Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi një hua për Shqipërinë me një vlerë prej 330 milionë eurosh, për të mbështetur reformat e qeverisë. Por ç’do të sjellë kjo për ekonominë shqiptare. Për të diskutuar mbi këtë dhe çështje të tjera ekonomike në Shqipëri, Rudina Dervishi intervistoi shefin e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi.
Bisedoi: Rudina Dervishi, VOA
Kemi arritur sot një marrëveshje me qeverinë shqiptare dhe Bankën Qendrore, që FMN-ja të japë ndihmë financiare prej 330 milion eurosh për një periudhë tre vjeçare që do të mbështesë reformat që qeveria po ndërmerr. Si do të përdoren këto fonde? Është folur shumë për faturat e papaguara ndaj bizneseve private. Ka patur mjaft debat për borxhin publik si dhe me detyrimet e prapambetura. Opozita ka folur për një skenar të rrezikshëm duke iu akuzuar ju si dëshmitar i rremë. Sipas vlerësimeve tuaja sa janë detyrimet e prapambetura që qeveria shqiptare ka marrë përsipër të shlyejë?
Fondet nuk kanë një destinacion të caktuar. Ato i jepen Ministrisë së Financave t’i përdorë sipas nevojave që ka. Sigurisht që ne kemi biseduar për një strukturim më të madh të buxhetit që do të përputhet me pikëpamjen tonë se si duhet të veprojë Shqipëria me borxhin që ka për ta ulur atë në vite. Kjo asistencë do t’i ndihmojë ata të krijojnë një hapësirë për të lehtësuar barrën e pagesës së borxhit të lartë. Sot kemi një borxh që përbëhet nga detyrimet e prapambetura, siç e përmendët, që janë akumuluar gjatë viteve të fundit përmes mospagesave të faturave qeveritare, mospagimin e kontraktorëve, detyrimeve të taksave. Ekspertët tanë kanë llogaritur këto shifra, qeveria nga ana e saj ka bërë disa analiza përmes Deloitte në Tiranë dhe detyrimet sipas këtyre llogarive janë gati 5 përqind e GDP-së, pra rreth 500 milion euro. Kjo është një llogaritje bazuar në faktet që ekzistojnë sot dhe nëse ky proces nuk fillon kjo shifër mund të jetë më e ulët ose më e lartë. Është e vërtetë që në vend ka një debat të gjallë për borxhin publik. Kjo nuk është e re. Gjatë viteve të fundit borxhi është rritur dhe njerëzit janë të shqetësuar me të drejtë. Çështja është si të zvogëlohet ky borxh. Pjesë e borxhit janë detyrimet e prapambetura të qeverisë, pra çdo gjë duhet të paguhet. Duhet të kemi një plan sipas të cilit qeveria të paguajë detyrimet dhe të ulë borxhin përmes asaj që ne e quajmë rregull fiskal. Një nga çështjet që diskutuam me qeverinë shqiptare gjatë misionit të fundit është se ekonomia është e dobët për një numër arsyesh që mund t’i radhisë, por në thelb ne po operojmë në një ekonomi që nuk po tregon shumë besim dhe në një kohë të tillë nëse bën rregullime fiskale ato nuk duhet të jenë të fuqishme. Këtë kemi diskutuar me qeverinë për buxhetin e vitit 2014 që kanë njoftuar. Ne mendojmë se Shqipëria do të arrijë të arrijë në një periudhë pesëvjeçare të ketë nivele borxhi që janë më të pranueshme.
Në aspektin e shifrave, a do të përdoret kjo hua tërësisht për të paguar faturat që qeveria i ka borxh sektorit privat?
Nëse e sheh situatën fiskale, qeveria i ka borxh të konsiderueshëm sektorit privat, duhet të paguajë gjithashtu borxhin e saj. Pra qeveria shqiptare ishte e përballur me faktin se pa ndihmën e huaj duhet të grumbullonte para në tregun e brendshëm për të paguar detyrimet e prapambetura përveç shpenzimeve të tjera. Ne kjo nga pikëpamja jonë nuk është e qëndrueshme pasi tregjet në Shqipëri nuk janë aq të zhvilluara sa për të financuar një borxh të tillë dhe nuk do të ndihmonte rritjen ekonomike pasi në thelb i merr paratë nga një privat dhe i paguan një tjetri, kështu që nuk do të kishte likuiditet më të madh që erdhi si rezultati problemit të detyrimeve të papaguara. Pra qeveria shqiptare duhet të pranojë se këto detyrime duhen paguar por gjithashtu barra e përgjithshme mbi buxhetin duhet të reduktohet. Ky program e lejon qeverinë shqiptare të ulë mbështetjen e saj në maturimin e shkurtër të borxhit të brendshëm që ka sot dhe në këtë proces të injektojë disa fonde për të plotësuar nevojat e saj të shpenzimeve, përfshi detyrimet e prapambetura me të cilat përballen.
Situata ekonomike mbetet e vështirë. Kreditimi i ekonomisë ka rënë, po ashtu konsumi dhe investimet private. Kreditë e këqija janë në rritje. Cilat janë vlerësimet tuaja për gjendjen e ekonomisë shqiptare?
Për të analizuar gjendjen e ekonomisë sot duhet të kthehemi le të themi pesë vjet pas. Është një krahasim i rëndësishëm pasi ekonomia botërore u godit nga kriza dhe shumë vende të rajonit të Ballkanit e vuajtën këtë krizë kurse Shqipëria jo edhe aq shumë. Pjesë e arsyes është fakti se motori i brendshëm i ekonomisë po funksiononte mirë. Ajo që ka ndodhur me krizën globale është se ky dobësim ka influencuar në ekonominë e brendshme përfshi problemin e detyrimeve të prapambetura ku kontraktorët privatë dhe bizneset nuk janë paguar, që krijon një problem likuiditeti në ekonomi që ndikon në mundësinë e tyre për të bërë investime të tjera, të paguajnë huatë e marra në bankë. Pra pyetja juaj është me vend, ekonomia është e dobët, investimet e pakta, kreditë me probleme – këto të gjitha ndërlidhen. Nga pikëpamja jonë sot në Shqipëri ka rënë besimi që faktorët e brendshëm kanë në ekonomi. Nga ana tjetër eksportet shqiptare nuk kanë qenë keq, pra problemi kryesor është faktori i brendshëm. Pikërisht këtë duam të arrijmë përmes këtij programi që i vjen në ndihmë reformave që kërkon të ndërmarrë qeveria dhe një element i rëndësishëm i kësaj është të ndryshohen rregullat e lojës përmes të cilave operon qeveria për të rivendosur besimin e sektorit privat.
A mund të na jepni më shumë hollësi?
Përsa i përket rivendosjes së besimit te sektori privat, mendoj se një element i rëndësishëm është rivendosja e kontratës që ekziston mes biznesit privat dhe qeverisë. Mendoj se këtu kemi të bëjmë me dy elementë: së pari, qeveria duhet të paguajë faturat, çdo faturë të së kaluarës dhe së dyti, sektori privat duhet të paguajë taksat. Mendoj se vetëm kur arrihet një situatë e tillë, atëherë do të ekzistojnë edhe stimujt që sektori privat të ecë përpara. Qeveria gjithashtu po përpiqet të përmirësojë disa gjëra përsa i përket mjedisit të biznesit. Në Shqipëria ka një debat lidhur me çështjen se taksat janë rritur si rrjedhojë e procesit të përshtatjes që ka ndërmarrë qeveria shqiptare. Është e vërtetë që taksat janë rritur, por po të shikosh paketën e reformave në tërësinë e saj, qeveria po përpiqet ta përmirësojë administrimin e taksave. Ideja është që të ketë transparencë, të ketë norma të përcaktuara taksash dhe që biznesi të respektojë këto norma taksimi.
Megjithatë taksat janë të larta për bizneset e vogla private. Në këto lloj situate, baza e ekonomisë që janë bizneset e vogla po goditen fort nga taksat. A mendoni se qeveria duhet të hedhë një hap prapa dhe ta shoh edhe njëherë kodin e taksave?
Mendoj se keni të drejtë që e ngrini këtë çështje, sepse bizneset dhe sipërmarrjet e vogla e të mesme janë motori i rritjes. Ne duhet të kemi parasysh rrethanat me të cilat përballen këto biznese dhe sipas pikëpamjes sonë, taksat janë njëri element i kostos së të bërit biznes. Të them të drejtën, në Shqipëri, nëse e krahason me shumë vende të tjera të botës, norma e taksës nuk ka pse të jetë ndër çështjet më të rëndësishme përsa i përket përparësive. Çështjet më të rëndësishme janë të tjera si, pasiguritë në politikën e taksave, apo bezdisjet e bizneseve nga zyrtarët e taksave. Prandaj mendoj se pikërisht në këtë aspekt është e nevojshme që Shqipëria të përmirësojë mjedisin e biznesit. Sigurisht, mundësia për t’u financuar është një çështje shumë e rëndësishme për këto biznese që ato të rriten, dhe nëse kreditë e këqija janë shumë dhe kreditimi i ekonomisë është i dobët, siç e përmendët edhe ju më parë, çështja është se si duhet ecur përpara. Pikëpamja jonë është se në sektorin financiar ka deformime që duhen rregulluar që të fillojë të zhbllokohet kreditimi. Mendoj se duhet të shikojmë tablonë e përgjithshme se me çfarë problemesh përballen bizneset dhe taksat janë vetëm një pjesë e kësaj.
Guvernatori Fullani ka ulur here pas here normat e interesat e megjithatë duket se ka bllokim të kreditimit megjithëse normat e interesat janë në nivele historike të ulëta bizneset përballen me problem likuiditeti.
Keni shumë të drejtë. Kemi parë një episod të gjatë në të cilin Banka e Shqipërisë ka ulur normat e interesit. Do të ishte e pasaktë të thuhej që kjo nuk ka pasur ndikim. Nëse shihni interesat e tregut në Shqipëri, ato janë ulur, pas një periudhe të gjatë. Pra, gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur. Ajo që nuk po ndodh është se ulja e interesave nuk po çon në shtimin e kreditimit. Problemi këtu është se sistemi bankar përballet me një situatë në të cilët shumë kreditorë kanë borxhe të këqija dhe ata nuk duan të marrin përsipër rreziqe të tjera. Ata nuk janë të sigurt nëse duhet të japin kredi të tjera. Kjo mendoj se është një çështje që duhet zgjidhur. Ulja e interesave po ndihmon, por mendoj se ekziston një problem thelbësor në bilancet e bankave që duhet zgjidhur. Në momentin kur qeveria të fillojë të paguajë borxhet e prapambetura, një pjesë e këtyre parave do të fillojë të hyjë përsëri nëpër banka dhe kjo do ta përmirësojë gjendjen.
Në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ekonomia shqiptare shënoi një rritje negative. Opozita deklaron se vendi rrezikon recesionin. Cilat do të jenë sipas parashikimeve tuaja ritmet e rritjes këtë vit?
Prej disa vitesh, ekonomia shqiptare ka qenë në rrugën e ngadalësimit. Kjo ka ardhur ngaqë besimi brenda vendit tek ekonomia ka ardhur duke rënë. Pra, ajo që ne e quajmë kërkesa agregate e brendshme ka qenë shumë e dobët. Çështja është se ku jemi tani dhe ku po shkojmë. Kur kërkesa e brendshme është e dobët ajo duhet nxitur përmes masave që rrisin besimin. Kjo mund të bëhet në shumë mënyra. Njëra mënyrë shumë e rëndësishme është që bizneset të fillojnë të marrin pagesat që nuk i kanë marrë ende, në mënyrë që ato të fillojnë të marrin kredi. Këta faktorë janë pjesë e programit ekonomik qeveritar që unë mendoj se është mjaft mbresëlënës. Nëse ecet përpara me këtë program, ka një mundësi mjaft të madhe që rikthimi i besimit në sektorin privat të bëhet realitet. Për këtë vit, ne ende parashikojmë mundësinë e një rritjeje ekonomike prej 2 përqind. Arsyeja është se 2013-ta ishte një vit i pazakontë; ishte vit zgjedhjesh, të cilat sjellin pasiguri në mjedisin ekonomik në Shqipëri. Megjithatë, ne duhet të presim një farë rimëkëmbjeje për këtë vit dhe rritje akoma më të madhe në vitet pasardhës, nëse qeveria e vazhdon këtë program ekonomik.
Ju përmendët shumë arsye për situatën ekonomike, taksat, mjedisin e biznesit, mungesën e besimit. Sa rol luan për një institucion si ju niveli i korrupsionit kur dihet se është një problem serioz. Sa ndikon ai në vendimet që merrni ju dhe në këshillat që i jepni qeverisë shqiptare?
Korrupsioni, siç e dini, luan një rol të madh negativ në ecurinë ekonomike. Këshilla jonë për qeverinë shqiptare është që të forcohet mjedisi në të cilin vepron qeveria duhet të forcohet. Duhet të forcohet menaxhimi i financave publike. Në programin tonë, për të cilin sapo kemi rënë dakord me qeverinë shqiptare, kemi një mirëkuptim të qartë, për shembull, se si duhet vepruar me ripagimin e borxheve të prapambetura që ka qeveria. Ky është parashikuar si një proces transparent, me auditorë të huaj dhe vendës; informacioni do të publikohet rregullisht në faqen e internetit të ministrisë së Financave. Nga ana e saj, qeveria duhet të angazhohet vetëm për shpenzime për të cilat ajo i ka fondet dhe jo si ato që krijuan borxhet e papaguara. Të gjitha këto çështje mund të trajtohen duke forcuar institucionet që veprojnë në sferën ekonomiko-financiare. Ne po e ndihmojmë qeverinë brenda mandatit tonë që të forcojë këto institucione. Administrimi i taksave është një tjetër çështje, ku ka rreziqe për korrupsion. Këtu kërkohet transparencë dhe qeveria shqiptare, për shembull, do të ecë drejt deklarimit të taksave në formë elektronike, gjë që në vetvete e eliminon në mënyrë të ndjeshme korrupsionin. Pra, shumë nga këto hapa do t’i eliminojnë ato çështje për të cilat ju flisni.
Në Shqipëri është folur për nevojën e një modeli të ri ekonomik që nxit punësimin. Cilat mendoni ju se janë hapat që duhet të ndërmerren?
Shtimi i vendeve të punës është një çështje kritike për Shqipërinë. Natyrisht, vendet e reja të punës nuk mund të vijnë nga sektori qeveritar, por nga ai privat. Pra, sektori privat duhet të jetë në gjendje të krijojë vende pune. Dhe problemi më i madh këtu ka të bëjë me mjedisin e biznesit: taksat nuk grumbullohen si duhet, licencat për biznesin kërkojnë një kohë të gjatë të nxirren, lejet e ndërtimit janë të vështira për t’u marrë. Këshilla jonë për qeverinë shqiptare është që të bëjë përmirësime në këto aspekte. Vetëm kështu do të shikojmë përmirësime në krijimin e vendeve të punës, sidomos për popullsinë e re që ka Shqipëria. Aq më tepër kjo ka rëndësi, sepse Shqipëria është mbështetur mjaft në paratë e dërguara nga ata që punojnë jashtë vendit. Nuk jemi të sigurt se kjo do të vazhdojë. Kemi dëgjuar për raste punëtorësh që janë kthyer nga vendet fqinje. Pra kjo është një arsye më shumë që Shqipëria të krijojë vetë më tepër vende pune.
Perse Berisha nuk i ka lare borzhet ,me gjithe ato ton hashash
qe dergonte ne Itali .
keta jane te papare. thone: merr borxh tek ne te lash ate borxh qe ke, se sido te jete ne bythe e ke.
O lali po pergatitu pak para se te hysh me replika te specializuara ne kete forum te nderuar te gaztes TEMA o lali, sepse na plaset shpirtin me spjegime dhe leksione ekonomike ne media. Por mos u merzit se edhe BOSAT e shtetit dhe te politikes nuk marrin vesh me shume se ty. Prandaj degjoje nastradinin dhe mba vesh qe te mesosh:
Bota dhe ekonomia sot nuk eshte sic ishte shekuj me pare:
ME JEP NJE VEZE PULE TE JAP NJE VEZE PATE!
por ka hyre ne nje bashkepunim tejet agresiv te papare ne kembimin e mallrave dhe sherbimeve reciproke saqe ne ekonomi popujt nuk ndahen me kufinj shteterore imagjinare, por nga mekanizma te sofistikuara shkembimi mall-para dhe e kunderta. Kush kupton realitetet bashkekohore dhe integrohet me mire dhe me shpejte ne vorbullen e ekonimise globale thjesht jeton me mire dhe me nje cilesi jete me te larte. Ku eshte Shqypnia jone ne kete vorbull globale? Atje ku ishte ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes! Per fat te keq! Ky shkembim i jashtezakonshem i mallrave dhe sherbimeve kryhet me ndihmen e bankave si garante te pagesave, prandaj edhe autoriteti i tyre sot eshte i padiskutueshem. Kaq si teori. Qe te dalim ne teme:
Po e filloj nga KRIZA greke dhe Greqia se po me “hane duart” per te mbyllur kete MIT qe e ka per qef ta perhape Sali Berisha ne deklaratat e tij ne media dhe Kuvend si nje perralle propagandistike dhe demagogji e vjeteruar enveriste. Greqia ne dallim nga vendi yne ka nje prodhim te konsoliduar mallrash dhe sherbimesh me TVSH te larte qe me fjale me te thjeshta do te thote me teknollogji te larte. Shiko ne faqen me poshte grafiket e Bankes Boterore se ku qendron GDP-ja per fryme e Greqise ne krahasim me ate te Shqypnise qe te mos vajtosh per fatin e keq te grekeve mjerane qe i kane pensionet nga 1000 eur e larte:
http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-GR?display=graph
Nga ana tjeter FMN dhe BB jane banka qe financohen kryesisht nga SHBA ne nje kohe qe vete amerikanet jane me nje borxh te jashtem 170 % te GDP-se. Dhe nuk jane vetem ata, por pas u vjen Japonia, vendi i teknollogjise dhe Cudirave. C’do te thote kjo? Kjo do te thote se SHBA japin LEKA, por edhe marrin borxhe dhe sic tregojne te dhenat nga Kina e varfer dhe komuniste, me dallimin se amerikanet hane tre here ne dite berxolla me birre me krikell, nderkohe qe kinezet hane nje tas me oriz ne dite dhe punojne si kafshe pune. Ky eshte ndryshimi. Por pse nuk kane vene kujen amerikanet dhe japonezet per borxhin e tyre si kulceder.dhe pse qajne shqyptaret si kukumjacka per borxhin e tyre PALO GJE ne krahasim me keto vende? Pergjigja eshte fare e theshte:
SEPSE SHQYPNIA NUK PRODHON ASGJE TE HAJRIT QE MUND TE TREGETOHET DHE TE SHITET ME TVSH TE LARTE NE BOTE!
dhe borxhi i Vatnit konsiderohet nga soecialistet ne Bote me rrezik te larte, sepse nuk ka gjasa per kete situate ekonomike qe te kthehet me gjithe interesat nga pas. Ky eshte ndryshimi.
Prandaj edhe Shqypnise i duhen urgjentisht kredite e BUTA te FMN-se per te rimekembur urgjentisht prodhimin MADE IN ALBANIA me TVSH te larte, jo si ajo e fasoneve te Ilir Metes qe s’paguajne kurgje ne shtet dhe prandaj nastradini i drejtohet me apel te posacem shefit te FMN-se per Shqypnine Komuniste qe te zbatoje parrullen e Stalinit:
BESO DHE KONTROLLO!
per pushtetaret shqyptare lakmitare te Kohes se Qepes, se nuk do te beje keq.
THANKS FOR HELPING ZOTI ILAHI, POR AMAN ME FORMULAT PER SISTEMET FISKALE!
sepse akoma nuk ja kemi pare hajrin takses famoze PROGRESIVE te Edi Rames qe do te shpetonte ekonomine e falimentuar te Saliut si nje ILAC CUDIBERES, por qe perfundoi si “Kokoshi ne Nje Thele” ne kerkim te fitimit te biznesit barkderr albanez qe te zbatohej ndershmerisht formula socialiste:
KUSH FITON ME SHUME DUHET TE PAGUAJE ME SHUME
te cilen e ka harruar me kohe edhe vete Edi Rama.
Shqypnise i duhen urgjent ne vitet e ardhme 1-2 miliard USD per te rregulluar bilancet e pagesave qe Saliu i la si nje thes i cpuar nga te gjitha anet nga mungesa e pergjegjesise ne drejtimin e shtetit, prandaj edhe 330 milione eur, si LOT shpetimtar nga FMN-ja jane nje ndihme e pacmuar ne kete drejtim. Por kjo ndihme nga ana tjeter nuk duhet tí leshohet qeverise Rama pa asnje kontroll, sepse ka shume gjasa qe ky LOT te ike per “Djame Qeni” sic kane ikur LOT-e te tjera para tij pa sjelle me vete rrezultaet e kerkuara. Mjafton te permendim ketu per aferen mafioze ne rrugen Durres-Kukes apo ate te Gerdecit qe te bindemi se ne Shqypni shpesh ndihmat bujare dhe qellimet e mira te Botes mund te transformohen ne AFERA korruptive me pasoja tragjike. Ketu me vend eshte te pyesim:
CFARE PROSPERITETI EKONOMIK I KANE SJELLE EKONOMISE SHQYPTARE:
– afera ne rrugen Durres-Kukes me mbi 1 miliard EUR investim pa piken e llogjikes ekonomike?
– afera ne Gerdec me 300 milione USD ndihme nga Pentagoni i Bushit me pasoje tragjedine ne kete fshat famekeq?
Prandaj edhe apeli i nastradinit eshte qe FMN-ja te dale nga korniza e burokracise me formula fiskale dhe te shikoje realisht si te ndihmoje ekonomine shqyptare me keshilla per rimekembjen e prodhimit elitar shqyptar MADE IN ALBANIA me TVSH te larte qe te ffilloje te levize perpjete kurba thelbesore e GDP-se per fryme e Shqypnise e cila eshte ne nivele afrikano-qendrore aktualisht sic duket edhe nga te dhenat e Bankes Boterore ne faqen me poshte:
http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-US-EU?display=graph
qe jane hartuar me ndihmen e FMN-se per Shqypnine dhe zoti Ilahi e di mire mesiguri. Ndryshe po nuk i konkretizoi keshillat FMN-ja dhe i leshon ndihmat per Shqypnine pa frena ka shume gjasa qe te perfundojne si ne rrugen Durres-Kukes apo si ne Gerdec, sepse LSI-ja e Ilir Metes, Mbretit te Ryshfetit ne vendin tone po ferkon duart dhe ka vene tiganin e peshkut ne zjarr. Por matane kufirit Mbreti tjeter i Korrupsionit Nderkombetar, Damir Fazlic po ferkon edhe ai duart me firmen e tij ne Sarajeve, Envergoinvest qe te kafshoje ndonje pjese te majme nga LOT-et e Shqypnise e varfer dhe te telendisur nen petkun patriotik te linjes se interkonjeksionit me Kosoven. Prandaj nuk na mbetet gje tjeter vecse te themi:
THANKS FOR HELPING ZOTI ILAHI, POR PARA SE TE BESONI ME MIRE TE KONTROLLONI DHE VERIFIKONI QEVERITARET SHQYPTARE!
Se si u laka ky borxh me borxh,vetem FMN-ja e di….