413 padi të pronarëve shqiptarë në Strasburg, dhe vetëm për 8 syresh shteti shqiptar duhet të dëmshpërblejë deri në qershor pronarët me shumën prej 37 milionë euro.
Gëzim Boçari, Zv. Dekan dhe shef i Departamentit të Farmakologjisë në Fakultetin e Mjekësisë pret prej 22 vitesh të marrë pronën që i takon, të trashëguar nga prindërit e tij. “Prona ndodhet në bregdetin e Jonufrës, e bleu gjyshi im në vitin 1929. Në vitin 1947 e konfiskoi regjimi komunist, e ktheu në Ndërmarrjen Bujqësore “Rinia”, ku u ndërtuan tarraca me agrume dhe kështu ishte deri në vitin 1991. Gjithë dokumentacioni i kësaj prone është në Arkivin e Shtetit dhe në Institutin Kombëtar të Hartografisë. Por pas përmbysjes së regjimit komunist kjo pronë nuk më është kthyer ende, as sot e kësaj dite. Në rrugë korruptive atë e kanë marrë të tjerë që nuk janë pronarë,” thotë për DW, Gëzim Boçari.
Ai tregon se nga kjo pronë, në vitin 1996, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i dha vetëm dy hektarë, sepse prona në dokumentet arkivore figuron në emër të nënës dhe babait të tij dhe sipas ligjit atij i takon 1 hektar për secilin nga prindërit.
Këtu fillon odiseja e Gëzimit për të regjistruar dy hektarët e marrë në Zyrën e Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, adresimi në gjykatat e Shqipërisë, dhënia e vendimeve në favor të tij që mbetën në letër, ngritja padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
Në vitin 2003, ai fiton çështjen dhe Strasburgu detyron shtetin t’i paguajë atij një dëmshpërblim prej 49 mijë euro.
Por prona prej dy hektarësh edhe pas vendimit të Strasburgut, edhe pas marrjes prej tij të dëmshpërblimit mbeti që mbeti e paregjistruar në emër të tij. Dhe gjithë prona e pamarrë.
“Diktatura komuniste e mori pronën e prindërve të mi dhe e vuri në shërbim të shoqërisë, e ktheu në ndërmarrje bujqësore. Tani po e shfrytëzojnë “të fortët”, ata që shkelin dhe nuk duan t’ia dinë për ligjin”, thotë për DW, Gëzim Boçari.
Ai i është drejtuar përsëri Strasburgut dhe dosja “Boçari” bën pjesë në 60 dosjet për të cilat Gjykata e Strasburgut do të kthejë përgjigje deri në qershor të këtij viti.
413 dosje të pronarëve shqiptarë të pranuara nga Gjykata e Strasburgut
Agim Toro, sekretar i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” thotë për DW se sipas të dhënave zyrtare janë 413 dosje të pronarëve shqiptarë që janë pranuar për t’u shqyrtuar nga Gjykata e Strasburgut.
Në ditët e para të marsit, një delegacion nga Këshilli i Europës do të vijë në Shqipëri për të parë zbatimin e vendimeve nga qeveria për çështjet e përfunduara.
“Për tetë çështje të fituara nga pronarët e Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, qeveria duhet t’i kompensojë ata me 37 milionë Euro. Për çështjet e tjera Gjykata i ka kërkuar qeverisë që të gjejë një zgjidhje paqësore, me mirëkuptim, të pranuar nga pronarët që Strasburgu të mos dalë me një vendim përfundimtar për kompensim financiar. Çështjet e fituara deri tani në Gjykatën e Strasburgut nga pronarët e Shqipërisë të cilëve u është shkelur e drejta themelore e pronës, mund të kenë një kosto financiare prej 150 milionë euro. Deri në qershor të këtij viti kjo Gjykatë do të shqyrtojë “en block” 60 dosje,” thotë për DW, Agim Toro.
Bilanc lufte – në Shqipëri 8 mijë të vrarë për çështje të pronësisë
Në kronikën e zezë të shtypit të Shqipërisë botohen herë pas here lajme për vrasje për shkak të pronës. Sipas të dhënave të shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, numri i personave të vrarë në këto 22 vjet ka arritur në 8 mijë vetë.
“Ky është një bilanc lufte në kohe paqeje”, komenton Agim Toro.
Sipas tij, në çështjen e kthimit të pronës është shkelur rëndë Kushtetuta e Shqipërisë, ku ka një nen që thotë, citon Agim Toro, “që prona trashëgohet, blihet ose është e dhuruar”. Pasuritë e paluajtshme të pronarëve në këto 2 vit nuk u kthyen dhe janë në duart e atyre që nuk plotësojnë këtë nen të Kushtetutës.
BE dhe komuniteti ndërkombëtar, indiferentë ndaj shkeljes së të drejtës themelore të pronës
Për Gëzim Boçarin, që mban sytë nga Strasburgu që të bëhet pronar i pasurisë së trashëguar, moskthimi i pronës është një problem i rëndë kombëtar
“Për shkak të ligjit famëkeq 7501, që nuk njeh titujt e pronësisë së trashëguar, shqiptarët po vriten me njëri- tjetrin, qindra pronarëve në vijën bregdetare Vlorë- Sarandë u është mohuar e drejta e pronës. Shqipëria po kthehet në Kandahar. BE dhe komuniteti ndërkombëtar shqetësohen për të drejtën e patjetërsueshme të votës, për zgjedhje të standardeve ndërkombëtare. Po për të drejtën themelore të pronës, te shkelur rëndë në këto 22 vjet pse nuk shqetësohen? Pse Presidenti i Shqipërisë, që është garant i Kushtetutës, lejon që Kushtetuta të shkelet? Ish kryeministri Sali Berisha ka pranuar që ka gabuar rëndë lidhur me kthimin e pronës tek pronarët e ligjshëm, janë mundësitë për t’u ndrequr këto padrejtësi”, thotë për DW, Gëzim Boçari.
Shpresat e tij që situata do të ndryshojë për mirë, nuk mbeten vetëm tek Strasburgu.
“Në gjithë këto vite shteti u tregua jo demokrat, por kleptokrat. Tani kam shpresë tek qeveria e kryeministrit Rama, që ka premtuar se pronat ne bregdetin e Jonit do t’ua ktheje pronareve te ligjshëm. Kam shpresë se BE do të ushtrojë presion që për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ajo duhet të zgjidhë çështjen e pronës, sipas së drejtës universale të pronës dhe parimeve demokratike që zbatohen në vendet anëtare të BE”, thekson Gëzim Boçari./DW
Strazburgu,duhet te bej saktesimin e ish pronareve,nqs ata jane gyzele shqipfoles,pronat nuk jane te blera,por te grabitura ose te falura nga Sulltani gjyshereve te tyre,per sherbim ndaj Turqise.
Qeverria shqiptare e Rames,duhet te ndihmoi Strazburgun per dhenien e statistikave te gyzeleve………..
Edhe ata qe i blene ne 1938 uaa fali sulltani?A e dini kur ka ikur turqia nga shqiperia?keni te drejte qe nuk e dini se ju shkoni ne shkolle por prtfundoni ne disko
Eshte shtet me principe banditesh dhe eshte normale qe dhe mbas 22 vitesh nuk marrim dot tokat e hjysherve tane qe vdiqen burgjeve.
Prandaj them se ky shtet nuk ka arsye te ekzistoje. Duhet ta ndajne serbet greket dhe italianet se me shqiptare nuk behet drejtesi.
Po qeveria e rames se ka 8 vjet qe kto te sales po i vjedhin e po ja japin shkelzenit shqipfoles, si thua ti merren nje here djalit te babit, se si ne kohen e sulltanit po i merr dhe ai.
Ju keni kurajen e mesoni strasburgun ? mendoni qe ata jane UFO dhe nuk dine cbehet ne TOKE?Ne shqiptaret i japim mend tere botes kur tere bota demokratike eshte e angazhuar te na japin mente dhe leksione.prandaj na ecin punet mbrapsht se akoma nuk kemi ne kosiderate ligjin themelor te botes demokratike-ligjin e prones te ligjshme.me legalizimet po mbrohet e paligjshmja.(e pastaj doni europe…..
qe pastaj gjyzelet te vijne te te cajne marmiten ty o dylber i shkerdhyer selaniku.
Keta te llojit si ti duhet larguar nga Shqiperia se erdhen si punetor krahu e tani duan ti dalin zot nje pjese te Shqiperise.OK pajtohem se duhet Strazburgut tu japim sqarime.
Kur prona private shkon tek i zoti eshte shenja me e sigurt qe tregon rikthimin e shendetit te shtetit. “Pronaret e rinj” te partise ” e xanun” do transferohen atje ku dhia zbret me frena dore…filloi me ne fund
Hahaha, “atje ku dhia zbret me frena dore”! E madhe!
Absolutisht asnje hap pozitiv nuk ka patur nga qeveria e re per ceshtjen e pronave! Ceshtja me e ndjeshme per zhvillimin ekonomik shqiptar eshte lene si gjithmone ne harrese. Nderkohe, punohet fort per… legalizimin e ilegaleve qe na kane uzurpuar pronat me ndertime pa leje.
Cudira shqiptare!!!
Pastaj thone ;”Europa e ka fajen qe ne nuk u pranuam “Po ,por europa nuk na fal dot kur ne nuk zbatojme ligjin themeltar te demokracise.Me mish e shpirt jane angazhuar qeverritaret te legalizojne,Pse?Do bejne legale korrupsionin e tyre.;futen para ne xhep kur u dhane leje te paligjeshme njerzve dhe tani do futin perseri ne xhep para nen dore te legalizojne paligjshmerite e tyre.BIZNES NE KURRIZ TE PARIMIT THEMELOR TE DEMOKRACISE-TE DREJTES TE PRONES.PER NE QE JETOJME NE VENDET DEMOKRATIKE STILI I QEVERRITAREVE TANE ESHTE I PESHTIRE,I DENUSHEM DHE PA ASNJE LIDHJE ME PARIMET E VENDEVE DEMOKRATIKE.MENDONI TANI SI I DUKET EUROPES SHQIPERIA .VERTET PRETENDOJNE QEVERRITARET TE JENE NE EUROPE?NUK E BESOJ,SEPSE CDO HAP QE BEJNE ESHTE NE DREJTIM TE KUNDERT ME RRUGEN QE TE CON NE EUROPE.
Shkurt; Kurvëri
pucofago…po turqit ku i gjeten tokat ,apo i sollen me vete
Hahaha, jo jo nuk I solli me vete, por (sipas pucofago) ia ka marre gjyshit te greku. Se aty nuku este Alvania por Haledha, dhe pastaja ne vorio te skumbini este velai serbi. Pra nuku ka alvania dhe alvanos. Alvanos I solli turku nga inati te serbi dhe te helaqeve te haledhes.
Rama duhet te ndalet seriozisht tek ky ligj 7501 ,te cilin Berisha jo pa qellim
e beri si deshi vete dhe mbasi eshte bere kasaphane ,thote kam gabuar (me qellim)
Ne kohen e Enverit ja moren tokat Gjyshit ,e presekutuan dhe sot akoma nuk i kemi
marre ato toka ,sepse i mori qeveria e Berishes .
Ne rast se i kane grabitur derrat e medhenj, t’i paguajne nga xhepi deri ne nje ankuesit, dhe jo nga parate tona. Atehere do ta ndiejne peshen e turpit dhe te shpines keta felliqesira!
Po vila e Ilir Metes — aty ku Rama hengri ngjala te fresketa — a eshte ne toke te “xanun” apo edhe atij ia la “gjyshi”?!
Ahahahahahahahhahahah.
Pinoku ka pranuar që ka gabuar rëndë lidhur me kthimin e pronës tek pronarët e ligjshëm. (!!!!!!!!!!!!!!!!)
Njeriu gabon ne nje moment, ja e zeme ne nje vit, por kur ky momenti zgjat 23 vjet cfare quhet o Gëzim.
E futme sa krahu?!
pronaret e tokave duhet te marrin leket nji per nji per pronat qe i jane zene e para e dyta pronat qe jane dhene me ligjin7501 duhet ti jape pronesite dhe certifikatat sa me shpejt te jete e mundur sepse eshte bere tmerr i madh kjo puna e pronave .do ishte zgjidhur me kohe kjo pune po sduan ashtu si nuk i kane dhene leket te denuarve politike.ti japin leket pronareve nji per nji aq sa eshte vlera e tokes ketyre te tjereve ti japin certifikatat dhe cdo njeri eshte ne rregull.kane 23 vjet qe se bejne kete pune ca duan keta lufte perseri te bejne .
HAHhhh…!
Cfar presim kot ne vllajo kte mut poltike te na ktheje tokat ,
ky shtet sti jep kurre miljonat sepse i dridhet dora poltikanve tane te degjenruar .
U dashka vajt ne Strassburg lol ,se ngelem tere jeten ne mergim sepse ky shtet shlerdhate nuk na paguan pronat ,qe mundet te jetojm ne vendin tone per qejf e ndertojme aty dicka sipas deshires. A robt poltikaneve qysh prej bushtres malokut te peshtrire e deri ke gjithe alabkt e tjere .
Sheti jote ste jep tokat dhe ti jep i huaji ububbu-jaaaaa
Hallal Strassburg .
MOS U RRENI PREJ SALI PUSHTIT PSE SI JU SHKON MENDJA JU SE AI NUK E DITI SE DUHET ME JA KTHY TOKEN PRONARVE POR AI ASHTE KUNDER PRONES AI DON VETEM VOTEN GJAK DERDHJA QI KA PRU AI NE SHQIPERI NUK MUNDE TE SHUHET SALI BERISHA ASHTE MESU ME AUTOKRITIKA ASHTE PUNA E TIJ SI KOMUNIST GABIMI I JONE ASHTE SI VOTUM PER TE
E ku flet mor Zoti Bocari, po keta jane te gjithe hajdute. Eqerem Bej Vlora ne Kujtimet e tija thote: Ne Turqi Ruaj Koken, Ne Rumani ruaj gruan, Ne Shqiperi Ruaj Pronen! tashme ketu jane turrur nga te kater anet per te grabitur, e vetmja shprese Gjykata e Strasburgut.
me e bukura eshte se camet kerkojne pronat e tyre ne greqi ,ndersa shqiptaret ne vendin e tyre nuk ja japin ose ja kane vjedhur tashme,kjo tregon edhe nje here virtytet e larta te shqiptarit qe vjedh pronen e tjetrit ne mes te dites dhe gjoja ne demokraci,ne asnje vend te ballkanit nuk ka ndodhur ky hajdutllek vetem tek ne dhe i ligjeruar tashme ,
dhe e gjithe kjo ka nje spjegim: PUNE KORRAKESH!
Shkoni tek http://www.defendingproperty.com dhe lexoni projektligjin per pronat, loboni per te dhe firmosni peticionin per pronat. Lerini llafet por veproni!
Edhe ky eshte vetem fillimi,se kemi mija shqiptare’te dispores’ qe Kane trashegimi ne shqiperi ,te fjalen shteti .po edhe qytetaret ealbanistanit.va mohojne….