Sequi: Qershori, guri i provës për efektet e luftës ndaj korrupsionit

3 Mars 2014, 13:50Politika TEMA

“Që të jemi të sukseshëm në rrugën drejt integrimit në BE kërkohen tre gjëra, vizioni, burimet dhe vullneti politk. Jam i lumtur që shoh këtu të gjithë përbërësit e duhur për të pasur vizionin. Jemi dhe ne si BE, bashkë me burimet që mund të japim. Dhe njohim edhe vullnetin politik që ekziston. Ju inkurajoj për çdo hap që bën Shqipëria drejt BE”.

Kështu u shpreh Ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë Ettore Sequi në fjalën e mbajtur në Ëorkshopin “Mbi prioritetet në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian për vitin 2014”, i organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me projektin SMEI III. Sipas tij, procesi i integrimit evropian ka të bëjë me punën e të gjithëve dhe janë sektorët publikë ata që kanë përgjegjësinë më të lartë.

Referuar pjesëmarrjes së anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe përfaqësuesve të opozitës në këtë seminar, Ambasadori i Komisionit Europian u shpreh se kjo është një shenjë e mirë, pasi si pozita dhe opozita kanë shumë rëndësi në këtë proces.

“Shqipëria duhet të tregojë që do të ecë përpara. Angazhimi i Shqipërisë nuk ka qenë në ulje, por vazhdimisht në rritje pavarësisht stanjacionit që ka pasur në rrugën drejt BE”, tha Sequi.

Sipas tij,  BE është donatori më i madh dhe më i fortë ndërkombëtar dhe Shqpëria duhet ta dijë që nuk ka më kthim mbrapa në shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupisonit. “Në qershor do të shohim nëse Shqipëria ka marrë masat për vendosjen e shtetit të së drejtës, për luftën ndaj korrupsionit etj”, vijoi më tej ai.

Sequi u shpreh se plani kombëtar për integrimin duhet të jetë një përpjekje dinamike, ku duhet të jenë të përfshira të gjitha strukturat në zbatimin e këtij plani.

“Plani Kombëtar për integrimin duhet të jetë dhe një dokument reference dhe dinamik. Të jetë referencë për administratën publike, që duhet të përdorë të gjithë burimet e veta për këtë dokument. Duhet të kemi një hap të madh nga dita e sotme drejt të ardhmes evropiane. Plani strategjik do të thotë të sjellë një të ardhme të vendit në disa fusha sektoriale dhe duhet të ketë bashkërendim për këtë plan dhe për zhvillimin e mëtejshëm të vendit”, u shpreh Sequi.  Sipas tij, “një pikë e këtij plani është dhe parashikimi i buxhetit, ose të planifikimi i ndihmës nga jashtë, që janë indikatori i parë i parashikueshmërisë së të ardhmes. “Kjo duhet si për statusin e vendit kandidat edhe më tej për çeljen e negociatave. Ky plan është shumë i rëndësishëm dhe me këtë konceptim strategjik, Shqipëria duhet të bindë vendet anëtare të BE që këtu ligji do të dominojë jo për 1 apo 3 vjet, por për një kohë më të gjatë”, theksoi ai.

Klajda Gjosha

Ministrja e Integrimit Europian Klajda Gjosha e cilësoi si një rrugë pa kthim dhe mjaft të rëndësishëm procesin që ka hyrë Shqipëria. Në fjalën e mbajtur në seminar, Gjosha u shpreh se “po punohet për 3 shtylla: pesë prioritetet, plani i masave prezantohet në 6 Mars; plani kombëtar për zbatimin e MSA 2014-2020 dhe kontributi për Progres Raportin brenda prillit”. Sipas saj, e rëndësishmë është që të vazhdojmë me intensifikimin e reformave nga çdo institucion. Në këtë kuadër ajo kërkoi një koordinim të aktorëve institucionalë qofshin këto të Ministrive apo institucioneve të pavarura. Duke folur për Planin Kombëtar për Integrimin Evropian, ministrja Gjosha theksoi se, “në muajin prill, çdo vit qeveria shqiptare i dorëzon KE-së, kontributin për çdo kapitull. Këtë vit është data 11 prill. Plani kombëtar për integrimin evropian dhe progres raporti, kanë shumë të përbashkëta dhe nuk kërkohet një punë e dyfishtë”.

Niko Peleshi

Zv/Kryeministri Niko Peleshi theksoi se projekti i integrimit të vendit  në Bashkimin Europian është projekti më i madh i Shqipërisë që nga krijimi i shtetit shqiptar. Zv.Kryeministri vuri në dukje vlerën e rrallë të njëmendësisë së mbarë politikës dhe shoqërisë shqiptare, për integrimin e Shqipërisë në Europën e Bashkuar. Sipas tij, kjo dëshirë dhe vullnet i përbashkët i çdo faktori dhe aktori në Shqipëri, konkuron jo vetëm me vende aspirante por edhe me vende anëtare të BE-së.

“Klasa politike shqiptare ka një konsensus shembullor në raport edhe më shtete të tjera anëtare të BE-së, pasi në Shqipëri nuk ka një forcë politike të madhe apo të vogël që nuk mbështet integrimin në BE dhe po ashtu, edhe shoqëria e mbështet plotësisht këtë proces”, tha Peleshi, ndërsa vuri në dukje se vullneti politik i Qeverisë aktuale nuk mungon, ashtu sikurse nuk ka munguar ky vullnet as nga qeveritë paraardhëse”.

“Për qeverinë Plani Kombëtar, për integrimin europian të Shqipërisë,  është udhërrëfyesi  i dokumentit bazë orientues të të gjithta strategjive kombëtare të cilat janë në ndërtim e sipër dhe që përkojnë me periudhën 2014-2020. Është detyra jonë institucinale që çdo politikë dhe çdo sektor të jetë në harmoni me vizionin tonë kryesor, integrimin në projektin kombëtar”, u shpreh ai.

Duke iu referuar fazës së dytë të dialogut të nivelit të lartë që do të zhvillohet më datë 6 mars, ku do të prezantohet dokumenti për adresimin e 5 priorteteve dhe që siç tha ai, është dhe udhëzimi kyç pë hapjen e negociatave, Peleshi kërkoi nga ministritë e linjës të japin kotributin e tyre në plotësimin e këtij dokumenti.

 

 

5 komente në “Sequi: Qershori, guri i provës për efektet e luftës ndaj korrupsionit”

  1. kushti i pare eshte te largoni meten nga koalicioni dhe te merrni partine e cameve sepse i keni nr dhe keshtu. kur shkuat per statusin ju dhane dosjen e metes dhe ju refuzuan. ai eshte kushti kryesor, por rama ka ego sepse do te thoje 1000 000 shuplaka gjithmone. vete ka me pak vota nga ca kishte zgjedhjet e parafundit. eshte fiks si ata katundaret qe hapen bythesh me makinat e te tjereve. keshtu dhe rama me 1000 000 shuplakat.

  2. tourkofagos says:

    Sequi………jam shume i lumtur……e pordhe me rigone!!
    shqiptaret e mjere nuk po sigurojne dot buken e gojes,drite,mjexi,arsim,gjyqsor etj,etj,etj……e ti ambasador tall topet!!!

  3. /\/\/ says:

    Qershori nuk eshte larg ,tashme BE e ka te qarte qe Shqiperia
    Nuk ka bere asgje ne kete pike ,e cila duket qe nuk do te zhduket kurre.

  4. BOLLE MER TOPOLINO ME KTE HIPOKRIZIN TUAJ PREJ KARAGJOZESH !!!

    BASTA VI AVER ROMPERE IL COGLIONE – ABBIAMO IL COGLIONI PIENO CON QUSTO FABULA DI PINOCHIO .

    BE-ja KA 23 VJET QE PUNOJ PER TA MINUAR FUTJEN E

    SHQIPERISE NE BE – DUKE MBESHTEUR DIKTATORIN TERRORISTIN

    SALI BERISHA -ME TE CILIN TOPOLINO FITOJ MILJONAT ME

    KONTRATEN E FUTJEVE TE PLEHRAVE ITALIANE NE SHQIPERI ,

    TANI DALIN TAMAM SI KURVA QE TE THOTE PASI E KE QIRE DISA HER : KUJT I THU KURV TI MER HEJ ?

    KJO I NGJAN ME SHUME NJI VET.IRONIE DHE PAFYTYRESIE ,KURVA TE NDYRA!

    KY DO BENTE MIRE TE ZHDUKEJ MENJIHER NGA SHQIPERIA SEPSE

    ESHTE NE SHQIPERI JO PER ATE QE DEKLAROJN GJASME PER BE !

    ZHDUKU MAFIOZ I NDYRE SHKO ANDEJ NGA KE DAL FIGIO DI PUTANA

  5. Stef Staku says:

    ANALAZE : Tre fjale qe nuk thone asgje ! Teshti kemi 12 + 3 kushte. Tesh po na duhet me pase edhe vizion, pas 23 vitesh qe na mbajne me rrena po na duhet me pa edhe larg e me vizion. Na duhet vizion e nje teleskop per me pa Brukselin. Benditi Sard Miku i Im Etore Sekui thote se duhet me pase vizion. NeShkoder i thona hyp ketu e shih Brukselin !!!!
    Tesh ne fute ne BE Greku me Varizilen !!! Gallate !!! Humor per te gjithe !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje