Një 52-vjeçar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm pranë Liqenit të Thatë në Tiranë.
Viktima i identifikuar si Lutfi Peti, është gjetur pranë një makine e cila mendohet se është në pronësi të tij.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë të cilat pasi kanë kqyrur viktimën kanë konstatuar se 52-vjeçari është qëlluar me mjete të forta në kokë të cilat i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Fillimisht u tha se 52-vjeçari mund të ketë vdekur për shkaqe natyrale por ky version ra poshtë pasi u konstatuan goditjet që viktima kishte marrë në kokë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit ku do t`i bëhet edhe ekspertiza mjeko ligjore për të vërtetuar shkaqet e vdekjes.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
O Sajmuro po ti qenke me keq se muli………plasen policat duke vene gjoba;))