Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi pa praninë e opozitës ndryshimet në Kodin Penal që kanë të bëjnë me atë që konsiderohet si paketa anti-korrupsion dhe paketa antimafia.
Në mbledhjen e Komisionit ishin të pranishëm vetëm 3 deputetë të opozitës, ndërsa ligjvënësit e mazhorancës i dhanë ‘ok’ propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë.
Nga radhët e opozitës të pranishëm ishin deputetët Nard Ndoka, Tahir Muhedini dhe Arben Ristani.
Në fjalën e tij para anëtarëve të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ministri i Drejtësisë Nasip Naço theksoi dosmosdoshmërinë e këtyre ndryshimeve në luftën ndaj korrupsionit dhe garantoi vullnetin e qeverisë për të vijuar pa kompromis këtë betejë edhe në të ardhmen.
“Që në momentin e parë kemi e parashikuar që në të gjitha rastet ta luftojmë në front korrupsionin si fenome. Nga stafi i Ministrisë së Drejtësisë qysh në momentet e para është diskutuar në të tre variantet e kësaj pakete antikorrupsion. E para që ne e kemi paraqitur që duhet të përfshiheshin si kompetencë lëndore te Prokuroria dhe te Gjykata e Krimeve të Rënda për t’i shkëputur nga pjesa tjetër, nga rutina e përditshme e prokurorive të zakonshme dhe për të identifikuar korrupsionin”, u shpreh Ministri i Drejtësisë.
Sipas tij, të 21 veprat penale për korrupsionin duhet të ishin kompetencë lëndore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Një variant i dytë diskutohej në bazë të nenit 241 në kufijtë e lejimit të përgjimit, pra për ato vepra penale të korrupsionit që parashikojnë mbi 7 vjet burgim dhe në variantin e tretë që të përfshiheshin ato vepra penale që tashmë janë të parashikuara në Kodin Penal, në nenin 52 , në rastin e bashkëpunëtorëve të drejtësisë për korrupsionin.
“Në momentin fundit, dhe pas publikimit të një sondazhi që ne na rendit në vendin e 116 në botë si perceptim për korrupsionin, sigurisht që mbajtëm linjën e ashpër, pra që të 21 veprat për korrupsionin të gjykoheshin dhe të dënoheshin nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”, theksoi Naço.
Ndërhyrja që propozohet nëpërmjet ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, ndër të tjera, synon ta konsiderojë korrupsionin, ndër krimet e rënda në vendin tonë dhe që duhet të gjykohet nga një gjykatë e specializuar dhe të hetohet nga një prokurori e specializuar.
Në këtë kuadër, veprat penale në fushën e korrupsionit duhet të përfshihen në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, veçanërisht për shkak se korrupsioni është i lidhur ngushtësisht me veprat penale në fushën e pastrimit të parave, krimin e organizuar, si dhe trafikimin e shfrytëzimin e prostitucionit.
Përfshirja e gjykimit të veprave penale që lidhen me korrupsionin nën kompetencën lëndore të Gjykatës për Krime të Rënda dhe për rrjedhojë edhe nën kompetencën lëndore të prokurorisë për krime të renda hetimi i çështjeve për korrupsion, është një arsye që favorizon eficencën në hetimin dhe gjykimin më profesional (përdorimi i metodave speciale të hetimit) dhe të shpejtë, të veprave penale në fushën e korrupsionit.
Ministria e Drejtësisë propozoi që ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të shoqërohen me një ndërhyrje edhe në ligjin nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese” me qëllim përfshirjen e veprave penale të korrupsionit në fushën e veprimit të këtij ligji.
Nisma parashikon që në nenin 3 të ligjit nr. 10192/2009, ku parashikohen veprat penale që përfshihen në fushën e veprimit të ligjit, të shtohen edhe veprat penale të korrupsionit.
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Komisionit, ministri Naço sqaroi se qëllimi mbeti i njëjtë edhe pas ndryshimeve, që të luftohet një fenomen mjaft i përhapur sot në Shqipëri, sikurse është korrupsioni.
“Mjafton që t’i referohemi publikimeve të Departamentit të Shtetit për të parë sensibilitetin dhe se si na shikojnë partnerët tanë ndërkombëtarë. Qëllimi jonë ka qenë që të luftojmë në front të gjerë dhe në çdo lloj niveli korrupsionin, dhe prandaj kishim propozuar që të 21 veprat penale që parashikohen nga Kodi Penal për korrupsionin, të hetoheshin dhe të gjykoheshin nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda”, theksoi kreu i Drejtësisë.
Në vijim Naço sqaroi se nga aktorë të ndryshëm, përfshirë edhe shoqërinë civile, pati debate mbi ashpërsinë e kësaj reforme, ndërsa bëri me dije se nuk është kërkuar të rritet masa e dënimit por që fenomeni i korrupsionit të luftohet sikurse luftohen bandat dhe organizatat kriminale, pikërisht nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, të cilën e vlerësoi si një histori suksesi që nga krijimi i saj në vitin 2004 dhe deri më sot.
Ministri Naço sqaroi se përjashtimisht nga ata zyrtarë të lartë, që parashikohen në nenin 141 të Kushtetutës, të cilët për shkak të juridiksionit fillestar, automatikisht hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme dhe gjykohen nga Gjykata e Lartë, pjesa tjetër e të gjithë funksionarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurit vendorë, të cilët nuk përfshihen në fushën e veprimit të ligjit nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, do të hetohen dhe do të gjykohen për rastet e korrupsionit, nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda.
PA DENIMIN E IMAMIT BERISHA,NUK DO TE KETE DREJTESI NE SHQIPERI!
ahahahhahahahahahahahhahahahahahahahahahahahaahhahahahahahahahah
oooo Zot cfare paradoksi … ne parlament ka PERSONA ME PRECEDENTE PENALE SI PSH : VRASJE , SHFRYTEZIM PROSTITUCIONI , TRAFIK DROGE E SHUME E SHUME TE TJERA DHE KTA NA FLASIN PER ” PAKETA ANTIMAFIA ” .
Ne Shqiperi nuk mund te jesh MAFIOZ po nuk ishe anetar i Parlamentit , ju jeni MAFIA E VERTET NE SHQIPERI DHE TE THUASH ANTIMAFIA OSE ANTIKORRUPSION DO TE THOTE AUTOMATIKISHT = ANTIPARLAMENT !
Ah sikur te isha para nje butoni te kuq qe ju shkatrron pergjithmon ….sa here e sa here do e kisha shtyp at buton !
NUKES ON ALBANIA !
y
Kemi mbi 20 vjet qe po ngopemi me lojra llafesh te renda teorike
PAKETA BOSH
Kemi mbi 20 vjet qe po presim te fusni ne burg korrupsionin politik
PAKETA PLOT
po si mund ta luftoj ky tipi kur rri gjith diten me njerez me precedent penal , vrasje etj
Shihni kush po deklaron pikerisht ai qe propozonte
KRYEMINISTER TE SHQIPERISE
LIKE FLORIRIN
Kujdesni Shok Bashk/Haleat te Rilindjes,
aman mos u lodhni kaq shume se u bete telef,
aman mos luftoni kaq shume kunder KORRUPSIONIT,
se mos kepusni mish ose mos ju bie ndonje dammlla,
Dhe qysh t´ia bejme pastaj ne shqiptaret e varfer pa ju.
A thoni valle se ky hipokriti do bej ndonje
PAKETE ku brenda te jene SALIU dhe LIKJA ??
TY DUHET TE PAKETOJME MIRE
DHE TE HEDHIM DIREKT NE LUM
Propozoj te futet ne dispozitat e Kodit Penal te RSH nje nen qe lejon sherbimin antidroge te marre kampione te urines ne wc e kuvendit dhe ta dergoje per analiza kokaine dhe hashashi…. rezultatet do te jene befasuese…votoni ..votoni
Puna e pare ne kete nisme eshte nderrimi I stafit antikorrupsion ne drejtorine e pergjigthsme te policies se shtetit… eshte I njejti qe ka patur rezultatet antikorrupsion qe ka trumbetuar qeveria Berisha
kjo eshte pakete perjashtuese..jo gjithperfshirese.mjafton ky ligj te kuptoje populli se kush jeni ju,z.mero presim reagimin tend.kjo eshte paketa e turpit.ata qe duhet te hetohen ,pra zyrtare te larte ,sot me status deputete,apo ne funksione te tjera shteterore nuk perfshihen…..what a fuck? kujt i hyn ne pune ky ligj?MASHTRIM NE DITE ME DIELL..PORNOGRAFI POLITIKE!
Fatkeqesia me madhe e nje populli eshte kur shteti eshte kapur nga korrupsioni e mafia ! Kush eshte kapo
i mafias shqiptare a e gjeni dot ? Po e gjetet renditni emrat ketu poshte :
1
2
3…….
Zoti Naco jam nji qytetar I Tiranes.Kam nje pyetje ne lidhje me mafien dhe korupsionin qe po ndoth ke universiteti JUSTICIA nga Arben THomai dhe Engjellushe thomai,si ka mundesi qe kane vajtur ne prokurori mbi 50 familje dhe e kane denoncuar kete piramide kaq te madhe e kan denoncuar ne media ne polici dhe akoma nuk eshte bere asnje hap per arestimin e ketyre mafiozeve?Mos valle eshte e vertet qe keta njohin ndonje deputet se jane nga zona e jugut?????????????????????????????mos po i vini keto ligje per te huajt apo keta fundurina qe po e rojne mbi djersen e shoqerise.me teper pune dhe me pak llafe
Si mund te luftohet korrupsioni kur klasa politike shqiptare eshte e inkriminuar koke e kembe.
o edi deno kok palar ilirin deno sali pelicilinen deno lolosh femren dhe ke dhe ti ca te tut qe kan vjedhur nuk ka qetesi ky vend ,vetem varferi ,tritol dhe vrasje do ket ligjet kan qen dhe me para po nuk jan zbatuar prandaj mos na cani karin shum me keto ligje qe tallni popullin ,por dhe populli do ta fusi o edi ne byth po vaxhdove me genjeshtra dhe me pradha se erdhen zgjellejet lokale nok do maresh as nje vot o edi riiiiilindja per gramoz rucin
Na duhet dhe nje pakete anti-pseudopolitikane!
si mund te luftohet mafia pa kaluar ne nje proces purifikimi te figures se parlamentarit?! Njeriu me i pasur i parlamentit ne vitin 90-93 grabiste ndihmat e misionit Pelikan me maske ne koke dhe makine vrima vrima nga plumbat, pastaj droge e prostitucion per vite me rradhe. A thua policia jone ose Interpoli s’do kete info??? Jo, por s’ka vullnet politik per te zdukur keto mbeturina te krimit qe kompromentojne fytyren e tempullit me te larte qe perfaqeson ligjvenjen dhe vendimarrjen para ne shqiptareve dhe para gjithe botes
Ju lutem gazetes thelbi i ketij lajmi nuk kuptohet aspak sepse ose nuk dini te shkruani ose e beni qellimisht te mos kuptohet thelbi i ketyre ndryshimeve,po beheni bashkefajtore.
Eshte mir qe keto qe miratoni ti perdorni per te ndimuar popullin por mesa po shef populli ju jeni te perlyer koke e kembe me mafien dhe korupsionin.kush po e mbron skemen piramidale JUSTICIA zoti minister mos valle po mbrohet nga ndonje parti politike se eshte e pa mundur qe mbas kaq denoncimesh dhe ankimesh ju prap skeni bere gje per arestimin e ARBEN THOMAIT jane mbi 100 familje qe po kerkojne drejtesi I nderuar minister ja ne jemi ai popull qe votuam qe ti te vije ne fuqi dhe te na beje drejtesi per mafioz te tille qe te mos perseriten me kancere te tilla ne shoqerin tone.me respekt votuesi juaj.