Balla: Basha të kërkojë ndjesë për sulmin e turpshëm të Berishës kundër komisionerit Fyle

2 Mars 2014, 13:57Politika TEMA

Deputeti socialist, Taulant Balla, ka reaguar pas sulmit të Sali Berishës kundër Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle.

Balla kërkon nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, që të distancohet nga këto sulme dhe të kërkojë falje.

Sipas Ballës, Berisha tashmë është jashtë kontrollit dhe për këtë arsye, PD duhet të mbajë qendrim nëse mbështet apo jo akuzat e tij.

“Nuk ka më asnjë dyshim se përroi psiqik i Sali Berishës ka dalë nga shtrati normal prej vitesh. Por tani që është shkarkuar nga populli nga detyra e kryeministrit, de jure edhe nga detyra e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha po fyen çdo institucion ndërkombëtar apo vend partner të Shqipërisë.

Pak kohë më parë, në rastin e diskutimeve për planin e asgjësimit të armëve kimike të Sirisë, Sali Berisha nuk nguroi të sulmonte SHBA për një komplot kimik kundër Shqipërisë.

Nuk kanë munguar periodikisht deklaratat e tij të rrezikshme kundër vendeve fqinje, por edhe sulmet kundër Bankës Botërore apo Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Por, sulmi i hapur me akuza të turpshme kundër Komisionerit për Zgjerimin dhe Politikës me Fqinjët, zotit Stefan Fyle, është i papranueshëm.

Ne shqiptarët dhe ballkanasit në tërësi duhet t’i jemi mirënjohës zotit Fyle për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të zgjerimi të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ne shqiptarët duhet t’i jemi mirënjohës zotit Fyle për mbështetjen e dhënë nga ky Komisioner procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian. Gjatë mandatit të zotit Fyle dhe të koleges së tij, zonjës Ashton, Kosova bëri hapa të rëndësishëm drejt BE.

Ne shqiptarët duhet t’i jemi mirënjohës zotit Fyle, i cili në vitin 2008 si përfaqësues i Republikës Çeke në NATO, mbështeti vendimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior.

Si mund të guxojë Sali Berisha të akuzojë për serbofil, këtë zyrtar të lartë europian?

Si nuk ka frerë në gjuhën e vet ky deputet i Partisë Demokratike, i cili me një retorikë të shkollës së vet hoxhiste, të vjellë kaq vrer kundër një europeisti të nderuar?

Sot nuk dua t’i bëj thirrje këtij anëtari të Kuvendit të Shqipërisë t’i kthejë mbrapsht këto akuza të turpshme, sepse e di që nuk dëgjon më.

Sot dua t’i drejtohem publikisht kryetarit de facto të Partisë Demokratike të sqarojë ai pozicionin e Partisë së tij në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha kundër Komisionerit Stefan Fyle.

Lulzim Basha, nëse ti je kryetar i Partisë Demokratike, duhet të kërkosh ndjesë për këtë sulm enverist kundër një eurofili shumë të respektuar si Stefan Fyle.

Komisioni Barroso është duke iu afruar fundit të mandatit të vet pesë vjecar, që do të thotë edhe zoti Fyle si Komisioner per Zgjerimin nuk mund të jetë më në Komisionin e ardhshëm Schulz apo Juncker.

Këtë javë zoti Fyle do të jetë në Tiranë për të vlerësuar ecurinë e adresimit të detyrave të lëna Shqipërisë në vjeshtën e kaluar.

Por, bukëshkalizmi i Sali Berishës, nuk mund të zërë më shumë vend sesa mirenjohja tradicionale shqiptare. Stefan Fyle e meriton t’i themi faleminderit”, shprehet Balla.

33 komente në “Balla: Basha të kërkojë ndjesë për sulmin e turpshëm të Berishës kundër komisionerit Fyle”

  1. feniks says:

    Lul Basha kurere nuk mund te distancohet nga VRERI ANTI SHQIPTAR i serbit te UDB-se Sali Ram Berisha,sepse eshte nje KUKULL ne duart e tij te GJAKOSURA!!!
    Luli dhe Saliu jane te dy VRARES te nje KLIKE GJAKATARE me emrin PD!!!

    1. raimondi Vlonjati says:

      Sa merak e ka Fulen ky Palla.

      1. Pilo Lala says:

        Lereni te vazhdoje te shaje Evropen. Deklarata e tij Nacionaliste, duhet denuar nga Evropa per nxitje te luftes ne Rajon.
        Ka ardhur koha qe Berisha te shkoje me te akuzuarit e Hages, edhe per Naften qe ka transportuar Miloshevicit ne 1994-1997.

  2. JULIANO says:

    Saliu ka rrjedhur more shokeni,po harron saliu qe eshte vet serbofil me shoqerin e tij damir fazllic etj

    1. HDD says:

      Damir Fazlic nuk eshte serb oooo hajvan, eshte boshnjak, rrenje ilere jane ata! Hajde3 kapuni per koqet e Füllerit tani, sepse ai po ne ndihmon Serbine me mish e me shpirt! Me respekt, i hengshi koqet Sales-hahaha!

      1. net says:

        O koqe eshte serboboshnjak.Allahu te shkaterroft qe mbron nje serb te Bosnjes.

        1. HDD says:

          O antishqiptar, o gomar i trdhur!! Ik qe ketu or maskara!

  3. “Po saliu qe te shau para parlamentit ty mer Boll(´!`) ,
    sudhet me t’kerkue falje” ?!
    Sa te djegerka bootha per Fyellin e Cekise mer rrace debilash ,servila te lindur .Ju do Rilindni kte Shqiperi ???????????????????????????????
    Nuk gjete tem tjeter per te thartuar Trut sot ti si poltikan ne pushtet ,por merresh me idiotesirat e idiotet ,me kriminelet e sharlatenet ,
    ata antishqiptare qe shkaterruan kte Shqiperi dhe ju vazhdoni e qendroni ,
    sikur te mos kishte ndodh asgje ne kte vend ,me kte popull ..tamam si ai Muti ne Shi !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ah mer kafka mbush me kashte .

    1. bregdetari says:

      Ti o zoti emigrant, meso me pare te flasesh shqip dhe te shkruash mire shqip., pastaj jep opinione

        1. Durrsaku says:

          ky – bregdetari , o si ato kanocet qe qiste deti dikur ne bredet lol
          mos ja vej shume re shume ,me cfar e ka mbush kaptinen.
          jane ball.ista te demokracise kto fiasko

  4. Zigur Qarri says:

    O Taulan Palla,llapaqen ne opozite,llapaqen ne pozite mbete!
    O provincjan,tellall i lindur,nese nuk e sjell Berishen para drejtesise,
    athere faji bie mbi ty.E ke kthyer sulmin ndaj Berishes ne sulm banal provincjalesh,per te lare hesapet private qe ke me te.
    E veshtire te dale njeriu jasht lekures se tij!

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha po punon kunder integrimit te Shqiperise ne BE.
    Deklarata e tij eshte nje mllef,kunder komisionerit Fyle!
    Fondet e vjedhura qe po harxhon per destabilitetin,si dhe perkeqsimin e mardhenieve pozite-opozite,jane per te te papranushme kur Fyle nxjerr deklarata te tjera,te kunderta me ato qe ka punuar Berisha.
    Tritoli ka axhenden e vet,ne fund jave ka pushim .
    Te presim ne ditet e punes,ku tritoli te kujton Irakun,por me ndryshimin se atje armiqte jane ball-per balle.
    Informacionet qe ka marre qe nga koha kur ishte President,e bejne Berishen te mos jetoj dot pa to,nga pervoja qe ka ne pushtet,informacioni per te eshte pushtet.
    Por destabiliteti i vendit ka nje kufi.Ligji duhet te ndryshoj per porositesit,te ashpersohet ne kufirin e denimit maksimal.Si ai qe vret dhe ai qe porosit vrasjen duhet te denohen njelloj,ne te kundert duhet te qe te rinjte dhe te pa punet,te punesohen ne firmat “tritoli”,per arsye te fitimit shume te larte,qe sjell krimi i pa denusr.
    Sherbimi informativ,perkohesisht ka rene ne duart e Berishes dhe Nishanit,njerez besnik te tyre jane punesuar,per tju sherbyer atyre.Maxhoranca nuk e ka forcen dhe energjite,per te ndryshuar kete skeme te SHISH dhe SHIU,duhet te gjej forma te reja per ta luftuar.

  6. gerti bogdani says:

    edhe un si gerti bogdani distancohem nga keto fjali te turpshme te ish kryetarit tim

    1. Edhe une si eduart loqja distancohem nga keto fjale te turpshme te kryetarit tim

      1. Aldo Bumci says:

        Edhe une aldua, po te me jape leje shefi i madh distancohem nga fjalet e tij.

  7. Sali serbi says:

    Ore karagjoz, ti mund te pranohesh si pushke e jevgut kunder Sali Serbit po jo te perpiqesh te pergojosh Enverin e madh, o liliput. Po ne te pranojme ty se keshtu si ty i do kundershtaret Sali qeni por jo te lehesh kunder malit Enver Hoxha se keshtu do na dalesh qesharak she karagjoz.

  8. GRAMOZ says:

    BERISHA KA HUMBUR EKUJLIBRIN MENDOR KUR PO DEL DHE BEN AKUZA MOSTRUOZE KARSHI BE DHE KOMISIONERIT STAFAN FYLE DUKE E QUAJTUR SERBOFIL DHE KA MBARUAR SHKOLLA RUSE DUHET TE DISTANCOHET NGA KETO DEKLARATE TE BERISHES KREU I PD LULZIM BASHA NETEKUNDERT DO TE KETE KOSTO PER PD POR EDHE PER SHQIPETARET..

  9. Bill says:

    DOCTORET PSIKIATER MBAJNE PERGJEGJESI PUBLIKE ,NDOSHTA EDHE LIGJORE!

  10. Lom Deliu says:

    Ore Taulant !

    shiko punet e Partise tende dhe Grupit tuaj dhe mos u merr se

    cfare behet ne kopshtin e komshiut.

    Lere Saliun te shkoje ne te s..es. Ju keni per detyre jo keshilla e qortime por t’i tregoni vendin asaj structure te orgganizuar kriminale (neni 330 I K.P.).

    perndryshe kemi te drejte te mendojme se ose jeni ortak e keni marrveshje me ta ose “hajduti nuk e shan hajdutin”

  11. X says:

    Mi skuzi moj e Kozmajit po Vlashin e kishim si rragicin tone.

  12. Bentirona says:

    Nje gje sa vjen e behet me e qarte,qe sali berisha e ka mbaruar misionin e vet si vrases dhe hajdut,por cudia me e madhe eshte per maxhorancen qe duket sikur po tallet,ne vend te hape dosjet e krimit berishjan.

  13. veri-jug lindje-perendim says:

    Balla,ti je one piece of MUT.
    Evropa i ka borgj Shqiperise,me gjithe padrejtesite qe na ka bere,mor hale. o inferior ti vetem me bageti duhet te shkosh.

  14. polisi says:

    berisha kishte te dreit per ata qe thoshte,jan te verteta

  15. Gjergji says:

    Kur lexoj komentet e mesiperme, e kuptoj se perveç arsyeve qe shtron i nderuari Dr. profesor Sali BERISHA, per mos pranimin e Shqiperise ne Europe, jeni edhe ju lexuesit e Mero Bazes; ju komuniste fanatike te Enverit; jeni ju qe Enveri jua ka shplare trurin me bliç, nen ritmin e kengeve: Valsi i lumturise, kenduar nga Vaçe Zela, apo: Ne ne goje te ujkut hedhim valle kenduar nga Ema Qazimi; nje nga shkaqet kryesore eshte injoranca juaj, eshte kuterbimi i eres se teupit tuaj te palare perzjere ne parfum kinez; eshte urrejtja juaj per çdo shqiptar qe mendon ndryshe. Lehni si nje lukuni qensh, vetem ate dini, dhe trembni jo vetem Europen.

    Ptuhh, cfare fatkeqesie qe jeni ne numrin e popullsise se kombit shqiptar.

    1. Durrsaku says:

      Dr.Profesor Shpellari ta paska mush kafken me ate qe mban brneda haleja malokare o idiot i pashpres.

      1. Gjergji says:

        Nuk ka ” durrsak” qe kendon labçe, o i mjere.

        1. Durrsaku says:

          Nqs je qytetar mesiguri duhet te kesh nigju emrin Z.Saraci ,or taj !

          1. Gjergji says:

            E din are historine : kur u ndane aq te rane?

            Historia e njerezimit eshte keshtu:

            Mbasi zoti i krijoi gjithësinë, krijoi njerezimin dhe mendoi qe ti vinte edhe trurin ne koke. Keshtu njerezit do te mund te gjykonin per veprimet e tyre.

            I vendosi ne radhe, dhe nga kazani me tru qe kishte pergatitur, me nje garuzhde filoi te mbushe kokat e njerezve. Mbasi mbushi shume koka me tru, vuri re se njerëzit ne rradhe ishin shume ndersa truri kishte shkuar ne gjysmen e kazanit.

            Mori mish tule, e griu, e perzjeu me tru dhe kur kazani u mbush plot, filloi perseri tu mbushe kokat e njerezve. Pas pak vuri re qe masa e perzjere “tru-mish” kishte shkuar tek mesi i kazanit.

            Perseri beri pak pushim, griu mishin tul qe kishte mbetur dhe pak koska, e përzjeu masën e gritë me tru, dhe filloi perseri te mbushte kokat e njerezve me masen “tru/mish te perzjere me mish/koske”.

            Por radha e njerezve ishte shume e madhe, kazani pothuajse mbaroi.

            Perseri pushim. Morri gjithe zorret, koskat, plencat dhe i griu.

            Mbase e perzjeu me masen e “tru/mish te perzjere me mish/koske” qe kishte mbetur, filloi te mbushe kokat e njerezve te mbetur.

            Nuk e di ne se do ta kuptoni se kujt kategorie te njerezimit i perkisni!?!?

  16. ------- says:

    Sa ishte Prof.Dr.V Burisha V ne pozite e kishte ngjyren e gjuhes se vet te njejte me ngjyrat e ushqimeve qe hante vete Fule.

    Tani Fule po na del me Serbofil sesa vete Fazllici.

    Taulanti ti lere veprimet dhe theniet e moralshme. Moralin ta perdor per te bere drejtesi juridike mbi krimet qe ka bere Berisha. Fule ka goje te flasi per veten e tij. Taulanti nuk perfaqeson drejtperdrjet interesat e burokrateve te EU, ai ka detyrime te tjera. Fylja eshte i zoti i vetes.

  17. Liridon says:

    Nqs ish-KM ka folur drejt eshte pikerisht ky rast.Por shqiptaret nuk mund ta harrojne takimet e shumta qe kane bere perfaqesuesit me te vleresuar te Berishes me sllavofilin Fyle,pikerisht per krijimin e Jugosllavise Nr.3 alias BP6.Aktualisht Fyle po ja ben yzmetin rizgjedhjes te tij ne zgjedhjet qe priten te zhvillohen ne parlamentin Europian.Ai e di shume mire se vetem keshtu do te marre votat e shteteve europiane sllavofile.PD nuk mund ti laje kaq kollaj fyteren e vet me nje deklarate te ish-KM.Sovrani konstatoi se PD ishte ne nje linje me dyshen Fyle-Kukan per BP6 me kryeqender Beogradin,andaj edhe u distancua nga PD ne zgjedhjet e fundit.Balla eshte i lire te beje lobing per Fylen.Me kete sja vlen te merresh.rej kohesh eshte caktuar me detyra per te leshuar kumbulla te tharta ne politiken shqiptare.

  18. Taulant Balla me kujton nje batute te Fadil Hases.Gjate nje koncerti nje vajze e vogel i dergonte here pas here tufa me lule,dhe Fadili i thote me ze te ulet,boll xhaxhi te lutem se si mbaj dot se jane shume,dhe e vogla i thote:ohuu une skam hallin tat,por timin qe te dal ne televizor.Keshtu eshte edhe Taulanti,sa here te flase Saliu nuk kalojne disa minuta del dhe e komenton thenien e tij.Me sa po shohim ky deputet nuk ka tjeter opsion vetem bla-bla,me the te thash,i cili karrieren e tij politike kerkon ta vazhdoje nepermjet zhurmes dhe konfliktit,dhe jo si politikan i mirefillte,ndoshta i mungon kapaciteti intelektual per te shprehur idet e tij ne Parlament dhe ne TV.

  19. adi n.y says:

    O taulant pilafi, boll se ke ngele tu bo llak llak.

    Merrni stuatusin po munde, saliu ka ik qe me 26 qershor, jeni ju qe keni frenat ne dore, jeni bere me keq se partizanet e 45, na kane ngele dhe parullat armik i popullit, provincial qe sje gje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje