Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka filluar prishjen e 20 objekteve pa leje në Kapshticë.
Pas inspektimit të terrenit, verifikimit të dokumentacionit dhe konstatimit të ndërtimeve të paligjshme, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vendosi prishjen e tyre.
Veprimet e grupeve të gatshme, inspektorëve të terrenit dhe mjeteve të rënda drejtohen nga kryeinspektori i INUK-ut, zoti Zyhdi Dajti.
Njëherazi rreth orës 11:00 pas konstatimit të Policisë së Pogradecit, INUK-u u njoftua për kryerjen e punimeve nga një subjekt fare pranë bregut të liqenit, në fshatin Volorek të Komunës Buçimas, dhe vendosi bllokimin e aktivitetit të saj deri në verifikimin e dokumentacionit.
Njësitë e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe policia lokale ndodhen në vendin ku kryhen punimet deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.
Prej dy ditësh INUK-u vazhdon inspektimin në zonat e Pogradecit, përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit nga fshati Lin deri në Tushemisht, dhe Korçë-Kapshticë, në bazë të një plani veprimi për verifikim, dokumentimin dhe prishjen e ndërtimeve të paligjshme, në përmbushje të angazhimit të qeverisë për zbatimin me vendosmëri të ligjit për çlirimin e hapësirave urbane dhe zhvillim të qëndrueshëm të territorit.
Po ashtu Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar qartëson dhe thekson, për të gjithë qytetarët, se objektet pa leje do të prishen pavarësisht vendndodhjes së tyre.
Administrimi i territorit nga shteti, nje arritje e kesaj qeverie
shte o shtet, se u bene shpellaret mbret
Arome shteti -Jo shtet shpellar
Eshte n je veprim qe mua me pelqen, me pelqen te kete shtet,me pelqen qe teritori i vendit tim te jete i sistemuar dhe me rregulla, jane kthyer qytetette mbushur me llamarina si ne mesjet, dora e hekurt e shtetit eshte deshira e popullit, ndertimet pa leje duhet te jene ne shenjestern e shtetit kudo,mjetet dhe personeli qe merret me prishjen e ndertimeve pa leje ,per mendimin tim, duhet shtuar, prishja e ndertimeve pa leje sistemimi teritorit eshte nje problem kombetar, ne asnje vend te botes nuk eshte kjo katrahur.U tkurren dhe u zhduken hapsirat e gjelberta per faje te shtetit,te parlamentit per te nxjerr nje ligje qe lulishtet,monumentet e kultures vija bregdetare,plazhet te jene ne vartesi dhe administrim te Keshilli Ministrave,cdo bashki e komun jep leje ndertimi,te cilat kane zhvilluar korrupsionin, ne vend qe te kishte vetem nje studio kombetare per dhenien e lejeve ne vartesi te keshillit ministrave apo parlamentit.
Vazhdoni te zbatoni ligjin pa marre parasyesh se kujt hajdut i perkasin keto objekte. Shqipria eshte e te gjithve dhe jo e nje grushti njerzish.
Bregu i liqenit, duke filluar nga Pogradeci,ka ndertime ne rere,ndertime ne brendesi te ujit(Turizmi Enkelana,Shen Naumi,Liknida dhe mjafte lokale,kane privatizuar liqenin sikur t’ja u kete lene stergjyshja,duke ndertuar lokale ne brendesi te ujit.
Urojme qe ligji te zbatohet per te gjithe abuzantet,per ata qe kane nxjerre “leje” per ndertime ne brendesi te ujit.
Djerse e hedhur dem sepse ska plan regullimi e zhvillimi te teritorit.Edi vilen e Dajtit kur ti heqin patkojt, do ta prishim bashke me pronat. e juaja e te forteve te momentit.
Djerse e hedhur dem sepse ska plan regullimi e zhvillimi te teritori.E vilen e Dajtit kur ti heqin patkojt, do ta prishim bashke me pronat. e juaja e te forteve te momentit.