Gaiani: Reformat garantojnë zhvillim, Komisioni Europian do vlerësojë raportin e punës

26 Shkurt 2014, 16:13Politika TEMA

Ambasadori Italian në Tiranë Massimo Gaiani i ka drejtuar një apel politikës shqiptare për gjetjen e rrugës së dialogut përsa i takon realizimit të reformave që do të mundësojnë marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.

Nga qyteti i Shkodrës ku ishte i pranishëm në ceremoninë përuruese të Konsullatës Italiane të Nderit,  Ambasadori Gaiani garantoi mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë në rrugën e integrimit europian, duke shtuar se në këtë process Italia do të bëjë të pamundurën që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.

Ambasadori Gaiani tha gjithashtu se angazhimi është i fortë dhe vjen i monitoruar nga Komisioni Europian.

“Qeveria shqiptare do të prezantojë një raport të punës që po bën dhe shpresojmë që kjo të vlerësohet pozitivisht nga Komisioni Europian, i cili është organi teknik që bën këto verifikime”, theksoi ai.

Duke shprehur mendimin e tij rreth këtij procesi, Gaiani, tha se “e kam thënë edhe më parë, të gjitha reformat që kërkon Evropa, janë reforma që kërkon Fondi Monetar Ndërkombëtar, apo organizma të tjerë dhe janë në favor të zhvillimit të vendit, në favor të të gjithë shqiptarëve”.

Duke e krahasuar edhe me vendin e tij, diplomati italian theksoi se këto gjëra i ka eksperimentuar edhe Italia në rrugën e saj zhvilluese.

“Dhe gjëja e fundit që mund të them, është të vazhdohet në rrugën e reformave, pavarësisht nga një po, apo jo, gjashtë muaj para, apo gjashtë muaj pas. Është një rëndësi relative, e rëndësishme është që Shqipëria të vazhdojë këtë rrugë, pasi është një rrugëtim konstant që  sjell rezultate, ashtu siç i ka sjellë. Reformat janë të nevojshme, pasi favorizojnë Shqipërinë”, tha Gaiani.

1 komente në “Gaiani: Reformat garantojnë zhvillim, Komisioni Europian do vlerësojë raportin e punës”

  1. gezim kulufi says:

    Ja,kete nuk e dinim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje