Skenari grek i Berishës/ Arvizu: Ekonomia dhe korrupsioni ishin më keq nga sa mendohej

28 Shkurt 2014, 11:22Politika TEMA

Nga Ilirjan Agolli, VOA

 

Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, e përshkroi si shumë të vështirë situatën ekonomike të Shqipërisë, pas zbulimit të shumë borxheve dhe pagesave të prapambetura nga qeveria e mëparshme.

Ambasadori Arvizu tha se ekonomia dhe korrupsioni në Shqipëri, nga të dhënat e fundit, doli se një vit më parë ishin shumë keq nga sa mendohej.

Ai edhe një herë bëri thirrje për bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës lidhur me reformat kryesore që ka nevojë vendi.

Ambasadori amerikan tha mbrëmë se ekonomia dhe korrupsioni në Shqipëri ishin më keq nga sa dihej një vit më parë.

I ftuar për një bisedë në televizionin Klan, ambasadori Arvizu pohoi se SHBA dëshirojnë që qeveria Rama-Meta ta çojnë vendin përpara dhe të përparojnë në integrimin europian.

Ai tha se kjo qeveri dhe ky koalicion mori mandat të fuqishëm në 23 qershor.

“Kjo pasqyron dëshirën e popullit për ndryshim, për një drejtim të ri, por kjo është edhe një ngarkesë e madhe për këtë qeveri, sepse pritshmëritë janë shumë më të larta. Kjo qeveri trashëgoi një situatë ekonomike shumë të vështirë nga ana fiskale dhe nga ana e buxhetit”, tha ai.

“Ka shumë detyrime të prapambetura për shërbimet e papaguara, ripagimi i TVSH-së etj…, është një shifër e jashtëzakonshme, shumë më e madhe nga çfarë besohej në fillim. Kërkesa e brendshme është shumë e sheshtë. Dhe kjo sjell probleme në konsum dhe në investime”, pohoi ambasadori amerikan në Tiranë.

Sipas tij, edhe niveli i korrupsionit është shumë më i madh. “Niveli i korrupsionit, me çfarë dihet tani, ishte një vit më parë më keq se sa mendohej. Gjithmonë mendohej se ka një nivel korrupsioni, por nga informacionet e fundit del se masa e korrupsionit më parë ishte më e thellë, më e përhapur se sa e kishim menduar ne”, tha ai.

Një mënyrë efikase për ta luftuar korrupsionin, sipas tij, janë arrestimet, hetimet dhe dënimet nga gjykata deri në fund të procesit gjyqësor ndaj zyrtarëve të lartë.

“Ku ka shenja për korrupsion sistematik dhe të përhapur qeveria është e detyruar t’i dorëzojë dokumentet në zyrën e prokurorit”, tha ambasadori Arvizu.

Ai foli me shqetësim edhe për situatën e rendit publik.

“Jemi të shqetësuar për rendin publik. Kam mësuar edhe fjalën “tritol”, një term shumë popullor së fundi… ishte një fjalë që nuk e dija më parë. është një çështje që i shqetëson të gjithë, qeverinë dhe çdo qytetar shqiptar. Mendoj se ka shumë arsye që ndikojnë; njëra është gjendja ekonomike, ndryshimet në Policinë e Shtetit dhe në sistemin gjyqësor”, shtoi zoti Arvizu.

Nga ana tjetër, ai tha se në javët e fundit policia ka shënuar disa arritje të mëdha sa i takon arrestimeve, dhe sipas tij, nevojitet një vlerësim i balancuar për çështjen e rendit, sepse policia po reagon përballë ngjarjeve.

Ambasadori Arvizu i kushtoi një pjesë të veçantë në bisedë edhe kompromisit mes pozitës dhe opozitës, duke e vlerësuar si një kërkesë kryesore të jetës në Shqipëri.

Sipas tij, një pjesë e politikanëve e mendojnë kompromisin si një formë nënshtrimi, por në vërtetë marrëveshja tregon forcën e palëve.

Forcat kryesore politike në Tiranë kanë marrëdhënie të acaruara dhe vazhdimisht shkëmbejnë akuza për çështje si rendi publik, vështirësitë ekonomike, shkurtimet në administratë, ndërsa marrëveshjet dhe bashkëpunimi midis tyre kërkohen nga opinioni publik dhe nga BE si një mënyrë për t’u integruar dhe për t’u zhvilluar.

42 komente në “Skenari grek i Berishës/ Arvizu: Ekonomia dhe korrupsioni ishin më keq nga sa mendohej”

  1. dashi says:

    Ju i nderur Arvizu po beheni arkitekti i ringritjes se permendores se kollosit Enver Hoxha
    Shikoni ku eshte katandisur ai vend qe dikur per nje ore ngrihej nje ushtri me 1 miljon ushtare qe as izraeli nuk e kishte nje fuqi te tille.Pa permendur kromin,bakrin,hidrocentralet,naften,flloten ajrore,flloten detare etj etj

    Por nuk eshte vetem ju dhe Berisha arkitekte te ringritjes Enverit por dhe nje staf i tere duke filluar me rajersonin,elez biberajn,fran shkrelin,fazllicin,janullatosin ,podestat,nikolla geixh,nanon,meten ,bashen,ramen,topallin,rucin,topin por dhe arvizune me blendi koqeziun me perrallat e djeshme me fullanin

    Ne grupin e arkitekteteve jane dhe komentuesit vampiroide si nastradini,skypioni,mark uk qe cojne uje ne mullirin e Enverit;

    I pershendesim keto “arkitekte” me nje nga hitet e tij qe nga njerez qe dikur masterbonin me emrin e tij sot urinojne mbi ish legjenden e tyre.

    Plot pese shekuj nana priti
    Skenderbeut nji vella ia rriti
    legjendar n’lufte e n’liri
    enver hoxha emni i tij
    gjysem shekulli kombi t’pat
    lum si shqipja qe t’pat djale
    tan’ Shqipnia per ket emer
    me dy sy e me nji zemer
    ushton vaji, vaditi token
    shpi per shpi e ne çdo voter
    per ket’ vdekje t’burrit dheut
    qau dhe shpata e Skenderbeut

    Per Enverin qau dhe moti
    tan’Sshqipnin e ka shtang topi
    monumenti Nan’ Shqipni
    i ban roje birit te tij
    asht perkul i perkedhel ballin
    thue e ka t’pavdekshem djalin.

    TA GEZONI TE NDERUAR ARKITEKTE SHQIPERINE E DROGES,KURVERISE,PLEHRAVE,LHL,PORNOS,TRADHETISE ,TRITOLIT,FAJDEXHIVE,GAJDEXHIVE,,,VAJ VATANI MJER MILETI

    1. evi says:

      Disa fakte dhe udhezime per debatin e te ashtuquajturve furgona qe ne fakt jane taxi 8 + 1.
      1 – Taksit 8 + 1 jane ne fakt vetem 2600 dhe jo 22 000 sac pretendon Berisha.
      2 – Keto taksi nuk duhet te kalojne shifren 10% te taksive te gjitha llojeve kur ne fakt keto jane shumefishe i taksive normale.
      3 – Taksistët që protestojnë duke pretenduar se janë të liçensuar janë në shkelje të plotë të ligjit. Ata janë liçensuar si taksi, jo si transportues ndërurbanë dhe si të tillë:
      a) nuk mund të zëvendësojnë autobuzët,
      b) nuk mund të marrin pasagjerë jashtë zonës së liçensës;
      c) duhet të jenë të pajisur me taksimetër.
       4 – Transporti i paligjshmën përmes taksive 8+1 është i rrezikshëm për jetën e vetë udhëtarëve, por edhe të kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tjera [kryesisht për shkak të ndalesave të paprogramuara e në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor]
       5 -Nëse drejtuesit e taksive 8+1 dëshirojnë të ofrojnë transport ndërurban, duhet të aplikojnë për këtë lloj liçence, duke plotësuar kushtet teknike dhe detyrimet financiare përkatëse [mjete më të mëdha, orare nisjeje dhe mbërritjeje të paracaktuara, stacione nisjeje, mbërritjeje dhe të ndërmjetme të paracaktuara.

      ESHTE SHUME E RENDESISHME TE THEKSOHET SE KJO NUK ESHTE PROTESTA E FURGONAVE, POR PROTESTA E TAKSIVE 8+1. TAKSITE DUHET TE BEJNE TAKSITE. AUTOBUZET TE BEJNE AUTOBUZES! KJO JANE QARTESISHT PROTESTA POLITIKE TE PD

    2. albanian says:

      o dash mos spekullo enveri ska lidhje me asgje vec tradhetise -kujt po ja tregonketo perralla -pyet nje here greqine aviacioni .tanket leopart anijet luftarake tipi fundit gjerman qe kane pastaj fol shkruaj trute e gomarit propoganda e enverit atehere edhe sot e njejta nuk duan ta pushtojne se nuk ka leje po te jepet leje e shikon ushtrine e enverit zotrote enveri shiti cameri e veri-lindje edhe ska pse te kishte konflikte ai ushtrine e kishte per ty edhe per mua oh mjere inteligjenca ku jemi jo pe ah sikur te vinte skenderbeu me ushtrine tije
      se te pakten ai e kishte tregu veten si …ARDERR-ne vende qe te mbledhim mendje e te bashkojme faktorin ekonik shqiptare ne ballkan edhe te gjithe partite politike nje per shtet-kombe enderron per enverin me cfare cmimi o problem me fqinjet pra me i shitur prape vellezrit si enveri mire o lali mire une kame respekt per komunistet se kame qene baze lufte po jo per enveristet lexo per cfare donin komunistet e vertete edhe pse luftonin edhe cfare lidhje kishin me ballin pastaj fol jo enveristet ka qene nen udb e titos -uroj gjithe te mirat por e verteta eshte ndyshe

      1. ALTIN says:

        Albanian
        Mbase Dashi eshte pak i ekzagjeruar,por kjo ndodh nga zhgenjimi total ndaj kesaj palo demokracie.
        Ku femijet s kane çte hane dhe per te mbijetuar fillojne pune qe ne moshe 6 vjeçare.
        Nuk ishte kjo ajo Shqiperia qe enderronim ne vitet 90.
        Perveç kesaj po i rikthehem perseri figures se E Hoxhes.
        Shqiperia kur ishte ai mbijetoj e izoluar 100% per gati 15 vjet.
        Thjesht do te doja te beja nje pyetje te thjeshte.
        Sa do te mund ti rezistonte Shqiperia nje izolimi te tille ne kohen e sotme ?
        Une personalisht them , maksimumi 24 ore .
        Ti si thua ?

      2. Pelasgian says:

        per cilen ushtri po flet ti o albanian ???? per ate te sotmen ??????? po sot ushtria greke ka tanke leopard qe ti as emrin s’di t’ja shkruash me korrektsi .

        Dashi ka SHUME TE DREJTE ne ato qe shkruan , ajo ushtri i mbajti te PAPREKUR kufijte tane ,,,nuk guxonte greku te hyje ne territor Shqiptar dhe te vrase njerez te pafajshem si ne rastin e Peshkepise . Ai ” burri i shtetit ” vrau 4 njerez me duar ne xhepa me 21 janar dhe ishte dhe ” pinjolli i demoKARcise ” ne Shqiperi !

        Enveri vrau kundershtaret e tij ,,,i vrau si diktator por nuk vrau popullin e tij .

    3. toni says:

      Po cfar lesh enverit po per enverin dhe ushtrin qe kena pas per 2 ore e kishin marr shqipnin, njerzit skishin buk me hagnger, e keqja eshte se pasardhsit e enverit po na drejtojne, dhe deri sa ata te largohen ose te futen ne burg ky vend sdo eci perpara.

      1. E.Vlora says:

        Toni.Ne ate kohe kishim 5 vjet rezerva ushqimore dhe luftarake.

        1. rai says:

          Buke e pras, dhe tallona,si letra bakalli.
          Tung Vlora. Shiko Tritolin ti. Aty me rri.

    4. hahahahaha says:

      Dashi , ka te drejten e vet Zotit ne gjithcka shkruan .
      Problemi i vetem eshte ,se shkrimi tij mundet te kuptohet nga qytetaret
      e vertet te atij vendi dhe mbi te gjitha Shqiptareve te vertete.

    5. enver france says:

      Dash,ta dhevsha gojen kush asht ba me kundershtu ambasadorin AMERIKAN. e lop o lopa qe koke( gabim dash) tung rrnoft amerika

    6. 1 milion shkelma bytheve says:

      Deri kur ambasadoret do te mbajne statusin e celebritetit, guvernatorit, dhe te gjykatesit suprem (Zotit) ne Shqiperi? Duket sikur mediat ne Shqiperi dhe ata qe drejtojne keto emisione si Fevziu me shoke kane nevoje per te rritur shikuesit e tyre dhe ju duket sikur edhe ata behen celebritete nese intervistojne ambasadore e vendeve te huaja si edhe i fryjne celebritetit te ambasadoreve te huaj ne Shqiperi. Ne vendet europine apo te Amerikes Veriore nuk duken ambasadore ne ekranet televizive vecse ne rastet e nje vendi ne lufte apo konflikti nacional. Ndersa ne Shqiperi edhe nje ‘pordhe’ po te ndodhe apo te behet do te pyetet ambasadori i huaj se cfare mendon ai per kete apo ate ngjarje. Keto jane komplekse inferioriteti te shqiptareve te lindura dhe zhvilluara nen regjimin komunist kur cdo i huaj qe vinte ne Shqiperi shihej me adhurim dhe konsiderohej si nje qeniene jashte-tokesore. Shqiptaret binin ne toke per nje te huaj dhe i hapnin rrugen apo radhen ne dyqane. Ky kompleks inferioriteti duhet te marre fund ne Shqiperi dhe njerezit qe punojne ne media duhet te kontribuojne ne rritjen e vet-vleresimit te shqiptareve per marrjen e vendimeve te mencura. Te gjitha pyetjet e Fevziut jane si peprpara nje gjykatesi suprem apo Perendise: si e vlereson ti veprimin e qeverise? si e mendon kete qe beri opozita? sikur ambasadori te ishte Perendia qe jep gjykimet perfundimtare nese ky apo ai ka bere nje veprim te mencur apo te gabuar. Keto e kthejne pozicionin e ambasadoreve ne guvernatore te atij vendi dhe vendin ne nje vasal te atij vendi nga vjen ambasadori. Ju lutem largohuni nga ky qendrim poshterues ndaj shqiptareve dhe politikaneve shqiptare. Nje dicka tjeter eshte qe politikanet shqiptare jane driteshkurter dhe ata nuk mendojne per te ardhmen e tyre dhe te femijve te tyre dhe te vendit ku ata jetojne. Sigurisht qe politikanet i kane siguruar femijet e tyre me miliona dollare ne banka te huaja por ata prape jetojne ne Shqiperi dhe siguria e Shqiperise eshte edhe siguria e tyre, e femijeve te tyre dhe neiperve e mbesave te tyre. E dime qe ata nuk e cajne ‘bythen’ per popullin shqiptar por te pakten te mendojne per femijet e tyre dhe te kontribuojne ne perparimin e Shqiperise dhe jo ne rrenimin e saj dhe shkaterrimin e vendit sic po ben Berisha me Bashe e kompani.

    7. 1 milion shkelma bytheve says:

      Edhe nje koment tjeter interesant. Disa kohe me pare nje vizite e ketij ambasadori me Berishen dukej si e cuditeshme per shqiptaret dhe per Fevziun qe beri pyetjen se si ka mundesi qe pas gjithe atyre sharjeve personale qe u thane per ju nga Berisha ju prape shkuat ta takonit ne zyren e tij? Disa analiste e komentuan kete vizite si fillimin e konfliktit ne Shqiperi. Madje u konkludua se Shqiperia eshte nje vend qe do te futet ne konflikt. Analistet ishin korrekt sepse menjehere pas refuzimit te qeverise Rama per shkaterrimin e armeve kimike ne Shqiperi u duk qarte qe Edit dhe partise se tij i duhej bere nje presion i forte. Dhe ja menjehere Berisha dhe Basha dolen rrugeve te Shqiperise me shpatulla te ngrohta. Berishovic flet per shkermoqjen e qeverise dhe berjen e saj pluhur me 5000 bandite veriore ndersa Lulzime Basha flet per zgjedhje te reja vetem 8 muaj pas zgjedhjeve plebishitare qe keta bandite hmben dukshem me nje milion shkelma bytheve. Eshte e qarte se cfare eshte biseduar ne zyren e Berishes. Atij po i jepet mbeshtetja morale qe ta beje Shqiperine lemsh sic di ai dhe pronaret e tij ne Beograd. Keto jane lojra shume te shemtuara dhe populli shqiptar eshte i zgjuar dhe e kupton shume mire cdo loje qe i behet pas shpine. Duhet te kini parasysh ju politikane plangprishes se flaka qe doni te ndezni kesaj radhe do tju djege jo vetem ju sepse urrejtja popullore ndaj jush eshte kaq e madhe sa qe do tju shkaterrojne edhe gjithcka qe keni ne shtepite tuaja, me njerez e placka qe keni krijuar me megavjedhjet tuaja. Shqiperi hap syte se do te biesh ne gremine. Mos bjer ne lojrat e atyre qe ju duan varrin.

  2. LORA says:

    Se si ishte dhe eshte gjendja ekonomiko-financiare e vendit dhe ajo e korrupsionit kriminal sheteror ,kete e di xhepi dhe cdo porte e qytetarve shqiptare,te cilen e nisen fillimin e zgjidhjes me verdiktin e shenjteruar te 23 qershorit.
    Rruga e ngritjes e dime qe eshte e veshtire dhe me pengesa kriminale,ne cdo dite, te nahijes se “burrit te shtetit” dhe te kodosheve nderkombetar,sherbestare te dr.mortjes,,,,natyrish ne xhepin dhe rrenimin e financave te shqiptareve.
    Eshte vetem Qeveria Shqiptare pergjegjese per te komunikuar me qytetaret shqiptare per hallet dhe punet e medha qe duhet te bejme ,per t’i perballuar.Arvizuja nuk ka asnje detyrim ligjir dhe kushtetues per ta bere kete komunikim,,,,,bile na fyen qeverisjen e nje milion shpresave,kur birbilos traplliqe neper mediat ,ithtare te republikes se ambasadoreve.TUNG.

    1. Dranoel says:

      Sali berisha eshte simboli i rrenimit por strategjia eshte ajo que arvizu e nxjerr hapur kur thote te bashkepunosh me opoziten pra qe te tallesh me popullin dhe te vazhdosh kursin e rrenimit moral te ketij kombi keshtu qe dhe pozita eshte e imlikuar ne kete mesele dhe ne krye i vihet emri Sali Berishes i cili perdoret akoma nga ata que konsiderohen miq te shqiperise per te realizuar shembjen totale te kujteses se popullit

  3. Mero Baze d.v. says:

    Më duket se “shoku” Arvizu, po tall bythën me fukarenjtë…

  4. Qytetari Shqiptar says:

    Te nderuar te Gazetes TEMA!Ju lutemi kur hapim faqen dhe sa here duam te shikojme lajmet me radhe,na jepet me ze reklama me ate femijen e Vogel,te jemi te sinqerte eshte shume shqetesues zeri,mbasi per momentin kur hapet jemi ne vende publike apo diku qe sduhet te kete zhurme,plus qe jo ne cdo moment te degjosh te njejten gje,flm per mirekuptimin.

  5. uNCLE sAM says:

    ..ky zotnia Arviza, ka fol jo drejt dje e kam pa ne nji cats intervisten ku thosh …Qeveria i ka votat per reformen teritoriale por po qe se nuk kerkon konsensusin e opozites , nuk eshte mire ta miratoje reformen,mire do te ish qe te kerkoje konsensusin e opozites kur dihet qe kjo do te thote jo nuk jam dakord (!?!).I nderuar Arviza kjo qeveri i ka marr votat me zgjedhje qe A) SOLLEN ROTACION PUSHTETI dmth njerezit votuan ndryshimin DHE NUK ISHIN VAZHDIMESI E PUSHTETIT PARAARDHES B)ISHIN ZGJEDHJE QE PERCAKTUAN NJE SHUMICE POTHUAJ KUSHTETUESE E CILA I JEP MANDAT QEVERISE TE BEJE NDRYSHIME TE THELLA ME OSE PA PELQIMEN E bERISHIT 3) ISHIN ZGJEDHJE TE LIRA E TE NDERSHME TE NJOHURA SI DEMOKRATIKE NGA E GJITHE BOTA.TANI TI ZOTNI ARVIZA DUHET TE THUASH DISA GJERA QE TE TAKON TI THUASH SI KONSENSUS , BASHKPUNIM ,INTEGRIM E FHJALE TE BUKURA SI KETO.POR NUK DUHET TE HARROSH SE NUK ESHTE FATI I BERISHIT NE LOJE POR ESHTE FATI I NJE POPULLI TE TERE QE FOLI NJEZESHEM.KESHTU QE MBLIDHNI MENDJEN NJEHERE E MIRE NGA MARRINAT E bERISHIT DHE LERINI KETO KONSENSUSET PA KUPTIM

  6. Nese tall by… me veten mos prit qe te tjeret te te respektojne. Gjendja ka qene eshte dhe do te jete e keqe nese ai popull trap nuk zgjohet e shikon se si vetem nderrohen grabitsit ne pronen e xhepat e tije.
    E para duhej qe perpara se te vendosej te paguhej borxhi i qeverise duhej shikuar se si eshte krijuar ku borxh pasi te tera ato para jane para publike per investime e sherbime.
    A pyeti kush se si jane zhvilluar tenderat e ketyre punimeve pergjysem apo thjesht te paguajme sherbetoret e qeverise qe shkoje.
    Nuk kam degjyar se eshte investiguar ndonje tender nga te ashtuquajtura detyrime te qeverise.
    Largohen njerzit nga puna me lopate edhe ata qe jane profesioniste dhe te trajnuar gje qe e theksoje edhe Ambasadori Amerikan.
    Per sa kohe qe administrata publike nuk ngrihet me teste te kompjuterizuara te sherbimit civil ne administraten e re te z Rama numri i atyre qe do te paguhen ne shtepi do dyfishohet.
    Nuk dua te shkoj me tutje pasi qenin e ngorllur kam per te gjetur pasi qeverisja aktuale se paku gjer tani nuk ndryshon aspak nga ajo e meparshmja. A e mbani mend zhurmen e Berishes per telekombin qe e ndau Nano me Erdoganin dhe sapo erdhi ne pushtet megjithse ne kundershtim me firmen adituese qe natyrshem u pagua nga buxheti i rindane parate dhe u bene vellezer mbi gjakun e shqiptareve. A nuk eshte e njejta gje me interkonjeksionin e Kosoves ku Rama sokellinte dhe tani i rrasi firmen se e mori pjesen e vete e puna u krye me transferten e kapitaleve te Fasllicit . Ju ne forume tallni by.. me njeri tjetrin e ofendoni njeri tjetrin se sa me shume te kacafyten shqiptaret ndermjet tyre aq me teper majmen grabitsit.
    Shikoni si e mbajne popullin nen terror te perditshem me qellimin sa te harrohen vjedhjet e qeverise se pare se do fillojne te dalin vejedhjet e qeveritareve aktuale e te behen baras. Sapo te behen baras atehere silluni edhe dhjete vjet te tjera sa te dali nje mashtrues i ri.
    E kemi fituar me “pune” vendin me te korruptuar e te fundit ne Europe prandaj te kontribuojme qe ta mbajme kete nivel

  7. ne shqipetaret nga natyra jemi pak egoiste,kur them jemi bej pjese dhe une qe mos i ngelet hatri as kujt,te gjitheve na duket sikur te ishte njeri nga ne,ne vend te rames do bente namin do arestonte qeverine berisha se te gjith jane njesoi,do punesonte,do shtonte roga pensionet,do lante borxhet qe trashegoi,e dooooooooooooooooooooooo eshte shum e madhe gropa qe ka lene qeveria eshte shume e madhe,ne vend qe te mblidhemi te gjithe e ti kerkoim gjykates te denoi keta hajduta,tju llogaritet pasuria me rogen,paret e vjdhura ti kethhet popullit,me bukura eshte qe ngrien hajdutet,bertasin e ulurasin sikur ju vjen keq per popullin qe vete e zhvaten,ata dalin ne perkrae me demek te popullit qe te rezoine qeverine e re,elbete jane mesuar me shume,lexova artikullin e z arvizu,shkruante te verteten,kopetencat cdo qeveri qe eshte vendosur mbas 90 ne shqiperi i ka dhene amerikes si miken eshqeperise,cdo te drejte ,kete e ben me konsullaten esaj,se kuptoi psejeni shqetesuar nga arvizu i cili detyren poben,te verteten kashkruar,perse nuk ngrihemi,te gjith te ndimoime qeverine,te largoi presidentin kukull qe drejtohet nga shtrigani,qe drejtesiate beje punen e saj te pavarur.atere do shikoni se sa keq i ka ardhur shtriganit per ne,

  8. Tomorri says:

    Eshte gabim shume i madh ti heqesh diçkaje qe shkruan komentusi dashi.
    TRISHTOHEM.
    —————- Une, i madh dhe i vogel ne shqiperine time kur shikoj se ku e kane çuare kreminelat.
    Perse VALLE kjo menxyre per kombin tim.??????????????????????

  9. GJON GUCAJ says:

    Mendim i ditës
    “Mrekullitë ndonjëherë ndodhin, por njeriut i duhet të punojë tmerrësisht shumë për to”.
    Chaim Weizmann
    Mendim i ditës
    “Mirëqenia e njerëzve është tregues i mungesës së tiranëve”.
    Albert Kamus

  10. lazeri says:

    Ore po ceshte ajo reklame e cpifur me ze …?Sa ben shqetesimi i lexuesve nuk bejne leket qe merni nga ajo

  11. Ilir Kryemadhi says:

    KOMENTUESI ‘dashi’PERFAQESON INFORMACIONIN E MUNGUAR 22 VJET DHE 90 PERQIND TE SHQIPETAREVE ,PSE?
    -Fatkeqesija e ketij vendi eshte jo se nuk lindi demokracija por u zhduk informacioni e u ‘ngjall’ antishqipetarizma ‘fevzi’
    -Fatkeqesija e ketij vendi eshte qe ata qe na shkaterruan e vazhdojne te jene ne mes te Bathores kerkojne te na tregojne gjurmet kur lukunija e kopese se uqerve jane ne pushtet e kane per ‘çoban’ ambasadorin amerikan.
    -Shqipetaret pse jane te varfer nuk mund ti shkerdhejne me ambasadoret amerikane ku ulur kembekryq ne kete vend na nxoren uje te zi e tani tallen ne emisione fevzi apo faqezi ku ne 1000 pyetje nuk i thuhet vetem nje:PSE E KATANDISET KETE VEND E KETE POPULL NE KETE GJENDJE?

  12. goni says:

    O zoti ambasador na le me goje hapur me Fullanin.

    Fullani qe kur ka qene nendrejtor tek BIA, bashke me drejtorin e kabinetit te BSH, ka qene i hetuar nga qeveria italiane per pastrim te pareve te mafjes italiane,
    i implikuar ne vrasjen e drejtorit te BIA dhe te vdekjes nga mbidoze viagra te nje koloneli italian.
    po te gjehej femra qe ishte tek hotel Tirana koloneli i shkrete gjehej edhe kush ja kishte bere peshqesh viagrat, po su mor njeri.

    Fullani per doktorin me te thjeshte eshte me zgjerim pupilash te syve qe do te thote qe vuan nga midriazi,
    kjo semundje vjen nga helmimi nga heroina ose nga perdorimi i Cialisit.

    Fullani e dine te gjithe nje eshte nje manjak seksual qe do vetem zogj te vegjel, dhe perdorues i regullt i Cialisit.

    zoti ambasador Fullani eshte i zoti vetem per te organizuar dreka qe perfundojne me vaska me hidromasazh ku ke dhe femra brenda, se dime si e njef ti.

    per shume qytetar te Tiranes Fullani eshte nga me plehrat e qytetit, dhe nuk mund te mburet si njeri i afte. ai eshte njeshi i korupsionit dhe degjenerimit ne Tirane.

    Ka shume njerez qe mund te ulesh dhe te bisedosh per fatin e shqiperise po me Fullanin te lutem jo.

    qeveritareve shqiptar duhet te vendoset nje ligj qe ti behet kontrolli i gjakut se jane te bere ose te shembur me Viagra dhe Cialis. sja u le dot kontrollin e timonit te vendit.

    si ambasador nuk ke frike qe ulesh dhe ha ne tavolinat e ketyre njerezve.
    OSE ME E PAKTA MOS FOL PER KORUPSIONIN NE SHQIPERI PASI HA DREKA ME PERSONIN QE QARKULLON TE GJITHA PARET E MAFJES SHQIPTARE,

  13. goni says:

    o AMBASADOR NA THUAJ EMRIN E NJE QEVERITARI TE KORUPTUAR KUR fULLANI QEKA NJERI I MIRE

    FULLANI KA NJE RROGE 200 EURO NE VIT DHE BEN TENDERA PER 23 MILION EURO NE VIT. njeri qe ben nje jete te degjeneruar dhe te tjera qe besoj i lexon ne gazeta.

    na thuaj nje person qe qeka me i koruptuar se Fullani ne Tirane.

  14. gezim kulufi says:

    Bravo komentuesi Dashi!Gjendja qe kemi eshte veper e Arvizuse me shoke.Nga kjo gjendje nuk kemi per te dale kurre.Eshte sistemi i tille,”demokratik”,dmth i pershtatshem per te qene nen urdhera e per t’u shfrytezuar nga fuqite e medha.Lavdi xhaxhit!Nuk e di c’fare nga xhaxhi e shqeteson Arvizune dhe Clinton!?

  15. elinor says:

    “Ai edhe një herë bëri thirrje për bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës lidhur me reformat kryesore që ka nevojë vendi.”

    Cfare bashkepunimi mor njeri?! Ata vete jane shkaktaret e kesaj gjendjeje te rende ekonomike e sociale kurse ti kerkon bashkepunim nga ata! What the f&$k!!!

  16. ibrahim says:

    arvizu,rama dhe meta shkoni ne gjungel dhe vidhni Banane se e sakatuat kete populle.as qita nuk te kisha bere ty arvizu dhe ramen e lere ambasador dhe kryeminister.

    1. ////// says:

      shisha nanen teme qe HI5

  17. Nexhi says:

    Ah… Enveri,po te ngjallej dhe njehere, me kenaqet zemra nga keto komente,e dinte ai qe ju s’ndroni kurre ju a mati koken ai prandaj u vuri ate feste.America ja kishte fajin edhe atije apo jo? ,demokraci? ci do qeni breket,Enveri gjithmone me thoshte;Nexhi vetem me dru e do ky popull,Po e mbeshtesja dhe une, sa me shume,vetem ashtu te do.
    Eh… c’te them? kujtimet e drurit.Ato krijuan njeriun e ri,ju idhetaret e pa vdekshem enverist,
    Kam nostalgji
    Do ja thom Enverit kur ta takoj, akoma s’eshte shuar fara jone.

  18. kel ukaj says:

    Ju a thote nje antienverist. Amerika e ka dhjere fare. Te mbeshtesish Sali QENIN do te thote se je si Sali QENI. Amerika e ka dhjere perfundimisht, Arvizu nuk ka si te mbrohet. Antienveristet e vertete e kan thene qe ne 1991 kush eshte Sali QENI. E provuat? Ju ka pelqyer? Votoni prap ne goje do tu a fusi. Motrat ua nxori rrugeve te botes, djemt e ri i shperndau si zogjte e klloqkes, paret ua more, ne ngaterresa u ka zhyt qe as pas 230 vitesh nuk do ti zgjidhnni.
    Enver Dulla perpara Sali QENIT eshte nje gjigand por krimin ma te madh qe ka bere Enver Dulla eshte se na dhuroj Sali QENIN. Vdekje Sali QENIT!, U them vetem nje indeks te pergjithshem te ekonomise, Shqiperia do te prodhoje ndoshta ne 2030 aq sa ka prodhuar ne 1990. Ate çfare e shkaterroj ekonomine socialiste ishin dy armiq, i pari se njerzit punonin pak dhe e dyta çmimi i lendeve te para ra ne nivele te parsyeshme dhe te paimagjinueshme. Ra çmimi i naftes, ne 25-30 dollare barili, çmimi i bakrit elekrolitik ne 1500 dollare/toni i nikelit 2000 dollare toni, i kromit e te gjithe metaleve. Sot çmimi i metaleve dhe lendeve te para eshte 5 deri ne 6 here me i larte se ne 1990.
    Diferenca ne 1990 mes shqiperise dhe europes ishte nje me dhjete, sot eshte nje me pese ose gjashte, pa llogaritur asnje tjeter faktor, por vetem çmimin e lendeve te para, shqiperia do te ishte nje me dy. llogarite e tjera ti bejne budallat a ndoshta Fullani?

    1. Driza nga Marineza says:

      Po nuk paskeni marre vesh asnje gje more shqiptare. Po arvizu eshte ketu ti bej roje bankersit more djema. Atij si kercet fare per demokraci dhe per drejtesi e standarte demokratike. Eshte e kunderta. Shikoni ku vidhet paraja e shqiptarteve si lume Aty rri arixhiu dhe po qe se dikush hap gojen ta shikosh si do hidhet perpjete. Me kete cmim nafte qe eshte sot shqiperia duhej te jetonte me mire se norvegjia.Pisllekun e beri saliu dhe edi qe eshte sot ne fuqi asnjehere nuk pipetiu. E le pasurine ti rrjedhe poshte shaleve dhe goje ska te flase sepse arixhiu eshte ketu apostafat per kete pune dhe per asgje tjeter. Po menduat ndryshe ju genjen mendja.

    2. Driza nga Marineza says:

      Po nuk paskeni marre vesh asnje gje more shqiptare. Po arvizu eshte ketu ti bej roje bankersit more djema. Atij si kercet fare per demokraci dhe per drejtesi e standarte demokratike. Eshte e kunderta. Shikoni ku vidhet paraja e shqiptarteve si lume Aty rri arixhiu dhe po qe se dikush hap gojen ta shikosh si do hidhet perpjete. Me kete cmim nafte qe eshte sot shqiperia duhej te jetonte me mire se norvegjia.Pisllekun e beri saliu dhe edi qe eshte sot ne fuqi asnjehere nuk pipetiu. E le pasurine ti rrjedhe poshte shaleve dhe goje ska te flase sepse arixhiu eshte ketu apostafat per kete pune dhe per asgje tjeter. Po menduat ndryshe ju genjen mendja. Edi je vertet k/minister ne nje republike bananesh te vicidolizuar. Te kuptoj pse nuk e fut dot saliun brenda. Dikush tjeter i ka bere llogarite keshtu me pare. Nga arixhiu mos prit te beje drejtesi. Eshte bere me keq se saliu dhe flet katra pese. Cfare thote sot nuk thote neser. Po ti edi me sa duket nuk ke bythe per kete pune. Maximumi i ndershmerise qe mund ti tregosh ketij populli eshte qe te ikesh nga ky post se ske bythe ta besh e ta mbash. Me sa duket bythen e ke per ndonje pune tjeter. Me saliun natyrisht qe ben ndryshim pozitiv. Por nese saliu

  19. Miri nga Korca says:

    Luleshtrydhet dhe luleshtrydhësi

    Nga Fatmir Lamaj

    Në tokën e bekuar shqiptare ku zoti me bujarinë e tij të pakursyer i ka dhënë çdo begati, luleshtrydhet rriten gjithandej. Ky frut i shijshëm kultivohet bollshëm në fermat e vogla fshatare…por edhe në kopshtin e egër të politikës shqiptare po kultivohet një lloj i veçantë luleshtrydheje të cilat përngjajnë dukshëm me luleshtrydhet origjinale. Këto luleshtrydhe politike dalëngadadëlë me harlisjen e tyre po dominojnë çdo ditë e më shumë florën e veçantë të këtij kopshti. Ato rriten pa buj në serat e partive ku kryetarët kopshtar kujdesen zellshëm për ti përshtatur sipas llojt të vet, ata çdo ditë i vadisin e i krasisin duke u dhënë format e përmasat e zakoneve e huqeve të tyre shpesh herë aq të mbrapshta. Këto lloj luleshtrydhesh nuk bëjnë zë, ata gjithmonë janë të bindura ndaj sjelljes qoftë edhe fyese të kujdestarkryetarëvë sepse e dinë që mosbindja paguhet shtrenjt shumë shtrenjt. Ato çdo ditë u buzëqeshin përunjësisht kryetarëvë të tyre se ju kujtohet mirë fati tragjik i paraardhësve të tyre, të përjashtuar,të përbuzur,të fyer e të nëpërkëmbur deri në poshtërim. Kujtimi i së shkuarës u rri mbi kokë si sëpatë xhelati gati për ndëshkim për këdo që mund të mendoj e të veprojë ndryshe nga kryetari i tyre <> apo.. histerik. Për çdo ditë që kalon ato i nënshtrohen proçesit të një metamorfoze vrastare që shuan tek ata çdo grimcë personaliteti duke i shpërfytyruar pandalje deri në humbjen e çdo elementi njerëzor që mund të trashëgonin nga identiteti i tyre fillestar. A doni shembuj? A nuk vlen si i tillë presidenti aktual një nga luleshtrydhet më të përdorura të Berishës? A nuk ishte Jozefinka që kur u pyet për grevën tonë të urisë u përgjigj < > ? A nuk ishte ajo një e persekutuar që të paktën duhet ti dhimbseshin sado pak të përbashktët e saj me fatet tragjike?….Ajo e kishte përjashtuar vetveten nga shtresa e të persekutuarve ose më mirë e kishte detyruar kryetari i saj që të jepte dorëheqjen nga origjina e vet! Po E. Halimi, A. Bumçi etj gjithashtu edhe ata . Kryetari me përkujdesjen e tij satanike i ka klonuar jo vetem këto luleshtrydhe të pafajshme, por të gjitha luleshtrydhet e tjera që rriten në serën neokomuniste të P.D-së. Në të gjitha diktaturat partitë kthehen në detashmente ushtarake ku rregulli, disiplina e veprimi diktohen nga komandanti. Enver Hoxha kryexhelati i popullit shqiptar të bënte fillimisht bashkëpuntor në krim pastaj në pushtet…ndaj frika e përbashkët për krimet e kryera krijonte unitetin e <> rreth partisë d.m.th rreth tij e cila përkthehesh në besknikëri ndaj kauzës. Kryetari historik apo skizofrenik i PD-së deri më sot e ka realizuar suksesshëm proçesin e klonimit dhe kllounizimit brenda PD-së,duke krijuar atje Salira me shumicë, sipas modelit të vet kur ishte sekretar partie, i asaj partie që i bëri gjëmën gjithë popullit shqiptar. Ai vazhdon dhe sot të prodhojë akoma luleshtrydhe të llojit të vet në serën e shpartalluar nga egoizmi i tij edhe fortunat e kohës…por gjithmonë mbetet ai luleshtrydhsi i pamëshirshëm i gjithë luleshtrydheve të prodhuara në atë serë. Eunukët politik që veprojnë e vegjetojnë në gjirin e molepsur të PD-së nuk e trembin më sulltan Saliun me ndonjë klithëm të mekur revolte. Sulltani di se ç’bën dhe si e bën, jetëgjatësia në pushtet të kthen në një Makiavel sa të pashpirt aq edhe dinak. Luleshtrydhet e rritura në serën berishiane do të mbeten gjithmonë të gatshme për të shuar orekset perverse të luleshtrydhësit Berisha si një shembull unikal i shpërfytyrimit karakterial e njerëzor. Deri më sot në historinë e këtij vëndi vetëm dy drejtues shtetesh njihen që u rrëmbyen shqiptarëve pronën me forcën e të ashtëquajturave ligje, Enver Hoxha dhe Sali Berisha. Enver Hoxha u rrëmbeu gjithçka patën shqiptarët që tek floriri që dhe sot nuk <> ku ndodhen ato qindra ton ar të grumbulluara në shekuj prej breza të tërë shqiptarësh e deri tek bagëtitë e shtëpitë, si dhe bashkë me to jetët e tyre, mijëra të pushkatuarit, të burgosurit ,e të internuarit sot nuk vlejnë më as si pika referencash historike për pseudo politikanët e pseudo historianët neokomunist shqiptar për krime makabre të kryera nga rregjimi më ogurzi që ka njohur ky vënd. Të njëjtën gjë bëri dhë Berisha me pronën kur erdhi në pushtet, ua rrëmbeu tokën pronarëve me ligjin famëkeq 7501 si dhe pronat e tjera me antiligjet e veta të paskrupullta. Në mungesë të plotë morali paraqiti <> e tij të vonuar me një kërkimfalje për ligjin 7501 i cili me pasojat e veta negative po gërryen ekonomine e këtij vëndi si dhe paqen sociale. Mos harroni mijëra të vrarët dhe ata që vriten përditë për çështje pronësie! Shumë pushtues ka parë toka shqiptare por askush prej tyre nuk është sjellë në këtë formë çnjerëzore, barbarie,imoraliteti dhe pangopsie ndaj pronave të shiptarëve. Askush nuk ka djegur e shkatërruar si në 91 e 97, askush nuk preu e dogji barbarisht pyjet shekullore të tyre. Askush duke pasur parasysh dhe aktet ekstreme qe prodhojnë luftrat ku segmete te caktuara të reparteve ushtarake dalin jashtë kontrollit. Italianët pavarësisht se ishin fuqi pushtuase në këtë vënd tokat e nevojshme për përdorimet ushtarake i blenë, ndërsa gjermanet edhe sanën për kuajt e tyre e kanë blerë me flori tek fshatarët shqiptar, si dhe u pagunin detyrimet financiare qeverive të kohës për aerodromet dhe portet e atëhershme shqiptare që ata kishin në përdorim për nevojat e luftës. Nuk kemi asnjë histori të dokumentuar që italianët dhe gjermanet të kenë pushkatuar e burgosur shqiptarë për tu marrë floririn e pronat e tyre. E di fare mirë qe komunistët enverist nuk mund të jenë kurrë dakort për ketë që shkruaj unë sepse ata do të vazhdojnë të dergjen deri në vdekje në moçalin e qelbur të indoktrinimit enverian…po kështu dhe luleshtrydhet berishiane që unë guxoj tiu prezantoj gabimet e fajet tragjike të luleshtrydhësit të tyre . Luleshtrydhet Lulebasha, Lulehalimi,Lulebumçi etj do të vazhdojnë të pranojnë akoma që të shtrydhen nga luleshtrydhësi i tyre. Ata gjithmonë do të qëndrojnë kokëulur para tij si krijesat më butaforike të një klonimi tërësor.

    Në një inervistë timen me gazetarin Mero Baze në maj të 2010 tek Vision plus kam deklaruar se: dhe Enver Hoxha që kishte ndërtuar atë diktaturë aq të tmerrshme, ku çdo kundërshtim ndaj tij paguhesh me jetë njerëzore përsëri kishte ndonjë që e kundërshtonte, ndërsa Sali Berisha ka grumbulluar një tufë lepujsh rreth vetes së tij që po u tha të mos flënë me gratë e tyre për një javë ata rrinë dy javë pa fjetur me to për të qënë në rregull me komandantin. Si përfundim luleshtrydhësi do vazhdojë ti shtrydh deri në fund luleshtrydhet e veta për të prodhuar <> nektarin apo lëgun e përjetësisë…kuptohet përjetësi pushteti. Ai s’do ndalet për ti shtrydhur deri në fund luleshtrudhet e veta për të qëndruar akoma në lartesitë <> të një pushteti që dhe ashtu ku është në opozitë është i pamerituar për të.

    Përpara Sali përpara për humbje të reja!

    Shtrydhi, shtrydhi der në fund

    Këta spiuna e servilë

    Burrëri nuk ka kërkund

    Sfidë për ty kryexhahil

    Shrydhe turmën zhurmëmadhe

    Se kështu në fre e mban

    Mos harro se kësaj rradhe

    Fundi yt është në hapsanë

    O zot! Sa më pak luleshtrydhe dhe luleshtrydhës të këtij lloji në Shqipërinë e lodhur nga brengat e hallet e saj të pafund.

    1. Estori says:

      Po te te qepesh nje Enver
      me nje shoqeri te tredhur
      kripen ta bente sheqer
      e do ishe nje i pjerdhur

      Po te te qepet nje Sali
      me nje shoqeri te xhveshur
      eshte lum e det i zi
      per ate qe eshte i veshur
      Fatmir pershendetje nga miku tend i vjeter.

  20. Era says:

    Kam idene se “Dashi” eshte dora vete…;)

  21. Nexhi ne ender says:

    Nga ju qendruam 50 vjet ne. Ne s’na donte as Amerikani as shejtani C’fare nuk beme ne.Juve “parti enver jemi gati kurdohere”Vete Enveri tha;Jeni ju pa jemi ne.Berisha,Nano,Rama,Meta u gjeten midis jush apo mos i solli Amerika qe ti votonit ju.
    Mos e kerkoni te te tjeret.Arvziu nuk eshte polici qe lidh Berishen.Ai eshte nje diplomat qe duhet te komunikoje me leaders qe zgjodhet ju.Votat tuaja i sjellin ne pushtet, per ate luftojne ata te gjithe, ate po ben Berisha keto kohet e fundit,kur ishim ne korupsioni ligji eknomia te gjitha ishin prona jone duke perfshire edhe vete ju te gjithe,me kuc e me mac,tani prape ju me keto probleme? kjo me thote se s’kishim dhe aq faj.JENI JU PA JEMI NE.
    ps.
    Ka ca qe pyesin a ishin Berisha e shume te tjere njerzit tane,kete as ne gjume nuk ju a them.Po deshet behuni te zgjuar dhe kuptojeni vete, lojrat e shtrigave jane teper te veshtira,andej nga se pret.

  22. Arberi says:

    Nuk i heq asnje prese as pike pergjigjes se Dashit.Vaj vatani e mjer Vicidoliani ku e katandisi Shqiperine ky mjerani.Do vij koha kur keto palaqo do mbeten llumi me i ndotur i ketij Kombi dhe do hidhen ne harrese e do te mbeten vetem hije te zeza.Legjenda nuk mund te shuhet kurr…

  23. edi says:

    Amerika i njeh mire politikanet tane se sa burra te mire jane.

  24. Nicole says:

    Sigurish qe nuk e dije i nderuar ambasador sepse Kafsha qe ishte ne krye pretendonte te ishte ne vendin e dyte pas gjermanise, i bente reklame pushtetit te tij te kalbur. Skizofreni dinte ti fshihte gjerat kur ishte ne pushtet tani i dolen hapur te gjitha si ato petet e lakrorit.Populli eshte ne pritje te venies se tij perpara drejtesise.

  25. Na u zhduk o ambasador, se po na ben me vjelle sa here na cfaqesh kudo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje