Kryeministri Edi Rama fton investitorët italianë të marrin iniciativën dhe të ndërtojnë suksesin e sipërmarrjeve të tyre në Shqipëri, duke siguruar se klima për të zhvilluar biznes është tërësisht në favorin e tyre dhe mbështetja e qeverisë po ashtu. Kreu i Qeverisë zhvilloi takimim me investitorët në Romë, pas punimeve të samitit të Partive Socialiste Europiane.
Ftesa ndaj investitorëve
Gjatë qëndrimit të tij në Romë, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me investitorë e sipërmarrës italianë, të cilët pritën me shumë interesim të njihen me potencialet që Shqipëria paraqet për zhvillimin e biznesit. Sikundër edhe gjatë takimeve të tjera me investitorë të huaj, Kryeministri e vuri theksin tek burimet dhe mundësitë e pafundme që vendi ynë ofron për ta, të cilat mund të zhvillohen suksesshëm, falë një politike fiskale, lehtësuese e favorizuese për investimet. Rama tha se Shqipëria ofron avantazhe të rëndësishme, duke shtuar se për investitorët italianë ofrohen ato lehtësira dhe atë ambient që ata ëndërrojnë ta kenë në Itali.
“Në sektorin e manifakturës jemi duke përgatitur një tjetër paketë speciale me të tjera iniciativa. Ne kemi shumë nevojë për ta zhvilluar këtë sektor pasi kemi nevojë për më shumë vende pune. Gjatë prillit do të miratojmë ligjin mbi investimet e huaja në Shqipëri dhe një prej gjëravë që duam të bëjmë është krijimi i një sporteli të vetëm për investitorët e huaj. Kjo do të thotë se pavarësisht nga fakti se duan të investojnë në turizëm, transport në energji apo në telekomunikacion sipërmarrësit do të paraqiten në një sportel të vetëm, do vënë në dispozicion idenë e tyre dhe më pas është një rrugëtim i mirëpërcaktuar nga ligji”, deklaroi Kryeministri.
Ai veçoi turizmin si një sektor me sukses të garantuar për investimet, pasi bukuritë natyrore, të pashfrytëzuara ende, janë të veçantat që Shqipëria ofron. Gjithashtu, kryeministri orientoi investitorët në sektorë të tillë si energjia, infrastruktura, bujqësia, etj. “Shqipëria duhet parë si porta e një tregu të madh, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për një treg shqiptar, por për një treg rajonal” u shpreh kryeministri gjatë bashkëbisedimit të hapur me këta investitorë në Romë.Ai vuri në dukje se ne jemi vendi më i afërt me Italinë dhe një portë e Ballkanit. “Ballkani sot nuk është më rajoni që ishte një vit më parë. Me marrëveshjen e paqes mes shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve praktikisht mori fund historia e konflikteve në Ballkan. 2014 është viti i parë që nuk ka vende në konflikt me njëri tjetrin. Tani të gjithë e kanë kuptuar se të vetëm mund të bëjmë pak sa i takon projekteve madhore”, u shpreh Rama. Ai shtoi se mund të bëjmë të vetëm sa i takon investimeve direkte për shembull në manifakturë, agrikulturë turizëm, energji por nuk mund të shkojmë larg duke menduar për hekurudha apo autostrada të nivelit evropian që mund t’i ndërtojmë me buxhetet lokale. ” Unë mendoj se të gjithë kolegët e mi që udhëheqin vendet e tjera të rajonit janë shumë të disponueshëm për të punuar së bashku për të mirëpritur, mirëpranuar dhe për të mbështetur sipërmarrje që duan të investojnë në këtë drejtim”, përfundoi Kryeministri Rama.
qesharake,hajdeni ju te huaj ndertoni shqiperine se gyzelet e kane mendjen per te vrare e kafeniove…………!!!
italioneve u dhemb shume bitha per vendin e ketyre miseri albanesi……….!!!!
http://www.youtube.com/watch?v=8MQkv3QWHAk
Pse mor Edi Italianet do na ndertojne vendin ne??? Ata e kane ndritur vendin e tyre dhe do na lulezojne ne.Jo Jo vendin duhet ta ndertojme vete.Pse nuk ndjek ate qe the beje vete beje mire.Mbeshtet biznesin tone ,hap vende pune per te papunet. Italianet thirri per ndonje koncert te kendojne per kete mund te jene te mire.Hap vende pune, hap vende ,pune hap vende pune ne Shqiperi per shqipetaret.
Edi eshte nje deficent dhe te vetmen gje qe di eshte tu serviloset te huajve.
Ka marre tamam huqet e Sales.
Qeveria shqiptare duhet te krijoje politika ku te ndihmohen dhe nxiten shqiptaret te bejne biznese ne vendin e tyre,
duke ju dhene kredi te vogla
duke i ndihmuar me ide ku te hapin biznese etj..
Po ashtu pasurite e nentokes shqiptare te meren nen menaxhimin e shtetit,
ne menyre qe te ardhurat nga keto pasuri shteti ti perdor per nxitjen e bizneseve te vogla etj,
jo tu lihen te huajve pasurite tona natyrore.
Sala duke dhene pasurite tona tek te huajte i
katandisi shqiptaret ne emigrante brenda vendit te tyre,
ndersa Edi vazhdon dhe thellon kete politike te piste te Sales…
Nuka ka kuptim fare qe u ndryshua qeverisja….
Edi eshte nje vazhdimesi qesharake e Sales.
Ai haron qe perfaqson nje model ekonomik te majte europian…dhe ky model nuk ka azgje te perbashket me shitjen e pasurive te nentokes shqiptare,
perkundrazi eshte e kynderta.
PS-ja vete duhet te kerkoje ndryshimin e qeverise,
sepse ky drejtim qeverisje nuk ka lidhje fare me PS-ne..
Po, Zoti Kryminister, Ne shqiptare-italianet mund te investojme ne shqiperi pa paguar rryshfet? Perse nuk na fton edhe Ne?
Nje rruge e mbare ne kete rruge te drejte qe premton shume per te ardhmen. Shqiptaret jane te mire nga ana teknike por te pa njohur me tregun boteror dhe si te tille ne duhet te mesojme shume nga perendimi, prandaj me te drejte Edi theret ne ndihme firmat e medha e te njohura ne kete fushe.
Urime
Ky ka fillu keq mer lol si ai shpellari ,
ngado qe rrokullisej, cirrej si klloun ,
hecni mer n’Shqypni investoni ne KAR, se ne jena me mbledh dollaret .
Shkofshi ne djall plehra jeni te gjithe.
Nqs ky nuk nxjerr menjiher SHISH-in e berishesh jashte ligji ,ta shkrij menjiher ,pa ju rrujt kari per asnji cfar thote ,
nqs ky nuk arreston mafien e qeverrise shkuar me ne krye sali berishen ,
tani menjiher ,qysh neser te filloj te veproje ,ky vend do marri fund pas nji viti ,pregatituni tju q!m robt cdo poltikani ,por duke fillu qysh sot ne grupe te paret me ish pushtat e PD-se .Zgjidhje tjeter ska ne kte vend.
EDO, tregoju çunave si behet Shqiperia !!!!lere ç’shkruajne ketu ca vemje si turkofaksi e ndonje salistanas….beje qe tu vi era njerz ketij takemi pa din epa iman.
Biznesi italian eshte ne kohet me te veshtira. Nese ata do kene mundesi per te investuar do e bejne ne Itali e jo ne Shqiperi.
shume mire qe strategjia synon investitore me peshe ne perendim por kujdes te mos ulet pazari sepse edhe ftesa ka nevoje per dinjitet dhe ne fund te fundit biznesii huaj e di mire se ku shkon edhe pa patur ftesa fare. Bile edhe pa oferta 1 euro apo lehtesira te tjera fiskale. Se pastaj na rrofte nafta qe kemi se nuk do e gezojne femijet tane. Nderkohe te promovohet biznesi shqiptar se ne finale, shtepia nuk mbahet me miell hua. Hiqi ideologjine, ajo parrulla me forcat tona e ka nje moral brenda.
Ore mos ka nje tersllek ketu se heren e pare sapo shkoi Edi iku ai Letta, tani eshte nje kalama tjeter, Renzi Kryeministri italian. Ndaj edhe duhet nga fillimi ftesa se biznesmenet e pare ishin te atij qe iku tani i ka ky tjetri ndaj them
E si mund te kete investime e biznes pa drejtesi? Keta mendojne vetem per momentin kur jane ne fushate, jashte saj u duken gjerat te veshtira.Sa bukur thuhej se nuk ka zhvillim pa drejtesi dhe se kjo fillon nga administrata shteterore. Xero deri tani rezulltati, pa le tritolet e Berishes qe jane bere si fishekzjarre. Si mund te guxosh te ftosh njeri??
Kjo nisme qe ben kryeministri Rama ,eshte nga me
te zgjuarat dhe me te shkelqyerat. Por ,pa u zhdukur
ne fillim kompania e tritolit,ne Shqiperi eshte gjynah
te shkeli ndonji i huaj. Duhet menjihere shkerkim i
tritolisteve paramilitare ,sali,president,kryeprokuror
dhe ajazin . Te burgosen qe te gjithe dhe pastaj
ze karar Shqipria !
O Edi! Po nuk bejne prokopi Italjanet ore jo. Vetem Call Center dhe rrobaqepesi dine te hapin ata ne Shqiperi per te shfrytezuar fukarenjte. Ndoshta bejne edhe ndonje banke qe te pastrojne parate e pislleqeve qe bejne ne Itali apo Europe.
Po kemi ngelur ne doren e Pepinove per te pritur ekonomine qe do na coj ne parajse, vaj medet kjo pune se e kemi te humbur davane.
Shqiperia behet duke u kthyer ne nje vend atraktiv per investitore te ndershenm dhe te fuqishen qe sjellin teknologjine dhe zhvillimin. Kjo arrihet duke rregulluar pronat, infrastukturen e transportit, zbatimin e ligjit ne mejhanet qe quhen gjykata ketu ne Shqiperi, lehtesirat fiskale dhe garancine e kapitalit ne nje sistem te forte bankar te mbrojtur nga ligji. Kjo nuk behet me Shqiperia 1-Euro dhe me pallavra parlamenti alla Shqiptarce, me te cilat tallen edhe vete deputetet kur dalin nga salla e shkojne per kafe.
rama peshqesh ju qoi dy ton droge-tash italianet do te investojne me qene per gjetjen e tritolit te jugorve kokepalare.e pate ishte tape i droguare shikojeni filmimin mire.
Z.Rama,votova Rilindjen dhe Edi Ramen ( eshte e rendesishme te nenvizohet sepse preferova te fuqizohet PS dhe jo LSI )….Mqenese kam nje aktivitet privat te ligjshem,premtuat se do te hiqen referencat arbitrare ne dogane…nuk ndodhi,na mashtruat…!! Para dy diteve zhdoganova amballazh plastik per aktivitetin tim dhe pagova AKCIZE krahas TVSH nderkohe qe me informuan se nqs do te importoja prodhim te gatshem nuk do te paguaja akcize…!!?? pra,te prodhosh ne vend mbitaksohesh,te importosh,nuk taksohesh…!!?? KY ESHTE PREMTIMI JUAJ PER PERKRAHJE BIZNESI DHE HAPJE VENDE TE REJA PUNE….!!?? Ne faturen e importit ishte bere gabim dhe pesha ishte me teper.; kerkova KONTROLL FIZIK nga dogana por me thane : lere ate muhabet sepse per cdo gabim ne fature paguhet 50.000 leke te reja gjobe..!!?? Pra,gabimin e fabrikes duhej ta paguaja une…!!?? KY ESHTE BASHKEPUNIMI I SHTETIT ME PRIVATIN…!? Zgjodha te keqen me te vogel…gabimin e fabrikes ne fature e pagova me 260 eur te shkuara kot,padrejtesisht. Z.Rama,ju votova pse doja te shpetoja nga padrejtesite e pushtetit te Sali Berishes por deri tani…..me vjen keq,nuk ka asnje ndryshim….genjeshtrat e rradhes…!!
@Shkodranin
Edhe une jam nje shkodrane si ti.
Por une nuk jam mashtruese, nuk bej allishverishe dhe nuk shfrytezoj forumet online per te thene genjeshtra siç ben ti.
Me siguri amballazhe plastike prodhohen ne Shqiperi dhe akshiza eshte me se e drejte, ti lendet e para qe te nevoiten duhet ti blesh ne Shqiperi. E me qenese dukesh kaq arzil edhe mund te trajtosh çmimin me prodhuesin deri ne nivelin qe te leverdis dhe qe eshte konkurrues me ate qe bleve jashte.
Mundet qe te kesh blere amballazhin tend ne ndonje fabrike ne falimentim, kjo nuk do te thote qe prodhuesi shqiptar te zbrese ne çmime deri ne ate te nje te falimentuari jashte vendit.
Sinqeriteti yt eshte shume me poshte zeros. Te thuash Edi Rama te votova e nuk te votoj me, per interesat e tua personale, qe mund te bijne ndesh me ato te vendit eshte thjesht dobiçlleku i nje mashtruesi.
Mendoj se ne Shkoder je vetem si rezident dhe me Shkodren dhe shkodranet nuk te lidh as nje qime prapanice.
NUK duhet lidhur shume me italine,duhen lidhur maredheniet ekonomoke me gjermanine si me serioze dhe me e fuqishme.
Jam dakort me mendimin e shqiponjes nuk ndertohet vendi nga te huajt por nga shqiptaret,hap vende pune dhe vendi ndertohet mos prit shume nga te huajt,zhvillo maredheniet ekonomike me gjermanine.
Shikoni me qafsh…sa her qe kta te temes bejn artikull per ramen, e nxjerrin dyke buzqesh…kurse berishen e te PDs gjirhmon te ngrysur
-Shkodra ,ke folur realitetin,nuk duhet me kale,se u tha lumi,por e tille eshte politika;shkunde koken te vish ne realitet.
Ky zhgenjyes me mire te kishte sjelle
armet kimike ketu se sa pepinot antishtet.
po ky ne fushate kishte ndermend rilindjen e italianeve apo te shqiptareve?