Atentati ndaj Cekës, për borxhet qindra mijëra euro dhe mashtrimet

27 Shkurt 2014, 15:43Politika TEMA
Atentati ndaj Cekës, për borxhet qindra mijëra euro dhe

Edhe pse nuk ka asnjë të ndaluar, policia dhe Prokuroria janë të bindura se atentati i të mërkurës në Tiranë, ndaj biznesmenit Armando Ceka dhe dy të punësuarve të tij, lidhet me borxhet që ai u kishte marrë të tjerëve.

Pas dhjetëra të shoqëruarve, hetuesit përveçse po i pyesin, po grumbullojnë po ashtu informacion me marrëdhëniet që ai kishte me sipërmarrës të tjerë, veçanërisht atyre që u kishte marrë borxhe, shuma e të cilave në një rast, sipas burimeve jozyrtare shkonte deri në 800 mijë euro.

Por prokurorët po dokumentojnë edhe konfliktet më qytetarë të thjeshtë, të cilët kanë denoncuar në polici më herët për shitje të dyfishta të apartamenteve, ku në Prokurorinë e Tiranës, për këto raste janë të regjistruara tre procedime penale ndaj Armando Cekës për veprën penale të mashtrimit.

Policia thotë se qytetarët kanë pasur konflikte me biznesmenin, edhe për mospërfundim të investimeve, për të cilat ai u kishte marrë para disa shtetasve. Por, nuk përjashtohet edhe mosmarrëveshjet e tjera, që pritet të jenë të dokumentuara të bazë të dëshmive të marra nga të afërm të Cekës.

Prokuroria vijon të besojë se objektivi i atentatit ka qenë 33-vjeçari Ceka dhe jo dy të punësuarit e tij, Artur Sharra, që e shoqëronte si truproje dhe Julian Çela, që kishte pak kohë që ishte punësuar si shofer. Ky i fundit, një i ri i diplomuar si jurist, por që për shkak se nuk po gjente punë, kishte pranuar të ishte shoferi i biznesmenit Ceka.

Një ditë pas atentatit, objekti dykatësh vijon të konsiderohet vendngjarje për hetuesit, të cilët vazhdojnë ta mbajnë të rrethuar me shirita të gjithë perimetrin e godinës.

Banorët e rrugës “Budi” tregojnë se Armando prej kohësh kërkohej nga qytetarë të shumtë, me të cilët ai kishte probleme.

Madje, ata kujdeseshin që ai të mos e parkonte makinën përpara pallateve apo lokaleve të tyre, pasi i trembeshin ndonjë atentati, sikurse edhe ndodhi./TCH

16 komente në “Atentati ndaj Cekës, për borxhet qindra mijëra euro dhe mashtrimet”

  1. fieraku4u says:

    PO KAQ BUDALLA TE JET KY ARMANDO CEKA..??

    KY E DI SHUME MIRE QE SOT NE KETE KOHE QE JETOJM NUK TA FALIN 500 EURO, E JO ME 800 MIJE EURO.

    KY JETEN E TIJ E KISHTE TE MATUR ME KRONOMETR, PER BORXHIN E MADHE DHE PER PISLLIQET QE KISHTE BERE ME APARTAMENTET.

    1. ENVER HOXHA i Riu says:

      Gjithmone do kete mashtrues dhe te mashtruar,sepse asnje lloj qeverie perendimore nuk mund ta garantoje kete!
      Por, atentatore te tille, si ne kohen e Sali Tritolit,
      nuk duhet/do te kete me!
      http://goo.gl/tcP3bd

      1. Sokrati says:

        Enver i riu e enver plaku,
        ti mbylle halene se te kemi dhjere e dashke akoma.
        Te them mos kerko me se do ja japim nexhit, ilirit dhe sokolit e krimbave te tyre,mbylle halene se nuk i ke ni lare akoma gjynahet qe keni ,duhen nja 10 breza nga te tute qe ti rrjepim si kecat qe te meret ndonje cik haku.
        Mbylle se do ju veme te gjithe langaraqeve qe rrjedhin prej teje nga nje llokum dinamit ne gropen e bythes.

        1. fatmir mehmeti says:

          je ti mer socrates qe duhet te mbyllesh ate zorren e bythes. se po vazhdove keshtu do te te hyne shum manalla

      2. KULUFI says:

        Problemi,sipas meje,qendron ne indiferentizmin e policise kur ndaj tij paska patur denoncime per mashtrim me pronen. Nese do kishte nderhyrje ne kohe nga organet kompetente,te pakten ky njeri sot do te ishte gjalle.

      3. Be-X says:

        rrofte enver hoxha, edhe pse nuk e dua. mjafton te shikosh nje qofte si sali berisha dhe me vjen te vjelle gjithe diten. poshte salia me gjithe bajgat e tija!!!!!!!!!!!!!! tani u clirova!

    2. serqozi says:

      E ta dish mor zoteri se sa njerez mashtrues jetojne me parate e te tjereve duke bere jete luksoze dhe as e rruajne fare per ata dhe kur i zene deren per te kerkuar paret . ka trima si ky qe levizin me bodygard por dhe skutha qe fshihen duke ndruar telefona dhe shtepi

  2. katunaria says:

    mir mo mir e morem vesh qe ishte maskara , po ne mileti i thjeshte c`faj kemi nqs qellojme aty rrotull ne momentin e aksidentit , kete thomeni ju mua

    1. Tironci says:

      Qe thua ti mor bir…… mos te rente ai fat.

    2. fieraku4u says:

      @KATUNARIA

      TI NUK KE FAJI. FAJIN E KA SALI SHPELLARI QE NE 1997 FUTI POPULLIN NE LUFTE, U HAPEN DEPOT E ARMATIMIT EDHE SOT TE GJITHE KAN NE SHPI TRITOL EDHE KALLASH.

      PLUS KESAJ SALI RRUMPALLA E LA SHQIPERINE NE GJENDJE KAOTIKE, ME BORXHE, VARFERI, PAPUNESI, NJE SISTEM ARSIMOR SHKOLLOR ME UNIVERSITETE PIRAMIDALE, KU TE GJITHE MARRIN DIPLLOMA, MJEKSI TE MJERUAR,
      LA DHE NJEREZ DEMBEL, QE MENDOJN SE MENYRA PER TE BERE PARA APO LEK ESHTE ME KRIM EDHE DROG DHE JO ME PUN TE NDERSHME.

      DOMETHEN PER 24 VJET, SALI RRUMPALLA DHE TOS NANO MAFIOZI KRIJOI EDHE RRITI NJE GJENERAT TE TERE DEMBELESH, PARAZITASH HAJDUTESH, INJORANTESH, KRIMINELESH, MATRAPAZESH EJT…

  3. dritani says:

    Ca biznesmen leshi mër!!!!
    33 vjec!
    Jeni n’terezi apo jo?!

    Tironsit kon nji shprehje: “Kur kërce hu m’hu, ne njoni ka me tu ngul”…

  4. li1 says:

    T’ja shkerdhejne qenit Ceka me regjister civile ! Zaten gjithemone keshtu ka qene si fis ! Fis batakcinjsh
    dhe delenxhileresh Fisi i tij iku nga Korca para nje shekulli dhe u vendos ne Elbasa dhe gjate luftes
    Hasan efendiu u bebkolaboracionist i gjermaneve . Fale lidhjeve e krushqive te bera enkas me Migjenin,
    Luaraset etj. familja Ceka nuk u prek si te tjeret elbasanas te pasur ! Bile ,Sul Domi ,megjithese 2 djemt
    i kish patur partizane e ropen me dru per floririn qe nuk e dorezoi kurre me gjithe lutjet e djemeve . Sula
    vdiq ne burg nga torturat por floririn nuk e dorezoi kurre ! Sot qarkullon si legjende n’Elbasan se Floriri
    Sula e ka fshehur ne ullishten e Elbasanit dhe kurre s’eshte gjetur as sot kesaj dite. Ndersa Cekajt i shpe-
    tuan Cunamit komunist fale lidhjeve e pelivanlleqeve ,bile perfituan edhe bursa ne Universitet .Prandaj
    edhe kjo qe i ka ndodhur ketij biznesmeni tregon se ”bari ne rrenje do te mbije,, ! Dhe te mos na tregojne
    fisin e sojet . Diku kam lexuar ku thuhet se ”prapa cdo pasurie fshihet nje krim,, ! Dhe s’ka si te ndodhe
    ndryshe !

  5. Celo Picari says:

    Mender bizmenet e tranzicionit, eshte e vertete qe ka shitur apartamente 2-3 here ne njerez ky maskara e ska ligj ta zere.

  6. myzeqari says:

    Poshtersite e ketyre biznesmeneve te ndertimeve nuk mbarohen kurre keshtu qe ja kane bere aq mire sa ska ku te vej me. Nje miku im bleu automatik per te vrare nje biznesmen vetem se nje hyrje qe ai bleu per motren ai biznesmeni ua kishte shitur dhe 2 te tjereve dhe me dokumenta biles. Keshtu qe ja ka bere mire.

    Per keta biznesmene nuk duhet meshire merre nje pale gershere pemesh dhe preu gishtat nje nga nje.

    1. Policia says:

      Mund te na thuash kush eshte ky miku juaj, kush eshte e motra e tij, kush eshte biznesmeni ne fjale, ku e bleu automatikun, sa e bleu dhe nga kush e bleu, si dhe kur e bleu? Na duhet per hetim te metejshem… Falemnderit

  7. Populli says:

    O Shtet!
    Te lutemi ne emer te pupullit ver dore mbi ata njerez qe ta shesin shtepine 2 here…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje