Rama me investitorët turq: Reduktim burokracive, rimbursim për TVSH (VIDEO)

26 Shkurt 2014, 20:01Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama premton rimbursim automatik të TVSH dhe mosabuzim në këtë proces. Gjatë një takimi të zhvilluar me investitorë turq që ushtrojnë veprimtarinë në Shqipëri, Kreu i Qeverisë bëri të ditur se komunikimi me biznesin ka rëndësi për qeverinë që ia drejton, duke vënë theksin në reduktimin e burokracive për biznesin, ndërsa ka përmendur edhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.  “Do të reduktojmë burokracitë për biznesin dhe po përmirësojmë klimën e investimeve në vend”, theksoi Rama, ndërsa i cilësoi investitorët e huaj si ambasadorë.  “Përmes këtij grupi deputetësh të gjithë ju dhe kolegët tuaj sipërmarrës do kenë mundësi të adresojnë çdo problem dhe sugjerim në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Këtu kemi përfaqësues nga shumë sektorë të ekonomisë së vendit dhe padyshim që prania juaj për ne ka domethënie të dyfishtë, nga njëra anë domethënien e një force që ne duam ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të zhvillimit të vendit dhe domethënien e pranisë suaj në Shqipëri si një mesazh për botën e sipërmarrjes turke për mundësinë e investimit dhe realizimit të një historie suksesi në Shqipëri. Ne ju konsiderojmë Ambasadorë të vendit tonë dhe promovues në sytë e sipërmarrjes turke. Do të reduktojmë burokracitë për biznesin. Po përmirësojmë klimën e investimeve në vend”, tha Rama.

Ai  u kërkoi investitorëve turq të denoncojnë cdo rast kur u kërkohet ‘bakshish’. “E kemi një fjalë të përbashkët, bakshish. Nuk e dimë nëse kjo fjalë e kishim ne dhe e morët ju apo e kishit ju dhe e morëm ne, por ju garantoj se asnjë nga ju nuk do i nënshtrohet presionit për bakshish. Këtë e kuptoni mirë se cfarë është, e keni ndjerë në Shqipëri dhe të denonconi tek ministrat e Financësm, Ekonomisë, cdo lloj presioni. Nëse një sipërmarrës denoncon një përfaqësues të shtetit që e vendos nën presion, përfaqësuesi i shtetit përgjigjet moralisht dhe ligjërisht dhe nuk do jetë më sipërmarrës i shtetit”.

Ndërsa vlerësoi marrëdhëniet e mira Shqipëri-Turqi, Kryeministri tha se këto marrëdhënie do të të vlerësohen më tej, duke theksuar se ekonomia turke është një shembull i mirë për tu jetësuar në vendin tonë. “Marrëdhënia me Turqinë është marrëdhënie historike, e shtrirë në shumë vite, një marrëdhënie që lidhet me faktin e thjeshtë që dy vendet kanë luajtur rol të rëndësishëm. Ne kemi qenë me kohë sa ishim në opozitë, të bindur se pavarësisht se marrëdhënia Shqipëri –Turqi ka qenë e mirë, ka pasur dhe ka nevojë për një përmasë të re të ristrukturuar dhe me këtë bindje ne jemi investuar përmes jush në mënyrë që historia e rimëkëmbjes ekonomike të Turqisë në një kohë të shkurtër të përbëjë jo thjesht një shembull për tu ndjekur nga larg, por për tu marrë dhe jetësuar në vendin tonë. Takimet tona në të gjitha nivelet kanë konfirmuar se ekziston mundësia, hapësirat dhe predispozitat që bashkëpunimi mes nesh të marrë përmasa të panjohura më parë. Sipërmarrjet tuaja janë gurët e themelit të vendosura në kohë për të vazhduar të ndërtojmë një urë sa më të fortë dhe sa më të gjerë për një bashkëpunim reciprok. Ju i keni paraprirë një lidhje logjike mes dy vendeve tona, që kanë shumë ngjashmëri, që sot në këtë moment të zhvillimin e bëjnë shumë të rëndësishme Turqinë si pikë referimi. Në shumë aspekte në shkallën modeste, ekonomia jonë ngjanë me ekonominë Turqisë. Struktura e organizimit tonë institucional ngjan me vendin tuaj për t’i hapur rrugë zhvillimit së turizmit. Sot biznesi turk shumë i përfaqësuar në Shqipëri. Edhe ju si investitorë keni të gjitha kryeset të shprehni pakënaqësi dhe të këmbëngulni se shumëçka është mbartur në kohë si një problem që ka penguar sipërmarrjen, por që duhet të zgjidhet” u shpreh Kryeministri.

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri gjatë takimit tha se investitorët turq janë të pranishëm në shumë sektorë në Shqipëri, si miniera, energji, telekomunikacion, shërbime, etj. Ai vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes për themelimin e Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë Turqi-Shqipëri, duke u shprehur se ky hap krijon më shumë mundësi për punësim, dhe do të ndikojë në rritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

15 komente në “Rama me investitorët turq: Reduktim burokracive, rimbursim për TVSH (VIDEO)”

  1. ueda says:

    – Rruga e duhur qe duhet ndjekur eshte kjo. Me pelqen fakti qe cdo padrejtesi denoncohet, dhe ky denoncim meret parasysh . Bravo qeverise Rama ? !!

    1. Mangani says:

      O edo po e bo ket veni persmari bravo je i madh fare, po na perfaqeson denjesisht ne syte e botes!!

  2. edi says:

    Mire e ke more Edi po shihi dhe matrapazlliqet qe bejne turqit. Shiko kurumin po i vdes njerezit nga qe nuk ve filtrat ne pune. Evazion fiskal ben sa te duash, qiti per zhelesh jashte. Ja moren pasurine ketij populli injorantet. Turqit asgje te mire nuk kane te shpetojme nga ata.

  3. vlonjati says:

    Po cfare mund t’u flasesh kot atyre. Biznesi e di vete se eshte operativ se cfare duhet te beje. Shteti thjesht te mos i pengoje se per te ndihmuar nuk behet fjale. Qeveria taksat dhe burokracine ka. me taksat eshte qelb puna, ndersa me burokracine Rama u tha qarte. Mos u merrni me cilindo qe u vjen ne dere. U kam lene Ministrin e EWkonomise dhe ate te Finanaces qe te merreni vesh direkt. Po nuk u moret as me ata atehere hajdeni direkt tek une. Pra lidhja te jete e shkurter dhe jo te humbin paret kot majtas e djathtas po t’i sjellin ne burim. Kaq.Apo jo?

  4. dajt says:

    Bizneset turke, sidomos ato qe sjell qeveria turke do aplikojne ne Shqiperi shembullin e Erdoganit ?

  5. Arseniku says:

    Bravo o i madh keshtu duhet te vazhdohet per ta cuar kete Shqiperi kaq te vogel me njerez te medhenj perpara aty ku ajo e meriton!!

  6. tourkofagos says:

    O Ram djali,mos u merr me turqit se nuk sjellin Evropen bashkepunimi me marmidat………….

    1. Mira says:

      Shqip-“bakshish”,
      Türkçe-“baksis”,
      English-“bahkshish”,
      Yugosllavisht-“bakšiš”,
      Bullgarisht-“бакшиш”
      Elenika-“baksisis”…..!!!

    2. Zigur Qarri says:

      Po ti vete perse ben tregti me lecka ne Turqi?
      Pa le,u thua edhe qe je mysliman qe te favorizojn!
      Po kur te than turqit,hiqi poturet te shohim ne je bere synet,çfar bere?
      Hahahahaha…..tregoja pak atyre qe nuk e dijn.

  7. titbeci says:

    Mire ky Rama, po ç’do dite po na mborllokos koken me fjalime 2 oreshe. dukeshin qarte ne TV ca investitore turq qe hapnin gojen se vdiqen per gjume. thuaji o Mero, te flase ca me pak se te beje ndponje pune me shume se na e solli ne maje te hundes.

  8. Era says:

    Amanet Zekiun e Kurumit mos ma ngacmoje njeri!!! ?

  9. Landi -Sverige says:

    Eshte turqisht fjala “bakshish” more Edi, nuk eshte shqip! Jo vetem si shprehje, por edhe si funksion ne jeten e perditeshme ne Ballkan erdhi po andej, nga Anadolli fatkeqesisht, ashtu si edhe keta “shembuj te mire”,”vellezer” dhe “ambasadore” te bakshishit!

  10. Arber says:

    Ishalla te risi ekonomin se drejtesi ska per te ven ky, jo se sdo por se len se 90% e politikanve dhe 90% e institucioneve te pavarura jan te korruptuar. Me pak fjal kush u be milioner me te vjedhur e me korupsion ja hodhi bythes, di jen sheikt e shqipris, shtresa e pasur u krijuha e varfra ka qen me kohe mungon e mesmja te mbuloj ata qe ka vjedhur. E kan kap ne kurth Edin ja futen te ter, dhe jo se nuk e dinte.

  11. Pirro says:

    Aziatiket Turq sa me larg tokes Shqiptare…

    1. ibrahim says:

      pirro shum qime kane talebanet-por janatullosi ja kalon-si po ja lepini keti greku nuk ju kuptoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje