Në kuadër të fushatës informuese që Ministria e Integrimit Evropian ka nisur prej disa muajsh me të rinjtë, zv/ministri i Integrimit Evropian Majlind Lazimi, zhvilloi një takim me student ku u trajtuan ccështjet që lidhe me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, sfidat që duhet të kapërcejë vendi për të avancuar drejt BE dhe domosdoshmëria e dialogut politik.
“Ne mbetemi shpresëplotë për një rezultat pozitiv në qershor, kemi një axhendë agresive për t’u treguar vendeve anëtare vullnetin dhe angazhimin tonë për të përmbushur të gjitha reformat që na afrojnë me Brukselin”, u shpreh Lazimi.
Ai bëri të ditur se puna e qeverisë aktualisht është e fokusuar tek vënia në zbatim e 5 prioriteteve kyçe që i janë lënë Shqipërisë deri në hapjen e negociatave. Ai theksoi rolin e rëndësishëm koordinues që ka Ministria e Integrimit për përmbushjen e këtyre detyrimeve.
Duke iu përgjigjur interesit të studentëve, zv/ministri Lazimi nënvizoi se procesi i integrimit duhet të jetë sa më transparent dhe publik, duke qenë sa më gjithëpërfshirës. Ai iu përgjigj studentëve edhe në lidhje me ndikimin që ka dialogu politik maxhorancë –opozitë.
“Ka pasur klimë pozitive të paktën deri në dhjetor me opozitën, për t’u bërë bashkë për procesin e integrimit në BE, duke i konsideruar çështjet e integrimit si një axhendë kombëtare. Kompromisi është i domosdoshëm, pasi integrimi është test për Shqipërinë jo vetem për qeverinë apo një tjetër. Në këtë këndvështrim të gjithë fitojmë apo humbasim në vartësi të vazhdimësisë së këtij procesi”, tha Lazimi.
Ai theksoi se roli konstruktiv i opozitës është i mirëpritur, por përshkallëzimi i konfliktit politik jashtë institucioneve sigurisht që janë pengesë për procesin e integrimit.
hajde Majlind hajde…..!!!!
nuk e dija se paskemi edhe emer …..Maj-lind,por i lindur ne Qershor!!
hajdi Zike arapi hajde,na e mbushet ”vatanin” me Majlind-a e Hasan-a……