Konfuzioni i Bankers: Shifrat për rentën minerare nuk mbulojnë prodhimin

27 Shkurt 2014, 19:26Politika TEMA
Konfuzioni i Bankers: Shifrat për rentën minerare nuk mbulojnë

 

Kompania Bankers Petroleum, sipas një njoftimi të saj publik, ka paguar taksen e rentës minerare për vitin 2012 në shumën 78.4 milionë dollarë, ndërsa për vitin 2013, në shumën 93 milionë dollarë.

Në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, në nenin 4, pika 4, thuhet: “Renta minerare përcaktohet duke shumëzuar vlerën e përgjithshme të shitjes me shumicë të produktit me përqindjen e rentës, sipas përcaktimeve nr.2 që i bashkëlidhet këtij ligji”.

Në shtojcën nr.2, niveli i rentës minerare për naftën është përcaktuar 10%.

Për të qenë transparent, Bankers duhet të publikonte faktin se sa ishte vlera e përgjithshme e shitjeve me shumicë të produktit për vitin 2012 dhe vitin 2013.

Nëse e kthejmë mbrapsht ushtrimin matematik, pra nëse llogarisim prodhimin duke u nisur nga deklarimi i saj për taksën minerare, i bie që Bankerës Petroleum të ketë prodhuar në vitin 2012 një sasi nafte të barabartë me 784 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2013 një sasi nafte të barabartë me vlerën 930 milionë dollarë.

Këto janë shifra tepër optimiste, që i bëjnë shumë nder ekonomisë sonë, por në deklarimet zyrtare të kompanisë nuk ekzistojnë këto shifra.

Pa dashur të cenojmë të dhënat e kompanisë, gazeta Tema ka verifikuar në bilancin e kompanisë për vitin 2012 dhe 2013 dhe nuk gjen një shifër të tillë.

Rreth kësaj situate, reagoi dhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili kërkoi transparencë për prodhimin e saj dhe tatim fitimin.

Në një reklamë të paguar dy ditë më vonë, Bankers korrigjoi shifrat duke thënë se shifra 93 milionë dollarë ishte renta minerare, plus vlera e naftës që ajo detyrohet t’i japë Albpetrolit.

Në listë më poshtë rendiste dhe një sërë sponsorizimesh që kompania ka bërë për komunitetin, ku nuk përfshihen natyrisht çarjet e shtëpive dhe dëmet materiale që u janë shkaktuar.

Në këtë rast kemi një problem konkret.

Së pari, Bankers Petroleum është akuzuar disa herë nga media se ka një mospërputhje të naftës që merr për teknologji dhe arsyetimit teknik të saj.

Së dyti, ka një paqartësi në deklarimin e fitimeve të kësaj kompanie, pasi edhe parametrat e saj nuk rakordojnë. Ajo edhe deklaron shifra të larta të rentës minerare, dhe nga ana tjetër mbulon me shpenzime të dyshimta gjithë bilancin, duke e nxjerrë thuajse pa fitim në raport me sasinë e naftës që nxjerr.

Kompania ka zgjedhur të bëjë reklama të paguara në media, në vend të transparencës dhe kjo është një shenjë e keqe.

Një kompani transparente jep informacion, nuk bën propagandë duke blerë kohë televizive dhe faqe gazetash.

Sidoqoftë, është për t’u verifikuar deri në fund se çfarë prodhon në të vërtetë Bankers dhe sa shpenzon për këtë prodhim, për të kuptuar nëse ia vlen të investosh për naftën në Shqipëri apo jo.

23 komente në “Konfuzioni i Bankers: Shifrat për rentën minerare nuk mbulojnë prodhimin”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Kompani te tilla do dalin pothuajse 0% perqind fitim qe ti evitohen taksave te tatim fitimit (ne c’do lloj donimi ose “mallra per investim”)..E vetmja menyre eshte qe shteti te kete kontroll ditor nepermjet aparaturave dhe punonjesve administrator (C’DO DITE HAPJE-MBYLLJE)..Kush I kontrollon keto kompani sa litra nxjerrin ne dite prodhim nga toka ?!?! Kjo eshte pasuri kombetare dhe s’mund te administrohet nga syri I vetem I kompanise..Mbani kompanine serioze Shellin (meqe jeni te paafte ta beni vete)dhe rregulloni mireqenien e popullit fukara..

    1. raimond vlonjati says:

      Bankers prodhon….vjedhje.

      Largojini nga Shqiperia keta garbages from Canada.

      Keta po ju vjedhin ne mes te dites, dhe mire qe vjedhin, por ata po shkaterojne edhe jeten e njerezve qe jetojne atje

      Eshte fyese menyra e neveriteshme dhe tejet vulgare se si ju vjedh kjo firme.

      Shqiperia ka me qindra inxhinjere te shpim kerkimit qe jane shume te afte.
      ,ndaj i vini ata ne pune se ata jane njerezit tuaj….

      Eshte gjynah tua vjedhin naften ne mes te dites me djell

      1. Pelasgian says:

        Ne radhe te pare kto burime ( pasuri e Jona ) hidrokarburesh duhet te jene te pakten 70% ne pronesi te SHTETIT per mos me thene 100% si ne kohen e Xhaxhit .

        2 ) – Ne kemi inxhinere shume te zote por edhe mos ti kishim qeveria duhet te kishte ” marre mesim ” nga kto te huajt duke i lejuar te ” vjedhin ” per ca kohe dhe pasi te kishin marre gjithcka ju duhej ( experiencen ) i futnin SHKELMIN bythve ashtu sic kan bere Norvegjezet . Nuk duan sepse KORRUPTOHEN NGA KTO KOMPANI QE TE VETMIN OBJEKTIV KAN = VJEDHJEN ABSOLUTE TE NAFTES DHE GAZIT SHQIPTAR . Perderisa populli te fleje gjume si qingj i urte ujqerit do kercejne valle mbi kufomat e tyre !

        1. ervin says:

          Perse i doni inxhinieret e naftes kur ne albpetrol po zevendesohen me ofcere ne lirim.Albpetroli po mbushet me oficere ne lirim.
          Turp per kete shtet .

    2. adela says:

      Kompani legene shfrytezon territorin shqiptar per te rritur fitmet e veta

    3. adi says:

      Te zhduken nga shqiperia dhe te shkojne atje nga kane ardhur, skemi nevoje per mashtrusa si keta.

  2. SHQIP says:

    Bum ,Firmash fantazme qe te lene nji shije mafiozesh .Ja pra me kta u lidh krimineli salih berisha me mafien e gjithe botes ptuuuuuuuuuuuuu

  3. Andrea says:

    Pislleku i qeverisjes vazhdon. Iku nje derr Blu, ka ardhur nje i tille mavi. Populli ne shumice vuan.

    1. Garipi NY says:

      Derri mavi po tregon se nuk di ti kerkoje llogari, ose ka frike se hap probleme nderkombetare te drejtes se licences te cilen ja ka shitur derri blu ku edhe sot e kesaj dite merr 3% e takses se suksesit ne biznes e bija te derrit blu. Keshtu qe i ka kopsitur gjerat derri blu qe te hash mut ti (Me fale per shprehjen dhe se kame per ty Andrea) dhe derri yt mavi

    2. besi says:

      Per cfare pislleku qeveritar e ke fjalen. Se qeverisa ka kerkuar transparence per prodhimin e saj, ne te kundert nuk do te lindnin te tilla dyshime per kompanine.

  4. Billy says:

    Aparatura matese ( sahate ) ne tubacionin dales te cdo pusi nafte. Vetem keshtu behet kotrolli i prodhimit jo vetem nga Bankers por nga te gjitha kompanite qe operojne ne Shqiperi.
    Pastaj, renten keto kompani duhet tja paguajne pushtetit vendor, gje e cila nuk ka ndodhur. Prandaj edhe ky deklarim i Bankers, se e ka paguar renten, ka nevoje per verifikim. Ku kane shkuar parate?

  5. Engjell says:

    Zoterinj te Temes ,mos kerkoni te dhena nga “Bankers”Shkoni ne Vlore tek Petrolifera ku ajo ben eksportin ,aty do te gjeni gjithçka duhet ,ne se ka te tjera shkoni ne doganat e tjera ne Durres apo ato kufitare tokesore ,te dhenat duhet t’i kene te plota ne Ministirne e Financave dhe tek Albpetroli sepse ata per kete gje jane paguar nga xhepi i shtetit per vite te tera,Zot vendi per ndjekje hapa pas hapi te zbatimit te kontrates eshte caktuar Albpetroli ,qe ne fillim qeveria e drejtuesit e rinj u fryne e pompuan sikur zbuluan thesaret e fshehur ,por tani nuk po u ndihet zeri fare

  6. arben says:

    Per aq kohe sa te ekzistojne politikanet e koruptuar pasuria e popullit ka per tu vjedhur nga keta oktapode.Vetem Enveri u preu tentakulat dhe pasuria e popullit ishte ne sherbim te popullit.

  7. futja kot says:

    fitimi i vendit llogaritet ne rastet:
    -kur hidrokarburet jepen me koncension, te huajt merin naften dhe ne shqiperi ngelet Vrima e pusit pasi eshte mare nafta. ju lumte
    -edhe ne miniera te huajt marin kromin dhe mineralet e tjera ne shqiperi ngelet tyneli.

  8. Financieri n says:

    Ka shume menyra per te kontrolluar prodhimin dhe shitjen,keta derrat qe iken nuk kane dashur se kane aksionet e tyre te majme.ka bota pervoja shume te mira dhe kjo qeveri eshte mire ti gjej dhe ti vere ne zap. me keto pasuri qe ka ky vend ne do te jetonim dhjete here me mire. Por ketu vidhen te gjitha dhe mbeten vetem therimet per ne popullin e thjeshte.Qeveria te mos bej sehir se naka vajtur thika ne kocke, aq me shume kur degjojme edhe abuzimet me permasa te frikeshme te shtetareve dhe politikaneve ne parlament.Ata duhet te deklarojne si e kane vene pasurine dhe qajne me lot krokodili per hallet e popullit me fustan , per ironi me fustan3000 euro dhe shifrat tronditese te abuzimeve te Xhozit.jane te pa turp dhe sduhej te hapnin goje fare.Ligji duhet te veproje dhe tua sekuestroje te gjitha dhe te bertasin pastaj ne parlament se u vjen keq per popullin oooo cfar ironie.

  9. Eri says:

    Mos i nxini te gjithe investitoret sikur jane kusare qe vetem vjedhin e nuk paguajne asnje takse. Nuk mund te funksionoje skema e listimit ne burse nese kompania del vetem me humbje, pasi investitoret qe kane blere aksione tek kjo kompani presin fitime per te perfituar dividentin.
    Kam ndjekur denoncimin e para 1 muaji nga z.Brace dhe ishte shume i turpshem, pasi tregoi nivelin e tij te ulet te njohurive nga Financa.
    Renten minerare e quante sikur qeveria ua kishte bere dhurate Bankers dhe s’e kuptonte pse zbritej nga te ardhurat, packa se ajo paguhet cash ne llogarine e shtetit. Taksen e shtyre e kujtonte sikur ishte perseri kjo rente minerare qe zbritej perseri nga fitimi bruto.

    Edhe artikulli me siper mundohet te ngreje tymnaje mbi argumentin e rentes minerare pa lexuar shpjegimet qe shoqerojne pasqyrat financiare.
    Une hyra ne faqen e Bankers dhe lexova pak gjendjen financiare te 3 mujorit te trete te 2013-es dhe midis te tjerash gjeta dhe spjegimin lidhur me renten minerare qe ndryshon perqindja e matjes dhe pageses se saj nga norma baze 10% qe parasheh ligji.
    Me poshte do te gjeni kete paragraf ne anglisht:
    Royalties
    Royalties in Albania are calculated pursuant to the Petroleum Agreement with Albpetrol and consist of a royalty based on Albpetrol’s pre-existing production (PEP), a 1% gross overriding royalty (ORR) on new
    production and a 10% royalty tax (RT) on net production. Overall royalties for the current quarter represented 17% of oil revenue compared to 16% in the previous quarter and 20% in the same period of 2012. As a percent of revenue, the various royalty components currently represent 6% from PEP, 1% for the ORR and 10% for the RT for the third quarter of 2013. For the nine months ended September 30, 2013, royalties
    represented 17% of revenue compared to 19% for the same period of 2012. Fluctuations in royalty on a per barrel basis are mainly due to the valuation of PEP, changes in the underlying oil prices and the percentage mix of export, domestic sales and Albpetrol “in-kind” payment.

    Mund te shesesh ne tregun vendas 1 bote, hajde dhe 10 bote me nafte pa i deklaruar se ne eksport as qe behet llaf te shmangesh, por kush kompani qe ka investuar 400 milion Usd e merr ate risk per nje fitim qesharak qe mund te jete 100 mije dollare maksimumi nga shmangia e taksave? 17-20% rente minerare po paguan, plus 50% tatim fitimi, sigurime shoqerore e tatim mbi te ardhurat personale te punonjesve paguan, tatim ne burim per sherbimet e marra nga jashte gjithashtu, tatim mbi dividentin besoj se po. Me falni po perfitim me te madh se kaq as Albetroli vete nuk mund t’ia jepte shtetit.
    Behuni te matur ne gjykime, mos hamendesoni sikur cdo gje eshte e zeze.

    1. Pelasgian says:

      pasurit kombtare i perkasin te gjithve …pra aty duhet te jen kompani shtetrore si ne kohen e Xhaxhit .

      Po edhe gomar te jesh e kupton se ato kompani kan ardhur ktu per te VJEDHUR DHE PER TU PASURUAR SA ME SHUME duke korruptuar qeverite shqiptare ata e arrijne qellimin e tyre ngaqe ktu nuk ka as nje shoqeri civile qe mund t’ja beje rrup sup hajduteve te huaj dhe vendas .

      Ti mendon se ata nuk din te fallsifikojne te ardhurat e tyre ????????

      Te njejtin fat ( mos me keq ) si ne kan patur te gjithe ato vende me ” qeveri te korruptuara , shoqeri civili inegzistente , sindikata te PAVARURA totalisht nga shteti etj etj ) . Shembujt : Nigeria , Sudani ku ” investitoret ” e huaj jan UJQER te babazitur per para dhe flori te zi ndersa vendet e tjera si Venezuela dhe Irani qe nuk i perkulen ktyre ujqerve bllokohen nga Ujku i uritur me qender ne Washington dhe Wall Street !

      1. Pelasgian says:

        te VARURA totalisht desha te shkruaja !

  10. Naftetari says:

    Kompanite koncrsionare pagojne keto detyrime 1-: Renten minerare 10% e perodhimit ,,2-PPE -qe eshte prodhimi paraegzistues ,pra ne momentin qe ka mar pusin me prodhim ,,x ton pra vitin e pare 70% dhe vazhdon me renje eksponeciale 15%ne vite ,,3-PPA -prodhimin per Alpetrolin qe eshte 1% eprodhimit kur kompania nuk ka shlyer investimin ,,pra faktori R me I vogel se 1 dhe kur del me fitim 2deri ne 3 % ,4- Tatim fitimin qe leviz ne 30% kur prodhimi eshte 20 mije barel ne dite dhe kur eshte mbi kete vlere 50%
    Per the kuptuar kontratat duhet kuptuar faktori R.

  11. Naftetari says:

    EiBankers ne se prodhoi 1 milon ton ne 2013 ,,I bje the pagoje 100 mije tone Rent Minerare +40 deri 50 mije Ton ton PPE + 10 mije ton PPA ,,Tatim fitim jo ,,akoma ,,pra te gjitha 150 mije ton dhe me nje cmim te arsyshem besoj duhet te pagoj 100 milion dollar

  12. fshatari says:

    Shteti qe te mos merret me kontrollin e fitimit te kompanise sepse fryhen shpenzimet boll te rrise renten

  13. Erion Fuga says:

    Erion Brace,ky pinjoll i politikes se ryshfetit dhe perfitimeve mbi kurrizin e individeve dhe te bizneseve te paaneshme.

    Erion Brace,ky parazit qe vazhdon te marre fryme duke zgjatur tentakulat e tij,per te kapur prene e rradhes.

    Erion Brace,krijesa me e peshtire dhe e mallkuar e femres shqiptare,qe endet ne politike i maskuar me termin deputet.

    Erion Brace eshte nje mine me sahat qe mund te plase ne cdo moment per te eleminuar nje rival apo dike qe prish planet e monopoleve te krijuara ne cdo sektor te biznesit ne Shqiperi.

    Erion Brace ky Cowboy qe merr shperblimin e tij pas cdo goditjeje qe i jep ‘shenjestrave’ nen preteksin se po mbron interesin e popullit shqiptar.

    Erion Brace ti je turp i Shqiperise!

  14. Liridon says:

    Eshte nje koncesion qe ka per detyre te kontrolloje dhe ngjyrose cdo liter nafte qe hyn dhe del.Dikush qe eshte i “fuqishem” por i krimbur edhe ne politike pengon veprimtarine e ketij koncesioni.Edhe Brace si qefli i kapjes te pozicioneve populiste pa arsye e llogjike kudershton kete koncesion duke mbrojtur haptas kontrabandistet e produkteve te naftes qe eksportohen dhe importohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje