Marrëveshja me FMN/ Cani: Garantojmë bizneset për shlyerjen e borxheve (VIDEO)

2 Mars 2014, 12:53Politika TEMA

Ministri i Financave Shkëlqim Cani sqaron marrëveshjen e arritur me FMN-në për lëvirimin e borxhit prej 330 milionë euro për qeverinë shqiptare. Ndërsa e ka cilësuar këtë marrëveshje si mjaft të suksesshme, kreu i financave theksoi se marrja e këtij fondi është i domosdoshëm për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe do të bëjë të mundur edhe uljen e borxhit.

“FMN aprovoi marrëveshjen për të mbështetur Qeverinë shqiptare me shumë prej 330.9 milionë euro. Kjo është një kredi me terma të butë, më e madhja që i është akordur ndonjëherë Shqipërisë për mbështetje buxhetore dhe që vjen në një periudhë mjaft të rëndësishme për përcaktimin e rrugës drejt konsolidimit të financave publike shqiptare dhe të ekonomisë shqiptare.  Me këtë marrëveshje Qeveria shqiptare garanton bizneset për shlyerjen e faturave të prapambetura, proces i cili do të nisë shumë shpejt sidomos pas ratifikimit nga Kuvendi i Shqipërisë. Marrëveshja me FMN-në është marrëveshje për të mbështetur rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për mbështetje të programit të qeverisë shqiptare. Programi me FMN-në synon uljen e borxhit publik në një nivele të përshtatshëm për ekonominë shqiptare, por pa rrezikuar rritjen ekonomike, në mbështetje të zhvillimit të ekonomisë dhe të rritjes së saj”, tha Cani.

Sipas tij, marrëveshja me FMN-në, përveç ndihmës së drejtëpërdrejtë për shumën 330.9 milionë euro në tre vjet në terma më të butë sesa kushtet e tregut, i hap rrugën edhe marrëveshjeve të tjera si me Bankën Botërore por edhe të një grandi të mundshëm me Bashkimin Europian.

“Synimet dhe detyrimet e programit janë në linjë dhe në mbështetje të plotë të programit të qeverisë të paktën në 3 synime kryesore: për konsolidimin e fiskal të ekonomisë shqiptare, për rirëmenaxhimin e financave publike dhe të mos krijohen më borxhe të prapambetura si ato që trashëguam dhe ndihmojnë në uljen e kredive me probleme të ekonomisë shqiptare”, tha Cani.

14 komente në “Marrëveshja me FMN/ Cani: Garantojmë bizneset për shlyerjen e borxheve (VIDEO)”

  1. ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

    Pasi grabiten e tjetersuan pasurine kombetare e private,nga pangopesia per para me c’do forme e cmim,keto hijena te politikes shqiptare ne vite,vendosen te ideojne nje skeme tjeter mashtruese me fuqin e pushteteve te bots se krim-korrupsionit-politik ne vite,ate te borxhit ndaj biznesit,ketij biznsi qe vjen nga zgafellat e pjellave te diktatures komuniste dhe e mostrave te saj,duke cfrytezua,prostitucionin,drogene ne pergjithse dhe ate te Lazaratit ne vecanti,si dhe korrupsionin marramendes me fuqin e pushteteve.Mjaft me.
    Shteti I se Drejtes po troket ne deren Shqiperi por as mostrat e diktatures komunite,e pjellat e saj deri me sot nuk duan ta besojne,se shume shpejt ato te marre sebashku do te kene nje fund te turpshem dhe pa kthim.

  2. spiro says:

    Z.Ministër!Të përshëndes për marveshjen me FMN-në!Por në rradhë të pare Ju duhet të parandaloni rritjen e mëtejshme të borxhit.Unë që po ju drejtohem jam një punonjës i larguar që në 2007 nga Tatimet,e paga sot më ecën pa marrë leke duke ndenjur pa punë,e Ju sot kini një detyrim financiar prej 5 000 000 leke te reja ndaj meje e vazhdoni ta ritni borxhin ndaj meje per cdo dite qe kalon sepse paga sipas vendimeve te te gjitha Gjykatave duke perfshire edhe Gjykaten Kushtetuese me vazhdon deri ne momentin e rrikthimit ne vendin e mëparshëm të punës.Por JU dhe Drejtore e DPT-se merreni ne pune te rrinj sipas listave që ju servirin ,ndersa ne rrime pa punë.Z.Minister çshtja ime ndodhet në Strasburg dhe zoteroj te gjithe dokumentacionin ligjor që sejcili që nuk pranon të zbatoje vendimet e Gjykatave te marre faturen financiare individuale sipas demit te shkaktuar ndaj Buxhetit te Shtetit duke nenkuptuar shperdorimin e kontributit te tatimpaguesve.Ju bej thirrje per parandalimin e rritjes se metejshme borxhit te DPT-se ndaj meje,kjo per te zbatuar Ju ne rradhe te pare platformen qe kini publikuar,ne rast te kundet mos kerkoni nga te tjeret se ndodh si Ai qe tha beni si them une po mos beni si bej une .Kaq per dijeni

  3. Qafir Biznesi says:

    Cilat biznese garantoni se do te shlyeni nga “faturat e prapambetura” me parate e FMN-se zoteri, ato qe zoterojne milioneret e pozites, apo ato qe zoterrojne super-milioneret e qeverise e mundur?

  4. Labi says:

    Kjo vertet shpeton ekonomin nga borxhet qe shteti i ka sipermarjes, por a e dini se kjo shlyerje do te treten ne dy drejtime:
    E para: Do te shlyhen bizneset qe jane afer Saliut, se ata fitonin tenderat.
    E dyta: Do fitojn bangat nga shlyrja e kredive te vonura nga biznesi.

    Pra kjo Qeveri ben autogol

  5. SeVret Katovica says:

    I NDERUARI MINISTER I PLOTFUQISHEM
    Po nuk u fole shqip shqipetareve nuk eshte çudi qe pa mbaruar legjislatura te shohim ne vendin tend prape ‘BORXHLLIUN BODE’.
    -Borxhi sa eshte e kujt ‘biznesi’ i perket?
    -Borxhi i perket aktivitetit bujqesor,blektoral apo kujt tjeter qe ka aktivitet punesimi e prodhimi?
    APO BORXHET UA KEMI BALLINJVE E VEVZINJVE E FEMIJEVE SHURRANJOZE TE POLITIQISE QE BEJNE PASTRIM PARASH NE BATHOREN BASHA-BERISHA-BISHA E MIHAL BISHA?Me kete diskutim ti nuk bind asnje e i le shteg plakut Servet te ‘fillozofise’ Hegeljane te na thote qe :’kjo eshte vendosur nga zoti ne katovice’

  6. Vlora says:

    Faturen perfundimtare kush e paguan???? Cfare eshte kjo bamiresi e FMN-se (dihet qe eshte nje borxh me interesa te larta) per te cilin jane ndezur tam tamet e Qeverise??? Ky borxh fut me thelle ne borxh xhepat e qytetareve Shqiptare, te cilet po paguajne borxhet e qeverive qe shkuan dhe qe do te vijne ne Shqiperi, pavaresisht partive ne pushtet.

    Po na fusin duart ne xhep, sepse eshte fatura jone qe do ta paguajme ne dhe femijet tane ne te ardhmen, per te justifikuar per vjedhjet dhe keq-manaxhimin e financave ne kete vend.

    Thanks, but no thanks!

  7. Labi says:

    O Vlora. Borxhi me FMN eshte me 2perqind, nuk eshte qeveria e Saliut qe e merte me 6perqind

    1. Vlora says:

      Borxhi eshte borxh miku im. Une nuk i kam ndonje borxh Shtetit Shqiptar, sepse i paguaj faturat e mia, qofshin tatimet, dritat dhe korrupsionin shteteror, gjithashtu nuk jam ne asistence sociale dhe as buxhetor!

      Neqoftese ketyre ju kane humbur parate rrugeve, te shtrengojne bythen dhe ti gjejne kush i ka vjedh dhe ku kane shkuar fondet.

      Nuk eshte normale qe te fusin duart ne xhepat e ketij populli te varfer qe jeton me 150 Euro ne muaj duke i varur nje tjeter borxh ne qafe, per shlyer borxhet e vjedhjeve te meparshme, pavaresisht se kush parti ishte ne pushtet!

  8. fredi guri says:

    o plera kjo nuk gje tjeter vecse fillimi i rrenimit te SHQIPNIS mas kasaj fillojne te gjitha pasurite natyrore pyeteni veten pse paguani 100 mije lek drita kur hidrocentralet I kane ndretuar baballaret tane me pune vullnetare martin luther king thoshte 2/3 e rruzullit jane uje dhe ujtin e pagujme sa qimet e kokes e ka menu no I her ket pune prite prite se po vjen se cifuti ta kercen do ja shifni lazetin ashtu sic ja kan pa shume e shume shtete te tjera por te pakta jane ato qe ja beine sic ja boni Bolivia se nuk ka shume burra si ato ne kete bote vecanerisht keta tanet

  9. SA HER QE KA DALE KTU NE MEDIA KY ZOTERI CILA,

    KA SHPREH GADISHMERINE E TIJ PER TI SUPERPAGUAR

    BORXHET MAFIOZE TE BANDES BERISHA – TE CILET ME NJI

    PROJEKT TE PERBASHKET ME NJEREZ SI KY TIPI FINANCIER ,

    KISHIN PROJEKTUAR MUAJ ME PARE LARGIMIT NGA PUSHTETI

    I KRYEKRIMINELIT SALIH RRAHMAN BERISHA !

    PERSE KAQ NAIV E QUANI JU MAFIOZE POLTIKAN KTE POPULL ?!

    ISHTE KY NJI BORXH I PAPRITUR PER JU DHE JU SI QEVRRI

    ” EPOPULLIT” QE JENI DHE “TE NDERSHMIT” PO KRYENI DETYRIMET ?!

    JO MER JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO JU JENI BASHKMAFIOZET QE PER FATIN

    E KEQ E NAIVITETIT TE KRYEMINISTRIT TE SOTEM NAIV NUK

    MUNDET TE DALLOJ SE CFAR MAFIZESH KA PRAN TIJ.

    ————————————————————
    SI NUK FOLET E NUK U SHQETESUAT NJIHER PER PRONARET

    MORE POLTIKAN TE NDYRE O MASHTRUSA E MAFIOZE ME IMUNITET !

    POR MOS KUJTONI SE DO JU SHKOJ GJATE KJO LOJE MAFIOZE

    QE LUANI NE KURRIZ TE JETES KTIJ POPULLI JOOOOOOOOOOOO!

    DO TI PAGUANI TE GJITHA NJI PER NJI JU SHKERDHATA POLTIKAN

    UN JAME NJI NDER ATA QE BESOVA KE KY PUSHTET SE DO I

    SHERBENETE POPULLIT SHQIPTARE QE I BESOJ VOTEN – POR TANI

    KUPTOJE QARTE SE JU JENI PJES E MAFIES TE GJITHE

    JU JENI DUKE I SHKATERRUAR JETEN JO VETEM KTYRE BREZAVE TE SOTEM

    ME BORXHET QE I HYPIN NJERI TJETRIT LART , POR EDHE ATA
    BREZA QE SKAN LINDUR DO PUNOJN TE PAGUAJN KTO BORXHE ,

    KTO MILJONA QE JU I NDANI ME NJERI -TJETRIN

    PTUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU

    FUNDERINA TE NJEREZIMIT – NE JU TREGOJME JAPIM JUVE ATE QE MERITONI JU KERMA TE NJEREZIMIT

  10. Drini says:

    Zoti, Minister, perderisa e keni marre borxhin ne emer te shqiperise dhe Shqiptareve, borxh qe padyshim do te rendoje ne shpatullat e cdo shtetasi, bej transparente listen e te gjithe atyre bisneseve qe qeveria u ka borxhe te dime cilet jane dhe si i kane vene pasurite. Bizneseve po u kthehen borxhet,po popullit te rraskapitur kur do t’i kthehen borxhet qe eshte rrjepur deri ne palce nga qeveritaret e 23 -vjeteve si dhe nga keta biznesmene gjakpires qe ju do i ktheni borxhet. Hapni syte, se shpejti do te dalim ne manifestim popullor pa asnje lider politik ne krye dhe do ju kerkojme nje liste te gjate te bizneseve mafioze duke perfshire dhe ate Arben Ahmetaj super i korruptuar dhe i degjeneruar. Une kam respekt per ty Edi por mos ki frike ti japesh ato emra dhe dicka tjeter; besoj i ke lexuar qe shume kane verejtje per zgjedhjen e Arben Ahmetaj si minister. Eshte koha ta largosh sa nuk eshte vone. Ti nuk ke pse mban mbi shpine poshtersite e nje njeriu totalisht negativ.Pastroje qeverine nga keta njerez, largoje vajzen e Raftit nga kryeministria pasi i ati i saj akoma nuk ka dhene llogari per vjedhjet monstruoze ne kohen e Nanos se bashku me Ahmetaj. Kujdes Edi. Mos i jep shkas Berishe bishes te te sulmoje kur ti fare mire mund t’i eliminosh. Dhe se fundi, pas skandaleve te emerimeve ne banken kombetARE si dhe ne SHISH fillo urgjentisht reformen, populli nuk pret. Keto jane institucione qe paguhen me taksat e popullit. Populli te ka zgjedhur qe te miradministrosh taksat e tij dhe t’ja kthesh ne vlere per femijet dhe familjet shqiptare e jo per orgjira te Fullhanit e mafiozlliqe te Vishos. Fillo aksionin e misionit qe shqiptaret te besuan. Ke me shume se 1.000.000 prandaj mos i zhgenje ato.

  11. Beso says:

    Zgjidhja e vetme eshte: Te largohesh sa me pare nga Shqiperia qe te shpetosh nje here e mire nga kjo klase hajdutesh, mafiozesh dhe kudi se çfjale tjeter te thuash.

  12. -Sa me shpejt aq me mire z Cani,pasi njerezit kane vene pasurite kolateral te borxhdhenesit te cilet nuk po durojne dhe po rrezikojne familjaret e borxhlinjve dhe ju s’mund tjua ktheni jeten ..,por vetem dhimbjen me hapat e vogla..,sepse borxhdhenia eshte nje piramide qe vetem merr jete.

  13. pa fjale says:

    Nuk e di sa te besueshem do jeni ne shlyerjen e borxhit te biznesit , ose me mire nga do e filloni. Kam frike se do stisen borxhe te cuditshme dhe borxhi real do mbetet pa shlyer. Kam patur shume besim ne prifesionalizmin e z.Cani, po qe kur emeroi Drejtor nje nga ish rojet e Bankes se Shqiperise kam mbetur pa fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje