Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi mbrëmë marrëveshjen 36-mujore prej 330.9 milion euro, ose 457.1 milion dollarë për Shqipërinë.
Sipas një njoftimi zyrtar, miratimi mundëson disbursimin e menjëhershëm të 26.4 milionë euro, ose rreth 36.4 milionë dollarë.
Banka Botërore dhe Bashkimi Europian ka gjithashtu mundësi që të ofrojnë asistencë për programin e reformave të autoriteteve.
Në vijim të diskutimeve të Bordit Ekzekutiv për Shqipërinë, z. David Lipton, zëvendës-drejtor i parë dhe kryetari në detyrë, tha: “Ecuria ekonomike e Shqipërisë pritet të përmirësohet në 2014 e mbështetur nga ulja e planifikuar e rreziqeve themelore në fushën fiskale, shlyerja e detyrimeve të prapambetura, adresimi i nivelit të lartë të kredive nën standard dhe nisja e reformave strukturore. Megjithatë, rreziqet janë të konsiderueshme dhe nevojat për rifinancim të mëdha. Programi EFF do të ndihmojë Shqipërinë për të plotësuar nevojat e saj për financim të jashtëm, duke ofruar njëkohësisht mbështetjen e nevojshme për të forcuar qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit, të ulë rrezikun e financave publike dhe të vendosë ekonominë në një rrugë rritjeje të qëndrueshme afatmesme.
“Niveli i lartë i borxhit kërkon një konsolidim fiskal që synon të ulë borxhin publik poshtë 60 përqindëshit të PBB-së në afatin e mesëm. Kjo do të kërkojë masa domethënëse në politikat
tatimore dhe të shpenzimeve. Ulja e stokut të detyrimeve të prapambetura dhe vendosja e një mekanizmi që parandalon rikrijimin e tyre do të jetë gjithashtu kritike.
“Një lehtësim i mëtejshëm i moderuar i politikës monetare mund të ndihmojë në mbështetjen e rigjallërimit ekonomik, në rast se pritshmëritë për inflacionin dhe stabilitetin financiar mbeten të mirëankoruara. Megjithatë kjo do të duhet të peshohet me kujdes kundrejt rreziqeve që sjell ekspozimi i lartë në valutë.
“Ruajtja e stabilitetit financiar duke përmirësuar aksesin në kreditim është e nevojshme për të ndihmuar një rigjallërim të qëndrueshëm. Ulja e kredive nën standard do të ruajë stabilitetin financiar dhe mund të ndihmojë që të ulë pengesat në ofertën e kreditimit duke reduktuar ngurrimin e bankave. Zbatimi i shpejtë i rekomandimeve të programit të vlerësimit të sektorit financiar (FSAP), përfshirë dhe ato që lidhen me uljen e rreziqeve në sektorin jo-bankar, do të jenë të rëndësishme.
“Planet e autoriteteve për të reformuar pensionet, energjinë, financat e pushtetit vendor, administratën publike, si dhe mjedisin e biznesit, janë të mirëpritura. Nëse zbatohen si duhet, këto reforma duhet të përmirësojnë aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr investime, të përmirësojnë perspektivën për rritje të qëndrueshme afatmesme dhe të ulin rreziqet fiskale”, tha Lipton.
me nje fjale taksat do ulen kembekryq ne shqiperi.deri me sot asnje shtet nuk ka dale ne drite me borxhet e fmn dhe nese ka shlyer kredine eshte katandisur ne varferi te skajshme.do jemi ne te paret qe do jetojme ne begati dhe do shlyejme borxhin?lum kush te rroje ta shohe zonje, ka thene nje rilindas(jo ngjyre mavi ,po pa ngjyre).
FMN eshte institucioni me antipopullor qe eshte krijuar ndonjehere! Shikoni cfare sugjeron: rritje taksash dhe rritje te moshes se pensionit! A ka njeri me dy pare mend ne koke ti pranoje keto kushte, qe e neperkembin njeriun dhe e bejne dhe me te varfer! Gjeni menyra apo rruge te tjera zgjidhjeje per keto fenomene, pasi mund te mos jete shume e veshtire!
Mund te jete antipopullor,se jeta eshte e poshter o gezo, ,por eshte me kembe ne toke se para te teperta ne bote nuk ka. Parate e veta i do e qe ti marri te meson rrugen e drejte (rruge me sakrifica).
Po nuk te pelqeu rruga e punes, bjeri sumes per te lare borxhin.
Uroj te jete hera e fundit qe trokasim ne deren e FMN per te marre borxh.
Eh mor injorante, ajo qe kerkohet eshte normale madje e domosdoshme qe ti largohemi katastrofes ekonomike te mbjelle nga qeveria qe sapo u shporr. Pa taksa nuk mund te kete shtet, po kujt I thua, hajduteve e injoranteve qe duan vetem te zhvatin. Urime qeverise per bashkepunimin me FMN.
O Mark o kafshe njerezore bastard rilindas me rritja e taksave ne kohe krize shton varverine bllokon biznesin ulen investimet dhe mbyllen vendet e punes Shqiperia ne keto vitet e fundit i qendroi fort recesionit pamvaresisht se rritja ishte vetem 1.2%.FMN eshte nje organizate mafioze ndrkombetare qe shkaterron ekonomite e rrit varferine.
Meqe fmn edha lekun per te na fundos amund ta dim ne shkodranet qe jetojm ne skenderbeg se kur mund te
Jepen fondet per tu perfunduar si rrug ketu perbadh varrezave katolike kjo e ashte quajtura unaza lindore se ka tre vjet qe ne ketu jetojm ne nje ferr te vertet ne mes te qytetit falemnderit per mirkuptimin meqe edi se sdo me kuptoj njeri ne ket vend qe quhet shqiperi qe e tidh do deshiroja te ishte por nuk edi a esht e tidhe falemnderit dhe nji her…