Rama merr pjesë në Kongresin e PSE (VIDEO)

2 Mars 2014, 11:00Politika TEMA

Kryeministri, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama ka marrë pjesë në Kongresin e Partive Partive Socialiste Europiane, që u zhvillua në Romë të Italisë. Rama ka kryesuar delegacionin e Partisë Socialiste, pjesë e të cilit ishte edhe Nënkryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla. Mësohet se Rama ka pasur takime me krerë të partive socialiste europiane, me të cilët ka diskutuar në lidhje me reformat në Shqipëri por edhe për riorganizimin e partive të majta në kuadër të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Kongresin e ka përshëndetur edhe Kryeministri i ri i Italisë Mateo Renzi si dhe Presidenti i Parlamentit Europian Martin Shultz, të cilët kanë vënë theksin tek poltiikat e punësimit. Kongresi i PSE ka vendosur që Shultz të jetë kandidatura e grupimit të majtë për kreun e Komisionit Europian.

Pas punimeve në këtë Kongres,  Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëronin kanë zhvilluar një takim me investitorë italianë, ku është kërkuar që Shqipëria të shihet si një destinacion për bizneset e tyre.  Mësohet se Rama ka paraqitur edhe një herë vizionin e Qeverisë përsa i përket politikave ekonomike dhe kryesisht favorizimit të investitorëve të huaj në këtë drejtim.

9 komente në “Rama merr pjesë në Kongresin e PSE (VIDEO)”

  1. Alban Skenderi says:

    Nqs se ka shkuar me paret e veta apo te PS-se, s’ka problem. Nqs ka shkuar ne paret e shtetit , dmth te qytetareve do te ishte abuzim. Duhet qe keta qeveritaret te tregojne me shume transparence me parate e popullit.

  2. herta says:

    Bravo dhe perfaqsus nderkombetar se e kishim harruar kte ne, urime.

  3. emigranti it says:

    Bravo z.Rama po e beni kete vend te zhytur ne nje erresire totale!! Te pergezoj per punen qe po ben!!

  4. Schultz !!! Ja okay…! Te pakten eshte nji mashtrues jo rradikal i moderuar ndryshe nga cdo antisocial.si Daulle bullshit-i French.

  5. liqeni says:

    Fshati digjet ,kurva krihet.

  6. agostin says:

    Te pakten Rames i vjen era njeri ,jo si atij Sali arabit ,qe i vjen era terror e vrere.

    1. liqeni says:

      Kjo eshte e keqja e shqiptareve se kenaqen me pak o agostin!Kam nje mik timin te huaj dhe pasi ishte ndare nga e shoqja me thote se ka gjetur nje grua tjeter nga sllovakia.Pasi i them qe kujdes se ato jane vetem per te zhvatur burrat perendimore me pergjigjet:jam i kenaqur me te ,ajo ma ben buken gati per ne pune gje qe gruaja e pare nuk e bente”.E kalofsh mire fundjaven!

  7. . says:

    ***********************************************************************************************

    Z.Rama, sot per sot kryeministri me i “BESUAR” i Shqiperise.

    Z.Rama, me ngulm i paska kerkuar Obames:
    -Siguri teknologjike per armet kimike dhe
    -Mbeshtetje politike,

    ne te kundert Ai nuk do firmoste dhe nuk mund te informonte median per shkaterrimin e armeve kimike ne Shqiperi ashtu dhe sic ndodhi.

    Krimineli Sali Bisha, per servilizem pa ezitim do pranonte.

    ************************************************************************************************

  8. Dardan says:

    Ky Rama duket të jetë i vetmi njeri dinjitoz në takimet jashtë Shqipërisë pas Enver Hoxhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje