Zoteri ndrysho mendje dhe kupto se puna ne administrate duhet ti takoj atij qe eshte I kualifikuar dhe ja vlen per ate pune e jo te perkedhelurit e kesaj apo asaj partie tregu privat eshte ai qe puneson ashtu si thua ti por edhe ai treg ne qofte se I del leverdia
    Zoteri ngrije zerin per problemet te tjera te shoqerise si per shembull ngritja e spitaleve te rinj, ngritja e banesave socjale pse jo edhe ngritja e burgjeve te mbi populluara e te tjera te kesaj nature
    Zoti na ruajt me keta te ashtuquajtur politikan

  9. Uji i ftohte says:

    Duhet te jemi realist,z.Rama duhet te perfshije z.Milo ne qeverisje,ka qene nje nder aleatet me te ndershem.

  10. Shqiperia says:

    Rama nuk i ka marre pa qellim dy breshkat ne kryeministri .
    Qellimi eshte ,qe ato te na sjellin” Rilindjen “

  11. . says:

    Ke te drejte …. po a e shikon qe krimineli Sali Bisha nuk po le te punoje qeveria ? …. duke nxitur dhe destabilizuar Shqiperine si ne 97-ten ?

  12. opozitari i perjetshem says:

    Milo mishngrenesi kerkon qyl,…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje