Dokumenti sekret/ SHISH përgjon policinë. Shkresë agjentëve: Hetoni drejtuesit e rinj

1 Mars 2014, 15:42Politika TEMA

Nga Muhamed Veliu, TCH

 

Në një kohë kur në Shqipëri janë intensifikuar veprat kriminale, ku është përdorur ekzekutimi personave nëpërmjet vendosjes së tritolin në makina, Shërbimi Informativ Shtetëror duket se ka më shumë në fokus hetimin e policisë, se sa mbledhjen e informacionit për personat apo ngjarjet kriminale.

Ekskluzivisht Top Channel ka mundur të sigurojë një dokument të SHISH-it, të cilin e publikon për interes të publikut, i hartuar prej Departamentit të kundrazbulimit dhe mban firmën e drejtuesit R.T.

Dokumenti është përpiluar si kërkesë operative urgjente  më datë 02.12.2013 vetëm tre muaj nga ardhja në detyrë e Qeverisë dhe ministrave të rinj.

Kërkesa operative i drejtohet drejtorive të Shërbimit Informativ në të gjitha prefekturat përfshi degët autonome, nga njëra prej të cilave është bërë e mundur edhe gjetja e dokumentit.

Përmes saj, kërkohet informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore të emëruar në Policinë e Shtetit. Shkresa e Drejtorisë së Kundrazbulimit u kërkon degëve në shërbimit në të gjithë Shqipërinë të “identifikojnë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në qarqe më konkretisht, drejtori i Qarkut, shefi i rendit, shefi i krimeve, shefat e komisariateve, drejtori qarkullimit rrugor, ata të emigracionit dhe kufirit dhe specifikisht të identifikohen personat dhe pozicionet e tyre drejtuese të emëruar pranë policisë së qarqeve, kohët e fundit me të dhëna që i implikojnë në veprimtari antiligjore”.

Sa më sipër, thuhet në shkresë, të identifikohen shtetasit, drejtues policie për të cilët mund të kemi informacione se janë implikuar në veprimtari antiligjore që ndiqen nga drejtoria “KKON” si trafik lëndësh narkotike, trafik klandestinësh, trafik veprash arti, trafik prostitucioni, pastrim parash, trafik të miturish, falsifikim dokumentesh.

Kjo kërkesë operative kërkon gjithashtu të saktësohet roli i të implikuarve në trafik, numrat e telefonit në përdorim, lidhjet bashkëpunuese me interes operativ nëse zotërojnë pasuri që rrjedh nga veprimtari kriminale dhe gjithçka tjetër të vlerësuar nga ju me interes operativo-informativ.

Propozues të kësaj kërkese, e cila haptas tregon vënien nën hetim të punonjësve të policisë së shtetit, nga Shërbimi Informativ Shtetëror janë një inspektore kërkimi me inicialet A.A si dhe zëvendësdrejtori dhe kryetari degës së kërkimit SH. SH.

Kjo shkrese tregon se SHISH përgjatë kësaj kohe ka mundur të mbledhë më shumë informacion për secilin nga oficerët e Policisë së Shtetit, ndërkohë që ministri i brendshëm Tahiri, nuk e ka fshehur as publikisht pakënaqësinë se SHISH, nuk ka dhënë asnjë informacion për asnjë ngjarje të rëndë apo për grupe e persona të inkriminuar që të ndihmojnë jo vetëm në parandalimin por edhe zbulimin dhe zbardhjen e veprave kriminale.

Një tjetër pikëpyetje që ngrihet pas kësaj shkrese është edhe ajo se çfarë informacionesh janë mbledhur, se kujt i janë referuar dosjet me informacione për oficerët e Policisë së Shtetit./TCH

 

53 komente në “Dokumenti sekret/ SHISH përgjon policinë. Shkresë agjentëve: Hetoni drejtuesit e rinj”

  1. 1 prilli says:

    Rilindje edhe per shish.

    1. Pilo Lala says:

      Do ti vije rradha edhe Vishos.
      Mos u bej merak Edi, ka kohe plot, ti do rrish 8 vjet, ti do i realizosh te gjitha projektet e tua.
      Mos u atakoni me popullin, sepse ai krijon rremujen.
      Merruni me individe te inkriminuar te Berishes.

      1. Pelasgian says:

        po po ….patjeter …ne at krah fli ti pilo . Me shumta qe ky sharlatan drogaxhi mund te rrije ne pushtet eshte 2 vjet , ke per ta pare sesa shume sukses do te ket rilindja e 1 prillit !

        1. evi says:

          nje bastard i vertet smerret me kriminelet po me policine.ptu fare e keqe

      2. _________________ says:

        Pilo Lala Edi nuk i ka punet mire. prandaj kujdes kur flisni. Kryeministri ka ne dore çelesat e kashtes, realisht drejton Saliu e Iliri. ShISH ka nen kontroll te gjithe njerezit qe ka pasur keto 8vjet, te cilet kane kontribuar per Edi Ramen. Administrata ku eshet Iliri me Saliun eshte e terrorrizuar.

      3. Sokrati says:

        pse nuk duhet te hetohen keta qe u vune ne keto detyra se shumica e tyre jane njerez qe vijne nga bota e krimit.
        si shpjegohet qe trafikimi i lendeve narkotike po lulzon si asnjehere ne vendin tone.Dikush do thote qe po kapen por fjala eshte per ate qe kalon kufirin dhe duhet te dini se ne shtetet e huahja po kapet droge shqiptare dhe sipas llogarive kalojne 7 e kapen 3.Keshtu gjithe kjo sasi e madhe droge qe po kalon merr aprovimin e ketyre barkzgropesve kokpalare qe jane veshur police.
        Te hetohen nga sherbimi inteligjent se per ate detyre paguhet ai sherbim.

      4. Visar says:

        Shume injorant shoku….

    2. SOS says:

      EDI RAMA SOS MESSAGE:
      Visho duhet te kapet rob per krimet me Gazideden ne vitin 97′,
      pastaj gjykojeni per te tjerat!
      http://goo.gl/WTBZLH

    3. andi says:

      SHISH duhet te rinovohet e rifomatohet deri ne palce. Ne SHISH ka njerez Kriminele e te tjere te lidhur me krimin qe e ndihmojne sot te ndodhin gjithe ato ngjarje me Tritol. Tritolin e drejton Sali Krimineli me ane te SHISH. Nuk ka asnje dyshim qe 90 % e ketyre shperthimeve dirigjohen nga Sali Berisha. Po ndodhin edhe shperthime pa viktima por per te kriju terror e pa siguri. Qeverija duhet te marri situaten ne dore e te beje Reforma urgjente ne SHISH, ne Keshillin e Larte te Drejtesis e po qe nevoja dhe te heqi Presidentin vegel qorre te Sali Kriminelit. Sali Berisha duhet te arrestohet sa me pare nese doni ti pritni koken krimit. Per te gjithe ato krime qe ka ba ai cfare prisni ma? Krimineli nuk ndalet me fjale por duke e izolu e ndeshku pa meshire, per hater te qetsise e te Popullit Shqiptare.

  2. Franz Kafka says:

    bravo SHISH, mbaroni se hetuari policine pastaj hetoni ushtaraket, pensionistet por sidomos minatoret

    1. hahahaa says:

      Lol:-)
      Te vazhdoje SHISH te hetoje Edi Ramen, Tahirin, etj..
      Pastaj te hetoje familjaret e viktimave te 21 Janarit..

      vetem vicidolin nuk e heton SHISH…

    2. Sokrati says:

      sidomos kryetarin e sindikates se minatoreve nje fare Fiqiri Xibri qe paguante protestuesit minatore me para ne dore kur merrnin pjese4 ne mitingjet e socialisteve.
      Socialiste te mire zor se gjen.

  3. kuki says:

    ahh thuaj , sinqerisht eshte ashtu si tha Fatos Lubonja lufte civile pa arme. Per fate te keq pothuajse gjysma e popullsise eshte trushplare nga keta politikane.
    Dhe nje proteste qe fillon normale per furgonat dalin keta pseudo sindikaliste e me radhe per ta polarizuar.
    Sdi cte them asnjeri nuk mendon si te krijoje te prodhoje , vetem si te marrin pushtetin pastaj ku te kam pare fillon e njejta histori.

  4. Engjell says:

    Tentakulat e OKTAPODIT qe noton me kembe ne tabanin e detit jane te perhapura si metastazat e nje kanceri qe grryen e grryen trupin e Shqiperise se gjore ,Keto monstra qe paguhen nga ne jo vetem qe duhet te qerohen nga ofiqet zyrtare por duhet te kalojne ne bangat e te akuzuareve .Parlamenti duhet te reagoje urgjentisht ne se ky informacion eshte i vertete, detyrat e SH I SH nuk besoj se jane te shohe prapanicen e vet ne pasqyre ,ai duhet te udhehiqet nga ligji dhe jo porosi qe dalin direkt nga goja hale e atij qe e katandisi kete vend ne kete derexhe .

  5. 1 milion grushta turinjve says:

    A nuk mjafton kaq,qe Visho Ajazi te shkarkohet nga detyra dhe te dergohet per NDJEKJE PENALE???

    1. O si nuk kam nje grusht te forte... says:

      Jo, nuk mjafton!Nuk mjaftojne nje Milion grushta!!!

      Duhet edhe nje grusht tjeter per ty, qe te mbledhesh mendjen
      dhe te zbresesh ne toke…!

      Eshte njera nga detyrat e Shikut kjo: verifikimi i figurave qe ngreme ne pergjegjesi. Dhe cfare thote shkresa, e lexove? Thote qe te verifikohen se mos jane perlyer me droge etj kesi gjojnash.
      C’te keqe ka ketu, o Nje Milion gryshta surratit?!

      SHIKU eshte per te mbrojtur shtetin, jo per te sulmuar opoziten, cilado qofte ajo, dhe hiqe nga mendja kohen e shokut tend enver, qe e mbante Kadriun (deri sa e nxorri armik edhe ate, si Mehmetin ete tjeret para e pas tij!)per te nxjerre armiq edhe ku s’kishte!

      Asnje i opozites nuk ngjitet tani, keshtu qe SHIKU duhet te verifikoj njerezit qe ngjiten ne Polici e kudo.

      Eshte tjeter gje, nese ai i dergon keto te dhena tjeterkund. Kjo po, kjo do ishte shkelje ligji e, nese ka ndodhur ose ndodh, duhet te pergjigjen per kete.

      Me vjen keq per ty, qe dite e nate mendon Oh si nuk kam nje grusht te forte…, kur dihet qe jemi ne paqe, ne shtet, me ligje, me institucione te varura dhe te pavarura, qe, edhe keto te fundit kontrollohen nga dikush…

      Por jo me turr, jo me urrejtje, se…kaq shpejt e harrove kur te njejten gje e bente Sala me ty?!

  6. -homeri- says:

    – qe te mbledhesh informacion per personat e emruar ne policin e shtetit eshte gje shume e mire , por keto informacione duhet te shkojne ne destinacionin e nevojshem qe te hiqen nga detyr ata qe jane te implikuar me krimin , keshtuqe bashkemunimi ndermjet institucional behet i vlefshem—- por ne se keto informacione , ruhen nga shish , apo shkojne ne struktura te tjera per presion qeverise se re , eshte ligjerisht i denushem dhe jo kushtetus

    1. plaku says:

      homeri,
      Jam shume dakord me ty.

      Pershendetje

  7. KEVINI says:

    duhet urgjentisht te mblidhet parlamenti e komisioni i siguris.shish eshte kthyer me kete shkres si gestapo e ne krye qendron VISHO BERISHA

  8. Zigur Qarri says:

    Rasti i Dritan Dajtit e tregoi me se miri se sa thelle esht futur dhe sa shum esht i lidhur krimi me policine.Mos flasim per vitet 90-te kur Agron Musaraj e ktheu Policine ne çerdhe gangsterash qe i venin hapur gjoba tregtareve dhe me pas kur Fatos Nano i merrte perqindjen tregtareve te droges.Pergjimi dhe me pas spastrimi i dekonspiratoreve esht urgjente per luften eficente kundra krimit.

  9. Ana says:

    Kjo eshte tja fusesh vrapit,tani dale pak te lutem……….
    Ora news ua publikoi me fakte keta jane te gjithe te 97 e asnje se cau menderen tani po ua jep topi me fakte e prap heshtje?!!!!!!!!
    Ku Rama????????????????????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ku Parlamenti??????????????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ku Amerika?????????????????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ku Nato????????????????????????????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kjo seshte gje,kur te zbulohen bemat e tyre ne do habitemi ueeee si ka mundesi ndodhen te tilla episode ne shqiperi.
    U survejuan e u pergjuan te perndjekurit,vete Mero Baze, e shume gazetare te tjere e politikane e azgje perseri.
    Ku eshte Demo Kracia ketu???????????????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ju lutem Z.Mero apeloni te koleget tuaj te merren seriozisht me kete pune,baza e nje demokracie fillon nga skutat me te erreta te pushtetit, dhe SHISH eshte i tille.
    Ngrijeni zerin ju gazetaret edhe per popullin fundja ju jeni mendim mbledhesit per sa kohe ne komentojme ne faqet e gazetave tuaja,beni apel publik per transparence,ftoni ne prononcim kryeministrin hetoni nese mundeni por nuk mund te kete nje sigurim te dyte shteti sepse menyra dhe forma qenka e njejte.

    1. Loku says:

      Po po mire e ke ti vetem Merja mund ta zgjidhe kete problem

  10. Sadush Cani says:

    BRAVO SH I SH i Visho Likes! Keshtu filloi te punonte edhe sigurimi i shtetit ne kohen e KOCI XOXES, TE VIHEJ MBI PUSHTETIN.
    BRAVO LIKA! I SHERBEN BIRE PADRONIT QE TE PRURI NE ATE
    DETYRE PASI VRAT E PRET NE 1997.

    VAZHDONI e mbajeni ne detyre Visho SALI Liken !

  11. Jena Malok s’lujm prej postit ,do i sherbejm birishit deri ne vdekje .
    Ne djall shkofte shqypnia .Atdheu jon asht shpella .

  12. astrit says:

    Pa asnje medyshje keto jane urdherat e Saliut per te gjetur alibi per te sulmuar policine. Rama duhet te veproje urgjentisht. Nuka cte prese me.

  13. tupi says:

    Dhe ne merremi me policin e saimirit sa her banditet lajn hesapet me tritol. Po visho ku esht? Apo e ka mendjen te mbledhi informacioin per policin qe tia coj saliut pastaj.
    Ktu kane mbetur gjurmet e saliuyt akoma. Saliu ska ikur nga pushteti akoma, prandaj nuk e merr veten vendi dhe populli

  14. Anin says:

    asnje nuk eshte i pahetueshem, pse te paprekur jane policite, perkundrazi, jane me te korruptuarit pasi vijne nga 8 vjet opozite e kane nevoje per pislleqe, nuk e shikoni se jane te gjithe injorante ne role drejtuese, te paspecializuar e nuk dine as ligjet me minimale e te mirefillta qe duhet te zbatojne.

  15. Qytetari says:

    Ku eshte e keqja ketu….!?
    Se po na e jepni si lajm sensasional.
    Shkelje te ligjit ka bere ai debil qe e ka nxjerre shkresen.

    SHISH ne nje nga funksionet qe ka eshte te mbledhe info per te gjithe shtetaret si ketu e si ne mbare boten.

    Si sju vjen turp qe manipuloni publikun me keto lajme.

    Biles shtetaret e larte duhet te certifikohen nga sherbimet e intelighences kryesisht zyrtaret qe kane akses ne informacionin shteteror sic eshte edhe policia, drejtoret e drejtorive, sh,a, ministrat, deputetet dhe gjithe rraca e zyrtareve. Dhe kjo eshte me ligj.
    Po mos ta bente shish kete pune ka shkelur ligjin dhe nuk ka zbatuar detyrat e tij funksionale.
    Asnje zyrtar nuk ka pse te kete frike nga pergjimi hetimi deri sa ben detyren dhe zbaton ligjin. Frike nga pergjimi kane ata qe nuk zbatojne ligjin dhr kryejne trafiqe.

    Administrata shteterore ka shkelur ligjin pasi 90 % e zyrtareve te emeruar nuk kane certifikimin nga shish apo policia kriminale dhe jane emeruar ne detyra te rendesishme ku kane akses ne informacionin shteteror sic jane drejtore drejtorishe, ministra, zv. Ministra, deputete, kryetar kuvendi, kryeminister, drejtues policie, guvernator banke, etj. Por tema nuk shkruan per kete sepse nuk i leverdis.
    Ka drejtore drejtorish, ministra sic eshte rasti Haxhinastros, anetare te keshillave mbikqyres, te cilet jane thirrur nga prokuroria per hetim dhe ne ndjekje penale per vjedhje dhe korrupsion dhe rilindja i ka riemeruar neper poste per ti bere presion prokurorise qe eshte shkelje e ligjit me te katra kembet por tema nuk shkruan per keto sepse nuk i leverdis.
    Keta zyrtare te cilet te gjithe duhet te kene certifikata sigurie nga shish dhe nuk kane per me teper jane nen hetim.

    1. tiger says:

      Po ato qe punsonte SHISH kush i certifikonte? Ti ketu jeton apo jeton ne ndonje vrime jashte shteti dhe hedh nodnje koment te mencur ketej?

      A e di se cfare llumi ka emeruar SHISH me ardhjen e Visho Ajazit? Ja di origjinene dhe CV-ne, se dolen te gjitha ne nje emision ketu. Dhe keta do certifikojne shtetaret e? U mortja qe s’ju ha….

      1. _________________ says:

        Perveç kesaj tere bashkepunwtorwt i ka ata te ish sigurimit te Enver Hoxhes ca pleq te rrjedhur dhe ca te semure psichik dhe keta te fundit i ka perdorur per te perndjekur ish te perndjekurit politik te diktatures…

    2. fabian says:

      ti qytetar i ditkerke me mire se SHISH-i keto te dhena, edhe me perqindje biles, por keto te dhena i di vetem qe nga shtatori e me pas ???, nuk me thua te lutem, nuk po te numeroj ministra, deputete, drejtore policije etj., por po te them vetem per njerin, Berishen, nuk ditke gje ti dhe SHISH-i se c’ka vjedhur, se c’ka vrare, ’97-a, Gerdeci, 21 janari, nuk jane fakte keto qe ti dhe SHISH-i t’i zbulonit dhe tja dergonit prokurorise ??????

    3. eshte e vertete qe shish duhet te kete iformacion per te gjithe ata drejtues te larte te policise!!!!!!!!!!!!!!!
      por: ky informacion mblidhet me te vertete per te kontrolluar personat
      qe kane nje te shkuar kriminale , apo per demaskuar tek persona tanime jo pergjegjes per pozicionin qe kane???????????????????????????????????????
      ketu fillon edhe trgjikomia e shishit ne rast se te dhenat dotu perdornin
      me te vertete per te zbuluar personat me nje te shkuar kriminale qe nuk jane pak si majtas dhe djathtas do te ishte nje mrekulli sepse doti benin nje nder shqiperise por!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  16. Gezimi says:

    Ky eshte nje skandal i madh! Nje keshille per Edi Ramen: Behu i gjalle, dhe nis punen per arrestimin e krimineleve te ish pushtetit uzurpator! Faktet jane kaq te shumta, sa po na zene vendin!

  17. mark says:

    He se ne grahmat e fundit jane pseudo demokeatet qe kane 23 vjet qe mbjellin kaos, te perpeliten, te mundohen, pa gjume te rrine, derisa te vije dita e gjykimit…

  18. Mendimi im:
    -DSIK, SHISH dhe Prokuroria duhet te gjejne e padisin ate qe ka nxjerre kete dokument sekret, te cilin eshte betuar se do ta ruaje dhe per kete e ndershon ligji.Per shkak te menyres se punesimit,pamundesise se kontrollit etj,pas viteve 90-te ne polici jane futur shume persona te inkriminuar pavaresisht se kush ka qeverisur.SHISH ben mire qe heton per ta dhe askush nuk duhet te shqetesohet.Ku eshte shkelur ligji?!Ju mendoni se ata merren vetem me policet?!Kjo eshte thjeshte nje shkrese rutine, por jo prioritet. Ndryshe nuk do te ishte zyrtare.Pervec veshtiresive te punes,punonjesit e SHISH gjate ketyre viteve jane perballur edhe me tekat e politikes.Une nuk njoh ndonje prej tyre, por nuk shoh te dalin neper TV si trafikante etj.

  19. Mendimi Ndryshe says:

    Dokumenti i SHISH me siguri është antilogjor, sepse SHISH, nëse e ka detyrë të mbledhë informacion për sa thuhet në shkresë, atë duhet ta bëjë pa specifikuar dallime lidhur me emërimet se ku (struktura) apo se kur etj. Ai shërbim është i detyruar të organizojë punën për të vjelur informacionin e nevojshëm pa e ngushtuar sferën e përzgjedhjes së personave që kërcënojnë sigurinë kombëtare, sepse ndryshe, siç e ka planifikuar, i bie t’i kërkosh kërcënuesit e sigurisë kombëtare vetëm brenda një sfere të ngushtë e të lesh të lirë (me apo pa qëllim) tërë pjesën tjetër të personave jashtë sferës së përzgjedhur. Mos është antikombëtare edhe kjo përzgjedhje?

  20. nuri says:

    Nese te emeruarit ne polici nuk kane patur veprimtari kriminale nuk ka asnje aresye per tu shqetesuar nga ky veprim i SHISH-i. Eshte veprimtari teresisht ligjore dhe brenda objektit te punes se institucionit. Edhe policia ka struktura te cilet mund te sigurojne informacion per drejtuesit e SHISH, le ta mbledhe dhe nese rezultojne me precedente kriminale le ti drejtohet organeve perkatese per largimin e menjehershem te tyre. Per te kerkuar largimin e Vishos duhet te gjejne aresye serioze dhe jo kaq qesharake.

    1. tiger says:

      Luni rolin e budallenjve, e beni sikur nuk kuptoni se kush e harton kete direktive te SHISH dhe se kujt i shkojne ato 2 palo letra qe do grumbullojne. Aq me teper me ato ish-shikasit malok te 97 qe ka emeruar maloku Visho.

      Per ato qe thuen aty s’ka nevoje te investohet Shish, pyet ato te PS-se vete , se i dine me mire gjynahet e njeri tjetrit.

  21. law says:

    ….nuk ka gje për tu habitur këtu ata dhe e kanë për detyre ketë punë dhe jo vetem në polici

  22. Sali serbi says:

    Marrja e informacionit duhet te jete e pakufizuar,sipas ligjit por shtrimi i nje detyre te tille posaçerisht per personat drejtues te policise, kjo eshte plotesisht e jashteligjeshme dhe personi qe ka dhene nje urdher te tille duhet te pergjigjet per shkelje te ligjit dhe kontroll te paligjshem te aktivitetit te personave ne detyre. Eshte nje moment qe duhet vleresuar nga prokuroret dhe instancat autoritare shteterore mbi organin e shish-it.

  23. wickedgame says:

    Hajde gjume qe bekan keta Rilindasit oh oh. Visho e kalove vijen e kuqe,prandaj preje bileten per ne Kanada pa kthim.

  24. Miku says:

    Ne fakt nuk ka rendesi se ke pergjon apo survejon SHISH,problemi eshte ku i çone informatat dhe kush i ka dhene urdher per keto pergjime!Mos t’ju shkoje mendja se informacionet rrjedhin te Saliu!Gaboheni informacionet ia ka kerkuar perandoria per ti perdorur kur ti lipset nevoja ,e qe ato te pa rendesishmet tia servire Saliut per humbje gjurmesh.

  25. Kendveshtrim tjeter says:

    SHISH pergjon levizjet e shefave te policise,per ti dhene informacion njerzve te besuar te Berishes,te vazhdojne aksionin e vendosjes se tritalit.
    Ky sherbim ka mbajtur nen vezhgim 24 ore,njerzit kundershtare te Berishes,duke i sherbyer me besnikeri.

  26. Duhet te pastrohet Shqiperia nga shishet e serbeve !
    Njeri gozhdes ,dhe tjetri patkoit ……

  27. Goni says:

    Po prandaj paguhet SHISH,që të mbledhë info edhe për zyrtarët, nëse janë të implikuar duhen evidentuar, inforamcionet sigurisht u reklamohen zyrtarëve te SHBA-ve, dhe ato ua bëjnë me dije kryeministrit, presidentit dhe ministrit të rendit. Ngelet në vendimarrjen e kryeministrit se cfarë vendimesh do të marrë. Nese ato janë të pastër del që ja fut kot opozita. Kjo e ndihmon shumë edhe kryeministrin që të kontrollojë vartësit, shkallën e implikimit nëpër trafiqe etj.

  28. Agushi says:

    “Shefi” i SHISH-it Visho, raporton tek “presidenti” Nishani, ky i fundit tek Birisha dhe Birisha i “raporton” Bashes. Pas gjithe kesaj sage rapotimesh, Basha raporton para protestueve, ndersa Halimi, Ristani dhe Flamuri pa shkop raportojne ne kuvend.

  29. xeni says:

    Eshte presidenti qe nuk vlen dhe nuk jep asnje garanci. Ai ka frike Berishen akoma…Shqiperi hesapi…

  30. Uji i ftohte says:

    Te shkurtohen kompetencat e Presidentit,kreun e SHISH-it,Kryeprkurorin ti zgjedh dhe ti shkarkoj Parlamenti me propozim te kryeministrit.

  31. Para La♣i says:

    Prokurori te hetoje e gjykoje personin qe ka publikuar dtookumentin e klasifikuar- ketij I thone shtet ligjor!!
    Te funksionojne instrumentet e shtetit,ketij I thone shtet ligjor..

    Te hetohen edhe ata subjekte qe thote dokumenti se nuk u be name!! Shumica e tyre jane perjashtuar nga Bajram Ibraj, rend Brenda rendit dhe nuk jane aq disidente sa hiqen

  32. debatiku says:

    Kam nje propozim…..per z.K/minister….
    Me anen e kesaj letre te behet denancimi ne org, e drejtesise te hetohet dhe te dergohet para drejtesise vete kryetri i SHISH Visho Ajazi, agjenti i saliserbit,ai i 1997 dhe u soll nga Kanadaja nga mafja e saliut
    Pastaj do shohim saline,lulin,topallen e bregat pafundesi te agjewnturave e prostitucionit,se cfare do bejne…
    Pa u dergu sali serbi =antishqiptari me i terbuar,ne gjykaten nderkombatare ne Hage,.,,ky vend nuk gjene paqe e ligj….jemi kthyer 24 vjet ne anarki,mafje,droge,prostitucion,tritolin e saliut..e injoronce…drejtojne palo maloket e sali vicidolit..qe e ka vendin ne Hage..ME E DOREZUAR PER GJYKIM NE HAGE=…Kjo do ishte ndihma me e madhe qe do tja sillte Europa,KETIJ POPULLI QE NUK E MERITON KETE VUAJTJE…..ai nuk merr vesh edhe pse ka mbi 1 miljon shuplaka ne fetyre me 23 qershor.2013..nuk e kupton se ky njeri ,Sali,kerkon zbaton e don vetem trazira e krime,vrasje e plackitje,akuza e tridhime…si do zhduket ky njeri nga ky kete vend…???Kjo eshte puna me e madhe..

  33. Ben says:

    Shish ka te drejten ligjore per te pergjuar cdo person perfshi ketu dhe policin , gje qe ka rezulltuar se nje pjese e mir e te emeruarve ne polici kane pasu r dhe kane lidhje me krimin. Prandaj jeni Terbuar ju “rilindas” me shish per lakuriqin tuaj qe shoqerohej nga polici trafikant?!

  34. Bruins says:

    Kjo eshte veprimtari anti kombetare
    Sa kohe ka Top Chanal qe e zoteron kete dokument?
    Cfare do i bente Enveri ketij Vishos dhe tere SHISH-t?

  35. Maxhun Peka says:

    Jam i mendimit se te gjithe bashkepunetoret e Berishes duhet te largohen nga drejtimi i institucioneve te pavarura kushtetuese,ne te kunderten do te kete vetem probleme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje